Dikur jetonin rreth 1 mijë familje, ndërsa sot kanë mbetur rreth 100 të tilla, të përbëra nga të moshuar. Edhe Fshati Nartë në Vlorë nuk i ka shpëtuar shpopullimit, ku të rinjtë kanë ikur për shkak të pamundësisë për të ndërtuar jetën aty.
Syri tv
Shpopullimit nuk i ka shpëtuar as fshati Nartë në Vlorë. Dikur në këtë fshat jetonin rreth 1000 familje, ndërsa sot, kanë mbetur pas banesa të braktisura e që po shkojnë drejt rrënimit.
Aktualisht, sipas banorëve, në fshat janë rezidentë, rreth 100 familje, të përbëra kryesisht nga të moshuar. Ata thonë se të rinjtë kanë ikur për shkak të pamundësisë për të ndërtuar jetën në këtë fshat.
Fëmijët apo nipërit dhe mbesat e tyre siç tregojnë edhe vetë banorët nuk mendojnë të rikthehen.
Në Nartë edhe mosha e tretë më dëshirën për të emigruar, por mundësitë familjare i kanë detyruar të jetojnë ende në fshat.