Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, Shoqëria Civile po zhvillon sot një bisedë përpara Prokurorisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë drejtësi për vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko.
Protesta ka nisur në orën 17:00 ndërsa protestuesit kanë hedhur në muret e Prokurorisë bojë të kuqe.
Xheni Karaj, e cila ka organizuar protestën, ka zbuluar edhe arsyet se përse kjo protestë po mbahet para Prokurorisë.
“Kjo është protesta e dytë, e para u bë para Policisë. Problemet po çalojnë tek Prokuroria ndaj vendosëm të protestojmë këtu.
Cili është mesazhi që marrin gratë shqiptare kur ngjarje të tilla fshihen dhe pas kaq muajsh nuk kemi ende një të dyshuar.
Vrasja e Joyt është një vrasje e shumëfishtë. Nëse ajo do ishte qytetare e një vendi perëndimor, qasja e institucioneve do ishte ndryshe. Drejtësia funksionon ndryshe për njerëzit e kamur dhe ndryshe për emigrantët apo njerëzit me ngjyrë.
Ka 6 muaj që nuk identifikohet dhunuesi dhe ka probleme procedurale, shenjat e gishtave u morën pas 3 muajsh”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se 22-vjeçarja u dhunua barbarisht pak muaj më parë dhe pasi qëndroi për disa kohë në gjendje kome, u transferua në Kenia, aty ku edhe ndërroi jetë.bw