Rusia është kërcënimi kryesor i sigurisë për të gjithë Evropën, kanë paralajmëruar zyrtarët e inteligjencës norvegjeze ditën e sotme.
“Rusia sot përbën kërcënimin më të madh për sigurinë norvegjeze dhe evropiane dhe konfrontimi me Perëndimin do të jetë afatgjatë”, tha Bjorn Arild Gram, ministri i mbrojtjes.
Lars Nordrum, nënkryetari i Shërbimit të huaj të Inteligjencës Norvegjeze, tha se instalimet e naftës dhe gazit të Norvegjisë mund të jenë në shënjestër të sabotimit rus, ndërsa Sofie Nystrom, kreu i Autoritetit të Sigurisë Kombëtare Norvegjeze, paralajmëroi se “e gjithë Europa do të vuajë” nëse goditen instalime të tilla nafte dhe gazi.
“Norvegjia është tani furnizuesi më i rëndësishëm i Evropës me energji pasi Rusia i dha fund eksporteve të saj të gazit në Perëndim,” tha Nordrum.bw