Ish-presidenti i Serbisë në dy mandate dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Boris Tadiq, tregon për Danas në lidhje me videon e Partisë Radikale Serbe, e cila pushton privatësinë e familjes së politikanes Rada Trajkoviq, në përpjekje për ta diskredituar atë dhe fëmijët e saj, dhe se regjimi i Aleksandër Vuçiqit e ktheu Serbinë në kohën e “ndjekësave” te Sheshelevëve, kohë në të cilin u vra kryeministri i parë i Serbisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Zoran Gjinxhiq.
Ky njoftim i “Asociacionit të Shërbimit Informativ Radikal Laufer (RIS LAUFER)” është publikuar në kanalin YouTube të presidentit të radikalëve Vojislav Šešelj, partia e të cilit para disa ditësh ka njoftuar regjistrimin e këtij “shërbimi informativ”. Nënkryetarja e SRS-së, Vjerica Radeta, është e regjistruar si përfaqësuese e kësaj shoqate qytetare në Agjencinë për regjistrat e bizneseve, mësoi Danas duke parë këtë regjistër.
Në një komunikatë për media, radikalët thonë se po japin “informacione interesante për Aleksandra Trajkoviq Knap”, vajzën e Rada Trajkoviqit, duke u dhënë atyre ekskluzivitet të supozuar me shënimin se ata “nuk janë plotësisht të disponueshëm publikisht”.
Radikalët shkruajnë se ku dyshohet se është e punësuar vajza e kësaj politikaneje, e cila tashmë është vënë në shënjestër edhe nga Shesheli, edhe nga vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili së fundmi e quajti atë këshilltare të Qeverisë së Kosovës “llumrat më të këqija serbe nga fundi i kovës”. Por radikalët ngatërrohen edhe me vajzën e saj të dytë, Biljanën dhe djalin Dejan, e përflitet edhe për lidhjet e tyre të pretenduara ndërkombëtare.
Kujtojmë se këshilltarja e ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim është ndaluar të enjten në vendkalimin në Merdare, teksa po kthehej nga Kosova, ku pati një takim me ambasadorin amerikane Hovenier. Ajo është mbajtur mbi 20 orë në vendkalim nga MPB-ja e Serbisë dhe për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore me autoambulancë është transferuar në Prokuple, prej nga është dërguar për tretim shtëpiak.
Ky ishte ndalimi i dytë i Trajkoviqit, duke pasur parasysh se ajo ishte ndaluar në të njëjtin vendkalim një ditë më parë, kur ishte duke shkuar në Prishtinë për një takim me ambasadorin amerikan.
– Regjimi i Vuçiqit na riktheu në kohën e “lauferëve” të Sheshelj-it ku u vra Zoran Gjingjiq. Pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e njëjta metodologji e shënjestrim të kundërshtarëve politikë vazhdon. Së pari, pa asnjë sanksion, Shesheli praktikisht në media pro regjimit e ka lajmëruar vrasjen e Rada Trajkoviqit, ndërsa tani partia e tij ka në shënjestër direkt edhe fëmijët e saj, deklaroi ai me këtë rast për Danas Tadiqi.
Ish-presidenti i Serbisë shton se gjatë gjithë viteve të kaluara ka paralajmëruar se ideologjia e Sheshelit është në pushtet në Serbi. Sipas Tadiqit, kjo ideologji është e përfaqësuar në qeveri më së shumti nga Vuçiqi apo ndonjë individ tjetër, të cilët, sipas tij, janë vetëm pasues të kësaj “ideologjie monstruoze”.
Komentet