VOAL

VOAL

Historia e panjohur e Pashait të Janinës me Kalivaçin e Tepelenës – Me rastin e 200 vjetorit të vrasjes së Ali pashë Tepelenës Nga Prof. Dr. Vezir Muharremaj

January 21, 2022

Komentet

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…” Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

Nga DASHNOR KALOÇI

 

Edhe pse propagandohej me të madhe se; “ndryshe nga vendet kapitaliste, në Shqipërinë Socialiste shërbimi shëndetësor ishte falas për të gjithë shtetasit:, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, ai linte shumë për të dëshiruar. Madje në shumë aspekte, siç ishin aparaturat dhe pajisja e spitaleve e objekteve të tjera shëndetësore me ilaçe e medikamente të ndryshme bashkëkohore, ka qenë një problem që mbeti i pazgjidhur deri në shembjen e atij regjimi. Por një nga plagët më të mëdha të shëndetësisë së para viteve ‘90-të, thuhet se ka qenë ai i numrit të lartë të vdekjeve të fëmijëve të moshës nga 0 deri 1 vjeç, apo siç njihej ndryshe me termin e mjekësisë; “mortaliteti tek foshnjat”.

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa dokumente arkivore të Ministrisë së Shëndetësisë së asaj kohe, ku ndodhet korrespodenca e saj me disa nga institucionet dhe organet më të larta partiake e shtetërore të asaj kohe, në të cilat bëhet e ditur se vetëm gjatë vitit 1971, në të gjitha rrethet e vendit, nga 72.771 lindje, u shënuan 7027 vdekje në fëmijët e moshës 0 deri në 1 vjeç.

Por ajo që tronditi Tiranën dhe alarmoi udhëheqjen e lartë partiake dhe shtetërore të asaj kohe, ishte vdekja e 27 foshnjave në Maternitetin e Tiranës (sot Materniteti “Nana Mbretëreshë) vetëm gjatë disa ditëve në fundin e shtatorit dhe fillimin e tetorit 1972, gjë e cila detyroi organet përkatëse të asaj kohe që ta mbyllnin fare Maternitetin e Tiranës. Po pse ndodhi një numër aq i lartë vdekjes në atë maternitet në atë kohë dhe cilat ishin arsyet që u mor vendimi për mbylljen e asaj Shtëpie Lindje? Çfarë thuhet në raport-informacionet e ministrit të Shëndetësisë së asaj kohe, Dr, Llambi Ziçishti, dërguar instancave më të larta të shtetit dhe cili ishte reagimi e përgjigjja e udhëheqjes së lartë të asaj kohe, duke filluar nga kryeministri Mehmet Shehu, sekretari i Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, sekretari i parë i Komiteti të Partisë së Tiranës dhe anëtari i Byrosë Politike, Manush Myftiu, etj.?

Dokumentet e mëposhtme arkivore, që publikohen për herë të parë, sjellin një pasqyrë të detajuar mbi gjendjen alarmante të mortalitetit infantil në Shqipërinë e vitit 1971, si dhe përpjekjet e aparatit shtetëror për të vënë nën kontroll këtë fenomen tragjik. Përmes relacionit të Zv/Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Kleo Miho, si dhe raporteve zyrtare të nënshkruara nga Dr. Bukurije Maçi pranë Drejtorisë së Nënës dhe Fëmijës, zbardhet tabloja e vërtetë e shërbimit mjekësor në rrethe dhe fshatra gjatë regjimit komunist.

Këto shkresa zyrtare të fillim-vitit 1972, nxjerrin në dritë jo vetëm shifrat e larta të vdekshmërisë së foshnjave, ku sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes si bronkopneumonia zinin deri në 60% të rasteve, por edhe prapambetjen e thellë infra-strukturore në zonat rurale. Dokumentet zbulojnë dështimin e planit për ndërtimin e shtëpive të lindjes e konsultoreve, mungesën e lejeve të lindjes dhe kontrolleve mjekësore për fëmijët 0-3 vjeç, si dhe kushtet skandaloze të ushqimit në çerdhet e fshatit, ku mungonin edhe artikujt më bazikë si buka e grurit dhe qumështi. Përmes një autokritike administrative, raportet godasin gjithashtu burokracinë e seksioneve lokale të shëndetësisë dhe pasqyrimin sipërfaqësor apo me formularë fiktive të të dhënave demografike nga rrethet. Lidhur me këtë etj., na njohin dokumentet në fjalë, të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

Vijim

RAPORT – INFORMACION I MINISTRIT TË SHËNDETËSISË, DR. LLAMBI ZIÇISHTI, LIDHUR ME NGJARJEN E RËNDË TË VDEKJES SË 27 FOSHNJAVE NË MATERNITETIN E TIRANËS NË TETOR 1972

I N F O R M A C I O N

Në vijim të informacionit tonë të mëparshëm mbi infeksionin që qarkullon në Shtëpinë e Lindjes në Tiranë, gjendja është zhvilluar në këtë mënyrë:

Që nga data 17.X.1972, nuk ka patur të sëmurë nga kontingjenti i fëmijëve të lindur në repartin e izoluar nga kontaktet. Kjo tregon se sëmundja është nën kontroll. Numri i fëmijëve të sëmurë deri tani është 50. Këtu përmblidhen edhe ato që janë sëmurur në qytet, mbasi kanë dalë mirë nga spitali. Që të gjithë këto fëmijë kanë qenë në kontakt me sëmundjen.

Sëmundja ka një dekurs të rëndë. Ashtu sikurse del nga eksperienca botërore, mortaliteti është mbi 50%. Në maternitetin tonë kanë ndodhur deri tani 16 vdekje. Këtu përfshihen edhe fëmijë të lindur me peshë shumë të vogël, por që patën shenja të kësaj sëmundjeje. Fakti që me masat rigoroze anti-epidemike, në repartin e veçantë, që nga data 17.X.1972 nuk ka fëmijë të sëmurë dhe duke marrë parasysh të dhënat anatomopatologjike mund të konkludohet, por me rezervë, se nuk është fjala për një virozë, ç’ka do të ish më e rëndë përsa i përket përhapjes. Në këtë drejtim vazhdojnë kërkimet laboratorike.

Lidhur me këtë sëmundje, i gjithë personeli i maternitetit është vënë në kushte të veçanta steriliteti dhe profilaksie. Ekipi i pediatërve më të mirë është në mënyrë të rregullt pranë fëmijëve. Janë marrë gjithashtu masa për të reduktuar brenda mundësive numrin e grave që vijnë jashtë qytetit dhe që kanë mundësi të lindin në institucione të tjera. Deri tani nuk ka asnjë arsye për të mbyllur maternitetin. Mendimi i specialistëve është se sëmundja është dominuar që me masat e para. Shtimi i numrit të të sëmurëve është vetëm nga kontingjenti i kontakteve. Gjithashtu është siguruar edhe kontrolli dhe ndjekja në qytet e të gjithë fëmijëve të dalë nga materniteti.

Çdo ditë dalin rreth 20 fëmijë, por deri tani nuk është vërejtur edhe në qytet asnjë rast sëmundjeje tek fëmijët e lindur mbas datës 17.X.1972.

Tiranë, më 27.X.1972

M I N I S T R I

Llambi Ziçishti

LETRA E MITI BOZOS PËR HYSNI KAPON LIDHUR ME NGJARJEN E RËNDË NË MATERNITETIN E TIRANËS NË TETOR 1972

Shoku Hysni

Mendoj që ky informacion i Ministrisë së Shëndetësisë t’i dërgohet edhe shokut Manush, sepse, ma merr mëndja që në këtë çështje ka një frymë justifikimi. Në maternitet kemi organizatë partie që duhet ta analizojë më thellë gjendjen.

Miti Bozo

11. XI. 1972

LETRA ME PËRGJIGJEN E E HYSNI KAPOS PËR NGJARJEN E RËNDË NË MATERNITETIN E TIRANËS KU VDIQËN 27 FOSHNJE

Manushi është me dijeni të vetëm për fëmijën dhe shërbimet e tjera, por edhe përgjegjësinë që kanë kuadrot e shtëpisë të cilët nuk kanë respektuar rregullat dhe disiplinën që kërkohet. Ai më ka thënë se këto çështje do i bëjmë problem në organizatën e Partisë.

Hysni Kapo

13.11.72

RAPORT – INFORMACIONI I MINISTRIT TË SHENDETËSISË DR. LLAMBI ZIÇISHTI, PËR NGJARJEN E RËNDË NË MATERNITETIN E TIRANËS DHE MASATR E MARRA PËR STABILIZIMIN E SITUATËS

I N F O R M A C I O N

MBI PËRHAPJEN E NJË INFEKSIONI NË REPARTIN E TË PORSALINDURVE NË MATERNITETIN E TIRANËS

Sikurse është re-latuar edhe në informacionet e mëparshme, duke filluar nga data 3.X.1972, në repartin e të porsalindurve në Maternitetin e Tiranës u vu në dukje një përhapje e shpejtë e një infeksioni të rëndë që paraqitej me keqësim të menjëhershëm të gjendjes së përgjithshme, me ngritje të temperaturës, me rënie të peshës dhe me çrregullime gastro-intestinale. Nga data e mësipërme deri më 6. XI. 1972, nga 411 të lindur, ky infeksion ka prekur 67 prej tyre dhe ka shkaktuar 27 vdekje (= 40%).

Në shifrën e të sëmurëve janë përfshirë 17 fëmijë, të cilët shenjat e sëmundjes i kanë paraqitur pas daljes nga shtëpia e lindjes. Prej këtyre 4 kanë përfunduar në vdekje në spitalin Klinik të Fëmijëve. Ministria e Shëndetësisë u njoftua për gjendjen e krijuar më datën 9.X.1972 dhe me një herë u mblodh një komision i gjerë me specialistë të ndryshëm, të cilët me këtë rast propozuan një sërë masash për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së infeksionit.

Këto masa patën karakter të përgjithshëm higjenik, profilaktik dhe organizativ dhe u shoqëruan me kërkime anatomo-patologjike dhe analiza të gjera mikrobiologjike. Këto ekzaminime vunë në dukje me datën 16.XI.1972, praninë e mikrobit ‘Coli pathogen O111’ në fëmijët e sëmurë, në disa enë për ushqimin e fëmijëve dhe në disa lokale të maternitetit. Supozohet që burimi primar i mikrobit të jetë një bartës i shëndoshë dhe i përkohshëm (ndoshta një nënë).

Zbulimi i mikrobit shkaktar bëri të mundur që të vihen në jetë një sërë masash më konkrete dhe më specifike, mbasi njihen mirë rrugët me anën e të cilave infeksioni përhapet në fëmijët e porsalindur. Infeksione të shkaktuara nga koli pathogen njihen dhe përshkruhen në të gjithë vendet dhe kohë mbas kohe ky mikrob merr veçori agresive të mëdha kundrejt fëmijëve të porsalindur dhe fëmijëve të vegjël. Këto veçori agresive bëhen të theksuara në institucionet me grumbullim fëmijësh si rrjedhim i shumëzimit dhe i kalimit të shpejtë të mikrobit nga një fëmijë tek tjetri, duke shkaktuar një vdekshmëri të lartë që arrin rreth 50%.

Masat kryesore që u vunë në jetë në këtë kohë konsistuan në dezinfektimin e përsëritur të dyshemeve, shtretërve, lokaleve, të duarve dhe në zëvendësimin dhe shumëzimin e mjaft pajisjeve në mënyrë që të mënjanohej mundësia e kalimit dhe e përhapjes së mikrobit. Masa të tjera të rëndësishme konsistuan në krijimin e lokaleve të veçanta dhe të veçuara për fëmijët e sëmurë për të cilët u-vu në jetë një mjekim më i plotë dhe intensiv duke u-ndihmuar nga pediatër të spitalit të fëmijëve dhe nga mjekët specialistë që ndoqën me kujdes dhe rregullisht të gjithë proceset e punës në shtëpinë e lindjes.

Fëmijët që kishin qenë në kontakt me të sëmurët u mbajtën të veçuar në reparte të ndara. Reparte të reja të pa infektuara u krijuan për të porsalindurit e tjerë. U-caktua personel i veçantë për çdo repart duke krijuar mundësinë e mënjanimit të përhapjes së infeksionit nga vetë personeli.

Me mjekët e shtëpisë së lindjes u bë një punë e madhe nga shokët e komisionit lidhur me problemet themelore të mbajtjes dhe të mbrojtjes së fëmijës të porsa-lindur, mbi ushqimin e drejtë të tij, mbi mjekimin e përshtatshëm etj.

Masat e marra bënë të mundur një ndryshim të dukshëm të gjendjes dhe kërkimet mikrobiologjike rezultuan shumë të kufizuara ose tërësisht negative. Ky ndryshim u vu në dukje

edhe nga fakti se që nga 17.X.1972 deri më datën 30.X.1972 nuk pati asnjë fëmijë të sëmurë nga ato që lindën gjatë kësaj periudhe dhe u mbajtën të veçuar nga fëmijët e sëmurë ose nga kontaktet. Këto fëmijë u ndoqën edhe në shtëpi pas daljes nga materniteti dhe vazhdojnë të jenë të shëndoshë.

Në këtë kohë u-bë një punë e gjerë për të shfrytëzuar plotësisht kapacitetin e shtëpisë së lindjes së Yzberishit (Kombinatit) si dhe ato të fshatrave dhe për të kufizuar ardhjet e panevojshme nga rrethe të tjerë.

Fëmijët e dalur nga Shtëpia e lindjes së Tiranës u-ndoqën me mjaft kujdes nga personeli i konsultoreve të fëmijëve dhe nga mjekët dhe personeli i poliklinikave, me të cilët u-bë edhe punë sqaruese. Masat dhe gjendja e krijuar gjatë dy javëve të fundit lejuan të besohej se situata mund të qëndronte plotësisht nën kontroll, me kusht që të mbaheshin rregullat nga ana e vetë personelit, i cili është faktori kryesor i përhapjes direkte dhe indirekte të infeksionit.

Mbyllja e sektorit obstetrik të Shtëpisë së Lindjes nuk u konsiderua e nevojshme gjatë fazës së parë të epidemisë, për arsye se nuk kishte asnjë të dhënë të saktë mbi mikrobin shkaktar dhe mbi mënyrën e përhapjes së infeksionit. Në këtë fazë u-mendua, ndërmjet të tjerash, se mund të ishte fjala për një infeksion viral, aerogen që nuk ka lidhje me kushtet e ambientit. Mbas përcaktimit të mikrobit dhe masave të marra, mbyllja e sektorit obstetrik nuk u pa e nevojshme për arsye të mbajtjes së gjendjes ndënë kontroll dhe të mos paraqitjes të asnjë rasti të ri për një periudhë dy javore.

Gjatë kësaj faze ekzaminimet e përsëritura vunë në dukje frenimin e gjendjes edhe nga ana mikrobiologjike. Mundësia e përhapjes së infeksionit deri sa kish lidhje me pastërtinë dhe sterilitetin e personelit mund të ishte e njëllojtë edhe në lokalin ku eventualisht mund të kalonte sektori i obstetrikës. Por me gjithë kontrollet e organizuara u vërejtën dy shkelje të rënda të rregullave epidemiologjike nga personeli gjë që lejoj të shfaqeshin me datën 30.X.1972 katër raste të reja sëmundjeje të ndjekur nga gjashtë raste të tjera deri me datën 3. XI. 1972.

Edhe një herë u vërtetua se infeksioni mund të përhapej vetëm me rrugët e njohura epidemiologjike. Që nga data 3.XI.1972 nuk ka asnjë rast të ri. Më datën 5.XI.1972 u bë një konsultë e gjerë në vijim të së cilës u vendos mbyllja e menjëhershme e sektorit obstetrikal të Shtëpisë së Lindjes së Tiranës dhe shfrytëzimi me zgjerim kapaciteti i maternitetit të Kombinatit.

Një masë e tillë paraqitej e mundshme në kohën kur numri i fëmijëve në maternitet kish zbritur në 18 dhe hyri në fuqi me datën 7.XI.1972 ora 6, me personel nga shtëpi të tjera lindjesh. Gjatë një periudhe prej disa ditësh do të bëhet edhe njëherë dezinfektimi i Maternitetit Tiranës, por ashtu sikurse u vu në dukje në konsultë edhe mbas mbylljes së përkohshme të korposit obstetrikal, kthimi në këtë repart krijon garanci vetëm në rast se zbatohen me përpikëri rregullat e higjienës dhe të asepsis.

