Në sheshin para Teatrit Skampa, shihen mbështetës të shumtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, u shprehën se Basha duhet të ikë pasi i gënjeu gjatë gjithë kohës në krye të PD-së dhe se Berisha po vjen për ta rikthyer PD-në në pushtet.
Gjithashtu “Foltores” i është bashkuar edhe sekretari i PD-së, Blendi Himci i cili u shpreh se është pro hapjes së Partisë Demokratike.
Edhe ‘Foltorja’ e shtatë, lëvizja për ndryshimin e PD dhe rikthimin e sovranitetit të saj, ishte entuziaste për nga pjesëmarrja dhe optimizmi i anëtarësisë.
Berisha analizoi punën e qeverisë duke deklaruar se sot Shqipëria është kthyer në tokë të pashpresë, ndërsa qytetarët nuk shohin rrugë tjetër veç asaj të largimit nga vendi.
Biznesi tha Berisha është në ditë të vështira, ndërkohë që sot qytetarët kanë rroga edhe më të vogla se të Kosovës. Ai shtoi se nga ana tjetër qeveria ka abuzuar me 5 miliardë euro, të cilat kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve pranë pushtetit.
“Ky regjim që ështe instaluar në Shqipëri ka vetëm një emër, banditokraci, ose kakistokraci. Edi Rama dhe rejgimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Balkanit dhe Europës, nga një tokë e bekuar në një tokë të pashpresë, nga ku të rinjtë ikin dhe vetëm ikin. Isha në Gjirokastër para dy ditësh, në një mjedis të zjarrtë të demokratëve, por dua t’ju them me sinqeritet, ai entuziazëm, ajo energji ishte frymëzuese, kurse shtëtitja që bëra në rrugët e qytetit ishte tmerrësisht dëshpëruese.
Gjeta vargun e dyqaneve të mbyllura. Dhe Gjirokastra është trashëgimi botërore kulturore. Mendova çfarë kanë bërë këta, shtro kalldrëm dhe vidh para dhe asgjë tjetër, asnjë projekt. Unë fola për Gjirokastrën, por faktikisht kështu është e gjithë Shqipëria. Nga vendi me të ardhura për frymë të ulëta Shqipëria kaloi në grupin e vendeve me të ardhura për frymtë të mesme të larta. Sot janë rrogat janë më të ulta se në vitin 2013. Nëse ne në 2013 ne kishim rrogat më të larta se Rumania dhe Bullgaria, ne sot kemi rrugat më të ulta se Kosova. Jemi vendi, pas 8 vitesh, ku janë investuar mbi 5 mld euro. Çfarë është ndërtuar? Përfunduar gjithsej 34 km autostradë të lëna në mes në vitin 2013. Ku shkuan këto? Në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve të qeverisë, të cilët i ndajnë bashkë paratë.
Njoftuan rritjen ekonomike 18% dhe kreu i Meduzës doli deklaroi se kjo nuk konvertohet në rritje pagash. Ku shkojnë këto të ardhura, te klanet e qeverisë, të gjitha shkojnë klientela e qeverisë, e cila dikton ligje për të marrë veprat publike, për të marrë shërbimet publike, për të fituar tenderat, dhe në këtë mënyrë për qytetarët mbeten rrugët e botës, varfëria dhe mjerimi“, u shpreh Berisha.
Berisha: Në Gjermani u dorëhoq kandidati për kancelar, Basha mendon për karrigen pas çdo humbje
Lideri historik i demokratëve Sali Berisha nga Elbasan komentoi situatën brenda PD.
Ai u shpreh se Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, njësoj siç bëri kandidati për kancelar të Gjermanisë, Armin Laschet, kreu i CDU-së, partisë që drejtoi për vite me radhë kancelarja Angela Merkel.
“Ky njeri që nuk meriton të qeverisë një orë merr mandatin e tretë sepse opozita kalon nga humbja në humbje, sepe kreu i opozitës nuk respekton as rregullin më elementar, humbe zgjedhjet, mirupafshim. Çfarë ndodhi me kandidatin për kancelar të Gjermanisë, Laschet? Humbi zgjedhjet, u largua nga partia. Ka qenë një nga kryeministrat më të suksesshëm të landit të tij.
