Sociologu dhe filozofi francez Edgar Morin, një zë i spikatur në panoramën kulturore bashkëkohore, në librin e tij më të fundit “Të mësojmë të jetojmë – manifest për të ndryshuar edukimin shkruan: “Jetojmë në një krizë qytetërimi, një krizë shoqërie, një krizë demokracie të cilave u është shtuar edhe një krizë ekonomike, efektet e së cilës i kanë përkeqësuar akoma dhe më shume krizat tashëm ekzistuese të qytetërimit, shoqërisë dhe demokracisë. Kriza e edukimit, nga ana e saj varet nga krizat e tjera, ashtu siç dhe ato varen prej saj. por gjithsesi, është karakteristikë specifike e edukimit mos-zhvillimi vetëm i këtij roli në “qerthullin vicioz” të krizave. Përkundrazi, sipas idesë së Morin, ajo nëse do të arrinte të gjente forcën e vet ripërtëritëse – do të mund të kontribuonte fortësisht edhe në rigjenerimin tërësor, social dhe njerëzor. Nisur nga perifrazimi i një maksime të Rusoit, autori në librin e vet kërkon “të na ndihmojë të mësojmë të jetojmëe”. Jeta, sipas tij, është një aventurë, historia e së cilës nuk mund të shkruhet përveçse nga individët dhe nga mundësia e realizimit të tyre. Në këtë kuptim, të jetosh do të thotë të “çelësh një shteg” i cili s’duhet të jetë imun nga gabimet dhe iluzionet, të cilat nag ana e tyre duhet të njihen, të përpunohen dhe kapërcehen pikërisht nga ato funksione që përcaktojnë formimin e përgjithshëm të çdo individi.
Është pikërisht kjo veçanësi, njëra nga detyrat kryesore që sociologu francez i beson sistemit të sotëm edukativ që deri tani, ka paraqitur një papërshtatshmëri të fortë ne formimin dhe edukimin e brezave të ardhshëm. Kjo papërshtatshmëri i ka rrënjët – ashtu siç duket qartë edhe në stilin didaktik të shkollës shqiptare – në një mënyrë që mëson vetëm shtjetësimin dhe fragmentizimin e njohjeve, zhvlerësimin dhe shmangjen e gjithçkaje që duket kontraditave dhe që pengon kapacitetin tonë të arsyetimit. Prej këtej, rrjedh nevoja urgjente e një edukimi për të jetuar që favorizon autonominë dhe lirinë e të menduarit, nëpërmjet promovimit të një reforme edukative që do të sjellë kapërcimin e asaj krize të thellë të formimit të shekullit të shkuar, që nisi në dobësimin e pastaj në shkëputjen e dy komponenteve përbërës të kulturës, asaj shkencore me atë humano-shoqërore. Ja, pse na nevojitet para së gjithash një “program që mëson hulumtimin e natyrës së trefishtë të njeriut, atë biologjike, psikologjike dhe sociale, e që nëpërmjet ndërlidhjes dhe ndërveprimit të lëndëve dhe disiplinave të ndryshme që e mësojnë atë, të arrijë të zhvillohet një “mendim i integruar”, i tyre. Përmes qëndërzimit që Morin i kushton hulumtimit dhe zhvillimit të reales arrin të përvijohet një reformë edukimi e prirur ndaj formimit të mendjeve të pasura me njohje dhe ndërgjegjie të pajisura me kuptim dhe moral politik dhe social. Pra, një “qerthull vicioz”, siç e përcakton dhe vetë autori, që realizon përmbushjen e misionit “të mesimit të të jetuarit, menduarit -vepruarit”. Një edukim ndër-disiplinor që ndërlidh dije të ndryshme me ato që janë pritshmëritë dhe kërkesat e mirëqëjnes dhe mirë-jetesës së çdo individi, duke parashikuar dhe formuar zhvillimin e të gjitha aftësive të tij dhe duke promovuar sa më shumë etikat solidale që ndihmojnë çdo njerin prej nesh të mësojë të jetojë në qytetërimin e sotëm.
E gjitha kjo përbën një pjesë të rëndësishme të të gjithë atij formimi që nënkupton edukimin tërësor në demokracisë, pasi edukimi në të nuk mund të thotë të jetosh “në përputhje me shoqërinë e sotme ekzistuese për faktin e thjeshtë se kjo shoqëri ku jetojmë është një shoqëri e papërsosur, e mangët mbi të gjitha përsa i përket lidhjeve sociale, formimit të një opinioni publik, të një moraliteti publik dhe privat”. Në këtë kuptim, parësia themelore e një edukimi të shëndoshë demokratik, fillon nga krijimi i një ndërgjegjie kritike, nga nxënja e sasj distance që ekziston midis gjëndjes aktuale të gjërave dhe idealit demokratik. Ja, pse detyra e shkollës për të ngushtuar këtë distancë nuk është aspak riprodhimi i gjendjes ekzistuese, por sigurimi për të rinjtë i instrumenteve të duhur që ata të arrijnë t’i interpretojnë situatat dhe të arrijnë t’i ndryshojnë ato.