Prandaj del e nevojshme që të bëhet një punë edukonjëse me personelin dhe të çohen deri në fund një sërë masash strukturale për të penguar ose për tu bërë ballë me lehtësisht infeksioneve eventuale intra-spitalore. Nga kjo gjendje do të nxirren konkluzione si për vetë maternitetin ashtu edhe për institucionet e tjera kurative. Nga fëmijët e sëmurë, aktualisht të gjithë janë në përmirësim e sipër. Zhvillimi i gjendjes po ndiqet sistematikisht nga shtabi i krijuar posaçërisht. / Memorie.al

Shqipëri-Spanjë, kur binte ”muri diplomatik”. Çfarë shkruante shtypi spanjoll për Shqipërinë 40 vjet më parë

Nga DRITAN MARA
Gazetar dhe përkthyes, Madrid

Me 12 shtator të këtij viti mbushen 40 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Spanjës. Në fakt mund të quhet edhe rivendosje marrëdhëniesh, ngaqë të dy shtetet e kishin njohur njëri tjetrin që në gusht 1922, madje Spanja kishte hapur edhe një Legatë në Tiranë në prill 1929. Por, stuhitë politike të shekullit XX do t’i ndanin rrugët e tyre për një kohë të gjatë.

Humnera ideologjike

Pushtimi i Shqipërisë në prill të vitit 1939 ndërpreu dhunshëm kontaktet e para. Megjithatë, as çlirimi i saj në nëntor 1944 nuk solli afrimin e pritur. Mes dy shteteve ishte hapur tashmë një humnerë e thellë ideologjike.

Lufta civile në Spanjë kishte sjellë në pushtet gjeneralin Francisco Franco, ndërsa Lufta e dytë Botërore kishte sjellë në pushtet regjimin e Enver Hoxhës. Për historinë, të dy ishin diktatorë, por me kahe të kundërt: Franko, një përfaqësues radikal i të djathtës antikomuniste; Enveri, një lider dogmatik i të majtës staliniste.

Hendeku politik do të krijonte boshllëk dhe ngrirje në marrëdhëniet mes dy vendeve. Tirana zyrtare e kritikonte ashpër diktaturën fashiste të Frankos, janë të njohur artikujt në Zërin e Popullit dhe në Radio Tirana; ndërsa Qeveria spanjolle kritikonte diktaturën komuniste të Hoxhës si dhe mbështetjen që Shqipëria u jepte grupeve radikale spanjolle të ekstremit të majtë të tipit FRAP, Fronti Revolucionar Antifashist dhe Patriotik, aktiviteti i të cilëve në vitet e fundit të regjimit të Frankos ishte shtuar.

Hendeku ishte aq i thellë, saqë edhe në pasaportat e asaj kohe, shtetasve spanjollë u ndalohej shprehimisht udhëtimi drejt vendet të bllokut komunist, në këtë listë vendin e parë e zinte Shqipëria.

1975, Vdekja e Frankos

Kthesa e madhe spanjolle do të vinte në 1975 me vdekjen e Frankos, njërit nga dy diktatorët. Spanja do të përjetonte atë që quhet Tranzicioni spanjoll, një kalim i butë nga diktatura në demokraci, do të rivendosej figura e mbretit dhe qeveria spanjolle do shihte mundësi të reja hapjeje në arenën ndërkombëtare. Është pikërisht në këto vite kur midis dy vendeve ndjehet një dëshirë hapjeje.

Kontaktet e para drejt hapjes

Fillimisht jozyrtare, kontaktet e para ndërmjet diplomatëve të të dy vendeve filluan në tokë neutrale, larg syrit të opinionit publik, në Beograd, në 1977.

Në nëntor të vitit 1981, në gazetën “El Pais” botohet një shkrim i dërguar nga korrespondenti i saj në Beograd, ku flitet për një afrim mes diplomatëve të të dy vendeve:

“Diplomatët spanjollë morën pjesë dje, për herë të parë, në Beograd në pritjen e organizuar nga ambasada shqiptare për të festuar ditën kombëtare të Shqipërisë. Çështja e hapjes së marrëdhënieve mes Tiranës dhe Madridit është ndjekur me durim nga ambasada spanjolle në Jugosllavi për vite me radhë”

Bisedimet do të ishin të gjata dhe delikate, të dy vendet herë dukej se afroheshin dhe herë që largoheshin përsëri në pozitat e fillimit. Hendeku midis tyre nuk ishte sheshuar, Enver Hoxha ishte ende gjallë.

12 shtator 1986, nënshkrimi historik

Afrimi diplomatik u kurorëzua zyrtarisht më 12 shtator 1986. Përmes një protokolli të përbashkët, Mbretëria e Spanjës dhe ajo që ende quhej Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, vendosën të hidhnin pas krahëve dekada armiqësie ideologjike.

Sot, pas katër dekadash, është interesante të hulumtohet se çfarë shkruhej në shtypin spanjoll në atë kohë për Shqipërinë dhe për vendosjen e këtyre marrëdhënieve.

13 shtator 1986, e përditshmja më e madhe spanjolle e asaj kohe, El País (me një tirazh prej rreth 400.000 ekzemplarësh në ditë), pasqyroi me nota të detajuara dhe me një dozë analitike ngjarjen e një dite më parë:

Spanja dhe Shqipëria vendosën dje marrëdhëniet diplomatike, duke përfunduar negociatat që ishin zhvilluar në Paris gjatë vitit të kaluar midis ambasadorëve të të dy vendeve. Shqipëria ishte i vetmi vend evropian me të cilin Spanja nuk kishte marrëdhënie. Shkëmbimi i notave diplomatike, […] u zhvillua në prani të ambasadorëve të të dy vendeve në Paris, Juan Durán Lóriga dhe Maxhun Peka.

Marrëveshja për të vendosur marrëdhënie me Shqipërinë u miratua nga Këshilli i Ministrave më 28 gusht të këtij viti. Për momentin, përfaqësimi spanjoll në Tiranë do të kanalizohet përmes ambasadës në Beograd, dhe përfaqësimi shqiptar në Spanjë përmes delegacionit të saj në Paris”

Artikulli i gazetës spanjolle vinte në dukje se që nga viti 1945 kontaktet midis dy vendeve kishin qenë thuajse zero, pa llogaritur disa qindra spanjollë, që e kishin vizituar në ato vite Shqipërinë për  ekskursione “më tepër të një natyre ekzotike dhe politike sesa turistike”. Këtu, me ironi referenca ishte për ata spanjollë, anëtarë të partive marksiste-leniniste që vinin fshehtas në Shqipëri ku formoheshin politikisht dhe zhvillonin aktivitetin e tyre duke ndihmuar në përkthimet e literaturës politike apo në emisionet në spanjisht të Radio Tiranës.

Gazeta zbulonte gjithashtu prapaskenat e procesit:

“Procesi i hapjes së marrëdhënieve diplomatike hispano-shqiptare, […] filloi në kryeqytetin e Jugosllavisë në vitin 1978, pas dëbimit nga Spanja të Leka Zogut, pretendentit për fronin shqiptar. […] Deri në vdekjen e Frankos, ambasadorët shqiptarë në mbarë botën ishin udhëzuar të mos përshëndesnin homologët e tyre spanjollë dhe t’u kthenin shpinën në pritjet zyrtare të organizuara nga vendet e treta. Ambasadori Fernando Olivié dhe zëvendësministri aktual i Jashtëm shqiptar, Sokrates Plaka, nisën kontaktet e para joformale në Beograd në vitin 1977”.

Kromi që çan bllokadën diplomatike

Shtypi spanjoll zbulon se ndërmjet dy vendeve, edhe pse nuk kishte marrëdhënie zyrtare diplomatike kishte pasur kontakte tregtare. Duke iu referuar periodikëve të kohës, zbulojmë se në vitin 1980 kishte pasur një vizitë të një delegacioni tregtar shqiptar në Madrid dhe të një delegacioni tregtar spanjoll në Tiranë. Një tjetër njoftim në shtyp tregon se po në 1980 Spanja i kishte blerë Shqipërisë rreth 4 milion dollar mallra. Ndërsa në vitin 1985 Spanja kishte blerë kryesisht krom nga Shqipëria në vlerën 895 milionë peseta (rreth 6,4 milion dollarë) dhe kishte eksportuar në Shqipëri mallra me vlerë 85 milionë peseta (rreth 607 mijë dollarë).

Kontaktet tregtare midis dy vendeve i hapën rrugën marrëdhënieve diplomatike. Spanjollët ishin të interesuar për mineralet dhe naftën e Shqipërisë dhe nga ana tjetër kërkonin të shisnin prodhimet e tyre në një Shqipëri që, pas ndarjes nga Kina, ishte e interesuar për prodhimet industriale që mund t’i ofronte Spanja. Por, deri në shtatorin e 1986, duket se kishte ende rrugë dhe bisedime për të bërë.

1985, Vdekja e Enver Hoxhës

Shtypi spanjoll i bëri një jehonë jo të vogël vdekjes së liderit komunist shqiptar. Gazeta El Pais, në 18 prill 1985 e hapte artikullin me këto fjalë:

“Largimi i Enver Hoxhës nga skena politike staliniste shqiptare dhe zëvendësimi i tij nga Ramiz Alia hap rrugën për vendosjen e marrëdhënieve midis Madridit dhe Tiranës. Vdekja e Hoxhës mbyll kapitullin e një epoke fyerjesh kundër Kurorës Spanjolle, veçanërisht të ashpra deri pesë vjet më parë, përmes valëve të Radio Tiranës. Burime diplomatike shqiptare i kanë përsëritur kësaj gazete, pas vdekjes së udhëheqësit të tyre, se Tirana mbetet e palëkundur në dëshirën e saj për të hyrë në dialog me Madridin.”

Por edhe për Ramiz Alinë shtypi spanjoll duket se ishte skeptik:

“Pas vdekjes së udhëheqësit historik Hoxha në prill të vitit 1985, pasardhësi i tij, Ramiz Alia, u betua para eshtrave të tij: “Shqipëria do të jetë gjithmonë e kuqe, siç e deshët ju”. Asgjë nuk ka ndryshuar në vendin më të mbyllur në Evropë. Gjatë jetës së Hoxhës, Ramiz Alia ishte rojtari i pastërtisë ideologjike, rojtari i tablove të besnikërisë ndaj kujtimit të Stalinit, në një vend ku ushtrimi publik i fesë është i ndaluar”.

Tundimi nga Lindja dhe roli i Këshillit të Evropës

Ndoshta një nga stimujt e jashtëm që do të ndikonin në përmbylljen e marrëveshjes do të ishte ajo që zbulon më tej artikulli i 13 shtatorit:

“Në vitin 1985, Këshilli i Evropës i rekomandoi anëtarët e tij, që të promovonin marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë, pas vdekjes së Enver Hoxhës në prill 1985, duke pasur parasysh mundësinë që udhëheqësit e rinj mund të tundoheshin për t’u rikthyer nga Lindja.

Ky rekomandim i Këshillit të Evropës  për ta tërhequr Shqipërinë drejt Perëndimit dhe për të mos i lënë udhëheqësit e rinj të saj të binin në tundimin për rikthim nga Lindja, ndoshta ishte shtysa përfundimtare që në gusht të vitit 1986 Këshilli i Ministrave të Spanjës, i kryesuar nga Felipe Gonzalez, një socialist, të firmoste marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë.

Edhe pse interesi i palës shqiptare për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike kishte filluar që pas vdekjes së Frankos, kurorëzimi i tyre do të bëhej një dekadë më vonë, vetëm pas vdekjes së Enver Hoxhës. Ishin dy nga diktatorët që e mbajtën gjatë pushtetin, 36 vjet Franko dhe 41 vjet Enveri. Duhej të vdisnin të dy diktatorët që midis këtyre dy vendeve të rivendoseshin marrëdhëniet diplomatike. gsh

Një jetë në Agjencinë Telegrafike Shqiptare- Nga Teuta Turhani

 

 

 

(Në nderim të përkthyesve, të atyre heronjve të heshtur)

 

Ishte vera e vitit 1973 kur një grup shoqesh prisnim të mësonim se ku do të na emëronin pas mbarimit të studimeve. Në fillim të gushtit, mora  lajmin që isha emëruar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. “Sa mirë!”, më thotë një nga shoqet e mia, ndërsa unë nuk dukesha dhe aq e entuziazmuar. Një mik i babait tim e kishte cilësuar ATSH-në “një uzinë mendore”. Thelbin e krahasimit me uzinën do ta kuptoja vetëm më vonë.

Institucioni ku unë do të punoja plot 39 vjet, ishte vërtet si një uzinë, ku punohej  orë e pa orë, me orare të zgjatura dhe shpeshherë edhe natën. ATSH-ja, si për gazetarët, ashtu edhe për përkthyesit e të gjithë brezave, ka qenë një shkollë e vërtetë profesionale. Mjaft gazetarë të mediave të shkruara e pamore, drejtues të mediave si dhe korrespondentë të njohur shqiptarë të agjencive të huaja që veprojnë në Shqipëri, kanë punuar ndër vite në sektorë të ndryshëm në ATSH, duke përfshirë edhe sektorët e përkthimit. Nga ana tjetër, nga ky institucion kanë dalë, gjithashtu,  diplomatë, deputetë dhe studiues të njohur brenda dhe jashtë vendit.

Punën si përkthyese e gjuhës frënge në ATSH, e fillova në  Redaksinë e Jashtme,  ku përkthehej  nga gjuha e huaj në shqip. Do të ishte kontakti i përditshëm me gjuhën frënge gjatë përkthimit të lajmeve të Agjencisë France-Presse (AFP) që do të më aftësonte shkallë-shkallë, duke  m’i forcuar themelet e njohjes së kësaj gjuhe që ishin hedhur tashmë gjatë studimeve universitare, por që do të më ndihmonte, gjithashtu, të merrja edhe më shumë  kulturë e njohuri rreth gjuhës, si dhe në fushën e gazetarisë, të cilat do të ishin të domosdoshme në vitet e mëvonshme.

Vetkuptohet, në fillim ndieja pasiguri gjatë përkthimit. Por  “noti mësohet vetëm në det” dhe ky “det” për mua ishte ATSH-ja.  Më është dashur një punë këmbëngulëse, por do ta kisha pasur më të vështirë pa ndihmën e kolegëve më të vjetër përkthyes, por edhe të redaktorëve. Në  sektorët e përkthimit, nga gjuha e huaj në shqip dhe anasjelltas, përkthyesve të rinj asnjëherë nuk u mungoi ndihma dhe përvoja u përcoll nga brezi në brez. Sidoqoftë, vlen të theksohet ndihmesa e brezit të parë të përkthyesve që ende vazhdonin të punonin në ATSH në fillim të viteve ’70 kur unë fillova punën. Ata rrezatonin kaq shumë kulturë e shumë modesti njëkohësisht dhe përcillnin pa u kursyer, me plot dashuri e dëshirë, njohuritë e tyre tek brezat pasues. Sa shumë kemi mësuar prej tyre !

Eruditi  Nuri Hamzaraj ishte njëri prej tyre. Mund të them pa e tepruar se, në sektorin e përkthimeve nga gjuha e huaj në shqip, ku punonte në atë kohë Nuriu, ndodhte shpesh që përkthyesit, dhe jo vetëm ata të frëngjishtes, prisnin radhën për t’u këshilluar me të. Ajo që të çudiste ishte se, edhe pse nuk e kishte fare idenë si shqiptohej anglishtja, ai gjithnjë ua gjente zgjidhjen edhe përkthyesve të anglishtes dhe, me intuitën e tij të fortë, edhe atyre të gjermanishtes, në sajë të formimit të tij gjuhësor.

Pas disa vitesh, më kaluan si përkthyese në Redaksinë  për Botën e Jashtme. Sigurisht, përkthimi nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj kishte një shkallë më të lartë vështirësie. Në fillimet e mia në këtë redaksi, pata fatin të punoj me Riko Konicën, një tjetër erudit, i cili e kishte filluar punën e tij në ATSH që pas Çlirimit dhe për gati dy dekada e gjysmë i kishte mbuluar pothuajse i vetëm përkthimet në gjuhën frënge. Redaktimet e Rikos ishin për ne, përkthyesit e rinj, shkolla më e mirë. Por jo vetëm redaktimet e tij. Falë pranisë së Rikos, në zyrën ku ai punonte, flitej vetëm frëngjisht, një mundësi që nuk e kishin të gjithë.

Në një artikull të botuar në numrin e 11 marsit 1995 të gazetës “Lajmi i ditës”, organ i atëhershëm i  ATSH-së, titulluar “Rekuiem për Rikon (Skifter Konicën), i gjithëpranishëm në historinë e pasluftës të ATSH-së”,  kolegu im i asokohe, Fatos Beja, shkruan:

“Pakkush e njihte me emrin Skifter Konica, pasi shumica e njerëzve e njihte me emrin Riko. Kam pasur kënaqësinë, si shumë punonjës të dikurshëm të ATSH-së, që të punoja me një  plejadë intelektualësh eruditë që mbaruan studimet në universitete të shquara të Evropës, por që diktatura ua zhvlerësoi diplomat e profesionit dhe  shfrytëzoi vetëm njohuritë e tyre në gjuhë të huaja, duke i shtrënguar të punonin si përkthyes me një trajtim diskriminues. Me Rikon punova 12 vjet rresht në një zyrë, paraditeve dhe pasditeve, fundjavave dhe ditët e festave, duke u ndarë vetëm gjatë pushimeve vjetore dhe atyre të dielave që nuk “digjeshin” dhe i bënim pushim. Mund të them me plot gojën se fëmijët e tij nuk kanë ndenjur me të më shumë se ne, kolegët e tij të rinj, që shihnim tek ai kolegun e vjetër, por jo vetëm kaq. Rikua ishte si një prind i dytë për ne, i cili ka ndikuar fuqishëm në formimin tonë profesional e kulturor, një pikë kontakti me botën e jashtme, që plotësonte ato njohuri për Evropën, të cilat agjencitë nuk na i jepnim neve “të privilegjuarve” që mund t’i lexonim se duhej t’i përkthenim.

