(Dumani dhe Rama njëkohësisht shfaqin qëndrimet)
Në rastin kur në herët e shkuara mbi lajmet e rralla që ekspozohej Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ATSH-ja rezervonte foto-albumin e ditës së “Drejtësisë së Re”, kjo kohë tashmë është tretur dhe gjithçka sipas parimeve të propagandës dhe censurës së partisë shtet shndërrohet në luftë të hapur. Është një luftë e ashpër e kushtëzuar nga humbja e përditshme e terrenit prej zbulimit të korrupsionit dhe dy pozicionet e politikës në prag të zgjedhjeve të 11 Majit janë 1-izolimi, 2- “shpallja e armiqve” dhe 3- marrja në një dorë e të gjitha pushteteve.
Si në asnjë rast më parë prej presionit që po ushtrohet, kryeministrit Rama po shfrenohet duke vepruar edhe në kompetencat e pavarura të pushtetit vendor e cila më vete përbën shkelje ligjore dhe një tjetër çështje ose dosje që e argumentuar ajo e rrëzon përfundimisht futjen e tij në zgjedhje e jo më për të pretenduar për një mandat të katërt.
1- Izolimi; kreu i SPAK Altin Dumani në 5-vjetorin e krijimit më 19 Dhjetor, 2024 deklaroi “Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut”. Kjo deklaratë është bërë në prani të përfaqësues të misioneve dhe zyrtarë diplomatë të SHBA-ve dhe BE-së për të cilët Rama ka krijuar ftohjen për të krijuar rreth vetes ndërtimin e një figure interesante gjatë fushatës zgjedhore. Megjithëse është i sforcuar shumë për këtë raport që është krijuar me ‘Drejtësinë e Re”, Rama harron se është frymëzuesi i dy standardeve të drejtësisë pa u kujdesur asnjëherë për liritë dhe të drejtat e individit. As heshtja dhe tani as më pak thirrja e tij se:-“… sot erdhi dita të na tregojnë ne se çfarë është drejtësia e pavarur, kjo është vepra jonë dhe e askujt tjetër”, kjo tregon më shumë se asnjëherë tjetër izolimin pasi kjo deklaratë jepet prej tij në heshtjen e plotë të mbledhjes me grupin parlamentar të PS-së në paraditen e 26 Shkurtit, 2025, ku siç dihet edhe 75 deputetë të mazhorancës së paku bëjnë pjesë në Grupet e miqësisë me parlamentet e mbi 60 shteteve.
A kanë zë këta përfaqësues socialistë të Kuvendit që të mos e pranojnë izolimin?
2- “Shpallja e armiqve”, është pjesa më e padukshme e interesave të pushtetit për Ramën në rastin kur tregon peshoren e pandikuar të drejtësisë. Pasi e përdori drejtësinë, propagandën dhe brenda kuvendit ndërtoi Komisionin me një përfaqësi të dizinformacionit sikurse u shpreh se: –“ Komisioni Xhafaj në Kuvend do të jetë nesër në mbledhjen e grupit dhe nëse hesht, aprovon dhe këtë herë duke pranuar akte të tilla populiste dhe propagandistike të denja për kohën e Koçi Xoxe, i mbetet të dorëhiqet dhe të pranojë atë që tashmë njihet, strategjinë elektorale për të minuar hetimet VIP të drejtësisë dhe kontrollin përmes presionit të organeve të reja anti-korrupsion sidomos SPAK dhe GJKKO”.
Kjo është pikërisht strategjia e sulmit mbi drejtësinë pas distancimit nga ndërkombëtarët për të fituar edhe me presionin ndaj Gjykatës së Strasburgut qoftë edhe një lajm pozitiv apo daljen me kusht nga arresti me burg të Erion Veliajt, krye bashkiakut të Tiranës* para zgjedhjeve të 11 Majit. Një precedent që ashtu sikurse do t’i shërbejë rienergjizimit të punësuarve patronazhistë në administratën shtetërore, po ashtu do të forcojë bindjen e udhëheqjes në bllok të Elitës së Rilindjes Socialiste për mandatin e katërt. Në qoftë se kjo ndodh, atëherë kjo do të vërtetojë planin e vërtetë të strategjisë elektorale të Ramës, ku korrupsioni fiton mbi popullsinë shqiptare të larguar dhe vota e diasporës veç pengesave të krijuara në tre mandate qeverisje ishte një grackë për ndërkombëtarët dhe një farsë për votën e lirë.
3-Marrja në një dorë e të gjitha pushteteve do të ndodhë pas 11 Majit, në qoftë se njerëzit nuk janë të ndërgjegjësuar për ndryshimin. Asaj që populli shqiptar, diaspora dhe ndërkombëtarët e quajnë korrupsion dhe krim i organizuar, parti shteti i Rilindjes Socialiste e quan “Mirëqeverisje”. Është ajo mirëqeverisje që ka shkuar deri në absurdin e ligjeve dhe vendimeve që kalojnë me forcën e kartonit në Kuvendin e Shqipërisë. Atëherë shqiptarët do të kuptojnë edhe vlerë ne vërtetë të propagandës BE-2030 e cila ka ndryshuar që tani paraqitjen. “PS 2030, për Shqipërinë 2030”. Gjithkush mund ta lexojë këtë parullë të re të Ramës që nuk i është tharë ende boja. Pra po flitet për 5 vite më tutje me këtë sistem që shquhet nga korrupsioni dhe ku shteti drejtohet nga një kryeministër që periodikisht bashkëpunëtorët e afërt dhe kabineti që ai zgjedh i përfundojnë në burgje, por ama kryetari i pagabueshëm dhe që ndoshta nga rradhët e veta nuk e kuptojnë, ai del më i fortë dhe mbijeton(!).
