Diplomati i shquar italian Paolo Foresti që ka shërbyer në Shqipëri si Ambasador i Italisë në Tiranë gjatë periudhës prej 1993-1997 ka dalë me një libër të ri, i titulluar “Tryezat e Ambasadorit”.
Ambasador Foresti ka një lidhje shumë të fortë me Shqipërinë dhe me shqiptarët dhe anasjelltas edhe shqiptarët ndajnë një dashuri, respekt dhe vlerësim për kontributin aq të rëndësishëm të diplomatit të lartë italian.
Libri i përkthyer në shqip posa është promovuar në Tiranë dhe ka dalë nëpër libraritë dhe me këtë rast Ambasadori i Shqiptarëve, Z.Foresti falenderon përmes rrjetit social si më poshtë:
“Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata të kontribuan që prezantimi i librit tim në versionin shqip TRYEZAT E AMBASADORIT të jetë i paharruar për mua.
Një falenderim i veçantë për Rotary Albania, për televizionet dhe gazetarët që më pritën, për universitetet themele për formimin e lidershipit të ardhshëm të Tokës së Shqiponjave!
Nuk do të përmend emra, por të gjithë janë të regjistruar në zemrën time.
FALEMINDERIT”
