VOAL

VOAL

Eugjen Merlika: Albina Pervizi, heroina e kampeve të internimit në Myzeqenë e gjysëm shekullit komunist

January 6, 2022

Komentet

Fëmijëve u premtuam lirinë Poemë nga Elida Buçpapaj

shokëve të armëve të lirisë
që sot heshtin
dhe e qajnë heshtjen
me vajet
e kujet e shpirtit
që ulëret
e u kërkon
të dalin
nga kulla e ngujimit
kryqëzuar
nga dyshimi
për farën
shqiptare
udhëtare
e përhershme
në kërkimin e vetes
larg klishesë
marionetë të
të diktatit

shokëve të armëve të lirisë
që sot nuk e njohin veten
kur merrnim me sy rrezikun
sepse po ndërtonin
qytetin e lirisë
për fëmijët e posalindur
të cilëve
u kishim mësuar
si fjalët
bukë
nënë
baba
emrat
e liderëve

marrëzi e madhe
kjo jona
sepse liria
na kthehej në delir
dhe besonim tek lideri

ashtu si fëmijët
tanë na besonin ne

sot fëmijët na shohin me dyshim
sepse dolëm që i rrejtëm
i rrejtëm fëmijët tanë
si na rrejti lideri
duke ricikluar shëmtimin
e fytyrave të censorëve
që i çrrënjos liria
si kusht sine qua non

shokëve të armëve të lirisë
si bekim i Zotit
që deri më sot
po e mbajnë përbrënda
zemrimin e tyre
sepse ia kanë tutën
zemrimit të tyre
dhe marrin ikën
sepse kanë frikë
nga vetja e tyre
se do t’i tradhëtojë
sepse e vërteta
është konstelacion
që i shkojmë prapa
pa kthim

shokëve të armëve të lirisë
me të cilët
përshkruam
me mijra kilometra vuajtje
me shpresë se arritëm
finishin e kepit të së mirës
ku e mira
nuk përjashton
as edhe një fije bari
dhe
krijon mrekullinë
çudibërese
prej barit
të dashurisë

por xhuxhët
i kanë uzurpuar
hapësirat e lirisë
xhuxhët as për cirk nuk bëjnë
të kallin krupën
prej jargëve
të makutërisë
mesjetare

xhuxhët
presin
vetëm t’i futësh
në parkun e zoopolitikës
e popullit
t’i thuash si fëmijëve
kujdes sa më larg gogolëve
që i ndajnë shqiptarët
në parcela e pako
të zoolandit të tyre
kur ata
në tregun e vjetërsirave
nuk do të kushtonin
asnjë cent

shokëve të lirisë të bekuar
me të cilët kalojmë
si në film
vitet e jetës rebeluar
prej padrejtësisë
që besuam
se e shporrëm nga vendi
që t’i prehnim
në paqe viktimat
e diktaturës

por ata që meritojnë të shahen
me të gjithë laryshinë
e zhargonit
pa patur kujdes
se ke prishur gjuhën
desh na kthyen në viktima
të tranzicionit
sepse na ngopën me lugën bosh

por ne tani jemi më të uritur
se kurrë
për të arritur
në destinacionin
prej nga ku u nisëm
kur fëmijët sapo i kishim lindur
apo prisnin që t’i lindim

 

kur liria na kishte armatosur
deri në grykë
me jetën e shpresës
ndërsa tani
zoopolitika
i ka kthyer njerëzit
në copa letrash
letra
të kuqe, blu, rozë,
blu të irnosur
blu mavi
në copa letrash
që rrasen
në kuti votimi
legenësh plastikë
që pastaj xhuxhët
i trafikojnë si të jenë
tregëtarë skllevërish
e ne pré e gjahut të tyre
primitiv
dhe vulgar

shokëve të lirisë të çliruar
nga labirintet e frikës
ne që besuam se
do ta bënim botën e bukur
prej dashurisë
me të cilën i sollëm
fëmijët tanë në këtë jetë
që bashkë me qumështin e gjirit
u mësuam alfabetin e lirisë

shokëve të lirisë
me të cilët përmbysëm diktaturën
jo si filxhanin e kafesë
kur projektimin e të ardhmes
e vendosin fallxhoret
dhe konfiguracionet
e absurditetit
të zoopolitikës…

ne jemi vetë projektuesit
e fatit tonë
fati jonë nuk mund të griset
ashtu si grisen ato letrat e kuqe,
blu,
rozë,
blu e irnosur,
blu në mavi
një ditë pasi janë hedhur
nëpër kutitë
e legenëve plastikë…

sepse rruga e lirisë
na mban gjithnjë bashkë
qofshim kudo qofshim
megjithë rrugëtimin
prej eksodusit
nga njëri kontinent tek tjetri
kemi përshkruar me mijëra
kilometra jete
por jemi prapë këtu
kthehemi
tek fillimi jonë
sepse rruga e lirisë
na bën
të marrim frymë
me një mushkëri
pa marrë parasysh
distancat
që tani i ka fshirë
revolucioni
informatik
që i kall frikën
zoopolitikës
pa i marrë parasysh
zigzaget e jetës

por vjen një kohë
kur zoopolitika
ka destinacion të kthehet
në zoopark
ndërsa destinacioni ynë
është atje
kur u nisëm
në kërkim të lirisë
kur fëmijët sapo i kishim lindur
apo prisnin që t’i lindim
të cilëve që në barkun e nënës
që kur i ngjiznim
u premtonim
jetën në liri
si dhuratën më të bukur
të Zotit

dhe ne do t’i çojmë fëmijët tanë
në Tokën e Premtuar
të lirisë
me ne është Zoti
dhe Zoti është i pakorruptushëm !

 

(Marrë nga libri i autores Anticirkland Onufri, 2014)

Përkujtimi i kryengritjes- Boçi: Postriba ka qenë e mbetet zemra e simboli madhështor i antikomunizmit. Postriba mbetet gjaku ynë që nuk falet!

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi, ka qenë i pranishëm, sot, në ditën përkujtimore të masakrës komuniste në Postribë.

Gjatë fjalës së tij Boçi ka thënë se përmasa e kësaj kryengritje në çdo përvjetor të saj shfaqet gjithmonë e më e madhe, ndërsa reflektimi për mesazhet që ajo mbolli e shpërndau behet gjithnjë e më shumë aktuale, duke paralelizuar kështu autokracinë që ka kapluar Shqipërinë dhe Shkodrën veçanërisht e cila u vu nën pushtetin e bandave përmes Benet Becit.

Fjala e Plotë e Luçiano Boçi:

Të dashur banorë të Postribës.

Kjo treve  këtu,  treva juaj  është një nga pikat kryesore të historisë sonë e të krenarisë sonë.

Emri i Postribës, u flet njëherazi të gjithë shkodranëve, të gjithë malësorëve dhe të gjithë shqiptarëve me  aktin e saj kryengritës dhe pathyeshmërinë e saj.

Këtu, më shumë se kudo tjetër, në këtë vend të mbushur me qëndresë e rezistencë Historia ka qenë tragjike.

Ka qenë tragjike por dhe heroike, sepse heroizmi mbetet bashkudhëtari i pandarë i kësaj krahine.

Burrat e kësaj  të drejtuar nga Jup Kazazi e Osman Haxhia, nuk preferuan largimin nga atdheu por përballjen me të keqen, nuk pranuan përuljen, por kryengritjen, nuk pranuan robërinë sllavo-komuniste e dhanë gjithçka dhe jetën në emër të lirisë.

Prandaj Postriba ka qenë e mbetet zemra dhe simboli madhështor i antikomunizmit, i luftës për liri e dinjitet dhe i luftës për demokraci.

Nëse sot jemi mbledhur në këtë vend simbolik, kjo është për t’i bërë homazhe jo vetëm atyre burrave që me kurajë e vetëmohim u ngritën kundër instalimit të komunizmit, por për t’i bërë homazhe të gjithë Shqipërisë dhe luftës që shqiptarët kane bërë kundër diktaturës.

Komunizmi që sa vuri këmbë në këtë vend u dëshmua se kërkonte të ndërtonte murana gjaku mbi këtë tokë dhe frymë të shuara nën dhe, me pushkatime, burgosje e internime.

Më mirë se kushdo këtë e kuptuan atdhetarët, patriotët e intelektualët e Shkodrës, e krahinave të tjera, të cilët bënë gjithçka mundën që të shpëtonin vendin nga kjo murtajë.