Profesional – sepse Rikua ishte për ne një mësues i frëngjishtes praktike, një profesor, ndoshta më i miri nga profesorët tanë të shquar, megjithëse nuk na mësoi kurrë një rregull gramatikor, një mësues i përkthimit, megjithëse kurrë s’na foli për bazat teorike, linguistike e artistike të përkthimit. Ashtu i heshtur, me korrigjimet e tij të vijueshme, ditë për ditë, muaj pas muaji, vit pas viti, ashtu gazmor, plot rrëfime e historira, vetëm në frëngjisht, Rikua shtonte tek ne atë çka unë dhe shoqet e mia që punuam me të morëm prej tij në njohjen e gjuhës frënge, të qytetërimit francez, të kulturës botërore. Rikua, që për sa kohë punuam bashkë dhe me sa di unë edhe më parë, nuk ka dhënë asnjë orë mësimi frëngjishteje, as vajzave të tija, ishte i pranishëm me mua në leksionet që unë dhashë për qindra e qindra studentë universitarë të shumë brezave, ishte i pranishëm me ne sa herë  që francezët dhe të huajt e tjerë çuditeshin me frëngjishten tonë të mësuar pa qenë kurrë në Francë dhe pa kontakte të rregullta me frankofonë të jashtëm. Rikua është profesori ynë i paharruar, që investoi aq shumë me njohuritë që ne përdorim sot në profesionet ku punojmë.

Vlerat që ne përftuam nga Rikua nuk kufizohen vetëm te frëngjishtja e tij. Rikua ishte pinjoll i një familjeje të moçme shqiptare, nga trojet që historia i la   jashtë kufijve të Atdheut, por që, për fat të mirë, nuk ia shkëputi dot si emër familjes së Konicajve. Djali i   diplomatit shqiptar të viteve ’20  e ’30 Mehmet Konica e nip i personalitetit të shquar të letrave e kulturës shqiptare Faik Konica, Rikua rrezatonte heshturazi përreth tij dashurinë  për vlerat e mirëfillta kombëtare, për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë, duke dalë me vlerësimet e tij jashtë kufizimeve zyrtare ideologjike, duke u bërë ashtu heshturazi, si shumica  e intelektualëve të vjetër, një strehë e brishtë, por prapë shpëtuese, për filizat e rinj të atdhedashurisë që i rezistuan rrebeshit të furishëm ideologjik. Madje edhe vetë emri i tij zyrtar, Skifter, mishëron një grimcë të patriotizmit të familjes Konica e pasqyron revoltën e ungjit të tij, Faikut, i cili, kur u njoftua se Mehmetit i lindi djalë dhe i vunë emrin Shahin, sipas traditës së familjes, në telegramin e urimit kërkoi që të hiqej dorë nga emrat turkoshakë e meqë shpendit shahin i përkonte në shqip shpendi skifter, djali të quhej Skifter. Dhe ashtu u bë. Por, për nga origjina e tij, në linjën e nënës, rrënjët e Rikos shkojnë në dy-tre popuj të tjerë nga jugu në veri të Evropës, çka, së bashku me faktin që Rikua i kreu studimet e tij fillore, të mesme e të larta në Zvicër dhe Francë, e që nën pushtimin fashist u internua dhe jetoi në Itali, bënë që Rikua të manifestonte në mjedisin ku jetonte e punonte karakteristikat e një qytetari evropian, në kuptimin më të mirë të fjalës, demokrat, larg shovinizmave e plot krenari e dashuri për popullin e tij, me sensin e disiplinës në punë e të marrëdhënieve korrekte me të gjithë. Edhe pse meritat s’iu vlerësuan zyrtarisht, edhe pse specialistin e verërave që mbaroi universitetin për Enologji  në Francën e mirënjohur për verërat, në vend që ta bënin drejtor a shef prodhimi të kantinave tona, e dërguan punëtor në fabrikën e salcës, e pastaj, nga nevoja për të shfrytëzuar frëngjishten e tij, e përdorën si përkthyes për dekada…

“Për Rikon meriton të shkruhet shumë, sepse shkriu jetën në ATSH, por nuk iu njohën meritat. Ai ishte një ndër përkthyesit më të kualifikuar në gjuhën  frënge”, shprehet Vedat Kokona.  Ndërsa  Jusuf  Vrioni thotë: “Asnjë superlativ nuk do të ishte i tepërt për Rikon””.

* * *

Ndihem e privilegjuar që ruaj kujtime edhe nga koha kur kam punuar me një tjetër personalitet të përkthimit, siç ishte Jusuf Vrioni, në  periudha përkthimesh intensive për kongreset e PPSH-së. Për përkthimet në frëngjisht, gjatë këtyre periudhave, barrën dhe përgjegjësinë më të madhe të punës e mbante Vrioni. Punonte pothuajse pa pushim, nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, duke përkthyer vetë dhe duke redaktuar tekstet e përkthyesve të rinj. Megjithatë, nuk ndodhte që në zërin e tij të ndihej ndonjë notë lodhjeje. Me finesën e tij, me taktin dhe dashamirësinë që e karakterizonte, ai nuk të bënte të ndiheshe keq edhe atëherë kur përkthimet e tua ishin mbushur me korrigjime. Përvoja e tij ishte një thesar për mua.

Puna e përkthyesit në sektorin e përkthimeve nga shqipja në gjuhë të huaj,  ka qenë një punë në ekip, ku shkrihej përvoja e të gjithëve së bashku, për të nxjerrë “prodhimin” përfundimtar. Për vite e vite me radhë,  ritmi i punës ishte i mundimshëm dhe herë-herë ndodhte të gjendeshe e vetme përballë një pune të vëllimshme. Një “industri“ e vërtetë përkthimi. Si ia kemi dalë?!  Është pikërisht ajo “uzinë mendore”, së cilës iu druajta në fillim, që na aftësoi të përballojmë një vëllim pune të jashtëzakonshëm. Por nuk mund të lë pa përmendur edhe një tipar shumë njerëzor që  karakterizoi brezin tim dhe, në përgjithësi, edhe dy-tre breza më pas. Në momente pune intensive, edhe kur ndonjë  prej nesh kishte arsye të forta shëndetsore, nuk rrinte pa ardhur në punë, sepse e dinte që do të ishte stërmundim për shoqen apo shokun e zyrës.  Ishte në natyrën e punës së Agjencisë, dhe ne për këtë ishim të vetëdijshëm, që, në jo pak raste,  detyroheshim të prisnim ndonjë lajm a material, që duhej përkthyer por që nuk e dinim se kur do të mbërrinte.  Unë banoja fare pranë ATSH-së, ndaj  mund të shkoja e të prisja  në shtëpi dhe, sapo  mbërrinte lajmi, më nxirrnin si sinjal një vazo me lule në dritare…! Për mua kjo ishte një lehtësi e madhe, ndërkohë që të tjerët që banonin larg, ishin të detyruar që, sapo t’u telefononin, të vinin me një frymë nga shtëpitë e tyre, përndryshe do të ishin të detyruar të prisnin me orë të tëra në zyrë, paçka se secili kishte edhe angazhimet e veta familjare. Këto orë pritjeje,  si dhe koha e angazhimit për këto përkthime, ishin të tëra jashtë orarit zyrtar, çka i bënte pjesë të kësaj sakrifice edhe familjet e gjithsecilit.

Në pranverën e vitit 2012 dola në pension. Një jetë në ATSH …!  Janë të shumtë përkthyesit që kanë punuar në ATSH ndër vite, por vetëm një numër i vogël e filluan dhe e “mbyllën” karrierën e tyre në këtë institucion.  Këta janë:  Zenel Sejdi, Pandora Dhimarko, Shkëndija Dhame, Liljana Rexhepi, Liljana Papa, Liljana Rrumbullaku, Lirika Meçi dhe unë. Duhet të jenë shumë të ralla sot CV-të vetëm me një vend pune.  Kemi ndarë bashkë  gjithë këto vite pune, vështirësitë, emocionet, stresin, shqetësimet, por edhe gëzimet, si dhe kënaqësinë e frytit të punës. Dhe, sigurisht, bashkë me shumë të tjerë, kemi shtuar diçka në  historinë e ATSH-së, në atë pjesë të saj që i takon përkthimit.

***

Agjencia Telegrafike Shqiptare nuk mund të konceptohet pa punën e përkthyesve. Në fillesat e saj duket se ajo ka qenë një bërthamë përkthimi.

Në një referat me titull “Homazh traditave dhe kulturës së popullit tonë të vjetër”, mbajtur nga ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së Ilir Zhilla me rastin e 65-vjetorit të themelimit të ATSH-së dhe botuar në organin e kësaj Agjencie “Lajmi i ditës” të datës 31 dhjetor 1994, thuhet se në kujtimet e tij Sergei Sherko, i biri i Mihal Sherkos, përmend emrat e personelit në vitet ’30: Koço Semini, Muharrem Pirdeni (anglisht), zonja Plasari (frëngjisht), Vasil Xhaçka (greqisht) si dhe një person tjetër për gjermanisht.  Këta emra përbëjnë embrionin e atyre që do të quheshin më vonë  në ATSH Redaksia e Jashtme dhe Redaksia për Botën e Jashtme.

Mynever Shuteriqi, e cila ka qenë shefe e Redaksisë për Botën e Jashtme nga viti 1945 deri në vitin 1949, kujton se në vitin 1945 kur ajo filloi punën në ATSH, e gjeti këtë institucion informues të ngritur tashmë, menjëhëre pas Çlirimit, administrativisht e organikisht, me Redaksinë e Brendshme, Redaksinë e Jashtme dhe Redaksinë për Botën e Jashtme, dhe redaktorët dhe përkthyesit e kishin filluar tashmë punën.

Dy kanë qenë redaksitë kryesore të përkthimit në Agjencinë Telegrafike Shqiptare:  Redaksia e Jashtme dhe Redaksia për Botën e Jashtme. Këto dy redaksi, që më parë ishin më vehte, përbëjnë tani Sektorin e Përkthimit.

 

Redaksia  e Jashtme

 

 Para viteve ’90, në këtë redaksi është përkthyer, në periudha të ndryshme, nga gjuhët e huaja në shqip, si nga rusishtja, frëngjishtja, anglishtja, serbokroatishtja, italishja, nga agjencitë e lajmeve AFP, Reuters, Associated Press, TASS, ADN, Tanjug, Hsinhua, ANSA, etj., si dhe nga agjenci rajonale, kurse aktualisht përkthehet nga frëngjishtja, anglishtja dhe italishtja, nga agjencitë AFP, DPA dhe ANSA.

 

Redaksia për Botën e Jashtme

 

Në këtë redaksi bëhen përkthime nga gjuha shqipe  në frëngjisht dhe në anglisht. Përkthehen informacionet më të rëndësishme rreth zhvillimeve në vend në të gjitha fushat: politike, ekonomike, kulturore, sociale, etj. Në kohë të ndryshme, një pjesë e përkthyesve të kësaj redaksie kanë punuar edhe si përkthyes nga gjuha e huaj në shqip.

Deri nga fillimi i viteve ’90, atashuar pranë kartotekës, ku depozitohej shtypi i huaj, ka ekzistuar edhe Redaksia e Përpunimit të Shtypit të Huaj, siç quhej. Përkthyesit e kësaj redaksie përgatisnin pasqyra të shtypit të huaj: anglez, francez, gjerman, rus, serbokroat, italian, spanjoll, grek, si dhe përkthenin materiale që paraqitnin interes, një pjesë e të cilave pasqyroheshin në buletine të posaçme, të destinuara për individë apo për institucione të veçanta. Në fillim të viteve ’90 kjo redaksi u zhbë dhe një pjesë e punonjësve të saj kaluan në Redaksinë e Jashtme.

Më  poshtë vijon lista e përkthyesve të ATSH-së, që pas Çlirimit deri në ditët e sotme, renditur përgjithësisht në mënyrë kronologjike. Për të qenë sa më korrekt me gjithsecilin, midis tyre janë përfshirë edhe emra të personave, të cilët kanë punuar si përkthyes për një kohë  para se të caktoheshin në detyra të tjera, ose janë angazhuar në përkthime, edhe duke qenë redaktorë, gazetarë apo përgjegjës. Për natyrën e ngjashme të përkthimit, nga gjuha e huaj në shqip, emrat e përkthyesve të Redaksisë së  Përpunimit të Shtypit të Huaj janë përfshirë në listën e Redaksisë së Jashtme. Për shkak të lëvizjeve nga një redaksi në tjetrën për nevojat e Agjencisë, ka përkthyes, emrat e të cilëve figurojnë në të dyja redaksitë e përkthimit.

Në pamundësi për të siguruar një listë të plotë  pranë ATSH-së, lista e pjesshme që u arrit të merret, u plotësua falë ndihmës së disa kolegëve përkthyes e punonjësve të tjerë, të disa brezave. Kërkoj ndjesë në rast se ndonjë emër do të ketë mbetur jashtë kësaj liste.

Brezi i parë i përkthyesve, pas vitit 1944

 

Skifter (Riko) Konica, Aleko Shkurti (Profesori), Nuri Hamzaraj, Ibrahim Krifca, Shaban Demiraj, Xhorxh Koliaka, Manush Alite, Petro Konomi, zoti Semini, Talat Hamzai, Maliq Dibra (“Daja”).

 

Redaksia e Jashtme

 

Nuri Hamzaraj, Aleko Shkurti, Ibrahim Krifca, Shaban Demiraj, Manush Alite, Petro Konomi, zoti Semini, Talat Hamzai, Maliq Dibra (“Daja”), Beatriçe Hobdari, Zef Simoni, Napolon Roshi, Harrillaq Kekezi, Tomor Sina, Dhimitër Çami, Zenel Sejdi, Çezar Kurti, Agim Gjakova, Bashkim Babani, Pandora Dhimarku, Fejzo Sejdini, Pirro Totozani,  Filoreta Koka, Argjiro Mebelli, Ramadan Shala (“Xhaja”), Flutura Mlloja, Genc Mlloja, Muharrem Maçi, Maksim Sinemati, Petrit Bushati, Liljana Verdha, Ilir Boçka, Kristaq Teneqexhi,  Kristofor Grillo, Petrit Kodra, Ilir Bulka, Marjana Duro, Sazan Bejo, Vangjel Xhani, Gjergji Çiço, Petraq Simo, Nikolina Koka, Sashenka  Bezhani, Snezhiana Bedalli, Liljana (Alite) Rexhepi, Vasilika Sini, Marjeta Lakrori, Lindita Kanani, Suzana Mato, Alma Glozheni, Ylber Zeraliu, Liri Çomo, Vasilika (Koja) Lushi, Shkëndija (Shapllo) Dhame, Natasha Vasi, Genc Resuli, Agron Kaiku, Fuat Frashëri, Sonila Kapo, Hamdi Dega,Valentina Ylli, Liljana (Madhi) Papa, Teuta Turhani, Liljana (Spaho) Rrumbullaku, Xheni (Haxhiu) Agovi, Lirika (Qirjako) Meçi, Leonora Dema, Lutfije Bejleri, Elsa Mëhilli, Lindita Ruka, Artur Cekodhima, Artur Lazebeu, Aristidh Ristani, Mimoza Ymeri, Mirlinda Angoni, Rudina Xholi, Jolanda Çiraku, Llazar Semini, Ilir Nishku, Luljeta Cama, Merita Pino, Gjylferoza Kecaj, Suela Shala, Aida Cama, Atalanta Pasko, Dasara Dizdari, Viktor Canosinaj, Marina Vuji, Rafael Floqi, Valbona Shkurti, Genc Çaushi, Kejda Kostreci, Edi  Dilaveri, Genti Dilaveri, Dastid Koreshi, Arta Lleshi, Margarita Skënderaj, Migena Camniqi, Irma Pulahe, Admir Abule, Arian Jorgaqi, Olina Çomo, Eda Levani, Anida Kisi, Edlira Roshi, lIirjan Martini, Ervin Luli, Klodi Çobo, Elda Kepi, Elira Çanga, Eni Hasanaj, Ylli Cufi, Kledi Jegeni, Erion Hila, Ilir Bashari, Urim Shera, Eva Cani, Vilma Bytyçi, Gent Sinani.

