Në foto: John F. Kennedy me Richard Nixon (djathtas), kundërshtarin e mundur, 14 nëntor 1960, pak ditë pas zgjedhjeve të 8 nëntorit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
VOAL – Gjashtëdhjetë vjetë më parë, më 8 nëntor 1960, John Fitzgerald Kennedy zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një nga betejtat më të ashpra zgjedhore me kandidatin e partisë repubblikane, Richard Nixon.
Për t’i kujtuar ato ditë, uebsajti Life.com ka publikuar një seri fotografish të panjohura të fushatës zgjedhore të J. F. Kennedy. Bëhet fjalë për pamje kurrë të para më herë të John e Jacqueline Kennedy shkrepur gjatë fushatës zgjedhore të atij viti.
“Janë fotografi shumë të bukura,” ka komentuar drejtori i Life.com, Ben Cosgrove, intervistuar në CNN. “Në pesëdhjetë vjet largësi kanë ende një magjepsje të jashtëzakonshme.”









Komentet