Lideri historik i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë bombë nga Durrësi, duke deklaruar se Lulzim Basha akuzohet nga prokurorët belgë për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transporton para të përfituara në rrugë të paligjshme.
Basha u thirr pasditen e djeshme nga një grup prokurorësh belgë në ambientet e SPAK dhe u mor në pyetje për më shumë se dy orë, lidhur me hetimet për 3.5 mln eurot e ‘Toyota Yaris’.
Gjatë takimit me qytetarët durrsakë ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ardian Muka, Berisha zbardhi detaje nga deponimi i Bashës para hetuesve belgë dhe tha se Basha ka ndryshuar dëshminë para prokurorëve, duke dhënë një tjetër version para tyre.
Berisha tha se hetimet për ‘Toyota Yaris’ në Shqipëri Bashës ia mbylli Edi Rama, por janë prokurorët belgë ata të cilët do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni.
Sali Berisha: Ja t’i bëjmë një pyetje ish-kryetarit dhe deputetit të Durrësit Ferdinand Xhaferri: Ferdinand, eja dhe thuaju zgjedhësve të t’u çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belge? Mos ua fshih, duhet t’ua thuash, mos u bëj hipokrit, të kanë votuar, tregoju njerëzve. U thirr për bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku. U kap edhe si mashtrues në betim. Ferdinand eja këtu me mua, ose shko dhe tregoji çdo demokrati. Mos harroni, prokurorët e Mbretërisë së Belgjikës nuk janë prokurorët e Edi Ramës, por prokurorë të betuar para Mbretit, nuk ka gjë që i thyen ata. U kishte dhënë një variant krejt tjetër. E ndërroi krejt pllakën. Menjëherë u konstatua se ishte mashtrim nën betim, vepër kriminale, vepër penale. Ia mbylli Edi Rama Toyota Yaris me një njeri, por prokurorët belgë do t’i shkojnë deri në fund këtij operacioni. Ata kanë me qindra e mijëra tabulate, dokumente. Ndaj dhe Basha nuk guxon të vijë dhe të paraqesë Luanin (Luan Hoti) këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit. syri.net
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin edhe kanë bashkëkryesuar tryezën e liderëve me temën ‘‘Një Evropë e hapur me . . .
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp.
Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit.
Beris . . .
Procesi i numërimit të votave të Diasporës ne garën e 11 Majit, është shndërruar në burim konflikti mes palëve. Partia Demokratike ka vijuar qëndrimin kundër përfshirjes së votave nga G . . .
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të qartë: Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate n . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ardhur direkt nga Brukseli në protestën kundër blerjes së votës nga Edi Rama, tek Bulevardi ‘Zogu i I’. Gjatë fjalës së tij, Berisha . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha mori pjese në samitin e IDU në Bruksel. “Narkoshteti vodhi zgjedhjet!”. “Kërkoj mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë, . . .
Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që . . .
Gazetarja Klodiana Lala, duke bërë një pasqyrë të ndikimit të krimit në zgjedhje, deklaroi se rasti i deputetes së PS që pritet të dali me rekord votash në Elbasan, Sara Mila, është . . .
E premtja e kthen sheshin “Skënderbej” në kryeqendrën e Europës.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian do të mbahet në Tiranë, ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qev . . .
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Botëror të IDU-së në Bruksel, deklaroi se ka ardhur për të denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit dhe për të . . .
Partia Demokratike, përmes një shkrese zyrtare dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka kërkuar kësaj të fundit dokumentacionin e procesit të votimit të shqiptarëve nga diaspo . . .
Arian Ndoja, kandidati i koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka arritur një rezultat të spikatur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke . . .
Komentet