Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha.
Seanca e radhës do të zhvillohet nesër në orën 11:00. Shkak për këtë shtyrje u bë kërkesa e avokatëve të Berishës që të njihen me parashtrimet e prokurorisë.
Avokatët kërkuan po ashtu përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Kjo e fundit është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996, kur ai si president drejtonte edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Por edhe pse në konflikt të hapur interesi, Irena Gjoka nuk pranoi herën e parë që të jepte dorëheqjen. Ajo po ashtu nuk ka pranuar asnjëherë të komentojë faktin se pse ka pranuar të shqyrtojë këtë dosje, kur është shkarkuar nga Berisha.
Avokatët e pranishëm në sallë kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri. Mësohet se avokatët kanë dorëzuar prova që faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.
Burime pranë SPAK thonë se kanë kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.sn