Në shtëpinë e një biznesmeni të pasur, shërbëtorja shkon për t’i kërkuar pronares një rrogë pas tre muajsh punë. Zonja nuk është aspak dakord, në fakt ajo është mjaft e irrituar nga kërkesa. Kështu ajo fillon të bëjë disa pyetje:
-Maria, më trego pse e meriton një rritje page. Ju keni vetëm tre muaj që punoni këtu dhe tashmë i lejoni vetes të bëni disa kërkesa.
-Zonjë, ka tri arsye pse e meritoj këtë rritje. E para është se unë hekuros më mirë se ju.
-Kush e tha këtë?
– Burri juaj, zonjë! Arsyeja e dytë është se unë gatuaj më mirë se ju.
-Çfarë marrëzie Maria, dhe kush të tha?
-Prapë burri juaj, zonjë. E treta, më e rëndësishmja nga të gjitha, është se unë jam më mirë se ju edhe në shtrat!
– Kurvë e keqe…! Si guxon? Kush jua tha këtë? Prapë burri im?
– Oh jo, zonjë! Nikolla, SHOFERI juaj, ma tha këtë…
Komentet