Kurse ish-kryetari kalon nga humbja në humbje dhe nuk mendon se duhet të hapë rrugën për të shkuar drejt fitores.
Në një akt të pashembullt në historinë e pluralizimit, Edi Rama orkestron asgjësimin e pluralizimit në Shqipëri. Pengu i tij deklaron se vendimin tim për Sali Berishën e mora vetë në një kohë kur nuk mund ta merrte kurrë vetë, kur statuti i partisë ua kishte dhënë këtë atribut forumeve, Këshillit Kombëtar. Njëlloj siç bëri me zgjedhjet, humbëm, e shpalli masakër dhe në vend që të mbronte votën tuaj, ta denonconte me dosje dhe dokumente te ndërkombëtarët, u mor me zgjedhjen e vet dhe karrigen e tij. Në vitin 2021 diferenca mjerisht midis nesh dhe PS është në favor të PS më e madhe sec ishte në 1997. Më e madhe. Në 1997 ishte 70 mijë vota, në 2021 mbi 100 mijë vota. Ky ishte lidershipi”.
Berisha: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, do të jetë Kuvendi i rithemelimit të PD
Ish-kryeministri Sali Berisha ftoi edhe nga Elbasani delegatët e PD për të firmosur peticionin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD.
Nga ‘Foltorja’ e shtatë radhazi, Berisha u shpreh se Kuvendi Kombëtar mund të quhet edhe Kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike.
“Kam një kërkesë për çdo delegat dhe delegate, të firmosi për mbledhjen e Kuvendit të PD. Mund ta quani edhe Kuvendin e rithemelimit të PD. Ata që përzunë votën e lirë nga PD i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakohshëm, ne do të rikthejmë votën, vullnetin tuaj, do jeni jua, që në statut do të sanksiohet, do të përcaktoni deputetët tuaj, drejtuesin e degës, qeveritarët vendorë dhe këshilltarët tuaj. Çfarë bën kryetari që ka vbendosur kryetari që ka vendosur në statut se këshilltarët duhet t’i miratojë kryetari i partisë. Këto janë centralizime që s’i kisha dëgjuar ndonjëherë. Do t’ju japim të gjitha kompetencat që meritoni”.
Kriza e çmimeve- Berisha: Rama ka luajtur bixhoz me kaskadën e Drinit
Nga Foltorja e Elbasanit, lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama ka luajtur bixhoz me krizën.
“Këtë javë Rama u ra borive të fatkeqësisë, të krizës, të terrorit. Si një njeri, i cili ka një trashëgimi jashtëzakonisht problematike, edhe është shumë e gabuar të harrohet ajo, ai beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për t’i sunduar dhe qeverisur.
Ai para një jave alarmoi njerëzit me krizën e jashtëzakonshme që do të përpijë Shqipërinë. Çfarë është kjo? Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij.
Ky ka qenë një nga vitet më të mbara energjetike për Shqipërinë. Në gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotat maksimale. Kushdo e di se ajo është rezerva unike e shtetit shqiptar. Blihet energji dhe ruhet për vjeshtë dhe dimër.
Ka zbrazur kaskadën në mënyrë të papërgjegjshme. E ka çuar në kuotat e bllokimit të plotë të prodhimit të energjisë. Ka shitur energji me çmim tre herë më të ulët se e blejmë sot.
Krizën e kemi nga qeveria, e kemi nga Edi Rama dhe ministri i tij, që luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. Akoma më keq, deklaron se rritja e çmimeve është pa kthim. Ja tani që gazi ra në pikiatë tani, ai thotë se çmimet nuk kanë kthim. Pse nuk paskan kthim?
