Është publikuar spoti zyrtar i protestës së 7 korrikut me apelitivin : “Zgjohu shqiptar” – Mos thuaj “ç’më duhet mua!”
Nga ana e tyre botuesit e Voal.ch i bëjnë thirrje çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike që të jetë në protestë më 7 korrik!
Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,
sepse e gjithë elita politike na ka mashtruar për tri dekada,
por secili prej nesh duhet të jetë i ndërgjegjësuar, qoftë demokrat apo socialist se ky kryeministër rrezikon ekzistencën e Atdheut tonë, Shqipërisë!
Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,
por me shtetin e së drejtës dhe valorizimin e votës së lirë, meritokracisë dhe kontributeve;
Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,
por me emrin e fëmijëve tanë dhe të së ardhmes së Shqipërisë!
Prandaj Voal.ch iu fton të mos t’i ndalim protestat deri sa vota e lirë të shprangosë sistemin nga deputetë skllavër të kryeministrit, nga ekonomia e zezë, mafia dhe antiligji –
Protesta nuk lidhet me emrin apo rikthimin në pushtet të asnjë politikani aty,
por me restaurimin e sistemit demokratik me shanse të barabarta për të gjithë,
që nuk privilegjon bijtë, trashëgimtarët, klientët apo dashnoret e politikanëve
por që i gjendet pranë dhe i jep dorën duke treguar solidaritet të plotë
shtresave më të dobta, sikur janë fëmijët pa përkrahje dhe pensionistët!
William Faulkner thosh: “Kurrë mos kini frikë të ngrini zërin tuaj… Nëse njerëzit në mbarë rruzullin… do ta bënin këtë, do të ndryshonin botën.”
Elie Wiesel thosh: “Ne gjithmonë duhet të mbajmë anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin.” –
Legjenda Bob Marley me hitin e tij madhështor simbol i protestës Get Up Stand Up, ngrinte në këmbë me miliona e miliona kur bënte apel: “Get up, stand up, Stand up for your rights. Get up, stand up, Don’t give up the fight.” ““Çohuni, ngrihuni, ngrihuni për të drejtat tuaja. Ngrihu, ngrihu, mos hiq dorë nga protesta.”
Voal.ch iu fton si vëllezër e motra, të një gjaku e të një gjuhe, që të ndjejmë dhimbje për Shqipërinë tonë, por sidomos për brezin e ri që është duke vuajtur një “spastrim etnik” modern!
“Kush ndihet shqiptar të jetë në shesh më 7 korrik në orën 7, fizikisht ose me shpirt e me zemër!
Dhe protesta të mos ndalet deri kur shqiptarët të jenë Sovranë të fatit të tyre dhe elita e re politike e zgjedhur me votë të lirë free and fair, jo me lista nga Njëshi, shërbëtore e Sovranit!
Botuesit e voal.ch
Elida Buçpapaj Skënder Buçpapaj
Komentet