Taraca me hapësirë prej 50 metrash katrorë është e vendosur në shkëmbin Sikildim, e cila ofron pamje spektakolare të luginës së Parkut Kombëtar Hatila
ANKARA – Në Turqi është ndërtuar taraca më e madhe prej xhami, në shkëmbinjtë e rajonit Sikildim të Artvinit në verilindje të vendit, kurse pas hapjes vitin e ardhshëm pritet që çdo vit panoramën spektakolare nga taraca ta shijonë rreth 100 mijë turistë.
Terraca në kanjonin e Parkut Kombëtar Hatila është ndërtuar nga Drejtoria e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Parqeve Kombëtare, e cila vepron nën ombrellën e Ministrisë turke të Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave.
Ministri përkatës turk, Vejsel Eroglu njoftoi se taraca për vizitorët do të hapet në fillim të vitit të ardhshëm dhe se do të sjellë një impuls shtesë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë rajon.
Taraca me hapësirë prej 50 metrash katrorë është e vendosur në shkëmbin Sikildim, e cila ofron pamje spektakolare të luginës së Parkut Kombëtar Hatila përmes së cilës rrjedh lumi i vogël me të njëjtin emër.
Ajo është e vendosur në një lartësi mbidetare prej 490 metrash dhe 220 metra mbi lumin Hatila.
“Vet ardhja në terracë, të montuar në shkëmb shkakton shpërthim të adrenalinës që është karakteristikë e sporteve ekstreme. Presim që pas hapjes së terracës, Parkun Kombëtar të vizitojnë 100 mijë turistë në vit. Ne do të vazhdojmë të investojmë në bukuritë natyrore të vendit tonë. Duhet të ruajmë vendet e tilla, pa ndotjen e mjedisit, dhe kjo do të sjellë më shumë të ardhura nga turizmi”, tha Eroglu. aa
Komentet