Sado e ngarkuar që mund duket situata deri në zgjedhjet e 11 Majit, sikurse edhe shqetësimi i shqiptarëve për rezultatin edhe tani që diaspora e ka tejkaluar me mbi 200 mijë interesimin dy koncepte fyese të përsëritura që kryeministri Rama i bën popullsisë shqiptare duhet ta marrin me përgjigjen e duhur.
Çfarë do të thotë ky titull i ATSH-s kur nënvizon thënien e kryeministrit “Çdo shqiptar që s’kapet në vendin e krimit meriton gjyq të drejtë, përndryshe nuk kemi drejtësi të pavarur”.
Ky është cilësimi për shqiptarin që juve kryeministër “udhëhoqët” në tre mandate?
Opinioni e di që juve si kryeministër doni të sillni shembuj se si vepron “Drejtësia e Re”, por publiku di dhe ushtron gjithashtu së pari se si krijohet dhe mbahet e shëndetshme familja shqiptare me djersën e ballit përmes punës, me bekimin e perëndisë dhe përpjekjen e përditshme për të arritur një mirëqenie, për të marrë dije dhe shprehur fjalën e lirë, për të mbrojtur dinjitetin dhe për të kërkuar ndryshimin. Pra të kërkosh për të ndërtuar një jetë më të mirë do të thotë që edhe të dish të zgjedhësh dhe se kujt t’ja japësh votën.
Ti kërkosh të gjitha këto do të thotë të jesh i lirë, i pavarur dhe i mbrojtur nga ligjet dhe drejtësia. Deri tani nuk shohim asnjë shqiptar të stigmatizuar ndryshe, pra të kapur në vendin e krimit, siç përpiqet të ngrejë arsyetimin Rama. Por ky cilësim që gjoja ai kujdeset për drejtësinë e pavarur dhe gjyqësinë e drejtë, është një mendësi e flagrancës në krimin që ndodh rëndom në administratën e korruptuar. Mund ta jepnim këtë me shembullin e dy ditëve më parë kur “kaldajat miqësore me mjedisin” të Bashkisë Tiranë tymosën gjelbërimin mbi tarracën e krye bashkiakut të arrestuar me burg për 9 raste të përsëritura korrupsioni, Erion Veliajt, dhe ku kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani nuk i shpjegon shkaqet ose arsyen e një tymi që nuk kishte ndodhur prej kohësh, por ajo menjëherë përgënjeshtroi lajmet për djegien e dosjeve si të pavërteta. Vetëm me Bashkinë e Tiranës ndodh që; ato që syri i qytetarit i t’i kap, të mund të sqarohen të nesërmen të pa qena dhe të pavërteta.
Po atë ditë që kishte tym sikurse edhe një kamion po ngarkohej aty me dosje dhe stiva dokumentash çfarë mund të ishte?
E vërteta një ditë do të dalë, por dyshimin e arsyeshëm që kanë profesionistët e fushës së sigurisë dhe të së drejtës, mediat etj. sot nuk mundet as t’i gjesh dhe as të të mund t’i japë as kryeministri që mbulon një kryetar tashmë në burg dhe as kryetarja e deleguar që tymin në qiell dhe dosjet në kamion, i quan dashakeqe edhe pse janë ngjarje në territorin e saj në mes të ditës.
E ndërsa shtjellimet për “Drejtësinë e Re” po keqpërdoren nga propaganda e Ramës si tituj qëndrimesh bombastikë që tejkalojnë tërheqjen e vëmendjes, një tjetër mesazh elektoral i përsëritur në takimet me banorët e asambleve socialiste të disa njësive në Tiranë të lenë pamend nga formulimi logjik sikurse dhe gjuha poshtëruese që formulon mendimin. Në rastin e mirë Rama ka gjetur thjeshtësimin e gjuhës në bazë mes të vetëve, por që të ishte sot me këtë gjuhë në diasporë ky do të ishte një gabim i pakorrigjueshëm në strategjinë elektorale. Si mund të merret ky mesash kur Rama integrimin në BE e lidh me ngritjen e flamurit për së dyti dhe shprehet se:-“Këtu ka njerëz që kanë njerëzit e tyre në emigracion dhe e dinë se si është kjo punë, ne e dimë shumë mirë se çdo të thotë të lindësh dhe të jetosh në një vend të poshtëruar me qindra vjet, të poshtëruar nga të huaj dhe të nga të vetët, dhe ky është momenti për të marrë hak për të gjitha dhe për t’u dhënë ne hakun atyre që sot, lavdi Zotit, janë akoma gjallë dhe ata që janë fëmijë sot”.
Etja për pushtet dhe i ndier si i gjithë pushtetshëm midis një mjedisi asamblistësh që hesht sepse ende janë të hutuar nga arresti në detyrë i një zyrtari të lartë për korrupsion të bën të kuptosh vështirësitë e tri gjendjeve të drejtuesit të Rilindjes Socialiste Rama; ku pas marrjes në dorë të të gjitha pushteteve dhe izolimit po përgatit shpalljen e armiqve të rinj, duke i kujtuar bazës militante një këngë të diktatorit Hoxha që e “mprehte shpatën edhe një herë për situatën”. Pra edhe njëherë për të vetmin mandat të munguar që mendon se do ta çimentojë edhe me votën e diasporës.
Brenda tre muajve 19 Dhjetor, 2024 dhe 26 Shkurt, 2025 “Drejtësia e Re” për Ramën ka humbur busullën sepse kryetari i Strukturës ë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i rrethuar nga ndërkombëtarë Altin Dumani ka theksuar se:- “Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut”.*
Me cilin standard drejtësie do të shkoni në zgjedhje kryeministër?
____________