Incidenti mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta, ka gjetur jehonë në mediat ndërkombëtare. Së fundmi La Stampa ka pasqyruar këtë incident, ku kryeministri Rama, duke iu shmangur pyetjeve të gazetares, i ka vendosur dorën në fytyrë duke e shtyrë.
Në videon e filmuar nga La7, Rama prek fytyrën e gazetares Ambrozia Meta, e cila punon në televizionin shqiptar Syri TV. E njëjta gazetarr më pas shpjegoi për portalin “Balkan Investigative Reporting Network” se “Rama më preku fytyrën me dorë”.

Gazetarja kërkoi informacione mbi një projekt investimin e lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit.
“Fatkeqësisht, kryeministri Rama tregon arrogancën e tij të zakonshme ndaj gazetarëve. Më vjen keq që kreu i qeverisë nuk është në gjendje të kontrollojë veten kur i kërkohet të trajtojë çështje me interes publik”, shtoi më pas gazetarja.
Rrjeti “SafeJournalists”, një organizatë që mbron të drejtat e shtypit në Ballkanin Perëndimor, dhe grupi X #ËomenInJournalism kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër kryeministrit dhe këtij gjesti të dhunshëm.
Shtytja në fakt ndezi një stuhi polemikash në Shqipëri, edhe për shkak se mungesa e përgjigjes krijoi akuza të mëtejshme për raundin e investimeve dhe favorizimin e mundshëm ndaj pasardhësve të dinastisë së pasurive të paluajtshme Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump.
Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama refuzoi të kërkonte falje.