Do thoni ju,c’te duhet ty te korigjosh Çabejn? Por mendja ime funksionon ashtu; qelloi qe lexova artikullin e tij dhe prrrr, me linden mendime.
Duke folur per prejardhjen e fjales “Shqiperi” Çabej thote se pasardhesit e te ikurve prej trojeve tona ne Itali e Greqi ne shekujt 15-16 e quajne vehten arberesh ose arvanite. Fjalen “shqiptar” nuk e njohin, qe dmth se eshte nje fjale qe fitoi popullaritet pas emigrimit te tyre, gjate pushtimit osman.
Deri ne epoken e Skenderbeut vendi quhej Arber, qe eshte identik (ne dukje – thekson Çabej) me emrin me te cilin te huajt e quajne Shqiperine, qysh nga mesjeta e hereshme (shek 13), Albania.
Çabej shkruan:
Emri i vjeter Arbën/Arbëri eshte ruajtuar edhe ne Shqiperi: ultesira ndermjet lumenjve Mat e Erzen quhet edhe sot Arbën; ne ate zone “mal e arbën: perdoret per “mal e fushë”. Arbanë është një katund i Tiranës. Nje kenge e vjeter popullore ne Kosove i referohet “zojave arbëneshe”. Nje katund ne perendim te liqenit te Shkodres quhet Arbnesh. Arbër e Arbërí quhen lokalitete të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis Vlorës, Gjirokastrës dhe Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën, arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer, arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga arumuni ose anëtari i ndonje etnie tjeter ballkanike. Në dokumentat e së vjetër, të shekujve 16 -17, vendi del rregullisht me emrin Arbën, populli me arbënesh, arbënuer, dhe gjuha e tij, arbënisht.
Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet “arbanas”; në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe, “arbanasin”. “Arbananu” quet në bullgarishten popullore, “arbanas” në rumanishten e vjetër; tek arumunët e Shqipërisë e të Maqedonisë quhet “arbines”.
Në dokumentet ne latinisht të vendeve europiane të mesjetes se hereshme, para dinastisë së Anjouve, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.
Sikundër dihet, gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në zonen e Shqipërisë të mesme.
Une (PT): Del e qarte se emri Alban / Arber / Arber / Albania eshte i lashte dhe i vazhdueshem ne trojet tona, por ku e ka origjinen?
Çabej pergjigjet:
Mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb dhe alb, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet “në mal e arbën” të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”.
Kurse une (PT) kam mendim te ndryshem nga Çabej ne lidhje me kete ceshtje:
Albero ne italisht dhe arbol ne spanjisht dmth peme; pra rrenjet alb dhe arb shfaqen si njesoj.
Per mua arb dhe alb jane e njejta fjale (ne gjuhesi quhen cognates) qe ka marre dy kuptime te kunderta, mal dhe fushe, ne gjuhe te ndryshme. Ky eshte nje fenomen i njohur, i quajtur “contronim” ose “antagonim”, psh blanc ne frengjisht dmth i bardhe, kurse ne anglisht black dmth i zi. Jane te dyja ngjyra, por te kunderta, nesoj si arb dhe alb jane te dyja formacione topografike, por te kunderta. Ne spanjisht largo dmth i gjate, kurse ne italisht dmth i gjere, te dyja dimensione, por “te kunderta”.
(Jo rralle contronimet i gjejme bile edhe brenda te njejtes gjuhe, psh host dhe guest, apo skirt dhe shirt ne anglisht.)
Pra, opinioni im (PT) eshte qe arb dhe alb eshte e njejta fjale, qe ne disa gjuhe dmth malsi: ka Albania ne Kaukaz, jane Alpet e Italise dhe Albion, emri i vjeter i malsive te Skocise.
Alba dmth edhe agim (ne italisht), se ne trojet tona djelli agon nga malet dhe ne Itali djelli vjen nga Albania.
Çfare mendon Çabej per origjinen e fjales Shqiperi?
Thote:
Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.
Mendimi qe fjala Shqiperi vjen nga shqiponja, nuk duket t’i rezistoje kritikes. Vertete, autoret e vjeter, shpendit shqiponje i thone shqype, qe eshte nje fjale e ndryshme nga fjala shqip.
Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” (prej italishtes schioppetto). I pabesueshëm mbetet edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët.
Mua (PT) me duket se kam zbuluar (ndoshta) nje lidhje ndermjet fjales Arber dhe shpendit Shqype / Shqipe / Shqiponje:
Turqit i quajne shqiptaret arnaut/arnavud, sepse se pari u ndeshen me shqiptaret e Epirit dhe Greqise, te vetequajur arvanitë (arbër). Ketu eshte zevendesuar rrokja van me rrokjen nav, nje fenomen i njohur ne fonetike si metatezë.
