Përpara qindra mbështetësve, Berisha u shpreh se lëvizja e demokratëve është revolucion i cili nuk do të ndalet deri në realizimin e misionit.
Ky regji, tha Berisha, nuk meriton të qeverisë as 5 ditë.
“Opozita me pasivitetin, por edhe pazaret e saj, nuk ngjallte shpresë. Kur ju vinit nga Berati, Skrapari, Përmeti, nga të gjitha zonat, njerëz të idealeve, për të protestuar, ish-kryetarit i binte telefoni ose merrte mesazhin dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush. Kjo është e vërteta. Në të gjithë këtë dëshpërim që na ka shoqëruar ne në kohëra për shkak të historisë së vështirë. Ne nuk qemë në lartësinë e idealeve tuaja. Po përsëri ju qëndruat, përsëri me të gjitha këto, ne në 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj, përsëri ish-kryetari do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime, antiligjore, antikushtetuese, antidemokratike në parti. Ju jeni të gjithë para meje sot misionarët ë vërtetë, ju jeni burra dhe gra, djem, e vajza idealistë, të cilët u ngritën sapo u dhanë shkëndijat e para. Dhe gjatë këtyre muajve nga shtatori e gjer sot kapërcyet çdo pengesë, çdo presion, çdo intrigë, çdo shantazh. Vendosët të qëndronit për idealet tuaja. Çfarë nuk u bë që lëvizja jonë të shuhej gjatë kësaj periudhe. Gjatë përpjekjes sonë për të dalë opozitë e vërtetë përballë një regjimi që nuk meriton të qeverisë as 5 ditë në këtë vend. Nuk u penguam ne, nuk u tërhoqëm ne, është revolucion lëvizja jonë dhe unë ju garantoj se kjo lëvizje pa përmbushur misionin e saj të madh kurrë nuk do të ndalet“, u shpreh Berisha.
‘I vinin mesazhe’- Berisha sulmon Bashën: Nuk përmendte emrin e kundërshtarit në protesta para demokratëve
Berisha tha se Lulzim Basha shuante protestat e qytetarëve pasi merrte mesazhe dhe i binte telefoni.
Më tej Berisha deklaroi se Basha nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit të tij para demokratëve.
Lideri historik i PD tha se Basha më 25 prill u vendos në shërbim të qeverisë me veprime anti-demokratike dhe anti-ligjore.
“Opozita nën drejtimin e Bashës me pasivitetin dhe pazaret e saj nuk ngjallte shpresë kur demokratët vinin nga Berati, Përmeti e shumë qytete të tjera për të protestuar. Ish-kryetarit i binte telefoni, merrte mesazhe dhe nuk guxonte të përmendte emrin e kundërshtarit para jush.
Kjo është e vërteta. Në gjithë këtë dëshpërim që na shoqëroi në kohëra për shkak të historisë së vështirë, PD nuk ishte në lartësinë e idealeve tuaja, por ju qëndruat.
Më 25 prill ishim 620 mijë shqiptarë dhe pas kësaj përsëri Basha do të angazhohej për llogari të qeverisë në veprime anti-ligjore dhe anti-demokratike në parti. “-tha Berisha.
Mesazhi i Ramës për BE-në/ Berisha: Sharlatan që s’njeh moral! Fatet tona s’i ka në dorë një aventurier
Duke rikujtuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili i tha BE-së ‘nëse s’hapen negociatat do shoh të ndryshoj drejtimin e Shqipërisë’, Berisha theksoi se ai është sharlatan dhe i papërgjegjshëm.
“I tha BE-së nëse s’hapen negociatat do ndryshoj drejtimin e Shqipërisë, sikur e ka plaçkë të vetën.
Sikur fatet tona, vokacionin tonë e paska në dorë një aventurier që s’ka normë as moral.”– u shpreh Berisha.
Berisha: Rama i thur himn Vuçiçit! Dy qëllimet e Serbisë me Ballkanin e Hapur
Berisha tha se Rama i thur hymne presidentit serb, ndërsa me rrëzimin e rezolutës për gjenocidin serb në Bosnje, turpëroi vendin.
Ish-kryeministri foli edhe për Ballkanin e Hapur, duke e konsideruar atë projekt të Serbisë për të dalë në detin Adriatik si dhe për të dominuar rajonin.
“Pse ne të ndjekim vallen e tij? Pse ne të vendosim interesat tona? Europa ka krijuar një mekanizëm, Procesin e Berlinit, për të na tërhequr më afër. Jo, jo, thotë ky, Ballkani i Hapur. Jo, i thonë, Ballkani i Hapur nuk përshtatet me procesin e integrimit. E dini çfarë është Ballkani i hapur? Është projekti i Serbisë për të kundërbalancuar mosintegrimin e saj me një dominim të zonës dhe në radhë të parë, absolutisht, daljen e saj në Detin Adriatik. Nuk kam asgjë unë kundër qarkullimit të mallrave, apo shkarkimit të importeve serbe në portet shqiptare, jo, por jo në atë qëllim që kërkojnë ata. Jo, portet tona s’mund të jenë kurrë ashtu. Ata që dinë pak histori e kanë të qartë. Dy kanë qenë ambiciet më të mëdha imperiale ruse në Europë, Adriatiku dhe Dardanelet. Si mund të lidhemi ne me ata? U ndala këtu se në lojë është qenia jonë, në lojë është përfytyrimi ynë, në lojë është shkretimi ynë si komb. Por në se ne na ikin çdo vit në 4 vite 530 mijë qytetarë, absolutisht shumica e tyre të rinj, ku është rinia për nesër? Nuk kemi të ardhme ne. Shto këtu borxhin që e rrit në mënyrë të tmerrshme dhe që sot fëmija që do të lindë pas 15-20 vitesh do të ketë një borxh 23 mijë euro për të paguar”, u shpreh Berisha.
