Britaniku Andy Murray, tenisti i dytë në botë, ka deklaruar se nëse është nevoja do të tërhiqet nga Australian Open, që të mos humbasë lindjen e fëmijës së tij të parë
LONDËR – Britaniku Andy Murray, tenisti i dytë në botë, ka deklaruar se nëse është nevoja do të tërhiqet nga Australian Open, që të mos humbasë lindjen e fëmijës së tij të parë.
Bashkëshortja e Murray, sipas vlerësimeve të mjekut duhet të lindë në mes të shkurtit, kurse Australian Open është planifikuar të mbahet nga 18 deri më 31 janar. Por tenisti britanik është gati të tërhiqet nga shorti, nëse gruaja e tij shkon më herët në lindje.
“Nëse ndodhë lindja e më hershme do të shkoj në shtëpi, kjo është e sigurt. Dua të jem atje dhe të ndihmoj aq sa mundem. Gjithsesi unë do të jem atje, sepse kjo është diçka e domosdoshme që duhet të bëjë”, tha Murray.
Pa marrë parasysh nëse do të marr apo jo pjesë në Australian Open, është e sigurt se tenisti i dytë në botë gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm do të mungojë nga fusha e tenisit. Do të kthehet në fillim të marsit, kur e pret takimi i parë në xhiron e brendshme të Kupës Dejvis me Japoninë. aa
Komentet