Arnaut tingellon egzakt si emri freng Arnaud, qe rrjedh nga emri gjerman Arnold/Arnwald (gugllojeni). Arn ne gjermanishten e vjeter dmth shqiponje, kurse wald dmth pyll. Pra Arnold/Arnaut dmth pylli i shqiponjave. Gjuhet indoeuropiane jane te lidhura. Te jene koincidenca te githa keto? Per me teper, shkodranet i thone shqiponjes shqype dhe Shqiperise, Shqypni. Zanoret y dhe i ne shqip jane te kembyeshme, psh ay / ai, shoku Hysni / shoku Isni.
Kur u shfaq per here te pare fjala Shqiperi?
Shpjegon Çabej:
Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni dhe i Arbëneshi permendet edhe edhe “gjuhë e Shqipëtarëvet”.
Vazhdoj une (PT):
Per here te pare fjala “shqiptar” ndeshet ne fjalorin e Da Lecces te vitit 1702 ‘DITTIONARIO Italiano-Albanese’, ku autori shpjegon arsyen përse e ka shkruar: “Këtë Diktionār oh Shqipëtāri i dashun, e skrova jo për zotinī ande, qi di mā fort se unaj, veç për vetëhe, qi jam për së largu, e gjuhënë e shqipëtarëvet e kam posi nji kafshë të huojë…”
Koncili provincial (kuvendi kishtar) i Arbërit, mbajtur ne janar 1703 në Kishën e Shën Gjonit në fshatin Merqi të Lezhës, shqyrtoi masa per t’i bere balle islamizimit. Ndër vendimet ishte hapja e shkollave shqipe dhe botimi i librave shqip, të cilat u zbatuan gjatë shek. 18-19 me disa botime fetare në dialektin e Shkodrës. Aktet e ketij kuvendi u shtypën si botim më vete në shqip më 1706, ku krahas fjaleve “Arbëni” dhe “i Arbëneshi”, permendet edhe “gjuhe e Shqipëtarëvet”.
Duhet se fillimisht u regjistrua ne radar fakti se egzistojne shqiptaret, te cilet flasin nje gjuhe me vehte, por qe nuk jane nje perputhje e sakte e arberve. Me vone shqiptaret e quajnen vendin e tyre Shqiperia. (Kjo eshte e zakonshme ne bote: franket i dhane emrin vendit Franca, anglet qe erdhen nga kontinenti i dhane emrin vendit Anglia.)
Sepse jo te gjithe qe perdornin gjuhen shqipe ishin arber. Sllavet dhe vllehte, qe u vendosen ne trojet tona, i perkisnin nje etnie tjeter. Gjate Bizantit ata flisnin perkatesisht serbisht dhe rumanisht (se bizantinet vetequheshin romanoi). Pushtimi osman ribashkoi Arberine, Epirin dhe Maqedonine, ne nje treve te gjere, ku mbizoteroi nje dialekt me baze arber (i cile permbante prurje te vjetra latine dhe greke, si dhe i pasuruar me tej me kontribute vllahe e sllave) qe u quajt shqip.
(Ndoshta shqipen e shpetoi fakti se arberit katranjose pertonin te mesonin gjuhe te huaja? – shaka.)
Por nuk mund te dihet sakte nga origjinojne fjalet e perbashketa te ketyre gjuheve. Gjuhet jane te lidhura ,marrin e japin. Ndoshta latinet, greket, vllehte dhe sllavet moren disa nga ne, si gjuhe me e vjeter.
Kombi i sotem shqiptar duket te jete ngjizur ne vitet 1700 (njesoj si shumica e kombeve te tjera europiane).
Jo te gjithe arberit jane shqiptare. Ata qe kane ikur ne shekujt 15 -16, si arbereshet e Italise, arvanitet e Greqise, apo arbanaset e Kroacise, nuk mund te konsiderohen shqiptare, ne kuptimin e sakte te fjales.
Jo te gjithe shqiptaret jane arber. Shqiptar = arber + vlleh + sllave + prurje te tjera, qe flasin shqip, jetojne ne trojet tona dhe marrin pjese ne jeten ekonomike, kulturore e politike te Shqypnis / Shqipnis / Shqiperise.
Shenim pa lidhje
Rama iu përgjigj pozitivisht ftesës së Albin Kurtit për të vizituar Kosovën: “Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën… Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët…“
Une (PT): Jane te squt; njeri e fton, tjetri pranon, megjithese mospelqehen dhe konkurojne. Eshte koha e bashkepunimit. Njerezit mbajne ere. Mbyll hunden me shami dhe vazhdo punen.
Komentet