Grupi i trafikantëve të arrestuar një ditë më parë në Romë, në hetim për trafikun, magazinimin e tregtimin e drogës, dallohej për elemenët kriminal në përbërje të tij, në lidhje të ngushtë me krimanlitetit roman, shqiptar e klane të caktuara të mafias italiane.
Grupi kriminal kishte një përbërje të strukturuar ku çdo anëtar kishte një rol të caktuar e përdornin telefona të kriptuar për të komunikuar me njëri-tjetrin.
Sic informonte paraprakisht një ditë më parë dhe portali roman ROMATODAY, (romatoday.it) mes të arrestuarve të bandës së trafikantëve ku është përfshirë dhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, është dhe ish boksieri Petrit Bardhi, i thirrur me nofkën Titi, që më vitin 2015 është vënë nën hetim nga Finanza italiane si pjesëtar i bandës së kapo ultrasit lacial Federico Piscitelli Diabolik i ekzekutuar më 209 në një park të Ronës.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Në dosjen hetimore të siguruar nga RTV Ora e Ora News. Petrit Bardhi 48 vjec citohet si person i lidhur me personin e njohur të kriminalitetit shqiptar roman Arben Zogu e Dorian Petoku, i arrestuar në Shqipëri në kuadër të operacionit Brasile Loë cost, me akuzën e trafikut të drogës nga Amerika Latine. Emri i tij është përfshirë dhe në operacionet Luciferi 2017 e Grande Raccordo Criminale.
EKSKLUZIVE/ Përgjimet e dosjes – Elsa Lila: Mos harro kutinë e Babagjyshit. Nuk kam frikë nga shteti, por hajdutët
Ishte Petrit Bardi personi qe bënte ndërmjetësin për të garantuar sasinë e drogës që furnizonte e tregtonte grupi i drejtuar nga Arind Boci. Ishte ai që kishte vendosur kontakte me blerësit e lëndës narkotike e shpesh pjesëmarrës në krah të Francesk Ndrekut në aferat e shitjes e tregtimit të saj.
Për të komunikuar mes tyre ku grup trafikantësh përdorte telefona të kriptuar të markës BQ ACQUARIUS me skedë telefonike të huaj e për të cilët çdo 6 muaj paguanin 1500 euro për t’ bërë të sigurtë e të pamundur për t’u kontrolluar nga forcat e rendit.
Në një përgjim ambientla Petrit Bardhi thotë “Nëse forcat e rendit arrijnë të hapin telefonat e tyre duhet një burg tjetër në Romë”, duke aluduar sasinë e madhe të personave të përfshirë në bashkëpunim kriminal për të cilët duhej një tjetër burg në Romë.
“Paguaj 1500 euro çdo gjashtë muaj për këtë telefona… thotë në një bisedë të përgjuar Petrit Bardhi.
Telefona të tillë përdonin dhe kreu i këtij grupi kriminal Arind Boci e anëtarë të tjerë të tij.
Në një bisedë telefonike të përgjuar nga autoritetet italiane, Arind Boci rekomandon një shoqëruesen e tij në makinë që të mbaj telefonin e tij e në rast kontrolli nga forcat e rendit të thotë se ka skedë të huaj e se nuk kujton PIN-im për ta zhbllokuar.
Dosja hetimore e Autoriteteve italiane ka evidentuar bashkëpunimin e kreut të këtij grupi kriminal Arindi Boci me personazhë të njohur të kriminalitetit narko-trafikantë romanë në lidhje familjes kamorriste të Michele Senese.
Në një përgjim policor të dokumentuar më 23 shkurt 2019 është dokumentuar takimi i Arindi Boci me tre shtetas italianë; G.B, D.M, e B.L. elementë të spikatur të kriminalitetit roman të narkotrafikut.
RTV Ora e Ora News zbardh eksluzivisht detaje të dosjes me emrat e shtatë shqiptarëve të arrestuar në operacionin antidrogë i cili çoi në burg dhe këngëtaren shqitpare Elsa Lila.
Me urdhër të prokurores Maria Paola Tomaselli, ata akuzohen për trafik droge të tipit kokainë, hashash e marijuanë, magazinim e tregtim të lëndës narkotike, e pjesëmarrje në aktivitet kriminal, grup i struktururar me aktivitet ilegal prej disa kohësh ku cdo anëtar kishte role të pëcaktuara mirë.
Organizator i këtij grupi trafikantësh ishte shqiptari Arindi Boci, i thirrur me pseudonimin Rindi, që së bashku me shqiptarin Glend Burhanaj organizonte transportin e tregtimin e sasive të drogës.
“Rindi”, sipas hetuesve italianë bashkëpunonte me personazhe të krimit të organizuar roman të botës së narkotrafikut e në lidhje me familjen e mafiozit Michele Senese, shkruhet në dosjen e siguruar nga Ora News dhe RTV Ora.
