Një polic kthehet në shtëpi më herët se sa pritej dhe gjen gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë.
I dëshpëruar, polici nxjerr armën. Dy dashnorët të tmerruar kërkojnë falje dhe i luten të mos qëllojë.
Por polici, duke mos dashur të dëgjojë arsyen, merr armën dhe ia drejton vetes në kokë.
Dy dashnorët shikojnë njëri-tjetrin të relaksuar dhe fillojnë të qeshin me zë të lartë.
Dhe polici:
“Qeshni ju, qeshni, por pastaj vjen radha juaj!!!…”