Ata nuk kursyen asgjë dhe u martirizuan me ëndrrën e dëshirën për një Shqipëri të lirë.

Kryengritja e Postribës është më shumë se një ngjarje historike. Ajo është një simbol i rezistencës, i rezistencës për dinjitet e liri, për komb e fe, për familje dhe atdhe.

Ajo na kujton se çdo njeri ka të drejtën të kërkojë lirinë e tij dhe të luftojë për të drejtat e tij.

Permasa e kësaj kryengritje në cdo përvjetor të saj shfaqet gjithmonë e më e madhe, ndërsa reflektimi për mesazhet që ajo mbolli e shpërndau behet gjithnjë e më shumë aktual.

Ajo qartazi na mëson se historia është ndërtuar nga ata që nuk pranojnë të heshtin përballë padrejtësive dhe se ajo është në anën e guximtarëve.

Ndërsa shpirtrat e atyre burrave qe u sakrifikuan për ideale, ngjajnë sikur janë këtu midis nesh dhe na nxisin me kujën e tyre që ne të ngrihemi.

Të ngrihemi për ti dhenë fund një regjimi i cili në mos quhet sot komunist është po aq i zi sa dhe komunizmi.

Për t’i dhënë fund një sistemi që shtyp e përndjek e burgos politikisht kundërshtarët e tij.

Për t’i dhënë fund një qeverisje antiqytetare që bën gjenocid ndaj shqiptarëve e që vret e pushkaton të ardhmen e ëndrrat e fëmijëve e familjeve tona.

Lavdia e kësaj kryengritje do jetë e plotë, vetëm atëherë kur ne ecim në rrugën që këta heronj hapën me martirizimin e tyre.

Sepse, duke marrë pak përcaktimin e Mekulit për Kosovën, “Postriba mbetet gjaku ynë që nuk falet”sn

IMAM ISA HOXHA,VAZHDIM I IDEALEVE TË RILINDJES KOMBËTARE – Nga Idriz LAMAJ

 

 

Imam Isa Hoxha zënë një vend të nderuar në komunitetin shqiptaro-amerikan. Për afër katër dekada i sherben me dedikim këtij komuniteti. Për këtë vlerësohet si udhëheqës shpirtëror musliman shqiptar i cili gjatë dy përiudhave historike, luftës antikomuniste dhe demokracisë, ka dhënë ndihmes të shquar në mbrojtjen e virtyteve më të larta të kauzës fetare e kombëtare. Ka kohë që, tani ky burr i moshës së thyer, cilësohet nga studiuesit si përsonalitet klasik që fenë e atdheun i ka të mishëruara në një të pandar ashtu siç i kishin rilindasit tonë.

Në veprimtarinë e tij të gjithanëshme dallohet edhe veprimtaria e Qendres Islame Shqiptraro-Amerikane për New York dhe New Jersey. Angazhimi i tij për mbarëvajtjen e kësaj qendre dhe të xhamive të tjera të ndërtuara në këto dy shtete, interesimi për botimin e revistës “Përpjekja Jonë” qe përmbanë 22 vëllime, ku figurojnë qindra shkrime  të tij të fushave të ndryshme, dhe pjesëmarrja aktive në zhvillimet më të rëndësishme te komunitetit, tregojnë edhe një herë karakterin e tij të hekurtë ndaj misionit të tij të shenjët, qe pak shqiptarr të diasporës e kurorëzuan më me sukses se ai.

Fjala e zjarrët e Imam Isa Hoxhës në përkujtimet e festave fetare e kombëtare ose te rasteve të tjera të veçanta, pasqyrohet si më së mirit në faqet e shtypit shqiptar si në diasporë ashtu edhe në atdheun e tij etnik. Lutjet e tij drejtuar Zotit dhe Kombit gjatë tre dekadave përbëjnë një kapitull të historisë të mërgatës tonë e cila ende nuk është shuar.

Këtu sjellim një përmbledhje të këtyre lutjeve të viteve të fundit: Fjalim e lutje me rastin festes të Flamurit, 28 Nëntor 1995“Le të falenderojmë Perendinë qe na bëri të mundur për të kremtuar serish të lirë, pas gjysëm shekullit vuajtjeje, shtypje, tmerri e gjaku të regjimit komunist në Shqipëri”.

Fjala dhe lutja e këtij rasti lidhet menjëherë me Shqipërinë etnike:

“Le të gëzojmë lirinë që u takon, të bashkuar në trojet e tyre, si çdo popull i lirë në botë  për një Shqipëri etnike me Kosovë e Çameri…” (Ilyria, 30 Nëntor, 1995).

Në përkujtimin e 85 Vjtorit të Kryengritjes të Malsisë Madhe, ku moren pjesë përsonalitete të larta te kulturës tonë Kombëtare, Imam Isa Hoxha si përfasqësues i komunitetit musliman shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadas thotë ndër të tjera:

“Historia e jonë ka qenë e një kombi plotë vuajtje dhe luftë për të drejtat e tij legjitime”. Duke u lutur për lirimin e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të tjera të pushtuara nga shtetet sllave dhe Greqia, Imami thotë se “…ajo që ka filluar Skenderbeu luftën dhe epopenë më të gjatë, e ka përfunduar Dedë Gjo Luli. Asnjë popull në Europë nuk ka pasur epope mlë të gjallë që asnjë herë nuk e ndërpreu luftën për 500 vjet. Populli shqiptar kurrë nuk ka qenë në robëri, por gjithmon ka qenë i lirë sepse kurrë nuk i është nënshtruar të huajit…”(Ilyria, cituar më lartë).

 

Ndërkaq, me rastin  e inagurimit të Kishës Katolike në Hardale – NY, në prani të mëse 1000 shqiptarëve, ku merrnin pjesë përsonalitete të ndryshme fetare e politike, Imam Isa Hoxha thotë se ishte i nderuar për ftesën që i ishte bërë “për të marrë pjesë në gëzimin e të gjithë shqiptarëve, pa dallim”, dhe kritikon me vend, qe në fillim, atë që tashmë populli shqiptar e ka denuar rënd:

“Diktatura komuniste në Shqipëri për 50 vjet i mori shumëçka popullit  shqiptar por nuk ia mori shpirtin dhe ai mundi ta mbajë tl ndezur kandiline tri besimeve fetare.”

Ai në vazhdim të fjalës së tij vlerësoi se nderimi i faktoreve shqiptare jashtë atdheut, i kishave, xhamive dhe teqeve, janë vepra të përbashkta solidariteti të vëllazërve shqiptar të tri besimeve “ ku dhe jashtë atdheut deshmojnë se jami një trup i pandarë ”.

Imami Isai e përfundoi fjalën me këtë urim:

 

“ Uroj që ky gurthemeli të kryej misionin shpirtëror e kombëtar, të bëhet vend vëllazërimi e bashkimi për mbarë gjakun shjqiptar. Uroj që patriotet e ndershem të bashkohen për të shpetuar popullin shqiptar nga robëria për të ngritur Flamurin e Skenderbeut në Shqipërinë etnike…”(Ilyria, 5 Dhjetor, 1995).

Në demonstraten madhështore që u zhvillua në Washington para Shtepisë së Bardhë, ku moren pjesë mijëra bashatdhetar, udhëheqësit shpirtëror të tri  besimeve, Dom Pjeter PopajImam Isa Hoxha dhe At Arthur Liolin, për afër dy muaj u angazhuan në organizimin e demonstratës dhe bashk me të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane e kurorëzuan me sukses demonstraten në fjalë. Mesazhet e të tre përlatëve tonë ishin ndër më të prekshmet. At Arthur Liolin pohon se “Bota dhe Ballkani nuk do të gjejnë paqe për sa kohë qe shqiptarët e Kosovës menjanohen e harrohen .” Dom Pjeter Popaj për zërin e popullit shqiptar të Kosovës për liri e pavarësi thotë: “Zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Imam Isa Hoxha me mesazhin e tij: “ Na thrret zëri i atdheut”, thotë ndër të tjera:

“ Zëri ynë është zëri i shqiptarëve te djegur nga malli për atdheun, zëri i mërgimtarëve qe thrrasin për lirimin e tokave tona të pushtuara. Ky zë nuk u shterr tash një shekull për pavarësinë e Shqipërisë, nuk do të ndalet deri sa Kosova të jetë e lirë dhe deri sa Shqipëria të bëhet ashtu siç duan vet shqiptarët. Ne nuk duhet të harrojmë sakrificat qe po bëjnë shqiptarët në Kosovë, veçanerishtë pas vitit 1981, kur tanket serbe përgjakën rrugët dhe sheshet e Kosovës dhe të trojeve tona për rreth. Nuk duhet të harrojmë 10 majin, demonstraten madhështore të organizueme në Washington dhe New York në mbështetje të rinisë kosovare, luleve qe ranë viktimë e rmikut tonë shekullor serb, vetem pse kërkonin lirinë. Është e drejtë e çdo shqiptari për të luftuar për të drejtën e vet njerëzore dhe kombëtare dhe është detyrë qe na shtron edhe i Madhi Zot qe t’u dalim në ndihëm vëllazërve tonë në atdhe për liri ”. (Ilyria, 26 Mars, 1996).