Një tjetër element i rëndësishëm i këtij grupi kriminal ishte i arrestuari Petrit Bardhi, me pseudonimin Titi, i cili i siguronte grupit të drejtuar nga Arindi Boci, sasinë e drogës për ta trafikuar, falë lidhjve me element të spiaktur të kriminaliteit roman.
Krahu i djathtë i Arindi Boci, ishte Cesku, nofka e Francesk Ndreka, njeriu i besuar, e personi operativ i tij në magazinimin e tregtimin e lëndës narkotike.
Roli i këngëtares shqiptare Elsa Lila
Sipas dosjes hetimore të Prokurorisë së Romës, akuza ndaj këngëtares shqiptare është pjesëmarrje në një grup kiminal me aktivitet në trafikun e drogës, magazinimin e tregtimin e drogës.
“Elsa Lila në cilësinë e pjesëmarrëses në këtë grup kriminal, ndiqte direktiva e grupit e përdorej si rojtare e këshilluese e të ardhurave të aktivitetit ilegal, si dhe të librit të kontabilitetit të grupit. Ajo ofronte strehim Arindi Boci, kreut të këtij grupi trafikantësh, në fazën përfundimtare të hetimeve për t’i shpëtuar kontrollit policor.
Prokurorët italianë shkuajnë se “Elsa Lila, ishte pjesëmarrëse e aktivitetit kriminal të këtij grupi që trafikonte lëndë narkotike, dhe pse në aparendë me rol minimal, Faktikisht nuk merrte pjesë në operacionet e transportit, trafikimit e tregtimit , magazinimit të drogës, por shfaqej si ruajtëse e arkës e kontabiliteit të grupit kriminal e besuar nga kreu i saj, Arindi Boci.
Hetuesit italianë nënvizojnë se “Elsa Lila shfaqej me djallëzi dinake kur këshillon Arindi Boci të korruptoj forcat e rendit për të evituar kontrollet ndaj grupit e aktivitetit të tij krimianl e dëshmojnë ëprkatësinë e saj më ëktë ambinet kriminal, objekt dhe i kësaj dosje hetimore,” shkruhet në dosjen e siguruar nga Ora News dhe RTV Ora.
Emri i këngëtares shqiptare brenda aktivitetit të këtij grupi kriminal shfaqet pas arrestimit më 2019 të Glend Burhanaj.
Ekskluzive/ Elsa Lila e besuara e anëtarit shqiptar të grupit kriminal, shmangte kontrollin financiar
Në përgjimet ambientale të bëra në banesën e ku jetonin Arindi Boci e Glendi Burhanaj, shfaqet se asaj i janë besuar ruajtja e arkës së të ardhurave të përfituara nga aktiviteti i trafikut të lëndëve narkotike e një regjistër kontabilitetit me hyrje daljet e të ardhurave.
Nga kjo arkë ishin shpenzuar 25 mijë euro për asistencën legale të Geldi Burhanaj.Gjatë një bisede të përgjuar në banesën e Arindi Boci, “Rindi” informon babain e nipin e Glendi Burhanaj se kishte tërhequr 25 mijë euro për shpenzimet legale.
“I tërhoqa nga Elsa … i kisha lënë mënjanë tek Elsa,,,, cfarë të bëjmë…””I kemi shkruar të gjitha… librin e kam lënë tek Elsa… llogaritë…Pas arrestimit të Burhanaj.
Rindi, shprehej i preokupuar për fatin e tij. Elsa Lila si njeri i besueshëm i tij i ofronte banesën e saj për t’iu fshehur kontrolleve policor, gjatë peridhës së verës, kur ajo do të nisej për pushime.
Sipas këngëtares shqiptare banesa e saj ishte e sigurtë e kishte pranë një rrugicë që mund ta ndihmonte të largohej në rast emergjence pa rënë në sy.
Në një bisedë të përgjuar më 22 korrik 2019 mes Elsa Lila e Arindi Boci thuhet:
Elsa: Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti…
Elsa: Shih e bë… unë po të lë një palë çelësa… mbyllu aty, ndrysho vend
Boci: Po më vë në siklet..Elsa; Kuptove o jo? Po te le nje kopje çelësash.
Elsa: E di dhe ku është rrugica, tek mermeristi, parko makinën aty… është vend yll… ke dhe rrugëdalje e mund të ikësh pa problem…
Po në të njëjtën bisedë të përgjuar këngëtarja shqitpare rekomandonte Arindo Boci, të kishte kujdes “kutinë e Babbo Natale-s” (babagjyshit të vit të ri), një gjuhë e kriptuar për kutinë ku ruhej arka e libri i llogarive të grupit.
Elsa: Mos harro kutinë e Babbo Natale-s është atje poshtë
Boci: Po Po
Elsa: Është tek ajo mobilje që di ti, aty prapa…. atu është ajo e Babbo Natales….e aty brenda ështa ajo që di ti, ajo që t’i ke lënë…e mos harrro. inkubi im është aty..
