Lexova transkriptin e takimit te Maos me delegacionin shqiptar te kryesuar nga Hysni Kapo e Beqir Balluku. Po percjell ne menyre te shkurtuar lenden qe me beri pershtypje. Pastaj do shtoj edhe disa mendime te tjera, qe mund te kene, ose te mos kene, lidhje te forte me Maon.
Hysniu: Ne e çuam mesazhin tuaj në skajet më të largëta të vendit tonë… Ky mesazh është një frymëzim i madh… Ky mesazh na dha forcë…
Mao: A luan vërtet një rol kaq të madh? Nuk luan vërtet një rol kaq të madh; si mund të jete kështu?! Ju e keni ekzagjeruar këtë. Unë mendoj se ju po promovoni kultin e individit.
Hysniu: Jo, ne nuk kemi frikë nga kulti i individit, shoku Mao…
Mao: Unë nuk jam shumë i aftë dhe ju e dini këtë, shokë. Vetëm shikoni se në çfarë rrëmuje është Kina…
Mao: Nëse revizionizmi do të ketë sukses, apo nëse do të jetë marksizëm-leninizmi, është çështja e dy rrugëve dhe dy klasave. Kush do te fitoje? A do të jetë borgjezia apo proletariati? Ne ende nuk mund të nxjerrim ndonjë përfundim se kush do të fitojë…
Nëse nuk do i kushtonim vëmendje, nëse nuk luftojmë, atëherë në të paktën disa vjet, ose ndoshta dhjetë dhe më së shumti në disa dekada, Kina do të bëhej një diktaturë fashiste…
Mos mendoni se të gjithë anëtarët e partisë sonë janë njerëz të mirë. Tashmë disa vjet më parë, thashë se ne kishim nevojë të pastronim disa miliona prej tyre. A ishin këto ndoshta fjalë boshe?…
Lloji i parë (i kuadrove) përbëhet nga ata që duan një revolucion demokratik, kështu që ne mund të bashkëpunojmë me këta njerëz gjatë fazës së revolucionit demokratik… Ata duan përmbysjen e imperializmit e feudalizmit, dhe gjithashtu ata duan përmbysjen e kapitalizmit burokratik. Por në realitet, ata nuk duan përmbysjen e kapitalizmit kombëtar… Ky lloj njerëzish përbëhet nga një grup i të ashtuquajturve kuadro të vjetër.
Lloji i dytë përbëhet nga njerëz që iu bashkuan partisë pas çlirimit; 80 përqind e këtyre njerëzve iu bashkuan partisë pas vitit 1949.
Lloji i tretë përbëhet nga ata njerëz që kemi trashëguar nga Guomintang… rezulton se ata ishin me Guomintang dhe kundër Partisë Komuniste.
Lloji i katërt përbëhet nga fëmijët e borgjezisë, të feudalëve, të kulakëve. Pas çlirimit, ata hynë në shkolla, madje edhe në universitete… Këta njerëz nuk janë të gjithë të këqij; disa prej tyre janë në anën tonë, por disa prej tyre janë kundërrevolucionarë.
Pra, pak a shumë, këta njerëz ndahen në këto kategori. Me pak fjalë, ata nuk përbëjnë një pjesë të madhe të popullsisë në Kinë, vetëm disa përqind të saj… më së shumti, pesë për qind. Kështu, nga 700 milion banorë, këta njerëz përbëjnë jo më shumë se 35 milion. Ata janë të shpërndarë në fshatra, qytete dhe lagje. Nëse 35 milion njerëz do të mblidheshin në një vend dhe do të merrnin armë, atëherë ata do të bënin një ushtri të madhe.
Beqiri: Edhe nëse do të mblidheshin, ata do të përbënin një ushtri që nuk ka ide.
Mao: Ata janë një klasë që po zhduket. Nga këta, më shumë se 30 milion njerëz, përfaqësuesit e tyre përbëhen nga jo më shumë se qindra mijëra dhe ata janë të shpërndarë në qytete, lagje, fshatra, shkolla dhe institucione të ndryshme. Kjo është arsyeja pse … sapo filloi lëvizja masive, sapo doli Garda e Kuqe, ata u frikësuan për vdekje.