Imam Isa Hoxha shihet në fotografi të ndryshme në tavolinën e nderit apo duke diskutuar hallet e Shqipërisë etnike me përsonalitete drejtuese të çështjes shqiptare si presidentin Rugova apo ata të Shqipërisë demokratike, është fjala para ardhjes së socialistëve greko-komunist në pushtet. Figura shtatmalsorit të veshur me uniformen e  klerikut musliman gjithashtu është dalluese në faqet e shtypit tonë. Ai është në krye të demonstrarave, simpoziumeve, ceremonive dhe protestave të fuqishme të zhvilluara në New YorkWashington, Tiranë, etj.

Gjatë qeverisë  demokratike të Shgqipërisë, pas rënjes të regjimit komunist të Ramiz Alisë, hapen dyertë e misionit shqiptar pranë OKB-së. Komuniteti shqiptar pas 40 vjetësh filloi t’a ndiente veten te nderuar me këtë mision dhe ti shikonte si-vëllazër zyrtarët e këtij misioni. Në rast gëzimi e hidhërimi shkembenin vizita. Aty shpesh herë dukej edhe Imam Isa Hoxha.

Ja si e vlerësoi ai këtë mision:

“ Misioni shqiptar me në krye ambasadorin Pllumb Kulla ngriti lartë zërin për Shqipërinë, për Kosovën dhe trojet tjera shqiptare të pushtuara në Ballkan. Ai e kreu këtë detyrë me dinjitet e ndershmëri…”. (Pjesë e fjalimit në mbrëmjen e largimit të  ambasadorit Kulla nga ky mision. Ilyria, 24 Shtator, 1997 ) .

Tani më keq se në përiudhen e regjimit të Enver Hoxhës. Komuniteti shqiptar në përgjithësi dhe kosovarët në veçanti, e shikojnë këtë mision me urrejtje më të thellë se atëherë. Shqiptarët e Amerikës nuk e njollosin veten me qendrimet politike të rregjimit të sotshëm sllavo – grek, i cili erdhi në fuqi me forcën e armëve dhe u vendos në Tiranë nga Greqia. Ky regjim për shqiptarët e Amerikës është më i turpshem se ai i Enver Hoxhës. Ky regjim ka fyer rënd dinjitetin e një kombi të vuajtur dhe e ka këthyer shtetin shqiptar në një koloni greke, shkolla greke prej foshnjores deri në të mesme. Fakte si këto e të tjera nuk mund të mohohen. Ndaj Kosovës ky regjim ka bërë tradhëtinë më të turpshme duke nënshkruar marrëveshje me serbët në përiudhat më kritike të Kosovës, duke vrar midis Tiranës edhe ministrin e saj të Mbrojtjes dhe duke goditur për vdekje luftën e përgjakshme të Kosovës.

Shqiptarët e Amerikës janë fyer në sedër për të gjitha këto dhe në veçanti për fyerjen që ky regjim i ka bërë edhe udhëheqsit të tyre të madh shpritëror, Imzot Nolit. Në universitetin e Korçës, i cili mban emrin e Fan Nolit, është inagurua biblioteka greke me ceremoni zyrtare të drejtuar nga ministri Milos (është fjala për P. Milon). Tradhëtit e kësaj shkalle nuk mund të justifikohen nga asnjë shqiptar i vërtet.

Një prej kontribuesëve në organizimin kryesor për përgaditjen e Meshes Përkujtimore për Nënë Terezen, 2 Nëntor 1997, ishte edhe Imam Isa Hoxha. Ai e shikonte si detyrë të lartë nderimin e Nënë Terezes dhe kërkonte përgaditje sa më të mirë për meshen përkujtimore:

“ Është detyrë fetare dhe kombëtare për të gjith bashkatdhetarët tonë, që si vëllëzër të një gjaku qe jemi te nderojmë Nënë Terezen, e cila në jeten dhe vepren e saj dha një shembnull konkret çfarë duhet të jetë dashuria për Zotin dhe njeriun. Nënë Trereza si bijë e Kombit shqiptar dhe nënë e mbarë njrzimit shtoi krenarinë tonë kombëtare, prandaj pjesëmarrja sa më e madhe në meshen përkujtimore, është jo vetëm nderë e krenari por edhe obligim kombëtzar. Kështu ne do të deshmojmë bashkim in dhe vëllazrimin tonë kombëtar, një veçori qe e ka shquar kombin tonë nder shekuj dhe e ka ruajtur qenjen tonë kombëtare nëpër fortunat e historisë.” (Ilyria, 29 tetor 1997).

Ditën e djelë, me 2 Nëntor 1997 u mbajtë mesha përkujtimore për Nënë Terezen në Katedralen “Saint Patrick” në Manhattan. Kjo Katedralë është një nder Kishatë më të mëdha të New Yorkut qe zënë mëse 4000 njerëz mbrenda. Atë të djelë historike, Katedrala ishte plotë shqiptarë dhe jashtë dyerëve të saj kishin mbetur qindra të tjerë.

“ Të huajtë që mblidheshin rastësisht në Katedralë si besimtarë apo turistë, ka të ngjar të jenë habitur dhe të pyesin veten ç’po bëhet këtu, kur në Altarin e një tempulli katolik panë të ngjitej një klerik muslman. Për shqiptarët që janë edukuar me tolerancë fetare, raste të tilla janë krejtësisht të kuptueshme, madje edhe të admirueshme sepse Nënë Tereza iu përket të gjithë shqiptarëve. Lutja e Imam Isa Hoxhës kushtuar Zotit për Nënë Terezen, dhe thirrja e tij drejtuar bpopullit shqiptar dhe udhëheqësëve të tij te ndjekin shembullin e Nënë Terezes për të jetuar mnë paqe e harmoni qe sa emocionale aq edhe kuptimplotëte.” (Dielli, dhjetor 1997.)

Nga altari i kësaj Katedrale të famëshme botërore, ku zakonisht predikojnë fjalën e Zotit vetëm klerikët katolik, Imam Isa Hoxha tha dhe këtë:

“ Shqiptarët vazhdojnë të vuajnë nga regjime diktatoriale, pikërishtë në Kosovë në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ne nuk duam t’ia kthejmë shpinën popullit shqiptar. Ne duhet të sigurojmë integritetin e atdheut të Nënë Terezes dhe ky integritet duhet të jetë real dhe jo transparent ”.(Ilyria, 7 nëntor,  1997).

Me rastin e vrasjes te deputetit Azem Hajdari, demokrat i shquar, udhëheqës i ashpër i fushatës antikomuniste në Shqipëri dhe mbështetës i pakompromis i luftës çlirimtare të Kosovës, gazeta “Ilyria” solli një faqe me titull: “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan Denon Vrasjen e Azem Hajdarit”, Imam Isa Hoxha iu përgjegj denimit të kësaj vrasje:

“ Vrasja e deputetit Azem Hajdari është tepër e dhimbëshme, një humbje e madhe swi për familjen ashtu edhe për Kombin shqiptar. Kjo vrasje është akt tragjik me situatën e rëndë në të cilën ndodhet kombi ynë. Është tragjike sidomos prapaskena dhe motivet politike të vrasjes të deputetit Hajdari, qe s’është tjetër por një vrasje e porositur nga qarqe të errta antishqiptare, një vrasje e denuar nga robi dhe nga Zoti. Destabilizimi i Shqipëlrisë nuk ka fiklluar tashi.  Ai ka filluar dhe po vazhdon që nga vitit 1997, kur me dhunë u rerenuan institucionet e shtetit, kur vendi u soll buzë katastrofës, kur u vranë mijra shqiptar të pafajshëm, vrasje këto që po vazhdojnlë edhe sot e kësaj dite. Ekonomia në vend se të ecte përpara ra përtokë, korrupcioni dhe grykësia  qeveritare mori përmasa tragjike. Të gjitha këto kaluan me arrestime, akuza,  kërcnime dhe së fundit me vrasjen e deputetit Hajdari dhe të shoqëruesit të tij, si shenjë hakmarrjeje  ndaj opozitës e cila ka ngritur zërin lartë për të gjithë fatkeqësinë qe i solli vendit pushteti aktual komunist. Prandaj, kërkojmë ndihmen e Zotit, bashkimin e popullit, për hir të situatës qe ka rënduar atdheun tonë edhe për hir të Kosovës.” (Ilyria, 19 shtator, 1998).

