Kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe ai maqedonas Dimitar Kovaçevski.
Isuf Kadriu
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë zyrtarizuar krijimin e grupeve të punës, përmes të cilave synojnë vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera, përskaj atyre të historisë që të arrijnë një marrëveshje finale për kontestet që kanë bllokuar integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, që u mbajt në Sofje, u shprehën me tone optimiste se pesë grupet e punës do të japin rezultate për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Por, në prononcimet e tyre për mediat, ata folën shumë pak për thelbin e kontestit, që ka të bëjë me identitetin dhe gjuhën maqedonase si dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.
Anëtarët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Sofje, 25 janar 2022.
Maqedonia e Veriut, në samitin e Bashkimit Evropian në nëntor të vitit 2020, nuk e mori datën për nisjen e bisedimeve me bllokun evropian, për shkak të vetos bullgare. Sofja kërkon nga Shkupi që të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë maqedonase.
Në takimet e të hënës dhe të martës në Sofje, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se është folur edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut duke shprehur gatishmërinë për përfshirjen e tyre në Kushtetutë.
“Në Kushtetutën tonë, përveç popullit maqedonas, janë të përfshirë edhe shqiptarët dhe popuj të tjerë, dhe normalisht në rast se ka qytetarë të tjerë që ndihen ndryshe nga të tjerët, mund të përfshihen në Kushtetutë. Por, ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese dhe besoj se kjo do të ndodhë në kuadër të ndryshimit të Kushtetutës apo përshtatjes së saj me kriteret evropiane. Ndërsa sa i përket çështjeve tjera që ekzistojnë mes dy vendeve, normalisht se do të bisedohet dhe kur të ketë rezultate, gjithsesi se ato do të bëhen të ditura për opinionin”, tha Kovaçevski.
Kreu i Qeverisë bullgare, Kiril Petkov, foli me tone optimiste se komisionet e historisë të dy vendeve, që sipas tij, janë shprehur të gatshëm për të intensifikuar punën që të ketë rezultate konkrete, sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, edhe Petkov nuk dha detaje konkrete, mbi thelbin e kontestit midis Sofjes dhe Shkupit.
“Përmes memorandumeve dhe iniciativave që i nënshkruam të martën do të kemi avancim të raporteve mes dy vendeve. Fqinjësia e mirë do të vendoset në piedestal… në takimet tona jemi pajtuar për një nivel të ri të punës së komisionit të përbashkët të historisë. Ekspertët e dy vendeve thanë se janë të gatshëm që energjia e re të kalojë në tone konstruktive dhe të ketë rezultate në punë”, deklaroi Petkov.
Kryeministri bullgar Petkov, tha se nuk pret që tensionet në Ukrainë të reflektohen në bisedimeve që po zhvillojnë Shkupi dhe Sofja, pasi dy vendet, sipas tij, po përballen edhe me sfida tjera ndërkombëtare, siç është pandemia e koronavirusit dhe kriza energjetike.
Në mbledhjen e parë të dy qeverive pas zgjedhjes në postet e kryeministrave, Kovaçevski dhe Petkov njoftuan për formimin e grupit të punës që mbulon bashkëpunimin në ekonomi, energjetikë, financa, inovacion dhe zhvillim, investime dhe bujqësi.
Grupi i dytë i punës në fokus do të ketë transportin, infrastrukturën, vetëqeverisjen lokale dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Sipas krerëve të qeverive të dy vendeve, grupit i tretë do të merret me integrimet evropiane, politikat e gjelbra dhe qeverisjen e mirë. Grupi i katërt do të përqendrohen në kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin dhe rininë e sportin. Grupi i pestë do të ketë çështjet më të ndjeshme, që në fakt edhe parqet thelbin e kontestit, aspektet historike mes dy vendet.
Nisma për grupet e punës dhe që së pari të diskutohet për bashkëpunimin ekonomik e pastaj për historinë, është e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Ai ka thënë se nga këto grupe pret rezultatet konkrete në gjashtë muajt e parë të këtij viti, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me dallimet kryesore mes dy vendeve, për gjuhën, identitetin, historinë dhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i kërkoi sot Maqedonisë së Veriut që të përmbushë detyrimet e saj për ndryshimet kushtetuese, nëse dëshiron të nisë negociatat e anët . . .
Sanja Vasiq
Ajo që po ndodh pas tragjedisë në Koçan është një polarizim selektiv etnik, partiak dhe politik për të mbrojtur të vetët me çdo kusht, thotë nënkryetari i Bashkimit . . .
Arkeologët në Maqedoninë e Veriut kanë bërë një zbulim të jashtëzakonshëm të Kryeqytetit të Humbur të Qytetërimit të Lashtë, i cili mund të zbulojë njohuri të reja mbi jetën e Aleksandr . . .
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, gjatë takimit të sotëm në presidencë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi formim sa më të shpejt . . .
Sanja Vasiq
Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht tronditjeve në koalicionin VLEN, thotë kryetari i Kuvendit maqedonas, Afrim Gashi, në një intervistë për Radion . . .
Në vitin 2016 gazeta Italiane la Repubblica publikon statistikën e qytetarëve të Maqedonisë, e cila ishte publiku nga shërbimi sekret CIA në Amerikë! Sipas CIA-s në R.M.V në vitin 2016 . . .
Truproja personale e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, Angel Saramakov është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Shkupit ditën e sotme, ndërsa pritet që ndaj . . .
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është arrestuar dhe vendosur në paraburgim pasi dyshohet se Ministria që ai drejtonte ka lëshuar licencën e falsifikuar për funksionimin . . .
Pamje nga lart e klubit të natës pas zjarrit vdekjeprurës në Koçan, Maqedoni e Veriut.
Radio Evropa e Lirë
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u zgjuan të hënën për ta nisur mba . . .
Përmes një telegrami të nënshkruar nga Sekretari Kardinal i Shtetit, Pjetro Parolin, Papa Françesku ka shprehur ngushëllimet e tij pas zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, k . . .
Pas publikimit të shifrave të viktimave nga tragjedia e ndodhur në një diskotekë në Koçan, në Maqedoninë e Veriut, familjarët e personave që dyshohet se kanë qenë brenda godinës, kërkoj . . .
Radio Evropa e Lirë
Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub na . . .
Komentet