 

Redaksia për Botën e Jashtme:

 

Skifter (Riko) Konica, Aleko Shkurti (Profesori), Xhorxh Koliaka, Bashkim Babani, Fatos Beja, Vjollca Nano, Shkëlzen Doçi, Lindita Kanani, Vladimir Thanati, Sashenka Bezhani, Katjusha Grabocka, Shkëndija Shapllo, Diana Kristo, Mira Xhiku, Meriban (Lita) Gorenxa, Teuta Turhani, Liljana Rexhepi, Elsa Mëhilli, Liljana Papa, Liljana Rrumbullaku, Xheni Agovi, Kaliopi Pulaj, Lirika Meçi, Ermira Xhamallati, Fatos Vladi, Bardhi Caka, Desareta Mitro, Sonila Kuçi, Monika Mamaj, Erinda Çeloaliaj, Adelina Albrahimaj, Kledi Kodra, Aida Harka, Pandi Skaka, Ilir Bashari, Arta Lleshi, Elda Pepa, Fatbardha Sala, Brizeida Veliaj, Irta Xhokaxhi, Jonida Deda, Aida Daci, Drita Musai, Elona Limaj, Blerta Shahini, Migena Camniqi, Margarita Skënderaj, Sonila Mehmeti, Urim Shera, Irma Pulahe.

 

Teuta Turhani

Përkthyese e gjuhës frënge në ATSH

Gusht 1973 – Maj 2012

—————————————-

Shënim i Eshref Ymerit: Informacionin e mësipërm, me kërkesën time, Zonja Teuta ma pati dërguar kur isha duke punuar për hartimin e librit me titull “Përkthimi, një histori pasioni”, në periudhën mes viteve 2012-2015. E kam përfshirë në këtë libër (f. 440-450), të cilin Shtëpia Botuese “OMSCA 1” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2015. Zonjën Teuta  e kujtoj me shumë respekt, si një studente mjaft të talentuar, e cila pati rezultate të shkëlqyera gjatë vazhdimit të studimeve në Fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Tiranës.

 

“Ndërsa luftonte kundër gjermanëve, me urdhër të Enver Hoxhës, Gani Kryeziu u sulmua nga Brigada V e M. Myftiut dhe Sh. Peçit e prej Fadil Hoxhës dhe Pavle Jovanoviçit…”/ Raporti i ushtarakut britanik

Lëvizja çlirimtare e Gani Kryeziut dhe vëllezërve të tij në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, ishte nga më të fuqishmet në Veri të vendit, sa britanikët shprehën një admirim të rrallë dhe e mbështetën atë. Në krye të saj ishin vëllezërit Gani, Hasan dhe Said Kryeziu. Pas pushtimit italian, ata organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas luftën e armatosur kundër pushtuesve gjermanë. Gani Kryeziu, kreu i lëvizjes, me ndihmën e britanikëve Xhuliano Emeri dhe koordinatorit, Okli Hill, e nisi luftën kundër pushtuesit italian qysh në prill të vitit 1941, në bashkëpunim me Abaz Kupin, Mustafa Gjinishin, Muharrem Bajraktarin, Mehmet Ali Bajraktarit e tjerë, por më pas u detyrua të tërhiqet për shkak se Gjermania nisi pushtimin e Jugosllavisë. Vëllezërit Gani, Hasan dhe Said Kryeziu u arrestuan nga gjermanët dhe u burgosën në kampin e përqendrimit në Zemun.

Më pas, iu dorëzuan autoriteteve italiane, që i internuan në Ventotene të Italisë për afro dy vjet. Në dhjetor 1943, ata do të arratiseshin e do të ktheheshin në Gjakovë. Atje nisën organizimin për kryengritjen kundër pushtuesve gjermanë, ranë në kontakt me britanikun Peter Kemp, më pas edhe me Hibbert, për një aksion të madh ushtarak në Kosovë dhe në Shqipërinë e Veriut.

Betejat e Ganiut, me rreth 1500-2000 luftëtarë kundër gjermanëve, impresionuan britanikët. Ata më pas i caktuan një mision britanik pranë tij, me majorin Simkoks në krye, i cili dokumentoi beteja shumë të rëndësishme ndaj gjermanëve në Malësinë e Gjakovës e të Tropojës, siç ishin ato për marrjen e minierave të kromit, aq shumë të rëndësishme për gjermanët, luftimet në krahinën e Bytyçit etj. Por beteja më e madhe e lëvizjes Kryeziu, ishte ajo për çlirimin e Gjakovës, që u zhvillua nga data 10 deri më 16 shtator 1944.

Në këtë luftë mbetën të vrarë 170 luftëtarë nga çetat e Gani Kryeziut, të cilët ende sot janë të pavlerësuar. Por Lëvizja Kryeziu binte ndesh me interesat shoviniste jugosllave, por edhe me interesat pushtetore të Enver Hoxhës, prandaj të dyja palët, në marrëveshje, i sulmuan ushtarakisht forcat e Gani Kryeziut, pikërisht kur ato po luftonin kundër gjermanëve: nga njëra anë mësyu Brigada e VII-të Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare e Shqipërisë me në krye Manush Myftiun dhe Shefqet Peçin, dhe nga ana tjetër, forcat nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, me në krye Pavle Jovanoviç dhe Fadil Hoxhën.

Gani Kryeziu nuk deshi të bënte luftë civile mes shqiptarësh dhe i shpërndau forcat. U arrestuan Gani Kryeziu, majori britanik Simkoks, këshilltari politik i Kryezinjve, Llazar Fundo, Said Kryeziu dhe krerë të tjerë të Lëvizjes. Më vonë, forcat e OZNA-s masakruan në Hereç 26 bashkëluftëtarë të Lëvizjes Kryeziu, mes tyre edhe Hasan Kryeziun. Majori britanik Simkoks, punoi për disa muajt në shtabin e Kryezinjve dhe në dhjetor 1944 hartoi një raport të plotë për lëvizjen e tyre.

Ai raportoi për ministrinë e Luftës Britanike se Gani Kryeziu u sabotua nga misioni i mëparshëm britanik i oficerit të Hands, duke mos i dhënë ndihma e duke furnizuar vetëm lëvizjen komuniste të Kosmetit. Por Gani Kryeziu tregoi vlera të mëdha, duke u kthyer në lëvizjen më të fortë në Veri të Shqipërisë. Vlen të theksohet një detaj, që Said Kryeziu, pati jetuar në Francë si kundërshtar i Zogut dhe atje ka mbajtur me para edhe Enver Hoxhën. Diktatori Hoxha nuk pati mëshirë për kryezinjtë duke i konsideruar kundërshtarë politikë dhe armiq.

Ende pa mbaruar lufta, Enver Hoxha dha urdhër për likuidimin e kësaj lëvizjeje patriotike. Ai vrau mikun dhe bashkëpunëtorin e tyre, Llazar Fundo. Gani Kryeziu do të burgosej deri në vitin 1952, në burgun famëkeq të Sremsko-Mitrovicës, ku do humbiste jetën në mënyrë të dyshimtë. Komunistët do t’i vrisnin edhe katër nipa të tjerë. I vetmi që mbijetoi, ishte Said Kryeziu, që falë këmbënguljes së britanikëve, u ekstradua në Itali e më pas shkoi në SHBA-ës, si përfaqësues i Kosovës në Komitetin “Shqipëria e Lirë” themeluar nga Mid’hat Frashëri në vitin 1949.

DOKUMENTI I PLOTË I USHTARAKUT BRITANIK

Lëvizja e pavarur në Veri të Shqipërisë, si pjesë e luftës Gani Kryeziu dhe nacionalistët e tij, është e vështirë për t’u dhënë një emër ndjekësve të Gani Kryeziut. Ajo çka ndodhi me të, është shumë e rëndësishme. Ai është një njeri shumë i arsimuar dhe është një patriot i vërtetë në Veri të Shqipërisë e që ka luftuar gjermanët, me qëllimin e lirimit të vendit të tij dhe në të njëjtën kohë, ai ka kreditë të shumta për ta ftuar që të dëgjohet zëri i tij në Konferencën e Paqes. Për të diskutuar ndershmërisht për lëvizjen e tij, është dokumentuar veprimtaria dhe puna e vetë liderit, Gani Kryeziu.

Para pushtimit Italian të Shqipërisë, Gani Kryeziu ka pasur kontakte me serbët dhe është besuar se ka qenë pjesë e një konspiracioni për të rrëzuar Mbretin Zog, por po ashtu, edhe për të marrë kontrollin e Kosovës që mbahej nga serbët. Në lidhje me këtë çështje, tema bisedohej nga banorët, por që ata asnjëherë nuk kanë qenë në dijeni të plotë të ambicieve të Kryeziut.

Unë nuk di asnjë gjë konkrete nga ky episod i jetës së tij, por duke e njohur Gani Kryeziun, siç e njoh tani, mund të them me bindje se ai kishte në zemër gjithë kohës interesat e shqiptarëve të Kosovës, i cili ishte njëri prej tyre që kishte vuajtur nën regjimin serb. Është e vështirë për të zbërthyer çdo gjë të këtij zotërie, ndonëse unë isha pranë tij si oficer i ndërlidhjes ushtarake.

Por, e bëj të qartë, për çfarë raportoj më sipër, është një deduksion i përfituar nga copëzat e vogla të informacionit që kam mbledhur. Detajet e luftimeve të Ganiut, besoj se tashmë janë të njohura si dhe madje të konfirmuara edhe nga Koloneli Oakley-Hill, por duhet të theksoj se Ganiu me të vëllain, me një forcë prej 4 mijë vetash, i rezistuan italianëve në kohën kur britanikët po përgatiteshin për një sulm gjerman mbi ishujt britanikë.

Kjo brumosi bindjen te Ganiu, i cili edhe pse pa kombe të tëra që u dorëzuan, Britania do të triumfonte në luftë, edhe pse e vetme. Ai po ashtu, kishte besim se qeveria britanike do të ndërhynte për të ndihmuar Shqipërinë siç ka bërë me kombe të tjera të vogla, pasi luftimet të përfundonin. Ai dinte shumë pak në lidhje me politikën e jashtme britanike, e cila do të sakrifikohej për hir të vrasjes së ca gjermanëve më shumë.

Në këtë stad, kjo ide atij as që do i shkonte ndërmend, që Britania e madhe do të mbështeste komunistët. Unë vetëm mund të lutem dhe të imagjinoj zhgënjimin e madh që ai ka ndjerë kur ka mësuar se Britania e Madhe, jo vetëm nuk e ka injoruar politikën fanatike të disa organizatave, por u ka dhënë ndihma të vazhdueshme duke fuqizuar këto organizata, që quheshin luftuese, por që në fakt i ka ndihmuar që ato të arrijnë objektivin e tyre, e për më tej, që mund të detyronin atë t’u bashkohej elementëve pro gjermanë.

Pasi u rezistoi italianëve dhe gjermanëve, për disa kohë, forcat e Gani Kryeziut u shpërbënë dhe ai me familjen e tij u detyruan të largohen nga Jugosllavia pas kapitullimit, e më pas do të kapeshin e do të detyroheshin të shkonin në kamp përqendrimi në Itali. Është tepër interesante kur konstaton se asnjë nga “heronjtë” e Frontit Nacional Çlirimtar nuk ka qenë në atë burg.

Në fakt, i vetmi person i njohur që ka ndërmarrë aksione herët, që ka luftuar me Ganiun dhe ishte një element pro nacionalist brenda Luftës Nacional-Çlirimtare, ishte Mustafa Gjinishi, vdekja e të cilit, në mënyrë misterioze, në një aksion së fundmi, ka shkaktuar shumë tronditje brenda elementëve të tjerë të “djathtë” në LNÇ-së. Gjatë qëndrimit në burg në Itali, Ganiu gjithnjë shpresonte për t’u arratisur që atje. Me atë ide, ai planifikoi ngritjen e një lëvizjeje kundër gjermanëve.

Shpresat e tij filluan të kishin bazë kur vëllai i tij, Hasan Kryeziu, u kthye në Shqipëri dhe filloi lëvizjen. Duke përdorur çdo mjet të mundshëm, Gani Kryeziu, i vëllai, Saidi, dhe Llazar Fundo, i cili ishte mik i tyre, ndonëse kishte qenë komunist, por që mbështeste hapur idetë e Kryeziut, u arratisën nga Italia dhe arritën në Shqipëri në fund të vitit 1943. Në atë kohë, Majori Kemp kishte ngritur një mision për qëllime inteligjence në Kosovë.

Në raportin e tij, gjeni detaje nga zbulimet e tij, por duhet theksuar se me rikthimin e tij të menjëhershëm në Shqipëri, Ganiu kontaktoi menjëherë misionin dhe nisi rezistencën me shpresën se do kishte ndihma britanike. Është e pafat çka ndodhi me aktivitetin e Kempit në Kosovë, ku u akuzuan interesat dhe dyshimet mbi Titon (pasi në këtë kohë urrehej nga KOSMET-i) pasi nisur nga këto kushte, Kemp u largua në mënyrë që të mos cenoheshin marrëdhëniet me Titon.

Suksesi i lëvizjes së Ganiut do të duhet të mbështetej me ndihmën e menjëhershme me armë dhe veshmbathje. Tërheqja e Kempit, si dhe ekzistenca atje e oficerit britanik shumë pro partizanëve, Hands, u bë e pamundur që Ganiut të merrte vëmendjen e duhur e në veçanti materiale për luftime. Marrëdhëniet e Ganiut me KOSMET-in ishin shumë të mira, pavarësisht se idetë e tij politike nuk e lejonin që të bashkohej me forcat e Frontit Nacional-Çlirimtar apo me KOSMET-in.

Gjithsesi, ai ishte mjaft i përgatitur të luftonte gjermanët në bashkëpunim me KOSMET-in. Kjo nuk i erdhi për shtat stafit tonë atje, të drejtuar nga Hands, të cilët kërkonin të ishin forca kryesore kontrolluese e veriut. Ndaj, ata refuzuan të furnizojnë me armë Gani Kryeziun, i cili këmbënguli disa herë të diskutonte çështjen me oficerin britanik Hands, por ai injoroi komplet dy letrat e shkruara nga Ganiu.

Në përgjigjen për letrën e tretë, ai i thoshte Ganiut se do të merrte pjesë në një konferencë dhe se në asnjë rast nuk mund të diskutonte çështjen e ndihmave ushtarake, pasi kishte marrë urdhra nga Kajro “për të mbështetur partizanët”. Mësymja gjermane e marsit 1944, kundër misionit britanik dhe partizanëve, i dha mundësinë Gani Kryeziut për të pasur mbështetjen britanike.

Oficeri britanik, i cili u la në baltë nga KOSMET-i, u informua se Gani Kryeziu do i siguronte jetën dhe një vend të sigurt. Por ai e injoroi këtë mesazh dhe misioni i tij shkoi në jug të vendit, për t’i shpëtuar kësaj situate.

Raportet nga disa prej oficerëve tanë të ndërlidhjes, se njerëzit në veri ishin “reaksionarë” dhe se nuk do luftonin kurrë gjermanët, nënshkruan vdekjen e ideve të Gani Kryeziut për një kryengritje të madhe kundër gjermanëve në pranverën e vitit 1944. Ganiu luajti një rol të madh për të paraqitur situatën reale dhe mori mbështetjen morale e materiale nga Britania e Madhe, dhe lëvizja e tij do të ishte më e fortë se FNÇ-ja, por jo për sa kohë që oficeri Hands ndodhej në veri.

Ndihma që mori Ganiu ishte e vogël dhe gjithnjë vonë në kohë. Gjatë kësaj kohe, unë kam qenë duke punuar në zonën e Dibrës dhe asnjëherë nuk kam qenë i bindur me idenë se nuk ka shpresë për të nxitur luftime në veri. Kjo ishte e bazuar në bisedat që kam bërë me shumë oficerë, që kishin kaluar mjaft kohë në atë rajon dhe menjëherë shpreha dëshirën për t’u nisur në veri, në mënyrë që të qartësonim situatën.

U theksua se nuk do isha i kursyer në këtë aspekt duke pasur parasysh se nuk kisha dyshime për raportet e oficerëve të tjerë që kishin qenë në veri. Por, për tre muaj, nga marsi në maj të vitit 1944, nuk pati asnjë mision ushtarak britanik në veri, përtej lumit Drin, ndaj dhe nuk kuptohej se ç’po ndodhte atje. Gani Kryeziu vijonte të punonte për të krijuar lëvizjen e tij pro britanike dhe kishte nisur aktivitetet duke mbledhur një numër të madh mbështetësish. / Memorie.al

‘Kush është Sani?’ Ahmetaj: Po devijohen paratë e shqiptarëve, po luhet me shtetin dhe po kalojnë milionat te kompanitë private

Ish-zv/kryeministri flet për Data Center-at dhe energjinë, tenderin për avionët zjarrfikës, si dhe për projektin e shtetit Bektashi.

