Datë 5 maj e një vit më parë.
Një Lamborghini Urus jeshile, me vlerë 189 mijë euro, ecën me shpejtësi në rrugët e Tiranës.
Sapo ka mbërritur nga Italia.
Në bordin e saj dy gra, nënë e bijë. Kanë kapërcyer dy kufij doganorë e shtetërorë me 80 milionë euro cash në automjet.
Askush nuk i ndaloi e as i kontrolloi.
Po i sjellin në Tiranë, t’i riciklojnë.
Në këtë qytet kanë gjetur habitatin perfekt për paratë e fituara nga kokaina rozë, seksi me minorenë, trafik droge e fatura fiskale fantazëm.
Ky fakt êshtë një nga faqet e shumta të dosjes hetimore të Prokurorisë së Milanos që vuri nën arrest Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, personazhi telemarketingut më të famshëm në Itali e dënuar vite më parë me burg nga drejtêsia italiane pêr mashtrim. Akuza trafik droge, trafik prostitucioni dhe minirenë e autoriciklim.
Gjithcka kryhej në lokalin Xhintoneri “Malmaison” në afërsi të stacionit qëndror hekurudhor të Milanos që mbyllte pas cdo mesnate qepenat.
Klientë me xhepa të majme, brenda mureve të tij argëtoheshin me vajza eskorte dhe minorene me detyrën e joshjes me shampanjë e vera super të shtrenjta e kokainë.
Puna e tyre ishte të bënin që cdo klient të shpenzonte në lokal një xhiro nga 500-10 mijë euro.
Në një tjetër faqe të dosjes hetimore lexon se në 3 vite një klient i këtij lokali kishte shpenzuar 641 mijë euro.
Pronar i lokalit Davide Laceranza siguronte afaret e “Malmaison” e Stefania Nobile menaxhonte llogaritë bankare ku riciklonte paratë e drogës e seksit
80mionë euro mendohet se janë sjellë në Tiranë të përdorura për të blerë dy lokale e një restorant.
Më 20 gusht 2021 paratë e drogës e seksit të fituara në lokalin “Malmaison” në Milano mendohet të jenë përdorur dhe për kompaninë “Produksioni” hapur nga e arrestuara në Tiranë pêr menaxhim eventesh, produktesh kinematografike, etj etj.
Kjo është Tirana habitati perfekt i orgjive të investimeve të financuara nga seks, kokainë e rrumpallë shtetërore.