Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së SHBA-së, i ka dërguar letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në të cilën ka falënderuar për kontributin e çdo lideri të SHBA-së që ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës.
Osmani, përmes platformës “X”, ka shprehur mirënjohje për kontributin SHBA-së për lirinë e Kosovës, duke kujutuar maksimën e MartinLuther King-ut: ” Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”.
“Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. I detyrohemi një borxhi mirënjohjeje çdo lideri amerikan – përtej linjave partiake – i cili ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës, popullin më proamerikan në Tokë”, ka shkruar Osmani në ‘X’.