Mao: Më kanë ngjitur disa epitete, si “Mësues i madh”, “Udhëheqës i madh”, “Strateg i madh” dhe “Timonieri i madh”. Këto nuk më pëlqejnë… Disa njerëz propozojnë që thjesht të ruhet epiteti “Mësues”. Kam qenë mësues në një shkollë fillore – sa mirë të jesh një mësues i thjeshtë! Por në aspektin e të qenit “profesor”, kjo nuk diskutohet. Unë nuk kam ndjekur universitetin. A keni ndjekur ndonjë universitet?
Hysniu: Asnjë.
Beqiri: As unë nuk kam universitet.
Mao: As ju nuk e keni? (duke iu drejtuar Hysniut)
Hysniu: Kam ndjekur vetëm shkollën e mesme.
Kryetari Mao: Marksi ndoqi universitetin, dhe Lenini. Stalini mbaroi shkollën e mesme, ashtu si edhe unë. Jam dyshues për një pjesë të mirë të studentëve të universitetit, veçanërisht ata që kanë studiuar shkencat shoqërore. Nëse këta njerëz nuk janë të kalitur, nëse nuk ka revolucion kulturor, atëherë bëhen shumë të rrezikshëm. Ata bëhen revizionistë më tutje.
Ata që kanë studiuar letërsi, nuk shkruajnë dot romanet dhe poezite vetat.
Ata që kanë studiuar filozofi nuk mund të shkruajnë artikuj filozofikë dhe as nuk mund të shpjegojnë fenomenet shoqërore. Studimet politike dhe juridike që ata kanë ndërmarrë janë tërësisht produkt i borgjezisë…
Une (Parid Turdiu) per kohen e tashme:
Disa mendojne se Shqiperia dhe Opozita jane ne kohen me te keqe te veten. Mua nuk me duket ashtu, bile me duket nje kohe e mire. Kohe e keqe do kishte qene kombinimi Rama / Trump, se do vendosej fashizmi. Zgjedhja e Biden largon rrezikun fashist. Egziston korrupsioni i ojq-ve nderkombetare (i cili zhyti Afganistanin), por nqs ruhet demokracia liberale, mbahet gjalle shpresa qe loja demokratike do e luftoje korrupsionin.
Mao donte diktature te proletariatit (e cila ishte diktatura gjakatare e shumices mbi pakicen) dhe trembej se korrupsioni do sillte fashizmin (i cili eshte diktatura e oligarkise 1% mbi 99%). Mao e shihte burimin e korrupsionit te mbeturinat e historise se gabuar ne te kaluaren, ku njeriu shfrytzonte njeriun. Prandaj donte te bente revolucion kulturor, per te zhdukur njeriun e vjeter borgjez dhe krijuar njeriun e ri komunist, te zhveshur nga egoizmi. Per kete i duheshin njerez pa shkolle, se ata me shkolle te madhe, sidomos ne fushen e shkencave shoqerore, ishin te infektuar me idete e borgjezise. Vertet, cfare mesohet ne shkolle? Kultura qe njerzimi ka krijuar ne 5 mije vjet, te cilat i takonin shoqerive me klasa, luftera, pushtime, dominim, racizem, patriarkalizem, shfrytzim te njeriut nga njeriu. Keto Mao donte t’i fshinte nga faqja e dheut dhe per kete qellim te larte nuk kurseu 100 milion jete njerzish.
Deshtoi. Natyra njerezore doli me e forte se idete e Maos. Kina u be fashiste.
Dialektika na meson se cdo gjendje permban faren e shkaterrimit te vet. Ne rastin e shoqerive njerezore kjo fare eshte korrupsioni, i cili prishi Romen, Perandorine Osmane, Bashkimin Sovjetik, etj. dhe kercenon sot Kinen e USA.
