Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se tashmë e vërteta mbi atë se çfarë po ndodh në vendin tonë po del në pah, me Ramën që kutpohet se çfarë regjimi udhëheq vendin tonë.
Përmes një video të shpërndarë në platformën sociale, facebook, Berisha thotë se pavarësisht censurës së Ramës, sot e vërteta është më e dukshme, edhe pse është tentuar sipa tij që ta izolojnë me çdo kusht PD.
Kjo kohë sipas Berishës ka përfundur, edhe pse shumë janë përpjekur që ta mbulojnë veprimatrinë e paligjshme të Edi Ramës.
‘Gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës’, përmbyll mesazhin e tij, lideri demokrat Sali Berisha. sn