Imam Isa Hoxha, edhe sot, si katër dekada më parë, me energji të pashterrura vazhdon misionin e tij në sherbim të Fesë dhe të Atdheut. Për të, atdhe është vetëm Shqipëria etnike e kuptimit të rilindasëve tonë.

*). SHENIM I SHKURTË BIOGRAFIK:  Isa Hoxha  lindi me 25 Maj 1918 në Bytyç të Malësi të Gjakovës – rrethi i Tropojës.   Mësimet fillestare i kreu në Tropojë, ndërsa një vit në Medrezen e Madhe të Gjakovës. Vitet tjera të mësimeve i vazhdoi në Medrezen e Tiranës. Ai rrjedh nga familja e njohur e Hoxhëve të Bytyçit;   Familje fetare atdhetare,  e cila që nga Lidhja Historike e Prizrenit (1878), ka qenë në ball të lëvizjeve kombëtare.  Gjatë Luftës së Dytë Botërore, familja e  Hoxhëve të Bytyçit angazhohet me armë në dorë në Levizjen e Kreyezive të Gjakovës, në përpjekje për çlirimin e atdheut nga pushtuesitë dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Me ardhjen e komunizmit në fuqi, kjo familje e madhe përjetoi përsekutimet më çnjerzore të cilat mund të përshkruhen vetëm në vëllime shkrimesh. Në vitin 1949 Imam Isa Hoxha  arratiset në Jugosllavi,  ku  për 10 vjet të qendrimit në atë vend kalon një jetë shumë të vështirë, me  transferime të vazhdueshme nga një vend në tjetrin.  Me 1959 emigron në Itali dhe jetonë tre vjet nëpër kampet e refugjatëve.  Me 1962me ndërhyrjen e Komitetit “Shqipëriua e Lirë”, emigron në SH.B.A., dhe vendoset me banim në New York. Për katër dekada, veprimtaria e tij fetare,  arsimore,  atdhetare,  kulturore dhe kombëtare ishte e panderprer. Ai është autor i shumë studimeve fetare – filozofike të botuara në revistën “ Perpjekja Jonë ”, organ i Qendres Islame Shqiptaro  Amerikane për New York dhe New Jersey, themeluar me inisiativën e tij dhe të Imam Sali Myftisë. Imam Isa Hoxhaishte përsonalitet i nderuar dhe respektuar, krah-pëprkrah me Imam Vehbi IsmalinBaba RexhebinMsrg Zef Oroshin dhe At Arthur Liolinin. Me këtë figurë të shquar të mërgatës politike shqiptare kam zhvilluar disa intervista për emisionin e “Zerit të Amerikës” në gjuhën shqipe. Me të kam pas  bashkëpunim të ngushtë dhe kam ndihmuar me shkrime të ndryshme revistën, “Përpjekja Jonë”.

Imam  Isa Hoxha ndrroi jetë në shtëpinë e tij në Old Tapan, West Wood, New Jersey, me 20 Tetor, 2001.

Shkrimi i mësipërm: IMAM ISA HOXHA VAZHDIM I IDEALEVE TË RILINDJES TONË KOMBËTARE”,  është botuar në revistën “Përpjekja Jonë”Nr. 21-22, Tetor 1998, fq. 182.,  me pseudonimin tim,  Burim Ali Gusija. 

 

 

 

 

 

 

 

PËRSE AJO E BIDENIT ISHTE NJË ZGJEDHJE TASHMË E PASHMANGSHME- Nga MASSIMO GAGGI- Përktheu Eugjen Merlika

 

Këmbëngulja e Bidenit, e kthyer në kryeneçësi, u ndesh me rreptësitë e papritura t’urdhëruara nga mosha e tij e shtyrë. Së fundi presidenti i u dorëzua fakteve.

Një vendim i pritshëm, tashmë  pashmangshëm, por që ka lënë për shumë kohë jo vetëm partinë demokratike dhe të gjithë Shtetet e Bashkuar në mëshirën e një heshtjeje tejet njerëzore të një udhëheqësi planetar të kthyer – nuk dijmë se sa shkallë shkallë apo për një rënieje të papritur – në një të moshuar ende në gjëndje të kuptojë e të kërkojë, i kthjellët në pjesën më të madhe të kohës, por mendërisht gjithnjë e më i ngadaltë. E ndoshta nuk është në gjëndje të vlerësojë plotësisht pasojat e ngurimeve të tij.

Tregimet anonime flasin për familiarë, gjithmonë mbështetës të ambicieve të tij politike dhe vendimit për t’u kandiduar për një mandat të dytë, që nga një javë kërkojnë t’a përgatisin për dorëheqjen. Duke gjetur sidoqoftë vështirësi në thyerjen e qëndresës së një luftëtari, të cilit nga rinia e parë i është dashur të luftojë me belbëzimet e përqeshjet e shokëve të shkollës. E që ka kundërvepruar ndaj ndeshtrashave duke i dhënë vetes synimin më ambicioz. “Do të bëhem president” tha duke i u paraqitur mamasë së të fejuarës së tij të parë.

Ia arriti kur dukej jashtë kohës së mundëshme mbas një jete suksesesh, tragjedish, hidhërimesh, gjithënjë i bindur se ishte i nënvlerësuar ngs partia e tij, deri edhe nga ai Barak Obama që e bëri zëvendëspresident e më pas qe përcaktuesi i zgjedhjes së tij, katër vite më parë.

Këmbëngulja e kthyer në kryeneçësi, vullneti për të qëndruar në skenë, për të sfiduar përsëri Trumpin, edhe se në 2020 kishte premtuar se ishte një urë kundrejt brezave të rinj të politikës demokratike. Tani shtangësitë e papritura të plakut kanë trasformuar atë që do të mund të kishte qënë një fazë e vështirë por megjithatë e mbarështueshme e kalesës politike në një dramë shekspiriane.

Anomali të demokracisë t’asaj që e kemi quajtur Bota e Re: kombi i ri dhe dinamik, në të cilin po bënin beleg dy tetëdhjetëvjeçarë për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa vendimet shumë të rëndësishme të Gjykatës së Lartë u janë besuar 9 gjyqtarëve të moshuar, të emëruar përjetësisht. Ende: personazhet që ditët e fundit janë shqetësuar më shumë për të shtyrë Bidenin të tërhiqet (Nancy Pelozi) o për të qëndruar (Bernie Sanders) janë mbi tetëdhjetë vitesh.

Së fundi Bideni u dorëzua para hulumtimeve të porositur nga vetë Shtëpia e Bardhë e të vërtetuar nga besnikët e saj. Duke mbetur pa frymë deri atëherë,drejtuesit e partisë mbasi u liruan me një frymëmarrje të fuqishme i njohën Bidenit meritën që me flijimin e tij kishte shpëtuar demokracinë amerikane. Përtej mundit dhe emfazës së çastit, mbetet e gjitha për t’u parë, nëse duke u nisur me kaqë vonesë e me vështirësinë për të gjendur një zëvendës për t’a futur në biletën e Kamala Harrisit, a do t’arrijnë demokratët të ravijëzojnë një fushatë të efektëshme.

Duhet të gjejnë shpejt një marrëveshje politike, të lëshojnë një fushatë të vlefshme, të shmangin pengesa e kurthe ligjore që republikanët po mbjellin në ecjen e tyre, të kërkojnë në ligjet zgjedhore të Shteteve të Bashkimit, të gjithë të ndryshëm njëri nga tjetri, diçka që të lejojë pengimin ose kundërshtimin e hyrjes së kandidatëve të rinj në listat për zgjedhjet presidenciale.