 

ZVICËR- Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka lëshuar akuza të forta që prekin disa prej çështjeve më të diskutuara të politikës dhe ekonomisë shqiptare. Në intervistën e tij në ‘Çim Peka LIVE’, Ahmetaj ka folur për Data Center-at dhe energjinë, tenderin për avionët zjarrfikës, si dhe për projektin e shtetit Bektashi.

Ahmetaj ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si menaxhohen paratë dhe pasuritë publike, përmend emra dhe kompani, ndërsa paralajmëron se ka ende persona dhe zhvillime për të cilat do të flasë në vijim.

Pjesë nga intervista ekskluzive:

Ahmetaj: Pra, kemi përsëri, Duranën, asgjë, janë devijuar paratë e buxhetit të shtetit nëpërmjet heqjes së taksave të paligjshme, e pastaj do vejë Sani te Durana, do prodhojë këtë Data Center-in me çmime të, dhe do gëlltisë 3.2 megavat për orë në një Data Center që ka shumë mundësi që me aq të prodhojë dhe kripto, dhe pastaj të kanalizohen lart qoftë te Jet Bank-u dhe, ëë, pastaj të atashohen edhe biznesmenë vendas të shpurës, dhe t’i jepet çmimi i cash-it.

Po sikur të vijnë 100 Data Center-a, ja jep dot çmimin e cash-it ti? Çfarë do bësh ti? E di ti sa kërkon data center, 400, sa konsumojnë? 400 pishina olimpike, energji. Si guxon ti t’ia japësh me çmimin e cash-it? Le të shkojë ta blejë në tregun e lirë ai!

Pse kështu? Çfarë është ky Sani? Çfarë është ky për ty? Çfarë është ky? Është izraeliti që i referoheshe te shëndetësia?

Po, s’kam asnjë gjë me Sanin, le të bëjë biznes sa të dojë. Po jo të marrë paratë e shqiptarëve ky e t’ia kalojë Sanin.

Tjetra. Pse nuk jep tek, te Aruba, emrin e personit nga qeveria? Pse s’e jep, ta japë të na e nxjerrë atje. Se ka dhe një emër tjetër që ka qenë në Monaco. Ta nxjerrë dhe të shikojë se deri ku i shtrin Aruba metastazat.

Pastaj kemi edhe një gjë tjetër se, në fund do të lë Air Tractor. Ku e ke Thumanë-Kasharin, s’flisni mo… pse s’flet opozita mo? Çfarë problemi ka që s’flet opozita? Ku është lidhja? Pse s’flet opozita për Thumanë-Kasharin? E ka dërguar në SPAK opozita…

Çim Peka: Është grabitje.     

Arben Ahmetaj: E ka dërguar plugun në SPAK, jo opozita. E ke dërguar ti, e ka dërguar Gaz Bardhi, Belindi…

Çim Peka: Po mirë se këta funksionarët zyrtarë të opozitës janë. Edhe Belindi, edhe Gaz Bardhi,

Arben Ahmetaj: Dakord tani po vjen… Dakord…

Tani po vij, edhe ke një që nuk do ta trajtoj totalisht sepse do t’ia lë Plugut dhe ty që ta ndjekësh. Do t’ia lë Plugut dhe ty që ta ndjekësh. Është afera e avionëve zjarrfikës.

Afera e avionëve zjarrfikës është interesante. Ja ku e ke, është një lloj mirsadije mbrapa, që unë i kam depozituar elementët e informacionit me çka duhet.

Gara ka qenë nëpërmjet Thrush Aircraft dhe Air Tractor. Thrush Aircraft që ka këtë emrin e EFA Holding, që është edhe Thrush, janë kompanitë e vetme të prodhimit të avionëve zjarrfikës.

Është hapur tenderi, në kohën e Piro Vëngut, flitet, nuk e di, që Piro Vëngu ka ikur se nuk e firmoste dot këtë, kishte frikë. Rregull?

Dhe kanë hapur tenderin me 14.4 milionë, plus ose minus, euro, për dy avionë floating, pra me gomavarka, le ta themi. I është thënë me argumente tekniko-shkencorë që duhet të jenë me goma, po s’ka pranuar sepse kreu i organizatës e ka pasur të drejtpërdrejtë logjikën që do të shkonte te Air Tractor.

Atëherë, EFA i ka shkruar në zyrë dhe i ka thënë: ‘Ore, me 14.4 milionë euro unë ju sjell tre avionë me goma dhe jua sjell deri më 26 maj që t’i keni për zjarret.’

Ermal Raketa është entuziazmuar një moment. Se… Mirëpo kur është thirrur përpara komandantit, i është hequr veshi Ermal Raketës. Dhe Ermal Raketa e skualifikon EFA-n.

Sot e kësaj dite, ka shumë gjëra këtu. Sot e kësaj dite, nuk kanë ardhur avionët. Do kishin ardhur avionët, shqiptarë të nderuar, do kishin ardhur avionët në 26 maj, do të kishin fluturuar të shuanin zjarret. Zjarret që kanë lënë kreu i organizatës, vetëm që t’i kalojnë paratë Air Tractor.

Këtu, zoti Peka, që do ta lë ty, janë dhe vendimet gjyqësore apo të autoriteteve, në raport me Air Tractor që është dënuar, në Spanjë, në Greqi, nga Bordi i Auditit, në Kili, ka, vazhdon. Nuk e paragjykoj. Janë punët e tyre, po flas për Republikën e Shqipërisë dhe çfarë i bën Republikës së mjerë të Shqipërisë kreu i organizatës.

Dhe në fund, zoti Peka, një gjë që mua nuk më rri pa e thënë. Nuk më rri dot pa e thënë.

Ore, ky tallet me Shqipërinë mo, ky hedh idenë shteti Bektashi. Ore, kujt ia tregon shtetin Bektashi?

Familja ime, në traditë është familje bektashie. Ata që e kuptojnë, brenda bektashinjve, gjyshja ime ka qenë e besimit të thellë bektashi. Kjo është shaka, kjo është fyerje.

Bektashinjtë janë në themel të krijimit të shtetit shqiptar, së bashku me ortodoksët, katolikët, myslimanët suni, kanë lënë gjak dhe djersë dhe vite, dhe jetë për të krijuar shtetin shqiptar.

Kam një studim, nga grup inteligjent profesional, që tallja me shtetin Bektashi është rrezikshmëri për shpërbëje të shtetit shqiptar. S’kemi nevojë ne.

Ne bektashinj, ndaç suni pastaj, ndaç katolik, ndaç ortodoks, ne jemi shqiptarë. Shteti ynë është i shenjtë, mezi e kemi bërë.

Edhe megjithëse kreu i organizatës e ka shpërbërë në institucione, Shqipëria nuk hahet dot nga kanceri. Nuk hahet dot e mund Shqipëria kancerin. Është shumë e rrezikshme.

Mos të luajë zotëri me këto lojëra. Edhe krerët e bektashinjve, të institucioneve bektashinj, mos të futen. Jemi shqiptarë!

Po pse krijo këtij një shtet bektashi, dhe ofendo këtë, ti me suni, ofendo këtë ti me katolik, ofendo këtë ti me ortodoks. Po pse? Ku e gjen ti këtë perversitet? Ku do të dalësh ti? Çfarë do të bësh, pastrim parash? Shpërbërje të shtetit?

Kujt ia tregon ti? Shqiptarëve ua tregon ti këtë? Janë budallenj? Bektashinjtë janë budallenj? Ne jemi budallenj? Ata sunitë janë budallenj? Ortodoksët janë budallenj? Katolikët janë budallenj? Protestantët janë budallenj?

Apo, dhe ç’i futet shqiptari, respekt i atyre, janë budallenj? Ore, në emër të kujt e bën ti këtë shtyrje?

Çim Peka: Në emër të parasë! Dhe pyetja ime besoj që i saktësisht bën pyetjen ‘Çfarë pret?’. E bëra unë te vetja ime, nëse ma lejon.

Arben Ahmetaj: Patjetër. Të kam thënë, i pres të gjitha. Të gjitha. Pres segmentet e drejtësisë mos të lexojnë dosjet. Pres segmentet e SPAK-ut të vazhdojnë kërcënimet. Pres kreun e organizatës të vazhdojë kërcënimet…

Unë e thashë që unë s’e numëroj më veten në familjen time. Çfarë pres? Pres protestën të fitojë. Pres protestën të fitojë.

Çim Peka: Meqë i preke të gjitha këto, një pyetje të fundit sepse jemi tërësisht në limitet e kohës. Përmende një person, një person në Monaco, që the është në vazhdim. Meqë i preke të gjitha këto, do më presësh prapë mua për këtë person?

Çim Peka: Me kënaqësi do vij! Zoti Ahmetaj, faleminderit.

Arben Ahmetaj: Faleminderit juve.

“U bë nga kreu i organizatës” Ahmetaj flet për Vettingun në Drejtësi: Organet e SPAK dhe GJKKO kanë përmbysur rendin kushtetues

Në intervistën e pestë për ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj ka zbuluar sot emrat e 3 personazheve kryesore të Vettingut, që janë këshilltarja e Edi Ramës, motra e ‘plaçkitëses’ dhe një mik i hershëm i kryeministrit.

ZVICËR- Ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka deklaruar se vettingu në Drejtësi është bërë nën kujdestarinë politike të kryeministrit Edi Rama. Në intervistën e pestë për ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj ka zbuluar sot emrat e 3 personazheve kryesore të Vettingut, që janë këshilltarja e Edi Ramës, motra e ‘plaçkitëses’  dhe një mik i hershëm i kryeministrit.

Ahmetaj akuzon dhe segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. Ish-zëvendëskryeministri deklaroi se nuk e kishte menduar se deformimi i sistemit do të niste pikërisht nga procesi i vettingut, duke e konsideruar ndikimin politik si një problem që ka prekur reformën në drejtësi.

“Thashë, do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do të bëjnë, ashtu siç nuk duhet ta bëjnë, dominionin e Zotit, po do të bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin me përgjegjësi publike dhe nuk do ta quajnë si punë të zakonshme, por do ta quajnë si mision kombëtar. Është e drejta ime të kem besim dhe shpresë. Dhe do t’i referohem edhe më pas. Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me të qenit i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu.

Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në veting; dy, motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga. Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses.

E kam thënë ditën një kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime. Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi. Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë,” tha Ahmetaj./Dosja.al

Ahmetaj denoncon trafikun e armëve: Ron Yefeti është Ergys Agasi anglishtfolës, lidhje me Ramën që në 2008! KAYO koncept kriminal, shtrihet në të gjithë damarët e shtetit

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që sipas tij, zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve.

Në qendër të denoncimeve të tij janë biznesmeni Ron Yefet, kompania Timak Defense dhe ajo që Ahmetaj e quan ‘koncepti KAYO’.

Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live bëri një krahasim të fortë mes Ron Yefetit dhe një tjetër personazhi të njohur, duke e cilësuar Yefetin si një “Ergys Agasi anglishtfolës” dhe duke pretenduar se të dy janë, sipas tij, “identikë” në mënyrën e veprimit ndërkombëtar.

Pjese nga intervista

ARBEN AHMETAJ: Jo për këtë sot, për vazhdimin. Sot do mjaftohemi tek e para. Këta personazhe kanë dhe një interceptim tjetër. Patjetër, dhe aty pastaj është një serial tjetër, film me krim të organizuar.

Pra, edhe unë si Beni po i drejtohem publikut. E kuptova që ka dhe gjashtë.

ARBEN AHMETAJ: Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s’dua t’i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës.

Është izraelit?

ARBEN AHMETAJ: Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s’kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t’i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t’i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë.

Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale.

I çfarë viti është audiopërgjimi?

ARBEN AHMETAJ: Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.

Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa.

Ministri aktual i Mbrojtjes?

ARBEN AHMETAJ: Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t’ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu.

Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s’ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës.

Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik.

Panorama

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama- Nga Zvërneci në Tiranë e kudo ku ka shqiptarë, si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove” (HAP PAS HAPI)

Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës, protesta të cilat Dosja.al i ka ndjekur hap pas hapi.

 

TIRANË- Sot mbushen 100 ditë nga nisja e protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta nisi në Zvernec, pas incidentit ku rojet private tërhoqën zvarrë disa qytetarë që po protestonin kundër rrethimit të zonës. Nga protesta për kundërshtimin e projektit në Zvërnec, tubimi u zgjerua dhe mori një dimension tjetër politik, me thirrje kundër qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike.

Prej më shumë tre muajsh, tashmë Tiranë është shndërruar në epiqendrën e protestave kundër qeverisë Rama, me qytetarë që mblidhen çdo ditë në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar ndryshime politike. Tubimet janë mbajtur çdo ditë, duke krijuar një formë të re proteste politike në vend, e cika ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Përballë Kryeministrisë janë bërë thirrje kundër qeverisë, e kundër gjithë klasës politike, “Rama në burg, Berisha në burg”.  Me kalimin e ditëve, protesta mori një karakter gjithnjë e më të organizuar. Organizatorët listuan pesë kërkesat kryesore dhe u bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’i bashkoheshin tubimeve në Tiranë.

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.

4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.

5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Një element i veçantë i protestës është edhe përdorimi i simbolikës dhe formave alternative të protestimit. Lëvizja u identifikua edhe me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”, ndërsa flamingoja u kthye në një nga simbolet e protestës.

Nga Tirana në diasporë

Protesta nuk mbeti vetëm brenda kufijve të kryeqytetit. Me kalimin e javëve, thirrjet për pjesëmarrje iu drejtuan edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Diaspora nisi të organizonte tubime në vende të ndryshme, duke shprehur mbështetje për protestuesit në Tiranë. Kjo i dha lëvizjes një dimension më të gjerë dhe e shndërroi protestën nga një zhvillim i përqendruar në kryeqytet në një çështje që përfshiu edhe komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë. Në disa raste, protestat u cilësuan si mobilizime mbarëkombëtare, duke synuar përfshirjen e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Pëveç tubimeve të zhvilluara në vendet kudo ku ka shqiptarë, diaspora ka zbarkuar edhe në Tiranë, duke mbushur plot bulevardin.

Protesta mori vëmendje ndërkombëtare

Zgjatja e protestës për dhjetëra ditë bëri që zhvillimet në Tiranë të tërhiqnin edhe vëmendjen e mediave dhe opinionit publik jashtë Shqipërisë. Fakti që protestuesit vijuan të mblidheshin çdo ditë, pavarësisht kohëzgjatjes së lëvizjes, e ktheu protestën në një prej zhvillimeve më të diskutuara politike në vend. Ndërkombëtarizimi erdhi edhe përmes diasporës, e cila jo vetëm mbështeti protestën nga jashtë, por në disa raste doli në rrugë dhe organizoi tubime në qytetet ku jetojnë komunitete shqiptare.

Protestat në Shqipëri kanë marrë edhe mbështetje nga disa eurodeputetë, të cilët kanë ardhur edhe në Shqipëri, duke takuar nga afër qytetarët. Në deklaratat dhe reagimet e tyre, ata kanë theksuar rëndësinë e të drejtës për protestë dhe të respektimit të parimeve demokratike. Po ashtu, mbështetja nga Parlamenti Europian i ka dhënë protestës një tjetër dimension ndërkombëtar, duke e kthyer situatën politike në Shqipëri në një çështje të ndjekur edhe në Bruksel.

Tubimit i kanë bërë jehonë edhe mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar cdë zhvillim të ndodhur gjatë 100 ditëve të tubimit, ku herë pas here ka pasur edhe situata tensioni. Por, më së shumti, raportimet ndërkombëtare janë fokusuar te numri i lartë i protestuesve, vijimësia e tubimeve dhe kërkesat për ndryshime politike. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe simboli i flamingos, i cili është kthyer në identifikues të protestës.

Sulmet e policisë ndaj protestuese dhe arrestimet e vazhdueshme

Edhe pse protesta ka qenë paqësore nga protestuesit, policia nuk është kursyer me sulme fizike ndaj tyre dhe arrestime të vazhdueshme. Më së shumti përplasjet kanë ndodhur kur qytetarët janë mbledhur para Parlamentit, për tu thënë deputetëve se nuk përfaqësojnë më popullin, por përfaqësojnë krimin.

Gjatë përplasjeve, policia ka përdoruar gaz lotsjellës, ujë me piper, spraj dhe dhunë. Pamjet tregojnë edhe momentet kur policia i ka tërhequr zvarrë qytetarët, që po protestonin për të drejtat e tyre. Në disa raste janë raportuar persona të lënduar, ndërsa organizatorët kanë kërkuar hetim për mënyrën se si është menaxhuar situata nga uniformat blu.