‘2 metra i gjatë vjedh me firmë’- Berisha: Baxhanaku i Ramës ka pëfituar 50 tendera nga qeveria e tij
Në fjalën e tij Berisha sulmoi Ramën për shkelje të kushtetutës, pasi baxhanaku i tij ka fituar mbi 50 tendera nga qeveria e tij.
Sipas Berishës, kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal.
Berisha: Rama në çdo debat thotë se unë jam 2 metra i gjatë dhe ku mund të vjedh një i gjatë? Vjedh me firma ti mor zotëri dhe nuk vjedh në xhepa. Por vjedh me qindra e qindra milionë. Hajt na thuaj Rama se si e firmose ti me procedurë negociate të mbyllur tenderin e djegësave 430 milionë euro? A e di se ajo procedurë është e ndaluar me ligj, pasi është vjedhje.
Na thuaj zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres si investitor strategjik dhe ti japësh qindra mijëra metra në bregdet, kur kushtetuta thotë në nënin 70 se ministri dhe familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike e pushteti vendor apo lokal. Po pse i bën ti këto, ti 2 metra i gjatë, ti vjedh me firmë nuk fut duar në xhepa. Po merr me konteinera e me çdo gjë.
Si ka mundësi që baxhanaku yt që është biznesmen që fiton 50 tendera derë para dy vitesh nga qeveria jote. Nga çdo definicion ai përjashtohet sepse nuk janë tenderat për familjarët e qeveritarëve. Si thua ti 2 metra i gjatë, në raportin e fundit, mbi 1 miliardë euro në tërësi për ndërtimet e tërmetit në tërësi të gjitha për qeveritarët dhe familjarët e tyre.
‘Presidenti’/ Berisha: Farsë e turpshme e Ramës me pseudo-opozitarët! Më 22 Maj…
Nga Berati ku zhvilloi takimin me demokratët, në vijim të turit në kuadër të zgjedhjes së kryetarit të PD, lideri historik Sali Berisha e quajti farsë procesin e zgjedhjes së Presidentit.
22 maji, tha Berisha, do të jetë dita e kontrastit mes demokratëve që do të votojnë për kryetarin e ri të PD dhe farsës me zgjedhjen e Presidentit, mes Edi Ramës dhe pseudo-opozitarëve.
“Ftoj çdo demokrat dhe demokrate të qarkut të Beratit, ditën e diel të merrni pjesë në procesin e votimit për kryetarin e PD, të votoni të lirë, të votoni të lirë në ndërgjegjen tuaj. Të votoni për të bërë kontrastin më të madh midis procesit tuaj, burra dhe gra, djem e vajza me ideale të larta fisnike dhe farsës së turpshme që po zhvillon Edi Rama me pseudo-opozitarët me procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës, i cili duhet të jetë një njeri i nderuar dhe meriton të zgjidhet jo me një farsë, por me një procedurë dinjitoze siç parashikon Kushtetuta e vendit”, tha Berisha.
‘Dil para shqiptarëve’/ Berisha-Ramës: Na trego, si i dhe burrit të ministres mijëra m2 tokë në bregdet?
Sali Berisha akuzon Edi Ramën se ka firmosur procedura korruptive, duke zhvatur miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.
Berisha iu drejtua Ramës duke e sfiduar që të dalë para shqiptarëve dhe të tregojë si ka firmosur aferën 420 milionë euro të inceneratorëve dhe ‘dhurata’ mijëra mijëra m2 tokë në bregdet që i bëri bashkëshortit të Olta Xhaçkës, Artan Gaçi.
“Na thuaj pak zoti Rama, hajde thuaju qytetarëve, si e firmose ti me procedurë negociatë e mbyllur tenderin e djegësve 420 milionë euro. Si e firmose? E di që ajo procedurë është e ndaluar me ligj. Na thuaj pak zoti Rama si firmose ti të shpallësh burrin e ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe t’i japësh qindra e mijëra metra në bregdet, në një kohë kur Kushtetuta thotë në neni 70 se ministri, familjarët e tij nuk mund të përfitojnë asnjë qindarkë nga pasuria publike dhe pronat publike të pushtetit vendor apo pushtetit lokal. Por pse i bën ti këto, ti që je 2 m i gjatë, ti vjedh me firmë, nuk fut duart në xhepa, por merr me kontenierë, valixhe dhe çdo gjë”.
syri.net
Komentet