Nuk zgjidhet sërish ngërçi në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.
Edhe votimi i tetë për të zgjedhur kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, ka dështuar.
Republikani Kevin McCarthy nuk ka arritur të marrë numrin e nevojshëm të votave.
Shumica e re republikane ka kaluar dy ditë duke votuar për kandidatët e mundshëm për një nga postet më të rëndësishme në politikën amerikane.
Republikani Kevin McCarthy është kandidati kryesor, por deri më tani, shtatë raunde votimi kanë dështuar. McCarthy nuk ia ka dalë dot të bindë 20 republikanë për ta mbështetur me vota, edhe pse ka bërë disa lëshime.
Kongresi i ri i SHBA u zgjodh në nëntor, por nuk ka nisur punën për shkak se nuk është zgjedhur akoma kryetari.
Presidenti amerikan, Joe Biden do ketë përballë një shumicë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, por demokratët e tij kontrollojnë Senatin.
Disa republikanë kanë rezerva ndaj Kevin McCarthy për shkaqe ideologjike. Por ka prej tyre që presin lëshime për të dhënë votën pro.
Republikanët që kundërshtojnë kandidaturën e zotit McCarthy thanë se debati është shenjë e një demokracie të shëndetshme.
Komentet