Donald Trumpi, i shpëtuar nga martirizimi dhe i kthyer nga një mbledhje për të triumfale, mbetet i vështirë për t’u mundur. Por tani që Bideni u tërhoq, edhe ai papritmas duket shumë i vjetër, herë herë i çoroditur. Për popullin e tij ai është më shumë se një udhëheqës hirplotë, madje si lajmëtar i të Plotfuqishmit. Por ligjet e politikës janë të pamëshirshme e tradhëtitë gjithmonë mbas qosheve. Besnikut skajor Tucker Carlson, bri Trumpit gjatë gjithë konventës, i kanë bërë një pyetje se përse, së fundi, Donaldi ka zgjedhur si zëvenës ID Vance: sot një besnik skajor, në të shkuarën armik i tij i betuar.

Përgjigja: “Sepse ndërmjet gjithë atyre që janë marrë në konsideratë për çiftimin , JD është i vetmi që nuk e urren fshehtas”.

“Corriere della Sera, 22 korrik 2024 Përktheu Eugjen Merlika

LOJA E MREKULLUESHME E KAPITENIT GRANIT XHAKA, KA BËRË QË ZVICRA TË JETË NJËRA PREJ SKUADRAVE MË TË RESPEKTURA TË “EURO 2024” 

 

Granit Xhaka, mesfushor i Zvicrës, dhe FC.Bayer  Leverkusen edhe në Evropianin 2024, që ka hyrë në fazën e ndeshjeve çerekfinale, është duke treguar formë të shkëlqyeshme.

Ai me përvojën e tij të gjatë në skuadrën e Zvicrës  dhe në klubet me famë botërore si : FC Arsenal i Mbretërisë së Bashkuar, e gjatë viteve 2012- 2016- FC.Borusia Monchengladbach të Gjermanisë, është bërë i preferuari i të gjithë futbolldashësve të mbarë botës .

Ai si përherë stabël dhe i përgatitur fizikisht me stilin e tij të lojës nuk mbetet fare- fare nën hijen e futbollistëve legjendar si: Zinedine Zidane, Luka Modriç, Hernandez Creus – Xavi, Andres Inesta, Franc Ribery etj.

Granit Xhaka, me ritëm të njëjtë pa bërë oscilime, ende pa i mbushur 32 vjet, po u ofrohet mbi 410 ndeshjeve të zhvilluara.

Karriera kaq e pasur dhe kaq e bujshme e këtij futbollisti të lindu në Bazel të Zvicrës, ku edhe u formua, duhet të shpërblehet edhe me trofeun e çmuar të Parisit “Topi i Artë”

Me djaloshin me origjinë nga Miroci i komunës së Podujevës,si duket ka qenë edhe Zoti.

Ai dhe  bashkëlojtari i tij  Xherdan Shaqiriri , në ndeshjen tepër të tensionuar Zvicër – Serbi, 2 me 1,të zhvilluar më 22 qershor 2018 në stadiumin e Kaliningradit të Rusisë, patën shënuar dy gola që rrallë shihen, me të cilët i patën gëzuar me mijëra e mijëra adhurues zviceranë e shqiptarë.

Serbët e zemëruar me debaklin e pësuar dhe leksionet që u dhanë dy yjet e Zvicrës, me origjinë shqiptare, patën filluar të kërkojnë qimen në vezë.

Ata të rritur deri në dehje me urrejtje ndaj shqiptarëve, i pati penguar shqiponja në fluturim, pa arritur me pa kokardën në kokat e tyre tule, relikt  i famëkeqit  Drazha Mihaloviq, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, me çetnikët e tij serbë, vrau dhe masakroi me mijëra  shqiptarë.

Perëndimi i liruar kaherë nga fashizmi dhe ksenofobia njeh dhe respekton vlerat e gjithsecilit.

Sot, temë dite tek të moshuar e të rinj të Zvicrës dhe trojeve shqiptare, është loja brilante e Kapitenit të helvetikëve  Granit Xhaka.

Ai dhe bashkëlojtarët e tij, nëse demonstrojnë lojëra të mira sikur deri tani, fare lehtë, mund të jenë befasia më e këndshme e Evropianit “ Gjermania 2024”.

ARIF EJUPI

U nda nga jeta shkrimtari i shquar Ismail kadare – Fotoja e fundit e shkrimtarit të madh tek Bar Juvenilja

Fotoja e fundit e shkrimtarit të madh tek Bar Juvenilja –

Botuesi i Kadaresë Bujar Hudhri do të shkruante si sot një javë më parë:

“Duke sfiduar vapën e padurueshme të Tiranës.
Bar Juvenilja, e hënë, 24 qershor 2024”

Botuesi Hudhri ka qenë personi që ka qendruar më pranë Kadaresë se askush pas kthimit të shkrimtarit të madh nga Franca në Shqipëri.

 

Apeli në Shqipëri mban në fuqi dënimin me dy vjet burgim për Belerin

Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur të bashkisë së Himarës, ulur në një dhomën mbrapa grilave në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, teksa gjykatësit e shqyrtojnë kërkesën e tij kundër dënimit me dy vjet burgim për vjedhje votash, 14 qershor 2024.

 

Jetmira Delia-Kaci

Gjykata e Posaçme e Apelit në Shqipëri vendosi të martën ta mbajë në fuqi dënimin e Alfred Belerit, kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, me dy vjet burgim për vjedhje votash, duke e rrëzuar ankesën e tij.

Në mars, Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin me dy vjet burgim për akuzën e vjedhjes së votave në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Beleri dhe avokatët e tij mbrojtës i kanë cilësuar akuzat si politike dhe të pabazuara, por Apeli vendosi ta mbajë në fuqi aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me dy vjet burgim.

Seancën e së martës e ndoqi nga salla e gjyqit edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Ajo tha për media pas seancës se “bashkia e Himarës ende drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit”.

Apeli e shqyrtoi kah mesi i qershorit ankesën e Belerit, por e shtyu marrjen e vendimit për 25 qershor.

Beleri fitoi ulëse në Parlamentin Evropian si përfaqësues i partisë udhëheqëse në Greqi, Demokracia e Re, në zgjedhjet e qershorit.

Zgjedhja e Belerit si deputet i Parlamentit Evropian shkaktoi polemika – si për legjitimitetin e tij, ashtu edhe për ndikimin e rastit të tij në integrimin evropian të Shqipërisë.

Juristë dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se rasti i tij ngre shqetësime kushtetuese dhe ligjore.

Sipas tyre, ai mund të ndikojë edhe në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe në marrëdhëniet e saj me Greqinë.

Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, ishte kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës – qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë – në zgjedhjet e majit të vitit 2023.

Ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash.

Pavarësisht se ishte në paraburgim atëkohë, Beleri i fitoi zgjedhjet, por nuk u betua asnjëherë. Në mars të këtij viti u dënua me dy vjet burgim.

Rasti nxiti kritika të mëdha në Athinë, ku Ministria e Jashtme tha se “dënimi dyvjeçar është padyshim joproporcional me masën e veprës së supozuar”.

Partia e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, e emëroi pastaj kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat u mbajtën nga data 6 deri më 9 qershor, ku ai u zgjodh. REL

U prehsh ne paqe Agim Doçi Nga Gazmend Mullahi

 

U prehsh ne paqe Agim Doci.

Poeti rrebel e kontravers i fjales ne biseda dhe deri diku i asaj te shkruar por, i bute dhe lakonik i fjales qe shoqeronte kengen e kenduar me melodine qe buronte nga zemra.

I veçante, spektakolar dhe “zhurmemadh” ne mexhlise mes dashamires, kolege e patriote.

I bute dhe bashkeshort e familiar i rralle qe gjithmone enderrove dhe e deshirove ate te ishte e madhe dhe numeroze.

Do i mungosh bashkeshortes, qe tu perkushtua aq fort viteve te fundit te lumturise bashkeshortore .

Do u mungosh komunitetit artistik vecanerisht i asaj te kenges qe ti iu perkushtove me shume nga çdo skill tjeter qe natyra dhe talenti yt te fali.

Ti do mbetesh inxhenieri i dipllomuar elektrik qe ke “elektrifikuar” mendjet dhe zemrat e mijra njerezve ne familjet e tyre duke sjelle vargun, fjalen e zgjedhur dhe te mencur qe si melhem ka frymezuar e qetesuar zemra te cdo shtepie shqiptare.