Boci: Jo e dashur jo, është gjithcka qetë, e kemi pastruar shtëpinë s’kemi gjë ilegale….
Elsa: unë nuk kam frikë nga shteti (nga forcat e rendit) kam frikë nga hajdutët… mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrolloj, unë tek shteti shkoj cdo ditë..
Elsa Lila shpjegon se ka marrëdhënie të mira me forcat e rendit e se gjatë një kontrolli që i kanë bërë në bad &breakfast e saj, ja kishin falur se i mungonin disa dokumente. Dhe pse i kishin vënë gjobë i kishin thënë të mos e paguante.
Elsa Lila këshillonte kreun e grupit të trafikantëve të gjente një mik brenda aparatit shtetëror, duke komentuar se si në Itali dhe në Shqipëri ka njerëz të korruptueshëm që mund të jenë të vlefshëm në situata të vështira të mikut.
Elsa: I dashur duhet të gjesh një mik brenda aparatit shtetëror… kjo është zgjidhja si ta gjesh një mik të tillë…një mik, grep në shtet shërben si në Shqipëri, ti e di… është një e mirë sepse të shpëton kushdoqoftë në qeveri, duhet të kesh një dhe aty.. në aparatin shtetërir, duhet gjetur mënyrë se dhe këtu ka njerëz të korruptuar.
Boci: Eh shumë
Elsa: Prandaj por të them se nuk duhet të jetosh me këtë terror,… se këtu kanë jetuar nejrëz që nuk dua t’i them emrin… ata me M…
Arindi Boci shpreh shqetësimin se mos i kanë përgjues në banesë.
Boci: Mos na kanë vënë ndonjë Big Brother këtu?
Elsa: Bëj një kontroll ka instrumente për këtë punë, që i gjejnë… si këto që ke ti…
Këtu LAJMI I FUNDIT
Shtatë të arrestuarit shqiptarë janë:
Petrit Bardhi i thirrur me nofkën TITI, 48 vjec
Arindi Boci i thirrur me pseudonimin Rindi, 36 vjec
Glend Burhanaj i thirrur me pseudonimin Qorri 33 vjec
Elsa Lila, kengetare shqiptare 41 vjec
Gjino Lleshaj, 40 vjec
Leonard Vacaj 49 vjec.
Francesk Ndreja, i thirur me nofkën Cesku, 29 vjec
—————————————
Ky është një artikull ekskluziv që RTV Ora e Ora News gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar oranews.tv dhe detyrimisht shoqëruar me linkun e artikullit original.
Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve t . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
Pas ndryshimit të flamurit në 1944 me shtimin e yllit komunist, Shkodra u transformua në një qendër rezistence kundër regjimit, duke paguar një çmim të lirë për traditën e saj të lirisë . . .
IDRIZ LAMAJ: KARTOLINË E XHAFER DEVËS DËRGUE MË 1972, GJATË ZHVILLIMIT TË MBLEDHJES NË MADRID
Është një kartolinë që daton më 3 korrik 1972.
Xhafer Deva i shkruan Idriz Lamajt:
I dash . . .
Që nga viti 1944, kur erdhi në pushtet e, deri në fundin e vitit 1990-të, regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, në bazë të teorisë dhe “mësimeve t . . .
Një nga zgjedhjet parlamentare më problematike në historinë e Shqipërisë, janë edhe ato të vitit 1923. Këto zgjedhje dhe problematikat e tyre prodhuan ngjarjet e vitit 1924 në Shqipëri, . . .
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Maj 2025
Kur arsimtari, përkthyesi dhe poeti Beqir Haçi (1907 – 1990) shkruajti letrën në vijim, sigurisht që nuk e dinte për fatin tragjik që do t’i re . . .
Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Prill 2025
“Die Transvaler” ka botuar, të hënën e 31 majit 1982, në faqen n°2, një shkrim rreth . . .
Burimi : The Daily News, e shtunë, 14 nëntor 1931, faqe n°2
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2025
“The Daily News, Autrali” ka botuar, të shtunën e 14 nëntorit 1931, në faqen n°2 . . .
Në fillim të shek. XV Turqit sulmojnë Evropen dhe shkretnojnë fise e mbretni.
Fatosi i Krujës përballë rrezikut, qi i kercnohej Shqypnisë, i drejt . . .
Ka qenë mëngjesi i 1 shtatorit të vitit 1976, kur punëtorët e ndërmarrjes së Peshkimit që mbërritën të parët në vendin e tyre të punës që ndodhej në bregun e liqenit të Shkodrës afër fs . . .
Ka qenë mëngjesi i 1 shtatorit të vitit 1976, kur punëtorët e ndërmarrjes së Peshkimit që mbërritën të parët në vendin e tyre të punës që ndodhej në bregun e liqenit të Shkodrës afër fs . . .
Komentet