Shqipëria ka koston më të ulët të prodhimit të energjisë dhe ky pretendon për rritje të tjera të çmimit të energjisë. Falë asaj strategjie që u zbatua për 8 vite, sot HEC-et private prodhojnë 41 përqind të energjisë së vendit. Por këtyre privateve u blejnë vetëm 60 përqind të energjisë dhe as u japin linja për energjinë. Sillen absolutisht si komunistë,” tha Berisha.
Berisha: Ndjesë për mbështetjen ndaj Bashës, do bëj gjithçka që të rikthej vlerat
Ish-kryeministri dhe lideri historik demokrat, Sali Berisha, kërkoi sërish ndjesë në Foltoren e Elbasanit për mbështetjen që i ka dhënë Lulzim Bashës gjatë këtyre viteve.
“Në këto tetë vite kam mbështetur një njeri, që nuk po e marr në rrafshin njerëzor, se po ta marrësh në rrafshin njerëzor, si ai thuhet se as nuk duhet të vijë, besëprerë.
E marr në një qëndrim jashtëzakonisht të paimagjinueshëm ndaj vlerave që ne sollëm në Shqipëri.
Çfarë kemi sjellë në Shqipëri? Votën e vërtetë, votën e lirë. Se votë kishte, por ishte e kapur. Sollëm edhe liritë e të drejtat njerëzore dhe interesin kombëtar.
Po nuk ishte pak se po të shkosh në vitin 1990, ku ishte çështja kombëtare dhe ku jemi sot, ne duhet të jemi të lumtur. Por partia filloi të bjerë shumë në këto dy shtylla kryesore të saj.
Unë e kam mbështetur në mënyrë absolute duke i thënë atij privatisht gjithçka dhe i kam të dokumentuara se nuk jam njeri spontan.
Por publikisht e kam mbështetur fuqimisht me shpresën se do ecim drejt fitores. Por ai kishte axhendë tjetër, që të lartësonte veten. Por nuk mund të lartësohesh me atë që bëri në vitin 2017, kur doli në pusi dhe vrau bashkëpunëtorët e tij.
Gabimi im i madh është se në vitin 2017 nuk e ndërmora aksionin që mora tani, dhe ju siguroj se do ishim në pushtet tani. Do kishim hapur negociatat.
Ju garantoj se do bëj gjithçka që të rikthej vlerat”, tha Berisha.
Berisha: Mediat e qeverisë janë lëshuar në mbrojtje të pengut. Basha rrudhi partinë me largimet
Ish-kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor mediat e tij për të mbrojtur Lulzim Bashën.
Nga ‘Foltorja’ e Elbasanit ku bashkëbisedoi me demokratët e atij qarku, Berisha tha se Rama kërkon të bindë qytetarët se vota dhe forumet e demokratëve nuk kanë rëndësi dhe se ata nuk duhet të bëjnë votime.
Berisha kujtoi se para 2013-ës, votimi zhvillohej i hapur dhe respektohej procesi, ndryshe nga tani ku votimet në PD përdoren për të përjashtuar figurat, duke i faturuar partisë më të madhe të të djathtës shqiptare, zvogëlimin e saj.
“Shikoni çfarë ndodh këto ditë, hidhuni një sy ekraneve, e gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të pengut të saj. Të gjitha tezat janë se këta demokratët nuk duhet të votojnë, se s’ka rëndësi vota, se nuk kanë rëndësi forumet e tyre, anëtarësia, s’ka rëndësi statuti, parimet. Por ne jemi këtu për t’u ngritur dhe rivendosur PD-në edhe njëherë në këmbë, për ta ringritur atë ashtu siç e themeluam.
Përpara vitit 2013 bëhej votim i hapur, respektoheshin ato që shpalleshin. Kryeministrin e zgjodhëm me dy kandidatura, kryetarin e Parlamentit mes Arben Imamit dhe Pjetër Arbnorit, ministrat i votonim në Kryesi, Këshilli Kombëtar mblidhej periodikisht dhe bënte analizën e punës së tyre. Kurrë s’ka ndodhur përveçse tani që rivali i kryetarit të përzihet nga kryesia. Çdo rival i kryetarit, n.q.s nuk zgjidhej kryetar, mbetej anëtar i Kryesisë së partisë, kurse tani kaluam nga një largim në një largim tjetër dhe e vërteta është se partia u rrudh në mënyrën më të pamerituar”, deklaroi Berisha.