Përplasjet me policinë janë kthyer në një prej pikave kryesore të debatit publik, duke nxitur reagime edhe nga përfaqësues politikë dhe zyrtarë europianë. Organizatorët kanë insistuar se protesta duhet të jetë paqësore dhe se përdorimi i forcës ndaj protestuesve cenon të drejtën e tubimit, ndërsa autoritetet kanë mbrojtur veprimet e policisë si masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

100 ditë në shesh

Në këto 100 ditë, qytetarë janë mbledhur çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku kanë mbajtur dhe fjalime. Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke thirrur slogane si “Arrestoni Ramën”, “O Ergys o legen prite Ramën se po vjen”, “Edi Rama frikacak”, “Dorëheqje, ju erdhi fundi”, “Policia e krimit”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “O Erion o legen prite Ramën se po vjen”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Sot në ditën e 100 të protestës, pritet një mobilizim më i madh në Tiranë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se kjo do të jetë dita e në një prej tubimeve më të mëdha që prej nisjes së lëvizjes./Dosja.al

When Diplomacy Was Not Enough – The League of Prizren in the Struggle for Albanian Lands- By Isuf B.Bajrami

September 3, 1878 – Gjakova as a Response to a Europe That Decided for Albanians Without the Albanians

On September 3, 1878, Gjakova became the scene of one of the best-known confrontations of the Albanian League of Prizren. Albanian forces, with Sylejman Vokshi among their principal leaders, surrounded Mehmet Ali Pasha Maxharri in the residence of Abdullah Pashë Dreni, who had come to Gjakova as part of a mission to implement the decisions concerning the cession of Plavë and Guci to Montenegro. After a siege and several days of fighting, on September 6 Mehmet Ali Pasha, Abdullah Pashë Dreni, and a large number of those accompanying them were killed.[1]

To understand what this confrontation represented, we must go back several months, to Berlin, where the European Great Powers were attempting to construct a new political order for the Balkans. The Congress of Berlin of 1878 was convened following the Russo-Ottoman War and sought to revise previous arrangements and establish a new balance among the powers and states of the region. In the diplomatic language of the time, there was talk of peace, stability, and the regulation of international relations. But for the Albanians, this “regulation” would mean something much more concrete: the territories in which they lived would become the object of decisions made at a table where the Albanians had no direct political representation.[2]

Here lies one of the great paradoxes of European diplomacy at the time. The Great Powers spoke of the new order of Europe and of the principle of nationality, while in the Albanian case they did not create an equal mechanism for hearing and representing Albanian demands. In the memorandum addressed to Lord Beaconsfield, the Albanian representatives emphasized precisely this problem: other peoples of the Ottoman Empire had governments or diplomats who could express their aspirations, whereas the Albanians had no state of their own and therefore risked remaining without a voice at the table where their fate was being decided.[2]

This was not an ordinary diplomatic complaint. It was a warning. The Albanians were telling Europe that they existed as a people and that they did not accept their territories being treated as open spaces to be exchanged among the interests of the Great Powers and neighboring states. The documents of the League clearly expressed the objective of defending territorial integrity and opposing the imposition of another government over territories that it regarded as part of the Albanian homeland.[3]

Yet European diplomacy did not fundamentally change its course. The Treaty of Berlin established new borders and recognized the territorial expansion of Montenegro, while Article 28 defined its new frontiers.[4] For the Albanians, the problem was not merely legal or administrative. Albanian populations lived in many of these regions, and the change of sovereignty was not an abstract line on a map: it concerned security, property, administration, social life, and the political future of the people.

This is why criticism of the diplomacy of the Great Powers should not be limited to the fact that the Albanians did not receive what they demanded. The deeper criticism is that the diplomatic system of the time treated peoples unequally. The Great Powers had the capacity to decide the fate of the Balkans, while smaller peoples often had to persuade others that they had the right to be heard. Within this system, principles frequently came second to strategic interests.

And here we must acknowledge a historical truth that is often lost in simplified narratives: the Albanians did not immediately turn to war. They began with politics. They began with organization, assemblies, memoranda, and diplomatic efforts. On June 10, 1878, the League of Prizren was founded, while on June 13 a memorandum was sent to Lord Beaconsfield requesting that the Albanian question be heard at the Congress of Berlin.[5]

In this sense, the League was also an attempt to create political subjectivity. It was not merely a temporary union for a battle. Its documents demonstrate political and military organization, with administrative structures, rules for organizing forces, and mechanisms for defending territories regarded as Albanian.[3] Sylejman Vokshi was among the important figures in this organization, and his name also appears in the founding documents of the League.[3]

But if diplomacy was the first path, it did not produce the result the Albanians sought. In 1879, Abdyl Frashëri and Mehmed Ali Vrioni continued diplomatic efforts in European centers, seeking support for the Albanian cause.[5] The effort to gain international support demonstrates that the League did not regard conflict as an end in itself. It sought a political solution, but a solution that would take the Albanian reality into account.

At this point, the responsibility of the Great Powers’ diplomacy becomes more evident. When a people seeks to be heard and the response is a decision that directly affects its territories without its participation, diplomacy risks becoming, rather than an instrument of peace, an instrument of imposition. A treaty may be an international act, but no treaty can erase the political reality of a population merely through a signature.

Gjakova was the moment when this reality collided with the diplomatic decision. At the end of August 1878, Mehmet Ali Pasha Maxharri arrived in the region on a mission to implement the decisions concerning Plavë and Guci and their transfer to Montenegro. The leaders of the League demanded that he abandon the mission. Following his refusal, he was surrounded in the residence of Abdullah Pashë Dreni on September 3. The fighting, after interruptions and attempts at negotiations, continued until September 6, when Mehmet Ali Pasha and Abdullah Pashë Dreni were killed.[1]

Thus, what had been decided in Berlin descended upon Gjakova. A diplomatic provision was transformed into a direct conflict over land and population. In this sense, Gjakova was not an isolated episode disconnected from the Congress of Berlin. It was one of its consequences on the ground.

This does not mean that every armed action automatically becomes legitimate simply because it is undertaken in the name of a people. History and law require a more careful analysis. But it is equally mistaken to treat Albanian resistance merely as an obstacle to the “implementation of the treaty,” without asking what that implementation represented for the people living in the territories concerned.

The modern concept of self-defense in international law cannot be mechanically projected onto 1878. Article 51 of the United Nations Charter belongs to the international legal order established after 1945. But this does not strip the League of Prizren of its defensive character in political and historical terms. The League had established structures for the defense of territories and had expressed in its documents the objective of protecting territorial integrity by the means it considered necessary.[3]

It is therefore more accurate to say that Gjakova represented a form of self-organization and resistance by a political community that perceived itself as threatened by territorial changes imposed from outside. This is something different from claiming that the League was implementing a norm of international law that, at that time, did not yet exist in the form we recognize today.

This is precisely where the tragedy of the diplomacy of 1878 lies. The Great Powers sought to create stability in the Balkans, but stability constructed without the real participation of the populations affected by it cannot easily be sustainable. Diplomacy can draw borders, but it cannot automatically produce political legitimacy. It can sign treaties, but it cannot order a people to forget who it is and what it seeks.

In Berlin, the Albanians confronted a diplomacy that was more interested in the balance among the powers than in establishing an equal standard for all the nationalities of the Balkans. In Gjakova, that balance confronted a reality that could no longer be hidden behind diplomatic formulations. The history of that period demonstrates how dangerous it is when “stability” is used to justify decisions that part of the population perceives as a threat to its political existence.

This is why the Congress of Berlin should also be viewed as a lesson about the limits of realpolitik. The Great Powers may have had legitimate strategic interests, but this did not automatically make all the consequences of their decisions legitimate. The interest of a power is not the same as the right of a people. The stability of a chancery is not always the stability of a family living in the territory over which the decision has been made.

And here the history of the League of Prizren acquires an importance that extends beyond 1878. It shows how a people that is not represented at the diplomatic table attempts to create political means of representing itself. When those means prove insufficient, it seeks to defend what it regards as a vital interest. This is a process that must be understood within the context of its time and not reduced to a simple narrative of “war” and “peace.”

Today, the international order is legally much more developed. The United Nations Charter identifies, among the purposes of the organization, the development of friendly relations among nations based on respect for the principle of equal rights and self-determination of peoples.[7] The International Covenant on Civil and Political Rights provides that all peoples have the right to self-determination and, on the basis of that right, freely determine their political status.[8]

These norms cannot be taken back in time and directly attributed to the actors of 1878. But they can be used as a point of reference for understanding how much the legal language of the world has changed and how much greater responsibility states and international organizations today bear when they speak of democracy, human rights, self-determination, and coexistence.

Therefore, the history of the League of Prizren should not be used to fuel new hostilities. It should be used to demand equal standards. If modern Europe wishes to be different from the Europe of 1878, then it cannot accept that a people be treated as a diplomatic problem whenever it demands political rights, while another is treated as a privileged subject simply because its interests align more closely with the calculations of the Great Powers.

Coexistence does not mean the denial of one side in the name of the quiet of the other. Coexistence means equality. Democracy is not a privilege that a majority can grant or take away from a minority according to the interests of the moment. Democracy is a system in which political and civil rights are protected through institutions and the rule of law.

And stability cannot be synonymous with freezing an injustice in place. Such stability may last for a time, but the history of the Balkans has repeatedly demonstrated that unresolved problems do not disappear simply because diplomacy chooses not to mention them.

This is what makes September 3, 1878 more than a commemorative date. It is a moment in which the connection between diplomacy and resistance can be seen clearly. The League of Prizren initially sought to speak. When words were not enough, it organized defense. When decisions made without the Albanians were attempted to be imposed upon Albanian territories, Gjakova became the place where this political conflict turned into armed confrontation.

For this reason, the historical responsibility of European diplomacy lies not only in the borders drawn on the map. It also lies in the question of why a people seeking to be heard was not treated as a political party with the right to present and defend its own interests.

Europe in 1878 could say that it had established an order.

But Gjakova demonstrated that an order without the consent and participation of those affected by it can produce resistance instead of peace.

This is also the lesson that should remain for today. Not that war is the first path, nor that conflict should be romanticized. On the contrary, the lesson is that diplomacy must be serious, just, and equal enough to make conflict unnecessary. It must listen before deciding, negotiate before imposing, and seek solutions that can exist not only in documents but also in the conscience of the people upon whom they are imposed.

On September 3, 1878, the Albanians of Gjakova were not confronting only an Ottoman pasha or a military detachment. In a broader sense, they were confronting the concrete consequence of a diplomatic system that had decided over them without having them at the table.

Therefore, the memory of that day should not be only a memory of weapons. It should also be a memory of the failure of diplomacy to find a political solution that would take the Albanian voice seriously.

History does not ask us to repeat that conflict.

It asks us not to repeat that mistake.

If today’s Europe truly wishes to be a Europe of democracy, rights, and the rule of law, then it cannot have different standards for freedom, self-determination, representation, and coexistence. A right does not become less of a right simply because it is demanded by a small people. An injustice does not become more acceptable simply because it has been formulated in the elegant language of a treaty.

This is why Gjakova remains a warning to every diplomacy that believes it can build peace by bypassing the will of peoples.

In 1878, Europe chose to decide for the Albanians.

The Albanians chose not to remain silent.

Today the world has institutions, norms, and political instruments that did not exist then. Precisely for this reason, it also has a greater responsibility: not to force a people to choose between political subjugation and conflict.

Diplomacy must finally have learned the lesson of Gjakova.

When the fate of a people is being decided, that people must be at the table.

Because borders can be drawn with a pencil on maps, but peace can be built only upon justice, equality, and respect for the people who live upon that land.

Footnotes
[1] On the events in Gjakova: the siege of Mehmet Ali Pasha Maxharri in the residence of Abdullah Pashë Dreni on September 3, 1878, and the conclusion of the fighting on September 6 with the killing of Mehmet Ali Pasha and Abdullah Pashë Dreni. See also Jusuf Bajraktari’s study on Gjakova during the period of the League of Prizren.
[2] Robert Elsie, Memorandum to Lord Beaconsfield, 1878. The memorandum emphasized that the Albanians had no state representation at the Congress of Berlin and requested that the Albanian question be heard at the diplomatic table.

[3] Robert Elsie, The Resolutions of the League of Prizren, 1878. The League’s documents include the defense of territorial integrity, political and military organization, and measures for the defense of territories regarded as Albanian.

[4] Treaty of Berlin, July 13, 1878, particularly Articles 28–29, concerning the borders and territorial expansion of Montenegro.

[5] Robert Elsie, The Resolutions of the League of Prizren. The source documents the establishment of the League on June 10, 1878, the memorandum addressed to Lord Beaconsfield on June 13, and the continuation of Abdyl Frashëri’s diplomatic activities in Europe during 1879.

[6] On the organization of the forces and the role of the League’s branch in Gjakova, see Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. The study documents the mobilization of League forces and the confrontation of September 1878.

[7] Charter of the United Nations, Article 1(2), concerning the development of friendly relations among nations based on respect for the principle of equal rights and self-determination of peoples.

[8] International Covenant on Civil and Political Rights, Article 1, concerning the right of all peoples to self-determination and to freely determine their political status.

Prishtina,03.09.2026

Kur diplomacia nuk mjaftoi – Lidhja e Prizrenit në luftë për trojet shqiptare 3 shtator 1878 – Gjakova si përgjigje ndaj një Evrope që vendoste mbi shqiptarët pa shqiptarët- Nga Isuf B.Bajrami

Kulla e Avdullah Pashë Drenit (shek.XVIII) gjendet në hyrje të Çarshisë së Madhe në Gjakovë, në afërsi të cilës ndodhen edhe Lapidari i Lidhjes së Prizrenit

 

 

Më 3 shtator 1878, Gjakova u bë skena e një prej përplasjeve më të njohura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Forcat shqiptare, me Sylejman Vokshin ndër drejtuesit kryesorë, rrethuan në sarajet e Abdullah Pashë Drenit Mehmet Ali Pashë Maxharrin, i cili kishte ardhur në Gjakovë në kuadër të misionit për zbatimin e vendimeve që lidhnin dorëzimin e Plavës dhe Gucisë Malit të Zi. Pas një rrethimi dhe përleshjesh disa ditore, më 6 shtator u vranë Mehmet Ali Pasha, Abdullah Pashë Dreni dhe një numër i madh i njerëzve që ndodheshin me ta.[1]

Për të kuptuar se çfarë përfaqësonte kjo përplasje, duhet të kthehemi disa muaj më herët, në Berlin, aty ku fuqitë e mëdha evropiane po përpiqeshin të ndërtonin një rend të ri politik për Ballkanin. Kongresi i Berlinit i vitit 1878 u mblodh pas luftës ruso-osmane dhe synonte të rishikonte rregullimet e mëparshme dhe të vendoste një ekuilibër të ri ndërmjet fuqive dhe shteteve të rajonit. Në gjuhën diplomatike të kohës flitej për paqe, stabilitet dhe rregullim të marrëdhënieve ndërkombëtare. Por për shqiptarët, ky “rregullim” do të nënkuptonte diçka shumë më konkrete: territoret ku ata jetonin do të bëheshin objekt i vendimeve të marra në një tryezë ku shqiptarët nuk kishin përfaqësim politik të drejtpërdrejtë.[2]

Këtu qëndron një nga paradokset më të mëdha të diplomacisë evropiane të asaj kohe. Fuqitë e Mëdha flisnin për rendin e ri të Evropës dhe për parimin e kombësisë, ndërsa në rastin shqiptar nuk krijuan një mekanizëm të barabartë për dëgjimin dhe përfaqësimin e kërkesave shqiptare. Në memorandumin drejtuar Lord Beaconsfield, përfaqësuesit shqiptarë e theksuan pikërisht këtë problem: popuj të tjerë të Perandorisë Osmane kishin qeveri ose diplomatë që mund të shprehnin aspiratat e tyre, ndërsa shqiptarët nuk kishin një shtet të tyre dhe, për këtë arsye, rrezikonin të mbeteshin pa zë në tryezën ku vendosej fati i tyre.[2]

Kjo nuk ishte një ankesë e zakonshme diplomatike. Ishte një paralajmërim. Shqiptarët po i thoshin Evropës se ekzistonin si popull dhe se nuk pranonin që territoret e tyre të trajtoheshin si hapësira të lira për t’u shkëmbyer ndërmjet interesave të fuqive dhe shteteve fqinje. Në dokumentet e Lidhjes shprehej qartë qëllimi për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe kundërshtimi ndaj vendosjes së një qeverisjeje tjetër mbi territoret që ajo i konsideronte pjesë të atdheut shqiptar.[3]

Megjithatë, diplomacia evropiane nuk e ndryshoi rrënjësisht kursin e saj. Traktati i Berlinit përcaktoi kufij të rinj dhe njohu zgjerime territoriale të Malit të Zi, ndërsa neni 28 përcaktoi kufijtë e rinj të tij.[4]

Për shqiptarët, problemi nuk ishte vetëm juridik apo administrativ. Në shumë prej këtyre viseve jetonin popullsi shqiptare, dhe ndryshimi i sovranitetit nuk ishte një vijë abstrakte mbi hartë: ai lidhej me sigurinë, pronën, administrimin, jetën shoqërore dhe të ardhmen politike të njerëzve.

