VOAL- Që nga viti 2017, midis Mozambikut dhe Tanzanisë, grupi xhihadist “Al Sabha” ka zhvilluar një konflikt për krijimin e një kalifati të ri, në dëm të popullsisë kryesisht të krishterë të zonës. Terroristët po luftojnë për kontrollin e fushës më të madhe të gazit në kontinentin afrikan, që ndodhet midis rajonit më jugor të Tanzanisë të Mtwara-s dhe Cabo Delgado-s më verior të Mozambikut.
Në këtë zonë sulmohen qytete e fshatra dhe rrëmbehen banorët, për t’i bërë skllevër të islamistëve. Shumë fshatra janë braktisur. “Nëse ju kapin dhe ju tregoheni besnik ndaj kauzës së tyre, ju trajtoheni me përulësi dhe sikur të ishit njëri prej tyre”, tha Mohammed Hassan Machado, një i burgosur i Shtetit Islamik.
Imami i Kilambos, fshatit të fundit të banuar, shpjegon se në shumë raste është varfëria ajo që i shtyn njerëzit t’i bashkohen shtetit islam dhe luftës së tij. “Islami është besimi ynë dhe i takon imamit t’u mësojë të rinjve diktatet e fesë sonë, pa dëgjuar ata që duan vetëm shkatërrimin”, shton ai. Përshkallëzimi i dhunës nga xhihadistët mund të tronditë të gjithë Afrikën Perëndimore. rsi-eb