Një polic po kthehet në shtëpi kur sheh një pasqyrë në tokë, e merr dhe e shikon:
– Po unë e njoh këtë fytyrë krimineli, me siguri duhet të jetë ndonjë i arratisur i rrezikshëm!
Ai hyn në shtëpi gjithmonë duke e parë veten në pasqyrë.
E shoqja duke e vënë re i thotë:
– I dashur… çfarë është?
– Hiç… gjëra pune…
Më pas e fut pasqyrën në një xhep të xhaketës së uniformës dhe e var në korridor. Shkon në banjë për t’u freskuar.
Gruaja kureshtare kërkon në xhepin e uniformës së burrit dhe gjen pasqyrën…
E shikon dhe i thotë:
– Aaaahhh… gjëra pune, a?!? E kush do të ishte kjo surrat zuskë?!?