Ka njerëz që ëndërrojnë të jenë kafshë, si Toru Ueda. Historia e tij është ajo e një inxhinieri japonez, i cili jo vetëm që donte të bëhej ujk, por gjithashtu shpenzoi një shumë të mirë parash për t’u bërë i tillë. Ky është rasti i dytë, pas atij që shpenzoi 15 mijë euro të kthehej në qen.
Ai nuk kishte nevojë për një hënë të plotë. Vetëm 21,000 dollarë, që ishte çmimi i një kostumi ujku të bërë me porosi. Një likantrop i vërtetë i shekullit të 21-të. “Për shkak të dashurisë sime për kafshët që në fëmijëri dhe disa kostumeve realiste të kafshëve që shfaqeshin në televizion, ëndërroja të bëhesha një ditë e tillë”, ka thënë protagonisti i kësaj historie në faqen e kompanisë së ngarkuar për thurjen e ulërimave të tyre.
Kjo dëshirë e pazakontë është përmbushur falë kostumit hiper-realist të dizajnuar nga Zeppet, një kompani japoneze modelimi e cila gjithashtu zgjeron horizontet e saj krijuese në kostume speciale, prodhimin e robotëve dhe grimin, ndër fusha të tjera të specializuara. Siç ka bërë publike kompania, për përgatitjen e projektit u deshën rreth 50 ditë. Gjatë kësaj kohe, stafi kontaktonte çdo ditë klientin në mënyrë që të mos mungonte asnjë detaj dhe, fjalë për fjalë, të mos mbetej asnjë qepje pa fije.dita