Nderim kujtimit jetes dhe vepres qe dhurove bujarisht sa ishe ne jete mbi kete toke.

Ngushellime dashamiresve te tu .

Peng qe su ndodha prane per te dhene lamtumiren.

Biseda dhe kafeja e fundit konsumuar bashke pak muaj me pare do mbetet nje kujtim i paharruar ku qeshem shume dhe beme humor pa menduar se do ishte e fundit per ty.

Lamtumire mik !
💐🌿

“Nepërkat fluturuese”: Çfarë ndikimi do të kenë aeroplanët F-16 në luftën kundër Rusisë?

Amos Chapple

Teksa vëzhguesit presin për shfaqjen e aeroplanëve luftarakë F-16 mbi qiellin e Ukrainës, Keith Rosenkranz, pilot që ka fluturuar në mbi 30 misione me këta aeroplanë gjatë Luftës së Gjirit, ka disa paralajmërime për ukrainasit që do të merren me ta.

“Tjetër gjë është të jesh në mision trajnimi dhe të hedhësh një bombë në një shënjestër të parrezikshme, apo të luftosh me një helikopter të një kategorie tjetër, në një skenar të inskenuar”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Tjetër gjë është t’i bësh të gjitha këto kur armiku dëshiron të të vrasë”.

Pas shumë kërkesave ndër vite, Ukraina pritet të pranojë aeroplanët e parë F-16 prej Perëndimit, në qershor apo korrik, sipas raportimeve të fundit.

Një model i aeroplanit luftarak F-16 duke u përgatitur për testim në ambientet e Agjencisë amerikane të Hapësirës (NASA) në Ohajo. Gusht, 1983.

Një model i aeroplanit luftarak F-16 duke u përgatitur për testim në ambientet e Agjencisë amerikane të Hapësirës (NASA) në Ohajo. Gusht, 1983.

Aeroplanët F-16 janë krijuar pas Luftës në Vietnam. Përgjatë atij konflikti, aeroplanët amerikanë – të rëndë dhe të ngadalshëm – janë shënjestruar në shifra alarmuese nga aeroplanët e krijuar prej sovjetikëve.

Për të krijuar tipin F-16, një ekip dizajnerësh, që janë bërë të njohur si “mafia luftarake” e kanë përmbysur filozofinë e kohës, e cila deri atëherë ka rezultuar me aeroplanë amerikanë të mëdhenj dhe shumë kompleksë.

Në vend që të krijonin një motor të madh për të rritur fuqinë, dizajnerët e kanë ulur peshën e pajisjes. Në vend të krijimit të rezervave për sasi të mëdha të naftës, ekipi e ka zvogëluar pajisjen për ta bërë më lehtë të qarkullueshme.

Të shqetësuar që Departamenti i Aviacionit do ta mbushte aeroplanin me pajisje të rënda dhe komplekse, një anëtar i ekipit të dizajnerëve ka rikujtuar, më vonë, të ketë thënë se “i kemi bërë aeroplanët aq të dendur dhe nuk ka vend për gjithë ato broçkulla”.

Si rezultat, pajisja konsiderohet si aeroplani më i suksesshëm që është krijuar ndonjëherë.

Prej dizajnimit të tij, më shumë se 50 vjet më parë, janë krijuar rreth 4.600 aeroplanë luftarakë F-16, për ushtri të shumë vendeve nëpër botë.

Aeroplani F-16 duke u testuar në një dhomë me temperatura të ulëta në Florida, më 1982.

Aeroplani F-16 duke u testuar në një dhomë me temperatura të ulëta në Florida, më 1982.

Ukraina do të jetë vendi i ardhshëm që do t’i përdorë aeroplanët në fushëbetejë.

Emri zyrtar i këtij lloj aeroplani është “Skifteri fluturues”, mirëpo në përgjithësi, shumica i referohen si “nepërka”.

Rosenkranz, i cili ka shkruar një libër për përvojën e tij si pilot i aeroplanëve F-16, ka thënë se ushtarët ukrainas fillimisht do të jenë në disavantazh ndaj rusëve, për shkak të përvojës.

Rosenkranz beson se “do të jetë tepër e vështirë për pilotët ukrainas që të nisin misione ajrore të mbrojtjes, pa e zotëruar mirë aeroplanin”.

Ai ka thënë se ka kryer 1.200 orë trajnimi, më pas ka shkuar për më shumë se një vit për stërvitje në fushëbeteja joluftarake, dhe më pas është nisur në mision luftarak.

Edhe pas gjithë asaj kohe, ai e ka pranuar që misioni i tij i parë ka qenë tejet i vështirë.

“Sistemet ruse për mbrojtje ajrore janë të kapacitetit të lartë, të tilla si sistemet S-400. Pilotët e tyre të stërvitur do të kenë avantazh ndaj pilotëve ukrainas në aeroplanët F-16, që do të kenë pak kohë për të mësuar. Siç e thashë, ka dallim të madh në mes të misioneve trajnuese dhe misioneve të vërteta në fushëbetejë”.

Rosenkranz ka thënë se do të duhet të kalojë të paktën një vit që pilotët ukrainas të ndihen mirë në aeroplanët F-16.

“Edhe atëherë, nuk mund të them me siguri që ata do të dominojnë kundrejt ushtrisë ruse”, ka thënë ai.

Aeroplanët F-16 dhe F-15 duke fluturuar mbi rafineri të djegura të naftës në Irak, gjatë Luftës së Gjirit, më 1991.

Aeroplanët F-16 dhe F-15 duke fluturuar mbi rafineri të djegura të naftës në Irak, gjatë Luftës së Gjirit, më 1991.

Fillimisht, aeroplanët F-16 janë dizajnuar për të rrëzuar aeroplanët tjerë, përfshirë aeroplanët që mund të nisin 100 fishekë 20-milimetësh në sekondë.

Mirëpo, duke pasur parasysh radarët e fuqishëm dhe sistemet raketore që janë prodhuar në kuadër të gjeneratës së katërt të aeroplanëve luftarakë, ka pak gjasë që pilotët ukrainas të përballen me luftimet e ashpra që kanë ndodhur në konfliktet e mëparshme.

David Kern është ish-pilot me mijëra orë pune në aeroplanët luftarakë amerikanë të gjeneratës së katërt, të cilët përdoren prej ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Kern i ka thënë Radios Evropa e Lirë se beson që roli i aeroplanëve F-16 në Ukrainë do jetë sikurse i një sistemi “shumë fleksibil artilerie”.

Kern, i cili trajnon sot pilotët sipas sistemit të përdorur për trajnimet fillestare për F-16, ka thënë se aeroplanët amerikanë do të përdoren për të shënjestruar dronët rusë dhe raketat lundruese, por edhe “rrugët e furnizimit, dhe çdo koncentrim të forcave ruse”.

Ai ka thënë se nuk do të befasohej nëse “ukrainasit përdorin aeroplanët F-16 për të bartur luftën në Rusi, duke kryer sulme thellë në Rusi për të sulmuar shënjestrat strategjike”.

Ekipi ushtarak duke nxjerr jashtë motorin e aeroplanit F-16 në bazën ushtarake Bagram në Afganistan, më 2014.

Ekipi ushtarak duke nxjerr jashtë motorin e aeroplanit F-16 në bazën ushtarake Bagram në Afganistan, më 2014.

Pas arritjes së aeroplanëve të parë të tillë në Ukrainë, Kievi është thënë se pret që 20 pilotë të nisin trajnimet dhe të jenë gati për misione luftarake deri në fund të vitit 2024.

Kjo shifër është shumë më e vogël sesa ka shpresuar Kievi, mirëpo është raportuar se veçse ekzistojnë vështirësi në gjetjen e hapësirave të nevojshme për trajnim.

