Abedin Nepravishta – Lindur në Libohove më 1889.
Diplomohet në Shkollën e Lartë të Administratës Publike të Perandorisë Otomane ne Stamboll.
Ishte komandanti i forcave te armatosura qe mbrojten delegatet e kongresit te Lushnjes me 27 Janar 1920.
Punoi për 25 vjet në shumë qytete të Shqipërisë si prefekt i qeverivë të Sulejman Delvinës, Pandeli Evangjelit, e Ahmet Zogut.
Emri dhe vepra e tij është gdhendur me gjurmë të pa shlyeshme në historinë e Shqipërisë të asaj kohe, sidomos si funksionar i papmoshtur, njeri i detyrës dhe i respektimit të ligjit.
Sheshi Flamurit, Lulishtja Qëndrore, pran Monumentit të Pavarësisë, bulevadri portokajve në në Vlorë, këto kryevepra të përjetshme e simbole të qytetit të bukur të Vlorës u ndërtuan në kohën Abedin Nepravishta ishte njëkohësisht prefekt dhe kryetar bashkie i Vlorës, 1931-1933.
Ishte për këtë arsye, që Mbreti Zog, e transferoi në Tiranë si kryetar të bashkisë së këtij qyteti, dhe deputet në vitet 1933-1939. Gjenia e këtij libohoviti të mrekullueshëm realizoi e zbatoi Planin Rregullues të Tiranës të arkitektit italian A. Brozini. Kështu u ndërtua fytyra e përjetëshme e Tiranës si: Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Banka e Shqipërisë, Ura te hotel “Dajti”, Rrugët e Durrësit, Kavajës, Dibrës, Elbasanit etj
Arrestohet në dhjetor 1944.
Dënohet 20 me vjet burg.
Nacionalist dhe antikomunist i vendosur.
Lirohet nga burgu ne 1962
Por atij i dhanë edhe një dënim tjetër që do të tejkalonte edhe vuajtjet e burgut. U internua në fshatin Çlirim të Fierit ku edhe vdiq në mjerim në vitin 1975.
Me shume respekt
Beniamin Bakalli
(Marrë nga faqja fb ‘Gjenocidi komunist ne Shqiperi’)
Komentet