Berisha: Përgatituni për protestat më të fuqishme, për një betejë deri në fitoren e plotë
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, entuziazmoi sallën në Foltoren e Elbasanit, kur bëri thirrje për protesta masive. Pasi foli për krizën e çmimeve, Berisha tha se demokratët duhet të përgatiten për betejë deri në fitoren e plotë.
“Prandaj ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë.
Edi Rama, ta dish mirë se kur të ngrihemi në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.
Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të BE. Sepse ata e paguajnë naftën njësoj si qytetarët e Zvicrës, që kanë një rrogë mesatare prej 6 mijë eurosh kundrejt 400 eurove që marrin qytetarët shqiptarë.
Ne do ngrihemi në këmbë, si opozitë e vërtetë, si opozitë që beson te liria.
Ndaj ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë deri në fitoren e plotë,” tha Berisha.
‘Kuvendi Kombëtar s’do të mblidhet’- Berisha: Basha të reflektojë dhe t’i tërheqë deklaratat
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha iu përgjigj deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se Kuvendi Kombëtar nuk do të mblidhet.
Nga ‘Foltorja’ e Elbasanit, Berisha i kërkoi Bashës të reflektojë thellë dhe t’i tërheqë deklaratat.
Duke i kërkuar që të jetë i matur në qëndrimet e tij publike, Berisha shtoi se pas ndryshimeve në PD, Basha nëse do mund të rrijë.
“Ai (Basha) duhet të largohet. Ai të reflektojë thellë, të mendojë thellë për deklaratat e tij se nuk ka Kuvend, nuk lejoj Kuvendin, nuk lejoj referendumin. Këto duhet t’i mendojë dhe t’i tërheqë menjëherë. Pastaj ai bën zgjedhjen e vet. Unë vërtetë i kam thënë ktheu andej nga erdhe, por ai mund të rrijë...”, u shpreh Berisha.
Berisha: Ja pse u riktheva! Jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues
Lideri historik demokrat, Sali Berisha deklaroi nga Elbasani, i pyetur nëse do garojë për kryetar, se ai është i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues.
Berisha iu përgjigj pyetjes nëse lëvizja e tij është personale apo jo.
“Tani vijmë te çështja a është kjo lëvizje personale apo jo? Më 19 maj, unë u shpalla ‘non grata’ nga Sekretari i Shtetit ndërsa kisha 8 vite pa asnjë kompetencë ekzekutive. Në 8 vite nuk kisha pasur kurrë një akuzë në ndonjë organ, por ai që është arkitekt i kësaj, ai bënte fushatë duke thënë se Berisha vetë nuk është i korruptuar.
U shpalla non-grata, por e mbajta të gjithën personale dhe e hodha në gjyq në Paris, jo për të hequr vendimin, por për shpifjen mbi të cilat është bazuar vendimi. Asnjë njeriu nuk i kam kërkuar ndihmë, as në Shqipëri dhe as në SHBA, përveçse transparencë. Deklarova disa herë publikisht se PD nuk ka punë me këtë çështje.
Por më datën 20 maj, unë u kam deklaruar gazetarëve se tani unë do rikthehem. Tërhiqem nga vendimi im. Pse e mora këtë vendim? Sepse në 8 vite kisha denoncuar më shumë se kushdo kapjen e drejtësisë dhe krimin e korrupsionit. Po ashtu kisha mbrojtur interesin kombëtar. Kisha ngritur zërin fuqishëm kundër ndarjes së Kosovës. Isha ngritur kundër Mini-Shengenit se ishte hegjemoni serbe në rajon. Kjo më zgjoi mua. Atëherë thashë se do rikthehesha shumë më fuqishëm.
Unë jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi,” tha Berisha.
“Unë synoj që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar të zgjidhni jum do e pranoj me kënaqësinë më të madhe. Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme”.
Komentet