Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka përditësuar numrin e vdekjeve nga bombardimet dhe sulmet ajrore, duke raportuar se 1,799 palestinezë kanë vdekur.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se rreth 6,388 persona të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite që nga e shtuna, raporton SkyNews.
Konflikti Izrael -Palestinë
Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael dhe mbi 1,537 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Hamasi,që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.bw