Kjo është arsyeja pse kritika ndaj diplomacisë së Fuqive të Mëdha nuk duhet të kufizohet te fakti se shqiptarët nuk morën atë që kërkuan. Kritika më e thellë është se sistemi diplomatik i kohës i trajtoi popujt në mënyrë të pabarabartë. Fuqitë e Mëdha kishin kapacitetin për të vendosur mbi Ballkanin, ndërsa popujt e vegjël shpesh duhej të bindnin të tjerët se kishin të drejtë të dëgjoheshin. Në këtë sistem, parimet shpesh përfundonin pas interesave strategjike.

Dhe këtu duhet pranuar një e vërtetë historike që shpesh humbet në rrëfimet e thjeshtuara: shqiptarët nuk iu drejtuan menjëherë luftës. Ata filluan me politikë. Filluan me organizim, me kuvende, me memorandume dhe me përpjekje diplomatike. Më 10 qershor 1878 u themelua Lidhja e Prizrenit, ndërsa më 13 qershor iu dërgua Lord Beaconsfield një memorandum ku kërkohej që çështja shqiptare të dëgjohej në Kongresin e Berlinit.[5]

Në këtë kuptim, Lidhja ishte edhe një përpjekje për të krijuar subjektivitet politik. Ajo nuk ishte vetëm një bashkim i përkohshëm për një betejë. Dokumentet e saj tregojnë një organizim politik dhe ushtarak, me struktura administrative, rregulla për organizimin e forcave dhe mekanizma për mbrojtjen e territoreve që konsideroheshin shqiptare.[3]

Sylejman Vokshi ishte ndër figurat e rëndësishme të këtij organizimi dhe emri i tij figuron edhe në dokumentet themeluese të Lidhjes.[3]

Por nëse diplomacia ishte rruga e parë, ajo nuk solli rezultatin që kërkonin shqiptarët. Në vitin 1879, Abdyl Frashëri dhe Mehmed Ali Vrioni vazhduan përpjekjet diplomatike në qendrat evropiane, duke kërkuar mbështetje për çështjen shqiptare.[5]

Përpjekja për të fituar mbështetje ndërkombëtare dëshmon se Lidhja nuk e shihte konfliktin si qëllim në vetvete. Ajo kërkonte një zgjidhje politike, por një zgjidhje që të merrte parasysh realitetin shqiptar.

Në këtë pikë, përgjegjësia e diplomacisë së Fuqive të Mëdha bëhet më e dukshme. Kur një popull kërkon të dëgjohet dhe përgjigjja është një vendim që prek drejtpërdrejt territoret e tij pa pjesëmarrjen e tij, atëherë diplomacia rrezikon të shndërrohet nga instrument i paqes në instrument të imponimit. Një traktat mund të jetë një akt ndërkombëtar, por asnjë traktat nuk mund ta fshijë realitetin politik të një popullsie vetëm me anë të një nënshkrimi.

Gjakova ishte momenti kur ky realitet u përplas me vendimin diplomatik. Në fund të gushtit 1878, Mehmet Ali Pasha Maxharri mbërriti në rajon me misionin për zbatimin e vendimeve që lidhnin Plavën dhe Gucinë me Malin e Zi. Krerët e Lidhjes kërkuan që ai të hiqte dorë nga misioni. Pas refuzimit, ai u rrethua në sarajet e Abdullah Pashë Drenit më 3 shtator. Luftimet, pas ndërprerjeve dhe përpjekjeve për bisedime, vazhduan deri më 6 shtator, kur Mehmet Ali Pasha dhe Abdullah Pashë Dreni mbetën të vrarë.[1]

Kështu, ajo që ishte vendosur në Berlin zbriti në Gjakovë. Një dispozitë diplomatike u shndërrua në një konflikt të drejtpërdrejtë mbi tokën dhe popullsinë. Në këtë kuptim, Gjakova nuk ishte një episod i shkëputur nga Kongresi i Berlinit. Ishte një nga pasojat e tij në terren.

Kjo nuk do të thotë se çdo veprim i armatosur bëhet automatikisht i drejtë vetëm sepse ndërmerret në emër të një populli. Historia dhe e drejta kërkojnë një analizë më të kujdesshme. Por është po aq e gabuar të trajtohet rezistenca shqiptare vetëm si një pengesë ndaj “zbatimit të traktatit”, pa pyetur se çfarë përfaqësonte ai zbatim për njerëzit që jetonin në territoret në fjalë.

Koncepti modern i vetëmbrojtjes në të drejtën ndërkombëtare nuk mund të projektohet mekanikisht në vitin 1878. Neni 51 i Kartës së Kombeve të Bashkuara i përket rendit juridik të krijuar pas vitit 1945. Por kjo nuk e zhvesh Lidhjen e Prizrenit nga karakteri i saj mbrojtës në kuptimin politik dhe historik. Lidhja kishte ndërtuar struktura për mbrojtjen e territoreve dhe kishte shprehur në dokumentet e veta qëllimin për të mbrojtur tërësinë territoriale me mjetet që i konsideronte të nevojshme.[3]

Prandaj, më e saktë është të thuhet se Gjakova përfaqësonte një formë të vetëorganizimit dhe të rezistencës së një bashkësie politike që e perceptonte veten të kërcënuar nga ndryshimet territoriale të imponuara nga jashtë. Kjo është diçka tjetër nga pretendimi se Lidhja po zbatonte një normë të së drejtës ndërkombëtare që në atë kohë ende nuk ekzistonte në formën që e njohim sot.

Pikërisht këtu qëndron edhe tragjedia e diplomacisë së vitit 1878. Fuqitë e Mëdha kërkonin të krijonin stabilitet në Ballkan, por një stabilitet i ndërtuar pa pjesëmarrjen reale të popullsive që preken prej tij nuk mund të jetë lehtësisht i qëndrueshëm. Diplomacia mund të vizatojë kufij, por nuk mund të prodhojë automatikisht legjitimitet politik. Mund të nënshkruajë traktate, por nuk mund të urdhërojë një popull të harrojë se kush është dhe çfarë kërkon.

Në Berlin, shqiptarët u përballën me një diplomaci që ishte më e interesuar për ekuilibrin ndërmjet fuqive sesa për krijimin e një standardi të barabartë për të gjitha kombësitë e Ballkanit. Në Gjakovë, ky ekuilibër u përball me një realitet që nuk mund të fshihej më pas formulimeve diplomatike. Historia e asaj kohe tregon se sa e rrezikshme është kur “stabiliteti” përdoret për të justifikuar vendime që një pjesë e popullsisë i konsideron si kërcënim ndaj ekzistencës së saj politike.

Kjo është arsyeja pse Kongresi i Berlinit duhet parë edhe si një mësim mbi kufijtë e realpolitikës. Fuqitë e Mëdha mund të kishin interesa legjitime strategjike, por kjo nuk i bënte automatikisht legjitime të gjitha pasojat e vendimeve të tyre. Interesi i një fuqie nuk është i njëjtë me të drejtën e një populli. Stabiliteti i një kancelarie nuk është gjithmonë stabiliteti i një familjeje që jeton në territorin mbi të cilin është marrë vendimi.

Dhe këtu historia e Lidhjes së Prizrenit fiton një rëndësi që shkon përtej vitit 1878. Ajo tregon se një popull i cili nuk përfaqësohet në tavolinën diplomatike përpiqet të krijojë vetë mjetet politike për t’u përfaqësuar. Kur këto mjete nuk mjaftojnë, ai kërkon ta mbrojë atë që konsideron interes jetik. Ky është një proces që duhet kuptuar në kontekstin e kohës dhe jo të reduktohet në një narrativë të thjeshtë për “luftë” dhe “paqe”.

Sot rendi ndërkombëtar është shumë më i zhvilluar juridikisht. Karta e Kombeve të Bashkuara e vendos ndër qëllimet e organizatës zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve mbi bazën e respektimit të parimit të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve.[7] Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike përcakton se të gjithë popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe, mbi bazën e saj, përcaktojnë lirisht statusin e tyre politik.[8]

Këto norma nuk mund t’i kthejmë pas në kohë dhe t’ua atribuojmë drejtpërdrejt aktorëve të vitit 1878. Por mund t’i përdorim si një pikë reference për të gjykuar se sa shumë ka ndryshuar gjuha juridike e botës dhe sa përgjegjësi më të madhe kanë sot shtetet dhe organizatat ndërkombëtare kur flasin për demokracinë, të drejtat e njeriut, vetëvendosjen dhe bashkëjetesën.

Prandaj historia e Lidhjes së Prizrenit nuk duhet përdorur për të ushqyer armiqësi të reja. Ajo duhet përdorur për të kërkuar standarde të barabarta. Nëse Evropa moderne dëshiron të jetë ndryshe nga Evropa e vitit 1878, atëherë nuk mund të pranojë që një popull të trajtohet si problem diplomatik sa herë që kërkon të drejta politike, ndërsa një tjetër të trajtohet si subjekt i privilegjuar vetëm sepse interesat e tij përputhen më mirë me kalkulimet e fuqive të mëdha.

Bashkëjetesa nuk është mohimi i njërit në emër të qetësisë së tjetrit. Bashkëjetesa është barazi. Demokracia nuk është privilegj që një shumicë mund t’ia japë ose t’ia heqë një pakice sipas interesit të momentit. Demokracia është sistem në të cilin të drejtat politike dhe qytetare mbrohen përmes institucioneve dhe ligjit.

Dhe stabiliteti nuk mund të jetë sinonim i ngrirjes së një padrejtësie. Një stabilitet i tillë mund të zgjasë për një kohë, por historia e Ballkanit ka dëshmuar vazhdimisht se problemet e pazgjidhura nuk zhduken vetëm sepse diplomacia vendos të mos i përmendë.

Kjo është ajo që e bën 3 shtatorin e vitit 1878 më shumë se një datë përkujtimore. Është një moment ku mund të shihet qartë lidhja ndërmjet diplomacisë dhe rezistencës. Lidhja e Prizrenit kërkoi fillimisht të fliste. Kur fjala nuk mjaftoi, ajo organizoi mbrojtjen. Kur vendimet e marra larg shqiptarëve u përpoqën të zbatoheshin mbi territoret shqiptare, Gjakova u bë vendi ku ky konflikt politik u shndërrua në përplasje të armatosur.

Për këtë arsye, përgjegjësia historike e diplomacisë evropiane nuk qëndron vetëm te kufijtë që u vizatuan në hartë. Qëndron edhe te pyetja se pse një popull që kërkonte të dëgjohej nuk u trajtua si palë politike me të drejtën për të paraqitur dhe mbrojtur interesat e veta.

Evropa e vitit 1878 mund të thoshte se kishte vendosur një rend.

Por Gjakova tregoi se një rend pa pëlqimin dhe pjesëmarrjen e atyre që preken prej tij mund të prodhojë rezistencë në vend të paqes.

Ky është edhe mësimi që duhet të mbetet për të sotmen. Jo se lufta është rruga e parë dhe as se konflikti duhet romantizuar. Përkundrazi, mësimi është se diplomacia duhet të jetë aq serioze, aq e drejtë dhe aq e barabartë sa ta bëjë konfliktin të panevojshëm. Ajo duhet të dëgjojë përpara se të vendosë, të negociojë përpara se të imponojë dhe të kërkojë zgjidhje që mund të jetojnë jo vetëm në dokumente, por edhe në ndërgjegjen e njerëzve mbi të cilët zbatohen.

Më 3 shtator 1878, shqiptarët e Gjakovës nuk po përballeshin vetëm me një pashë osman apo me një detashment ushtarak. Në një kuptim më të gjerë, ata po përballeshin me pasojën konkrete të një sistemi diplomatik që kishte vendosur mbi ta pa i pasur ata në tryezë.

Prandaj, kujtimi i asaj dite nuk duhet të jetë vetëm kujtim i armëve. Duhet të jetë edhe kujtim i dështimit të diplomacisë për të gjetur një zgjidhje politike që do të merrte seriozisht zërin shqiptar.

Historia nuk na kërkon ta përsërisim atë konflikt.

Na kërkon të mos përsërisim atë gabim.

Nëse Evropa e sotme dëshiron të jetë vërtet Evropë e demokracisë, e të drejtave dhe e shtetit të së drejtës, atëherë nuk mund të ketë standarde të ndryshme për lirinë, vetëvendosjen, përfaqësimin dhe bashkëjetesën. Një e drejtë nuk bëhet më pak e drejtë vetëm sepse është kërkuar nga një popull i vogël. Një padrejtësi nuk bëhet më e pranueshme vetëm sepse është formuluar në gjuhën elegante të një traktati.

Kjo është arsyeja pse Gjakova mbetet një paralajmërim për çdo diplomaci që beson se mund të ndërtojë paqe duke anashkaluar vullnetin e popujve.

Në vitin 1878, Evropa zgjodhi të vendoste për shqiptarët.

Shqiptarët zgjodhën të mos heshtnin.

Sot bota ka institucione, norma dhe mjete politike që atëherë nuk ekzistonin. Pikërisht për këtë arsye, ajo ka edhe një përgjegjësi më të madhe: të mos e detyrojë një popull të zgjedhë mes nënshtrimit politik dhe konfliktit.

Diplomacia duhet ta ketë mësuar më në fund mësimin e Gjakovës.

Kur vendoset për fatin e një populli, ai popull duhet të jetë në tryezë.

Sepse kufijtë mund të vizatohen me laps në harta, por paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësi, barazi dhe respekt për njerëzit që jetojnë mbi atë tokë.

Fusnota,
[1] Për ngjarjet e Gjakovës: rrethimi i Mehmet Ali Pashë Maxharrin në sarajet e Abdullah Pashë Drenit më 3 shtator 1878 dhe përfundimi i luftimeve më 6 shtator me vrasjen e Mehmet Ali Pashës dhe Abdullah Pashë Drenit. Shih edhe studimin e Jusuf Bajraktarit mbi Gjakovën në kohën e Lidhjes së Prizrenit.

[2] Robert Elsie, Memorandum to Lord Beaconsfield, 1878. Memorandumi theksonte se shqiptarët nuk kishin përfaqësim shtetëror në Kongresin e Berlinit dhe kërkonte që çështja shqiptare të dëgjohej në tryezën diplomatike.

[3] Robert Elsie, The Resolutions of the League of Prizren, 1878. Dokumentet e Lidhjes përfshijnë mbrojtjen e tërësisë territoriale, organizimin politik dhe ushtarak dhe masat për mbrojtjen e territoreve të konsideruara shqiptare.

[4] Treaty of Berlin, 13 korrik 1878, veçanërisht nenet 28–29, mbi kufijtë dhe zgjerimin territorial të Malit të Zi.

[5] Robert Elsie, The Resolutions of the League of Prizren. Burimi dokumenton themelimin e Lidhjes më 10 qershor 1878, memorandumin drejtuar Lord Beaconsfield më 13 qershor dhe vazhdimin e veprimtarisë diplomatike të Abdyl Frashërit në Evropë gjatë vitit 1879.

[6] Për organizimin e forcave dhe rolin e degës së Lidhjes në Gjakovë, shih Jusuf Bajraktari, Gjakova me rrethinë në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Studimi dokumenton mobilizimin e forcave të Lidhjes dhe përplasjen e shtatorit 1878.

[7] Karta e Kombeve të Bashkuara, neni 1(2), mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet kombeve mbi bazën e respektimit të parimit të të drejtave të barabarta dhe vetëvendosjes së popujve.

[8] International Covenant on Civil and Political Rights, neni 1, mbi të drejtën e të gjithë popujve për vetëvendosje dhe përcaktimin e lirë të statusit të tyre politik.

Prishtinë,03.09.2026

NJË HISTORI MESUESI QË TË BËN PËR VETE- Nga ARIF EJUPI

Kur një njeri lind, biografia e tij është krejt bosh. Drejtimi që ai do të marrë gjatë jetës varet nga familja dhe shoqëria në të cilën edukohet dhe formohet.

Rexhep Selim Ejupi kishte fatin që të rritej në një ambient të shëndoshë familjar. Mirëpo, në kohën kur ai lindi në komunën e Podujevës, shkollat shqipe nuk ekzistonin.

Në vitin 1921, e ashtuquajtura Mbretëri Serbo-Kroate-Sllovene kishte ndërtuar shkolla, por ato ishin të destinuara vetëm për fëmijët e kolonëve serbë dhe malazezë. Shqiptarët autoktonë ishin të diskriminuar dhe të trajtuar si qytetarë të rendit të dytë.

