Faqja e internetit “Bold News”
04 korrik 2023
Edi Paloka ngre dyshime se Edi Rama ka qenë nën ndikimin e lëndëve narkotike gjatë ceremonisë së djeshme te kryeministria, për pritjen e Bill Klintonit.
Teksa poston një fotografi në FB, deputeti i Partisë Demokratike, shkruan se “duket qarte që pikërisht nën Ramen ka një rrjedhje momentale lëngjesh që dallon nga pjesa tjetër e shkallëve të pastruara me kujdes”.
“Mos valle na u lag prapë kryeministri ynë dhe prandaj nuk luajti nga shkallët? Kur e thith pa kriter fillon e humbet kontrollin e trupit dhe Rama nuk e ka për herë të parë. Shto dhe emocionet e lëpirjes së gjatë me mikrofon përballë Klintonit …”, – shton ai.
Dje, pasi mbaroi fjalen, Rama nuk u kthye te ulej ne vendin e tij per te degjuar fjalen e Klintonit, po qendroi tek shkallet e kryeministrise, pas shpines se ish-Presidentit! Kjo ishte e çuditshme, por meqenese Rama e ka bere zakon qe ne evente te tilla te kryej akte jashte protokollit per te rene ne sy, ky qendrimi i tij nuk beri shume efekt.
Nderkohe, nje sy i vemendshem, ka kapur nje tjeter detaj. Po ta beni zoom foton tek rrethi dhe me poshte shkalleve, duket qarte qe pikerisht nen Ramen ka nje rrjedhje momentale lengjesh, qe dallon nga pjesa tjeter e shkalleve, te pastruara me kujdes. Edhe vajza ne krah duket qe eshte fiksuar me veshtrim pikerisht aty! Mos valle na u lag prape kryeministri yne dhe prandaj nuk luajti nga shkallet ? Kur e thith pa kriter fillon e humbet kontrollin e trupit dhe Rama nuk e ka per here te pare. Shto dhe emocionet e lepirjes se gjate me mikrofon perballe Klintonit…