Fjala e Z.Lek Mirakaj gjate pjeses se pare te mbledhjes.
Ju pershendes te gjitheve, mirdita. Do mundohem shume mos me e shty shume me u zgjat tepër por ato 2 tre minuta me duken shume pak per me diskutu.
Ne qofte se asht puna me pershnet mjafton edhe nji minutë, dhe pershendesim, por 2 tre minuta per diskutim, kur kemi kaq shume probleme per te diskutu, me duken shume pak.
Megjithate, po hy direk e ne teme.
Pike se pari deshiroj te falenderoj Kolecin per pasazhin qe foli per te pesekutuarit politik. Duke qene se present ne kete mbledhje jam vetem un i denuem politik desha te sqaroj dy momente te vogla qe jane pothuajse personale, por jane edhe te Vatres.
Se pari dua t’i jap nje pergjigje te vogel atij qe e quan veten “institucion” e me ka thane mos me i permend emnin, z. Rakaj.
Ne kete mbledhje un jam i vetmi person i denuem politik nga regjimi komunist. Ju keni thane qe “eh se i njohim ne politikanet, ato qe jane denue politikisht”.
Por, vetem per informimin tuaj, a e shikoni kete leter? Kete leter duhet ta marri kushdo.
Ose do te ishte mire qe te behej norme qe ata qe duan poste drejtuese ne Vater ta marrin kete leter nga Autoriteti ku tregohet se a ka qene te persekutuem apo kane qene bashkpuntorë të Sigurimit.
Z. Rakaj une e kam marre, keshtu qe te lutem shume, leni aludimet se je djalë serioz nga nje familje e mire dhe nuk te takon te flasesh ne kete menyre.
E dyta: nuk e njoh veten per matrapaz, dallkauk, komunisto-fashist – nji.
Nuk e njoh vetemn per langaraq dhe kastravec – dy.
Por këto do t’i diskutojme ma vone.
Tashti te flasim per çeshtjet per te cilat jena mbledhe.
Koleci tha se kemi kanunoren, kanunoren.
Sa per djeni z. Kolec kanunorja nuk ka kalue, per arsye se jane shume nene qe u vune ne diskutim dhe u kerku permiresimi i tyne dhe per tu aprovu ato ndryshime duhet te mblidhet kuvendi.
Du me fol edhe per mandatin e kryetarit.
Kater vjet dhe dy vjet.
U propozua kater vjet dhe dua te theksoj qe votimet qene te rregullta ne ate kuvend.
Votimi per kryetarin e vatres ishte korrekt dhe i dyti votim per mandatin kater vjecar u votua dhe moren pjese 27 delegate. Votuan 13 pro -12 kundër dhe 2 abstenuan……pra, nuk kaloi pa asnje arsye. Pa asnji motivacion.
Pas një gjysë ore kerkohet perseri nji votim me nji pretekst qesharak dhe megjithate nuk kaloi prap se prap dhe u votu 16 me 10.
Dhe masandej meqe nuk kaloj edhen kete rradhe, thane ne e ba edhe nji te trete, dhe per fat te mire njerezit qe menduan se do manipulojne rezultatin e votimit, bane nje gabim trashanik se e rregjistruan takimin dhe na e çuan videon – jo te gjitheve, por disave.
Aty shifet qarte tendenca per manipulim ku nji njeri, individ, qe nuk asht as delegat, i kerkoi kuvendit, i kerkon kryesise ose i imponohet kryesise qe vota te kaloje nga Valentin Lupaj tek z. Floqi i cili e anulloi votimin e tij te pare per 2 vjet ne kater vjet, pa asnje arsye. Keshtu qe ky votim nuk kaloi.
E para, thashe qe u sygjeruan shume ndryshime ne ato pak nene qe u lexuan. Per ato ndryshime duhet te mblidhet nje kuvend sepse nuk mundet qe t’i aprovoje nje njeri, nje individ, nje kryesi.
E dyta, mua me duket shume qesharake kur nje njeriu i thuhet “hiqja prenes dhe jepja prenges”.
Ky eshte nje skandal dhe jane udhezime qe jepen ne Shqiperi ku votojne me qindra mija dhe thone qe u vodhen, por ne ishim vetem 27 vete dhe nuk u morem dot vesh me njani tjetrin per nje votim.
Fatmiresisht e keni regjistru vete ket video, dhe numri ishte 17 i cili nuk eshte numri magjik, i cili duhet me qene 18.
E treta kemi edhe disa probleme te tjera… mire foli z. Koleci, duhet demokracia……..kemi organin e gazetes Dielli.
Dielli edhe sot, qe ne jemi mbledh ketu nuk ka dhane njoftim. Çfare presim. Emaili ishte mjaft konsultativ por pse nuk botohet. Diskutimet e kesaj mbledhje nuk botohen.
Megjithate me duhet me u ndal ne nje çeshtje qe mue me duket ma e rendesishmja. Alfonsi tha se i ka dal zot 4 vjetshit ne intervisten qe ka dhane te Gani Vila shprehu idete e tija dhe s’ka asgja te keqe, mendim asht ai. Mendim asht por kur kerkohet te imponohet ai asht keq. Ai thote “ta çojme Vatren ne atdhe”. Vatra ka 110 vjet qe asht ne Atdhe. Nuk ka shqiptar qe nuk e din se cfar asht Vatra. Edhe ata qe nuk dine shume e dine qe ka nje Vater.
E keqja eshte se çfare i duhet kater vjetshi presidentit, se kaluam edhe ne sistemin presidencial ku ne bahemi ushtare te bindun te partisë.
Çfare i duhet kater vjetshi? Do ndertoje rruget? Kryetari do permiresoje shendetesine? Do rregulloje pensionet? Me çfare fondesh do mbaje administraten?
Kryetari i Vatres ka nje pozicion onorifik per kontributin e tij dhe per vlerat qe perfaqeson. Ne e kemi zgjedhe unanimisht dhe e kemi zgjedhur 2 here Z. Berisha. Kjo nuk ka asgje te keqe.
Por me keto propozimet e 4 vjetshit une e mora vesh perse eshte 4 vjetshi.
Sepse na e tha Koleci.
Me ane te asaj memos qe na ka çue, ku thote qe te behet kjo e te behet ajo.
Nje anetaresi per 1000$ edhe 100,000$ dhe te jete e pervjetshme.
100,000$ qe duhen paguar, per mue nuk jane gja tjeter pervecse tentative per te kriju nji lavatrice per pastrim parash.
Kjo eshte nje skeme e mirefillte e pastrimit te parave.
Ku ka nje Shqiptar qe jep 100,000$ per vit. Ne perfundim deshiroj t’i bej nje pyetje kryetarit. Z. Kryetar, kete skeme pastrami parash te paster, a e aprovon apo je kunder? Kaq kisha. Pune te mbare. ]
Ne Vijim: Ne pjesen e dyte iu ndalua zeri dhe figura personave qe merrnin pjese me ane te Zoom-it.
Komentet