Ndërmarrja edukative, sipas këtij parimi, është formimi i ndërgjegjies kritike të shoqërisë, gjetja e momentit dhe vëndit në të cilin kjo shoqëri ndahet dhe nis të pyesë dhe mendojë seriozisht për veten. Vetëm se e gjitha kjo nuk mund të arrihet me anë të promovimit të një moralizmi të ngushtë e të ftohtë; përkundrazi, ashtu siç e ka përcaktuar një ekspert i madh i kësaj fushe, Gustavo Zagrebelsky, “na nevojitet një katelizëm i ri, gati një katelizëm mesienik”. Gjithsesi, nuk bëhet fjalë për një moralizëm tërësor, por vetëm për thelbin e demokracisë që është shoqëria e ndershmërisë dhe së vërtetës, e kundërvënë ndaj shoqërisë së dukjes dhe gënjeshtrës, pak a shumë karakteristikë e shoqërive para demokratike si kjo e jona. Një demokraci që funksionon shëndetshëm karakterizohet nga korrektësia, vetëm se kjo e fundit ëeshtë një cilësi etike, në një kohë kur demokracia nuk duhet të pajtojë asnjë lloj etike. Përkundrazi, ajo duhet të pajtojë një relativizëm pjellor, faktori themelor i lirisë, por pa rënë aspak në nihilizëm apo indiferentizëm etik.
Në traditën perëndimore, që pas Kantit, etika është konsideruar si kërkim i një sistemi universal vlerash të vendosura në shërbim të së mirës, së bukurës dhe së vërtetës. Mirëpo, nuk mund të mos pohojnë se në pështjellimin e jetës së sotme etikat dhe vlerat janë më tepër të kritikuara se sa të njohura. Po kështu, edhe kërkesa radikale urgjente që shtron koha mbi rolin etikës në qerthullin e edukimit, nuk lë shumë vend për optimizëm. Mirëpo, vendosja në qendër të formimit të sotëm i respektimit të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut, nuk mund ta anashkalojë etikën e vlerave dhe qëllimeve. Në kohën ku po jetojmë mbizotëron një shqetësim i madh ekzistencial dhe fenomenologjik që formëson shpërhapjen e një “etike” rrethanash, të përshtatshme për kulturën e urgjencës, të energjisë dhe leverdisshmërisë, ndaj është më e dobishme që morali t’i kthehet përfundimisht etikës, pa u ndikuar nga ky apo ai person, nga ky apo ai institucion, por duke e arritur formimin e njeriut shkallë-shkallë, nëpërmjet edukimit të ushtrimit nga ana e tij të autonomisë dhe përgjegjshmërisë në qëllim të personalizimit dhe të së mirës së përbashkët. Kjo është arsyeja pse në jetën e sotme tensioni i natyrshëm dhe i pashtypshëm kah sociales dhe politikës manifestohet, paradoksialisht, më tepër ne format e nëdheshmërisë individuale se sa të pjesëmarrjes së vërtetës autentike dhe kolektive.
Degradimi politik dhe moral dhe ndjenja e vazhdueshme e mosbesimit në gjithçka që është politike, duket të kenë arritur tashëm një nivel të epërm ngopjeje, që i bashkëngjitet situatës së një krize të rënduar ekonomike, që i ka mbyllur akoma dhe më shumë njerëzit në hapsirat e tyre të ngushta private, gjithnjë e më të vështira për t’u administruar. Pasiguria e së ardhmes dhe prirja drejt izolimit të sforcuar apo dëshiruar, sidomos nga ana e të rinjëve, determinojnë një qëndrim të pandërprerë indiferente ndaj gjithçkaje politike, duke i prirur ata më tepër ndaj tematikave sociale, të individualëve, të kulturave apo të sistemeve, që shprehen në format e socialitetit privat, ku ka në prioritet hierakinë e vlerave dhe ajo “shportë parimesh” që janë të lidhura përsëri me rrethin e tyre privat (familja dhe miqtë). Jemi përball një situate që kërkon ndërhyrje në disa plane, për të bashkërenduar “formimin” e brezave të rinj, të kuptuar si një “bagazh” teorik, politik dhe ligjor, të aftë të përballë problemet e së sotmes, por mbi të gjitha të ndërtojë një të ardhme me individë të pajisur emocionalisht, dhe konjitivisht (me njohje të forta e të shëndetshme), në administrimin e hapsirave të privates, individuales, publikes dhe sociales. “Personalja është politike”, shkruhej në një parim embleme të lëvizjes studentore të vitit 68’ në Europë, pët të nënkuptuar që edhe zgjedhjet personale varen shumë nga vendimet politike ose marrin mbi vete një aspekt të caktuar politik. Është pikërisht kjo mënyra se si lidhet dhe forcohet etika me politikën, duke shërbyer si një bazë që edhe pedagogjia, si një shkencë e projektit dhe ndryshimit, të gjejë tek formimi i individit atë instrument transformues të realitetit etik. Po si mund të arrihet një formim i këtij lloji? Janë të shumta metodologjitë, por në nivelin e parimeve kornizë rrethi bëhet më i ngushtë, së pari, duke ushqyer parimin e njohur Rawlsion të drejtësisë dhe tensionin e brendshëm kundrejt atyre virtyteve që jo rastësisht janë vendosur në qendër të studimieve edhe të psiko-pedagogjistve të njohur, të tillë si Haward Gardher. Në librin “Evërteta, bukuria dhe mirësia: edukimi i virtyteve në shekullin XXI” ai teorizon nevojën e edukimit të të rinjëve me virtytet e së vërtetës, të bukurisë dhe mirësisë pasi çfarëdolloj “shoqërie që shpreson t’i qëndrojë kohës duhet të gjejë mënyrën e sigurtë që këto vlera dhe koncepte të arrijn e të transmentohen në formën më të mirë e më të pranueshme tek brezat e ardhshëm” sepse po hoqëm dorë nga një botë me këto prioritete heqim dorë nga çdo pikëpamje, edhe nga një botë ku asgjë nuk ka vlerë…..
Komentet