Rrjetet sociale mundësuan shprehjen e opinioneve, komenteve, qendrimeve per tema nga me te ndryshmet.
Mundesuan gjithashtu intensifikimin e komunikimit virtual me te njohur dhe te panjohur.
U rigjeten dhe rilidhen ndërmjet tyre persona qe kishin vite, madje dekada qe nuk takoheshin e nuk kontaktonin me.
Ne kete aspekt gjithçka duket pozitive.
Por nje kercenim shume i madh po konturohet dhe evidentohet me shpejtësi marramendëse.
Fatkeqsisht, bashkëkombësit po preferojnë çdo dite e me shume te mos komunikojnë ne gjuhen shqipe.
Dhjetra togfjalësha te gatshëm (kryesisht ne gjuhen angleze) qe ofron rrjeti, po zëvendësojnë fjalët shqipe, ato te magjishmet, ato te zemres, ato qe te kultivojnë mendimin, dëshirën dhe identitetin.
Kjo sjellje ne komunikim eshte si te thuash nje trend, nje perpjekje qesharake, e papergjegjshme per t´u prezantuar modern e bashkekohor.
Nese nuk e kuptojmë sot ku po shkasim, nesër do jete shume vone.
Brezave qe do vijnë, do tu leme si trashëgim nje gjuhe te rrudhur, te tkurrur, me pasoje varfërimin e mendimit, arsyetimit, si dhe humbjen graduale te identitetit.
Po shndërrohemi ne nje mase amorfe per te cilën do te mendoje dhe ofroje modele te gatshme, komunikimi virtual dhe rrjetet sociale. Pa shpirt, pa dashuri, pa empati.
Sa shume po humbasim.
Uroj te reflektojmë sa me pare per kete fenomen antikombëtar dhe depersonalizues!
P.S (…shpresoj qe ne datelindjen qe do ta kem se afermi, te mos marr urime te tipit “happy birthday”)
A.Lico