VOAL- Në faqen e tij në facebook, shkrimtari Visar Zhiti njofton se sot, e shtunë, 15 korrik, në orën 13, përurohet romani i tij i ri “Këpuca e aktorit” dhe i fton të gjithë për pjesëmarrje:
ËSHTË SOT…
KLUBI I LIBRIT NË CHICAGO,
në Downers Grove Public Library
1050 Curtis Street,
kësaj të shtune, 15 korrik, në ora 13,
përuron romanin e ri “Këpuca e aktorit”, diskutojnë miqtë tanë.
Për të qenë së bashku me librin…