Përpikmërisht me fushatën e pushtetit nis dhe fushata propagandistike artistike e artistëve të politikës!
Shkrimtarë, këngëtarë, aktorë emigrantë e vendas vihen në shërbim të pushtetit për të rrëfyer gënjeshtra e shitur popullaritetin e tyre për votën e regjimit!
Përdorin dashamirësinë e fansave, besimin e tyre për të forcuar pushtetin e pushtetarëve dhe interesat personale.
E më keq akoma në këtê qasje propagandistike të shëmtuar e në kundërvënie me deontologjinë e cdo profesioni, gjen media e gazetarë qê ofrojnë hapësirë e promovim këtij skandali!
E më keq akoma kur pjesë e kësaj loje te turpshme në mes fushate, janë dhe ata që opozita u ka vënë në dispozicion një pozicion publik të së ardhmes!
Me shumë se artistë në politikë shoh karagjoze e karagjozë interesash meskine e zgjedhje jo meritokracie.
Artistët duhet të përdorin talentin e tyre për kauza gjithë përfshirëse e mediat për misionin e shenjtë të së vërtetës!
Ndryshe quhen sharlatanë!