Ukrainës i janë premtuar 85 aeroplanë F-16 prej vendeve të NATO-s: Danimarkës, Norvegjisë, Belgjikës dhe Holandës. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

KARDINAL MIKEL KOLIQI ËSHTË PËR SHQIPTARËT SHEMBULL E TESTAMENT SHPIRTNOR E KOMBËTAR!- Nga BESIM NDREGJONI

Nji popull që nderon burrat e vet, nji popull që pavdekson kujtimin e tyne, jo vetem në faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndergjegje, se ka ndjesi të holla, se njeh miradijen e ka deshirë me u sjellun e me u drejtuem simbas shembullit të të Medhajve të vet”. (Luigj Gurakuqi) Kjo thënje profete e rilindasit të shekullit 20 Gurakuqit të Shkodrës ka më shumë se 34 vite që më shoqëron në misionin tim për të përjetsuar figurat e ndritura të kombit që diktatura jo vetëm i persekutoi pa faj fizikisht e psikologjikisht, por i denigroi me propogandën boleshvike për ti paraqitur si armiq të popullit kur ata ishin engjëjt e lirisë, ishin drita e mencurisë, ishin barinjtë e dashurisë në Zot, e të zhvillimit e progresit të shoqërisë.

Sot për mua kjo ditë është një mrekulli, del nga realiteti i përditshëm dhe i tejkalon madje dhe ëndrrat. Unë kam një ëndërr, që shqiptarët e ndritur që përballuan diktaturën enveriste ma të egrën në europën lindore të përjetsohen në piedestalin e atdheut, dhe të jenë frymzuesit e brezave të rinj për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për të mbrojtur lirinë e tyre, për të qënë qytetar europian dhe për të i sjell paqen këtij populli shumë të vuajtur duke denuar urrejtjen dhe krimin komunistë.Perulem përpara Hirsisë së tijë Mikel Koliqit dhe gëzohem që e realizova këtë obelisk madhështor në përjetsimin e tij, këtu ku ai përballoi internimin dhe arrestimin e tij në moshën 75 vjeçare, këtu tek ky vend kur xhelati i sigurimit të shtetit do të thyente derën në orën 2.00 mbas mesnate dhe do ti merte radion me bateri Iliria ku do ta akuzonte se po ndigjonte radio Vatikani. Pasuria e Mikelitishte Radio iliria dhe një biçiklet bianka. Do të denohej me 15 vite burg politikë.Kardinali Mikel Koliqi është një ndër figurat më të ndritura të Kishës katolike shqiptare, njeriu që u bë simbol i gjakut të martirve , derdhun nga diktatura komuniste. Ky ishte një figure shembullore kishtare dhe kombëtare. Po kush ishte shqiptar i madh Mikel Koliqi që sot ju kthy Lushnjes së Kongresit jo nën thundrrat e xhelatëve por në përjetsimi e tij, dhe ban Lushnjen krenare e kombëtare.Lindi në Shkodër  me 29 shtator 1902 i biri Ages dhe Shanit. Shkollën fillore e nisi në Shkodër dhe mbaroi në vitin 1911 në kolegjin “Arici” të etërve Jezuit në Breshia të Italisë. Në Itali kreu dhe gjimnazin  pjesërisht  në Monxa e në Bergamo e Bari. Më pas në Milano ku studjoj për ingjinjer e më pas teologji. Mikeli gjatë këtyre viteve  dallohej për një kulturë të gjërë dhe i aposjanuar për muzikën. I binte pjanos në moshën 17 vjeçare. Ndiqte shfaqje të ndryshme në Itali sëbashku  me pianistin e shquar Tonin Guraziun. Në vitin 1931 në  kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit për tu bë prifte, e për ti shërbyer me zemër popullit. Në 3maj  u shuguruar meshtar nga Arqipeshkevi i shquar i Shkodrës Imzot Lazër Mjeda.Në vitet 30 Shkodra  ishte në lulzim të plotë artistik. Emra të nderuar qytetit kishin  afrua rreth vetes djelmurinë shkodrane. Me këmguljen e Imzot Bumçit arriti të specijalizohi për muzikë një vjeçar  pranë një kori të shquar austriak u specijalizue për  dirigjent koral. Gjatë 10 viteve si famulltar ai dha një kontribut të madh në kulturën dhe muzikën shqiptare. Ai u shqua si muzikolog dhe krijoj një grup koral me emrin latin” Scuola Cantorum” Gjithashtu ai themeloi”Veprimin katolik shqiptar” dhe themeloi e drejtoi revistën “ Kombona e së djelës” janar 1938-1944. Pjesa më e rëndësishme dhe kulminante e karrierës së tij artistike është krijimtaria si kompozitor dhe pikrishtë tre melodramat e tij. Ai vuri bazat e melodramës shqiptare. Mikel Koliqi  krijoj tre melodrama të shkruar nga poeti dhe dramaturku i njohur Dom Ndre Zadeja. Këto ishin “Rozafa”, “Rrethimi  Shkodrës”, “ Ruba e kuqe”të cilat janë transmetuar tek ne si dorshkrime.. por ata kan ardhur deri sot falë një muzikanti të talentuar, njëri nga nxënsit e tijë Tonin Harapi. Muzika e melodramës së pare “Rozafa” u muzikua gjatë muajve shkurt –mars 1936, dhe u shfaq në  me 26 prill 1936. Shfaqja u drejtua nga vetë Mikel Koliqi. Melodrama “Rrethimi i Shkodrës”  umuzikua mbi dramën me të njëtin titull të Dom Ndre Zadejës dhe u shfaq në prill 1937.. melodrama “Rubat e Kuqe” u shfaq në dhjetor 1937.

Me 2 shkur 1945 arrestohet nga autoritete komuniste dhe arsye e vertete akuzën e lidhshin me veprimtarinë e të vëllait. Me 1946 arrestohet  dhe denohet me 5 vite që i bëri në Beden dhe Orman të Korçës u liria me 1951 filloi internimet  në kampet e punës , në Gradishtë, Kuç, Gjazë , Beden Orman,  Savër. Ballshë, e Zejmen denimet e tijë sëbashku shumojnë 21 vite burg politikë heqje lirie, dhe 21 vite punë të detyruar internime. Dhe në moshën 90 vjeçare del nga ferri i komunizmit genocid shqiptar. Motra Margarita dhe nipi i muzikantit Palok Kurti u kujdesën për të deri në çastet e fundit. Dhe erdhi demokracia .

Nata e egër komuniste mori fund u hapën kishat dhe Xhamiat, Dom Mikeli në prag të 90 tave  gjithmonë kokë ulur, zemërbardhë  i buzqeshur.

                                                    

Dom Mikel Koliqi dhe Nënë Tereza ishin dy figura të mëdha të krishtërimit dhe njëkohësisht të kombit shqiptar. U takuan bashkë në një natë të errtë të Shkodrës .

Nënë Terza u ul në gjunjë  para tij, duke thënë : Më jep  bekimin tënd sepse ti je martir.” Me modesti Mikeli u përpoq  ti shmagej kësaj çeshtje, por më pas bekoi dorën me doren e vet të shqiptares më të madhe të të gjith kohërave. 28 nëndor 1994 dita e flamurit shqiptar në sallën plot dritë në Vatikan me plotë njerzë  kur u thirr emir i tij, Ai u ngrit në këmbë, Ashtu i lodhur, kockë e lëkurë,, i plakur jasht mase, por me fytyrë  fisnike ,Kardinalët përulen përpara Papës por jo, I shejti i madhi Papa Gjon Pali Iu përul përpara Mikelit shqiptar. Dhe ai do tu drejtohej mediave  me thjeshtsinë e tijë të madhe Papa më ka zgjedhur mua për Kardinal se isha më i moshuar  por titullin Kardinal e ka marr Shqiperia atdheu im. Mbas 50 vitesh bashkohet me të vëllajn nga Amerika  Guljemin

Dhe siç thoshte Dostojevskijeta shpesh ja kalon edhe fantazisë më të çthurur. Kjo ditë në këtë cermoni kuptimplote është dhuratë nga Zoti. Mendohuni pak në diktaturën më të egër në perandorinë komuniste, në vendin e pare dhe të vetshpallur  ateist në botë  në Shqipërinë e vogël me drama të mëdha , të mbyllur, njeriu  me emrin Mikel Koliqi ishte denuar se ishte prift dhe muzikant. Dhe pse i vëllai i tij Ernesti  poet e prozator  kishte mbrojtur nën regjimin fashistë gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e në Mal të Zi duke dërguar mbi 2500 mësues shqiptarqë shqiptaret aty mos ta humbnin gjuhën e nënes dhe sot shqiptarët janë dominuesit e Ballkanit.

