Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë darkës shtetërore në Bernë – ku ishte i ftuar nderi edhe futbollisti shume i njohur Xherdan Shaqiri.
Foto gjatë takimit shumë të perzemert. Xherdan Shaqiri posa i ka dhuruar fitoren e kampionatit skuadres se Baselit FCB Basel, i lindur në Gjilan dhe i rritur në Zvicër, konsiderohet simbol i lidhjeve të ngushta mes dy vendeve. Ai eshte në majen e suksesit në rang Federal edhe pse vendosi të largohej nga Kombetarja.
Keller-Sutter: Popullsia kosovare është mirë e integruar
Presidentja zvicerane, Karin Keller-Sutter, theksoi se “Sot, shumë qytetarë me origjinë nga Kosova janë të integruar në mënyrë të shkëlqyer”, tha ajo.
Osmani: Kosova ka nevojë për miq të fortë si Zvicra
Në fjalën e saj, Presidentja Osmani u shpreh se Kosova dhe Zvicra ndajnë vlera të përbashkëta si liria, demokracia dhe solidariteti. “Janë këto vlera që duhet t’i mbrojmë çdo ditë dhe që do të jenë busull për të ardhmen tonë. Kosova ka nevojë për miq të fortë. Kjo vizitë është dëshmi e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit”, u shpreh Osmani.
Foto marre nga Facebook i Presidentes Osmani