Analisti Erl Murati deklaroi në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv se kryeministri Edi Rama e nxjerr në dritë të keqe Kosovën sa herë është në krah të Vuçiçit ose sa herë është në Bruksel.
Murati deklaroi se kryeministri Rama e ka treguar edhe më herët sjelljen prej hipokriti, pasi nuk e ka pritur kurrë në takim zyrtar ambasadorin e Kosovës, ndërsa Vuçiçin e takon 3 herë në 10 muaj.
“Mund të ketë kritika për Osmanin dhe Kurtin, por t’ua thotë në privat, dhe jo në publik e Bruksel që të fajësojë për një bllokim ose vonesë të dialogut Beograd-Prishtinë, të fajësojë Kosovën në publik.
Fakti që e tregon se e gjithë kjo është hipokrizi, është se ambasadori i ri i Kosovës, nuk është pritur asnjëherë në takim nga kryeministri Edi Rama.
Në 10 apo 11 muaj Rama ka takuar 3 herë Vuçiçin dhe nuk ka pritur njëherë ambasadorin e Kosovës.”-tha Murati.
Komentet