  Hirsi i ndrituri Mikel Koliqi sot unë biri i bashkëvajtsit tënd në Beden e Orman, Viçisht në 1948 me rikthimin tuaj dhe në përjetsimin e kujtesës kombëtare me përunjësi të kërkoi falje se mbas tre dekadash ne nuk kemi një varr për mbi 6000 shqiptarë të vraret e diktaturës për tu bë lutje. Na fal Kardinal  e vërteta e idhët  kjo , por e vërtete sidoqoftëne shqiptarët qysh nga viti 1991  nuk qemë  në gjendje  me ba atë që në anglisht  quhet  “Make your case “ shqip , me ngrit çeshtjen tande, pra me ngrit  kauzën e drejtsisë  e me vënë me shpatulla për muri kriminelët e kuq. Në vend të kësaj në pritëm që ambasadat me na e krye atë punë, Fatkeqësisht ambasadorët nderojnë 29 nëndorin që denoi dhe pushkatoi shoket e tu, dhe nuk i lejoj këto ambasador të vinin në Shqipëri për 47 vite. Për fat të keq jemi popull i mësuem me utopinë se zgjidhjet na vijnë nga qielli.. Na fal Kardinal  nuk mujtëm me kriju  sistem gjygjësor  si e kan shtetet e së drejtës  e nga ana  tjetër  as nuk mujtëm  me pas organizma për të drejtat dhe  këto organizata i gllabruan komunistët dhe hibridet e tyre ata me njerzit e tyre dhe asnjehere  këto organizma nuk e kryen misioni që u takonte.Kështu ndodh kur organizmat për mbrotjen e të drejtave dhe lirive të njeriut i drejtonë ata që më pare i kishin dhunu këto të drejta Ne Kardinal nuk ramë në llumin e hakmarrjes se kështu na mësuat ju. Dhe kjo qe fitore historike e bashkëvuajtsve tu. Por ne drejtsi kërkojmë. Na fal Kardinal ne akoma nuk i jemi bashku Europës që ti denojmë krimet e komunizmit me ligj se politika tek ne hesht dhe imiton diktaturën për pushtet. Ne besuam dhe u tradhtuam Kardinal. A mund të besojmë se po shkojmë në rrugën e duhur nëse flemë mbi harresën e së shkuarës? A duhet të besojmë se ata që nuk kan guximin të lexojnë të djeshmen mund të marrin vendime  në favor të njeriut për të nesrmën. Vuajtjet tona pasqyrojnë  llumin e së keqes  që përshkruan shqiptarët në vite, por pa shkuar kurrë në shtratin e urrejtjes. Është aty  njeriu i sulmua nga bishat e mungesës njerzore  Dhe kur lexon për jetën e këtyre burrave e grave  që kan mujtur ta ruajn vetveten  edhe pse janë fyer, gjakosur, dhunuar poshtërua,  nuk mund të mos ndalesh gjatë  e të besojsh  se duhet thënë me zë të lartë të vërtetat e krimit komuniste që të ndërtojmë paqtimin në mes shqiptarve! Jeta dhe veprimtaria e Kardinal Mikel Koliqit  është për ne shqiptarët shembull testament  shpirtnor kombëtar .Ai do të mbetet udhërrëfyes për të gjith ne, se si duhet të punojmë për një të ardhme më të mire për popullin e vendin ashtu siç punoi Mikeli i ynë i dashur. Ai nga përjetsia na bekon neqë të duam Zotin popullin Atedheun!

Besim Ndregjoni

 

Plakja e Kinës është joshëse- dy shumëkombëshe mjekësore zvicerane kanë synimin e tyre në këtë treg në rritje

Me rritjen e jetëgjatësisë, problemet shëndetësore rriten

Një e treta e popullsisë së Kinës do të jetë mbi 60 vjeç deri në vitin 2035

 

VOAL- Në një analizë të thelluar të Olivia Kinghorst (swissinfo.ch) transmentuar nga RSI bëhet e ditur se, si në shumë vende të tjera, sfida e plakjes së popullsisë, një problem veçanërisht i mprehtë në Kinë. Deri në vitin 2035, një e treta e popullsisë, rreth 400 milionë njerëz, do të jenë 60 vjeç e lart, nënvizohet në analizë vlerëson Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës, çka do të përfaqësonte një rritje prej 100 milionë gjatë 13 viteve.

Popullsia në plakje dhe sfidat që rezultojnë në kujdesin shëndetësor po tërheqin vëmendjen e kompanive të mëdha mjekësore globale, të cilat shohin mundësi solide rritjeje në një treg që po zgjerohet me shpejtësi. Midis tyre janë kompania zvicerane Sonova, prodhuesi më i madh i aparateve të dëgjimit në botë dhe Ypsomed, i specializuar në mikroinfuzorët e insulinës për diabetikët, thuhet, ndër të tjera, në analizën e Olivia Kinghorst (swissinfo.ch) transmentuar nga RSI.

 

Qëndrimi i Ramës ndaj emisionit të RAI3, reagon Bardhi: Sjellje tipike e njeriut që ka humbur qetësinë!

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, e cilësoi emisionin investigues ‘Report’ të Rai3, skandaloz.

Qëndrimi i Ramës, sipas Bardhit, ” është sjellje tipike e njëriut që ka humbur qetësinë, për shkak se ka humbur betejën me fshehjen e të vërtetës!

Ndër të tjera ai thotë se, ‘Rai 3 është një nga mediat më serioze në botë dhe dokumentari i transmetuar nuk ishte as më shumë dhe as më pak një e vërtetë me të cilën ne shqiptarët përballemi çdo ditë, por që Edi Rama bën gjithçka për ta fshehur me propagandë të dalë boje apo me kontroll/presion mafioz mbi mediat në vend’.

 

Reagimi:

Qëndrimi i Edi Ramës ndaj medias shtetërore italiane “Rai 3” është sjellje tipike e njëriut që ka humbur qetësinë, për shkak se ka humbur betejën me fshehjen e të vërtetën!

Cilido që i kapet në afera korruptive dhe kriminale i quan fillimisht “viktima”, ndërkohë ata që e ballafaqojnë përmes fakteve me të vërteta i etiketon si “shpifës skandaloz”. Këtë ka bërë për të mbrojtur Tahirin, Dakon, Ahmetajn, e të gjithë të tjerët me rradhë, që më pas është detyruar t’i lëshojë, duke u shfaqësuar se kanë ngrënë kumbulla pas shpinës së tij.

Rai 3 është një nga mediat më serioze në botë dhe dokumentari i transmetuar nuk ishte as më shumë dhe as më pak një e vërtetë me të cilën ne shqiptarët përballemi çdo ditë, por që Edi Rama bën gjithçka për ta fshehur me propagandë të dalë boje apo me kontroll/presion mafioz mbi mediat në vend.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar ka përfaqësuesit e tij në institucione dhe qeverisje? Po nëse nuk do t’i kishim, nuk do të detyroheshim të miratonim ligjin më të ashpër për dekriminalizimin e instituvioneve publike, për të pastruar llumin e Edi Ramës në qeverisje dhe institucione.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Shqipëri krimi i organizuar gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës është forcuar, është pasuruar me pasuri publike? Po mjafton të shohësh çështjen “Metamorfoza” apo aq pak sa kanë dalë nga përgjimet e SKY ECC për të kuptuar se krimi i organizuar nën qeverisjen e Edi Ramës përfiton tendera, prona publike e deri tek statusi investitor strategjik.

Për çfarë ka shpifur Rai 3 që në Laboratorin e Kokainës në Xibrakë ka hije të forta dyshimi për përfshirjen e Olsi Ramës dhe se ky ka përdorur të njëjtin automjet me krerët e grupit kriminal të dënuar apo në arrati? Po mjafton të shohësh dosjen e prokurorisë dhe të dhënat e sistemit TIMS dhe rezulton e provuar se bosi i grupit kriminal Genci Xhixha dhe vëllai i Edi Ranës, Olsi Rama, janë në të njëjtën kohë përdorues të narkoautomjetit me targa AA 653 DM.

Nëse nuk ia del dot të pastrosh llumin e bashkëpunëtorëve apo familjarëve të tu, të paktën mos sulmo median, mos baltos punën e tyre. Nuk do jetë e largët dita që edhe për “viktimat” e radhës siç i quan sot, do mbash një fjalim me frymëmarrje të përshpejtuar, ku t’i shpallësh “kumbullangrënës” pas shpinës tënde! Sepse nuk janë vetëm ata, por ti dhe modeli yt qeverisës në këto 11 vite problemi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë.


Send this to a friend