Çdo mëngjes një polic, sapo arrin në vendin e punës, ngre telefonin, thotë diçka, pastaj dëgjon dhe del i gjithë i lumtur, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. Një koleg, një ditë prej ditësh, i afrohet dhe i thotë.
– Më falni, e di që nuk është puna ime, por ju shoh duke e bërë këtë ritual çdo mëngjes dhe po pyesja veten se çfarë po bënit?
– Hyj në zyrë, marr receptorin dhe pyes: “Kush është polici më i zgjuar në botë?”, dhe telefoni më më përgjigjet: “Ti, ti, ti, ti, tiiiiiiiii…”