Një oficer policie hyn në një fermë, bashkë me disa policë dhe i thotë pronarit:
Përshëndetje, Ne duhet të kontrollojmë pronën tuaj me dyshimin për kultivim droge.
Fermeri duke treguar një pikë shumë të largët thotë:
-Mirë, por mos hyni në atë fushë pas gardhit sepse…
Oficeri e ndërpret me arrogancë dhe:
-Si guxon? Unë jam punonjës policie dhe hyj ku të dua, kupto!?
Pastaj nxjerr kartën e tij dhe duke e vendosur nën hundën e fermerit shton:
-Me këtë kartë shkoj ku të dua pa i dhënë asnjë shpjegim askujt!
Fermeri tund kokën me mirësjellje, kërkon falje dhe vazhdon punën e tij ndërsa polici shkon drejt gardhit. Pas pak minutash dëgjon britmat e dëshpëruara të oficerit që vrapon i ndjekur nga një dem i madh dhe i zemëruar. Fermeri e sheh, i lëshon mjetet e tij dhe bërtet:
– O distinktivi, tregoji distinktivin oooooooo…