Dhuna mbi ta ishte e egër dhe çnjerëzore. Më 11 janar 1921, në fshatrat e Llapit dhe Gallapit, njësitet çetnike të udhëhequra nga Kosta Peçanac kryen krime të rënda, duke lënë pas plagë të thella në kujtesën kolektive, si masakrat e Prapashticës dhe Keçekollës.

Deri në ardhjen e gjermanëve, shkollat e ndërtuara në Podujevë dhe Sibovc të Epërm më 1921 shfrytëzoheshin vetëm nga serbët dhe malazezët. Shkolla në Podujevë mbante emrin “Kosta Vojinoviq”, një simbol që jo vetëm impononte pushtetin, por edhe provokonte ndjenjën e padrejtësisë te vendasit.

Gjatë viteve 1941–1944, në rrethana të ndërlikuara historike, u hapën për herë të parë 15 shkolla shqipe në komunën e Podujevës. Në mungesë të mësuesve të kualifikuar, rolin e mësuesit e morën mbi supe hoxhallarë përparimtarë, të cilët u mësuan fëmijëve alfabetin shqip, duke ndezur shkëndijat e para të arsimit kombëtar.

Ndër ta dalloheshin: Shaqir Halil Visoka, Hamit Sejdiu, Sylejman Hysë Popova, Hashim Kuleta, Ramë Shajkovci, Sabit Haliti, Maliq Mahmuti-Sekiraqa, Halit Majkovci, Hajriz Bllaca, Qazim Stublla, Hashim Syla-Obrazhda, Ramadan Jakupi-Dedaj, Bahtir Azemi, Ramë Govori etj.

Në këtë periudhë të trazuar shquhet veçmas Jahja Fusha, i diplomuar në Normalen e Shkupit, i cili më 16 shtator 1943 u zgjodh delegat i Kongresit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Por kjo veprimtari patriotike pati si çmim jetën. Më 2 dhjetor 1944 u ekzekutua bashkëshortja e tij shtatzënë, Lucia Geo-Fusha, ndërsa dy javë më vonë u ekzekutua edhe ai vetë. Edhe sot ata mbeten pa varre – një dëshmi e dhimbshme e kohës.

Në këtë realitet të ashpër u rrit Rexhep Selim Ejupi. Ai, së bashku me vëllain e tij Ademin, ndoqi mësimet në shkollën “Skënderbeg” në Podujevë, e cila më vonë, nga komunistët jugosllavë, u riemërtua “Bratstvo-Jedinstvo”.

 

Në këtë shkollë punuan si mësues: Ismail Zymeri, Rashit Hasani, Hasan Bilalli, Sylejman Hysë Popova, Adem Guta dhe Sylejman Llapashtica, ndërsa në Bajçinë, në shkollën “Bashkimi”, që ishte paralele e ndarë, mësues ishte Sylejman Bajrami.

Pas Luftës së Dytë Botërore, shpresat për bashkim me Shqipërinë u shuan. Kosova mbeti nën Jugosllavinë e Titos dhe shqiptarët vazhduan të jetonin nën trysni, dhunë dhe padrejtësi. Vetëm në vitin 1945, në emër të luftës kundër “reaksionit”, u vranë rreth 50 mijë shqiptarë.

Megjithatë, Rexhepi nuk u dorëzua. Pas përfundimit të progjimnazit, ai kreu kurset pedagogjike në Prishtinë dhe në Gjakovë, të cilat ishin burimi kryesor i kuadrove të ardhshme arsimore të asaj kohe. Ai herët e kuptoi se arma më e fortë kundër padrejtësisë ishte arsimi. Shqiptarët vetëm të arsimuar mund të çliroheshin nga sllavizmi dhe prangat e robërisë.

Familja e tij ishte e njohur për fisnikëri e mikpritje. Kishte mbi 13 hektarë tokë të klasit të parë dhe jetë të rregullt. Ishte një familje ku miku nderohej me zemër, pleqtë dëgjoheshin me respekt dhe fjala e tyre kishte peshë.

Por realiteti përreth ishte i zymtë. Shumë familje jetonin në skamje. Në kohët e “zisë së bukës” kishte edhe raste vdekjeje nga uria. Reforma agrare kishte lënë shumë shqiptarë pa tokë, ndërsa në Gllamnik ishin vendosur 43 familje kolonësh serbë e malazezë.

Kjo “reformë” i kishte lënë pa tokë edhe vëllezërit Sherif dhe Hajdar Hajdari, të cilët u strehuan përkohësisht në pronën e Abdyl Mustafës-Lalës dhe Abdyl Mehmet Ejupit.

Përveç uzurpimit të tokës, xhandarmëria serbe kishte keqtrajtuar rëndë Sherif Hajdarin dhe kushëririn e tij, Islam Rama.

Pjesë e këtij sfondi të errët mbeten edhe rrëfimet rrëqethëse të Hanife Vokrri-Ejupit. Ajo, me lot në sy, tregonte se si ngrohte gurë në oxhak për t’ua mbajtur fëmijëve këmbët të ngrohta gjatë dimrit. Si grua e ve, me 7 fëmijë të vegjël, ajo luftonte me tërë qenien për të siguruar bukën e gojës.

Këto përjetime të bashkëfshatarëve e formësuan Rexhepin dhe ia ngritën në zenit dëshirën për profesionin e mësuesit. Ai sikur u betua se puna e mësuesit do të ishte misioni i tij jetësor, kurse lufta kundër çrrënjosjes së analfabetizmit u bë betimi i tij.

Ai punoi në kushte tepër të vështira në shkollën “Danilo Vukiçeviq” në Sveçël (sot “Ali Ajeti”) dhe në paralelet e saj në Dumosh. Në fillim të viteve ’60, vazhdoi punën në shkollën “Ganimete Tërbeshi” në Gllamnik, ku drejtor ishte Hilmi Blakçori nga Letanci i Podujevës.

Ish-nxënësit e tij – Hamdi Mustafa-Lala, Nimon Bahtiri, Ramadan Selatin Mustafa, Gjylie Aziz Ejupi, Shemsije Hasan Ejupi, Gjezide Mustafa-Lala, Fexhrije Mustafa-Lala, Jusuf Murat Ejupi, Abdylkadri Selim Ejupi, Remzije Selim Ejupi, Abdyrrahman Adem Ejupi, Sefë Ejupi-Zijaça, Hajdar Ejupi-Zijaça etj. – edhe pse kanë kaluar mbi gjashtë dekada, e kujtojnë me respekt dhe mall të pashuar atë periudhë.

Rexhepi, së bashku me mësues të tjerë si Bahtir Azemi, Ajet S. Hoti, Jetish Rekaliu, Faik Ahmeti-Latifi, Bajram Dema, Sabit Sadiku-Piraci, Shaban Imeri-Zebica, Bajram Shala, Fahri Sejdiu, Fazli Llugaliu, Adem Bejta, Xhafer Ilaz Ejupi, Idriz Gashi, vëllezërit Rexhep e Ruzhdi Rexhepi-Oraca, Halil Osman Breznica, Shemsi Gërguri, Ismail Hoti, Hamit Kajtazi etj., konsiderohet ndër themelvënësit e kësaj shkolle.

Ai, përveç që ishte mësues, ishte edhe misionar i progresit dhe i njerëzores. Me përkushtim të rrallë, hapte “dritare drite” në çdo shtëpi shqiptare. Nuk përhapte vetëm dije, por edhe mesazhe të vazhdueshme ndërgjegjeje, dashurie për gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar.

Ai ishte i përpiktë në punë. Ishte parimor, korrekt dhe shumë i dashur. Përveç mësimeve, nxënësve u mësonte respektin dhe solidarizimin me njëri-tjetrin.

Së bashku me Xhafer Ilaz Ejupin, trokiste derë më derë për të bindur prindërit se edhe vajzat duhet të shkolloheshin. Përpjekjet e tyre nuk mbetën vetëm fjalë. Rexhepi dhe Xhaferi dhanë shembullin duke regjistruar në shkollë motrat dhe vajzat e familjes së tyre.

Andaj, të gjithë ata që e njohën mësuesin Rexhep e kujtojnë si njeri të qetë dhe të edukuar.

Ai, deri më 5 shtator 1980, kur ndërroi jetë papritur nga një sulm në zemër, s’reshti së ndihmuari të tjerët, sidomos ata që kishin kushte të rënda ekonomike.

Me urtësi e mirësjellje la pas një emër të ndritur: mësues i përkushtuar, nëpunës i palodhshëm, njeri i besueshëm dhe baba shembullor.

Rexhep Selim Ejupi mbetet ndër mësuesit e parë llapjanë që s’kurseu asgjë për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të para të nxënësve në shkollat e fshatrave Sveçël, Dumosh dhe Gllamnik të Llapit.

ARIF EJUPI

A do të kthehet mobilizimi qytetar në ndryshim politik? 100 ditë revoltë për largimin e Ramës, BIRN: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

Bulevardi kryesor i Tiranës u përket çdo mbrëmje “flamingove”.

Janë orët e pasdites së vonë, kur dhjetëra qytetarë me banderola, postera dhe flamuj nisin të mblidhen në sheshin “Skënderbej”. Mes tyre është kthyer në ritual edhe një poster i ri çdo natë, me numrin e ditës së protestës. Të hënën, numri do të jetë 100.

Rreth orës 20:00, protestuesit e parë nisin ecjen në drejtim të Kryeministrisë, ku një podium i improvizuar dhe një mikrofon presin folësit e radhës. Për më shumë se një orë, dhjetëra të tjerë zbresin në shesh. Disa janë aty çdo mbrëmje, të tjerë i bashkohen protestës në mënyrë sporadike.

Prej më shumë se tre muajsh, Tirana jeton me thirrjet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”, sloganet e ditëve të para të saj.

Por në 100 ditë, repertori i saj është zgjeruar. Çdo mbrëmje lindin thirrje të reja, ndërsa rimat dhe sarkazma ndaj kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe mazhorancës janë pjesë e ritualit të protestës.

Në bilancin e këtyre 100 ditëve, aktivistë dhe analistë të politikës e shohin arritjen më të madhe të saj në rikthimin e qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisje autoritare.

Shkrimtari dhe aktivisti Fatos Lubonja, një ish i burgosur politik gjatë regjimin komunist në Shqipëri, e përkufizon protestën si përpjekje të shqiptarëve kundër një regjimi politik autoritar.

“Protesta ka hedhur poshtë narrativën se Shqipëria ka ecur përpara në rrugën drejt BE, siç pretendon klasa politike shqiptare, vetë BE dhe veçanërisht Rama, duke provuar se vendi është nën një regjim autoritar i bazuar ekonomikisht në pastrimin e parave të drogës,” tha Lubonja për BIRN.

“Ajo është një përpjekje e shqiptarëve, të çuar në ekstrem nga abuzimet e këtij regjimi në të gjitha aspektet e jetës së tyre, për ta rrëzuar atë,” theksoi ai.

Për arkitektin dhe aktivistin Andi Tepelena, një prej organizatorëve të protestës, arritja e vërtetë është “thyerja e frikës”.

“Kishim shumë kohë, që pas shembjes së Teatrit Kombëtar që po përpiqeshim të rigjallëronim nervin qytetar, por kjo protestë tregoi që ky nerv ekzistonte dhe Zvërneci sa derdhi kupën,” thotë Tepelena.

“Gjëja më e bukur ishte që u derdh rinia në protestë, një rini e jashtëzakonshme që ka kuptuar që ky sistem ekonomik e politik nuk ecën më,” shtoi ai.

Qytetari si aktor politik

Zemërata nisi në një plazh pothuajse të virgjër në Zvërnec, një fshat i Vlorës, ku një gardh telash me gjemba ndalonte aksesin e publikut dhe fadromat e një kompanie private kishin shkatërruar dunat e rërës për t’i hapur rrugë një projekti masiv turistik që parashikohet të shtrihet në këtë zonë të mbrojtur natyrore, e njohur si Laguana Vjosë-Nartë.

Goditja dhe marrja zvarrë nga rojet e kompanisë private të një protestuesi paqësor nxiti një revoltë më të gjerë qyterare, që u zhvendos në bulevardin e kryeqytetit, duke u shndërruar në një protestë kundër korrupsionit qeverisës, shpopullimit, mungesës së meritokracisë dhe gjithë klasës politike të 35 viteve të fundit.

E organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile, protesta arriti të ruante profilin e saj si organizim qytetar gjithpërfshirës pa dallime politike apo kulturore.

Për Adri Nurellarin, analist i politikës, kjo konsiderohet si arritja kryesore e saj.

“Protesta ka arritur diçka që dukej pothuajse e pamundur; ka thyer monopolin e partive mbi pakënaqësinë dhe ka rikthyer qytetarin si aktor politik,” tha Nurellari për BIRN, duke shtuar se që të ajo ka treguar gjithashtu se “frika nuk mposhtet duke pritur të largohet, por duke dalë bashkë në shesh”.

Nurellari konsideron disa rezultate të protestës, të tilla si vendosja në qendër e debatit të mbrojtjes së natyrës, pronës publike dhe vendimmarrjes pa qytetarët, tërheqja e vëmendjes ndërkombëtare, frymëzimi dhe aktivizimi i diasporës, deri tek ndikimi axhendës politike.

“Krijoi një gjuhë, simbolikë dhe identitet të dallueshëm,” thotë ai, duke shtuar se “flamingoja u kthye nga një shpend i kërcënuar në simbol të rezistencës qytetare, gjë që, për komunikimin politik shqiptar, është më shumë krijimtari sesa kanë prodhuar disa seli në tri dekada”.

Pavarësisht se qeveria nuk ka bërë asnjë hap konkret për të plotësuar kërkesat e protestës, për Nurellarin, ajo po reagon e ndikuar prej saj.
Duke krahasuar qëndrimet nga nisja deri tani të qeverisë, ai argumenton se “protesta e ka ndryshuar raportin politik, edhe pa marrë ende gjithçka që kërkon, pra pa marrë ende dorëheqjen”.

Edhe vetë qëndrueshmëria aq e gjatë konsiderohet një arritje politike. Në një vend, ku sipas Nurellarit entuziazmi publik shpesh zgjat sa një cikël lajmesh, protestuesit kanë treguar një stoicizëm qytetar të rrallë, mu në mes të vapës, lodhjeve, sulmeve, etiketimeve dhe presioneve. “Kjo është për t’iu hequr kapelen,” thekson ai.

Për aktivistin Tepelena, kërkesat e protestës vijojnë të jenë të njëjta; dorëheqje e kryeministrit, shfuqizim i ligjeve klienteliste dhe miratimi i një sistemi të ri zgjedhor që do të krijonte kushtet për përfaqësim më të drejtë politik.

Por ai konsideron se protesta ka pasur disa pika kulmore; që nga mbështja e mediave ndërkombëtare që e kthyen në një ‘brand’ “Revolucionin Flamingo” dhe që tani është një nga revolucionet paqësore më të gjata në botë dhe deri tek zbritja në shesh e eurodeputetëve.

“Por mbi të gjitha, shqiptarët kuptuan që duhet t’i marrin vetë fatet e tyre në dorë pa pritur ndihmë që i vjen nga ndonjë fuqi ndërkombëtare,” thotë Tepelena.

E ardhmja e protestës

Pas gati 100 ditëve në shesh, “Revolucioni i Flamingove” përballet me provën e vjeshtës: si të ruajë mobilizimin qytetar dhe ta kthejë atë në një ndryshim politik.

“Shtatori do të jetë një moment i ri mobilizimi, veçanërisht për të rinjtë, dhe synohet që protesta të përshkallëzohet deri në mosbindje civile, me qëllim dorëheqjen e kryeministrit dhe kalimin në një qeveri kujdestare,” parashikon Tepelena.

Për Lubonjën, megjithatë, suksesi i protestës nuk varet vetëm nga aftësia e saj për të qëndruar në shesh, nëse synon të shndërrohet në një aktor real ndryshimi.

“Si aktor ndryshimi që të ketë sukses, ajo ka nevojë për ndihmën e aktorëve të tjerë të ndryshimit ku do të veçoja drejtësinë dhe qëndrimet e atyre që i quajmë partnerët tanë ndërkombëtarë, që deri më sot i shoh pasivë,” tha ai.

Ndërsa për Adri Nurellarin, sfida e protestës është aftësia për të kaluar nga reagimi qytetar tek ndërtimi i një lëvizje qytetare.

“Protesta është reagim ndaj asaj që ka ndodhur; lëvizja është projekt për atë që duhet të ndodhë,” thotë Nurellari, duke shtuar se që të shndërrohet në një lëvizje, protesta duhet të ofrojë shpresë për të ardhmen.

Ndërsa njerëzit kanë dalë në shesh për arsye të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se janë bërë automatikisht pjesë e një organizimi të përbashkët, ndaj dhe pyetja vendimtare sipas Nurellarit është: “nëse kjo do të mbetet një protestë, apo do të shndërrohet në lëvizje?!”./ BIRN


Send this to a friend