E dijne kreret prandaj mundohen ta luftojne. Ka dy menyra: lufte kunder korrupsionit nga lart, nepermjet centralizmit e perqendrimit te pushtetit, si Stalini, Hitleri apo tani kryetari Xi i Kines, por ai eshte fashizem dhe do deshtoje, ose nga poshte, duke thelluar demokratizimin.
USA eshte ne proces demokratizimi ekonomik: Partia Republikane po thote se eshte parti e klases punetore (kush e kishte menduar!) kurse Administrata Biden (demokrate) po i kerkon Kongresit nje projekt kolosal te “infrastruktures njerezore” prej 3,5 trilion dollaresh (!) per te ngushtuar dallimet ndermjet te varferve dhe te pasurve.
Pse me duket mua kjo nje kohe e mire per Shqiperine, e mbarsur me shprese per te ardhmen?
Se ka shenja qe po forcohet demokracia pluraliste. Gjykata kushtetuese nuk i bindet pushtetit egzekutiv. Rama nuk e heq dot Meten. Berisha nuk e kontrollon dot me PD, por as edhe Basha. Bile as fuqia me e madhe ne Shqiperi, Ambasada, nuk imponohet dot arbitrarisht. Njerezit kane filluar te mendojne me koken e vet.
Rama fitoi mandatin e trete, por me nje fitore te Pirros. Rama eshte i dobesuar. Deputetet e tij po japin doreheqjen, se eshte veshtiresuar pasurimi nga deputetlleku – nje mjeke fiton me shume ne spital se ne kuvend. Burrat e partise-shtet po lejojne mbushjen e qeverise me gra te reja, se eshte veshtiresuar pasurimi i ministrave.
Askush nuk qeveris dot vetem. Beut i duhen qehajallare. Si i paguan nje diktator veglat e veta? Duke u mundesuar korrupsionin. Po u hoq korrupsioni, diktatori bie.
Askush nuk mund te mohoje se Mao ishte nje strateg i madh i politikes.
Ai duket se i jep rendesi te madhe analizes klasore, aq sa futet ne detaje te hollesishme, duke llogaritur numrat e forcave te se seciles klase.
Per mendimin tim, mozaiku politik i Shqiperise londineze ka te beje kryesisht me indentitetin, ne rradhe te pare ate etno-fetar, pastaj ate social-politik. Ndarjet nuk jane me thike, por dalloj keto grupe, me burim nga thellesite e koheve:
PD + LSI = Arber mysliman
Arber katolik = PD + PS (aq sa Rama eshte veteshpallur katolik per te terhequr kete grup. Tribalizmin otrodoks mendon se e ka te siguruar.)
PS = Shqiptare me identitet arber jo te forte: ish vlleh, sllave, krahinat me toponime sllave te theksuara, krahina me prirje grekofone, – kryesisht fshatare te Jugut.
Familjet e vjetra qytetare, qofte myslimane (shqiptaro-osmane), vllahe apo katolike, – keta e bene Shqiperine e pavarur. Kishin lulezuar gjate Perandorise Osmane; periudha e pavaresise i gjeti te forte, ne gjendje per t’u vene ne krye te nacionalizmit shqiptar. Ashtu si erdhen punet ne luften II boterore, nacionalizmi shqiptar u lidh ne menyre te natyreshme me Gjermanine, e cila humbi luften. Anglia, per aresyet e veta ne Mesdhe, perkrahte Greqine. Greqia nuk donte Shqiperi. Bile anglezet tentuan te zbarkonin ne Sarande, per te testuar ujerat. USA i shkonte mbrapa Anglise.
Nacionalistet u deklasuan dhe u perndoqen nga komunizmi. Me renien e enverizmit fillimisht mbeshteten PD, por shpejt u permbyten nga elementi katundar i Veriut dhe u ndjene disi te paperfaqesuar. Keta ishin pak, ndosha 10% e popullsise dhe shumica iken nga Shqiperia. Keta permbanin rezerven gjenetike inteligjente te popullit shqiptar. Keta Mao i quante “kuadrot e vjeter”.
Familjet e ish kuadrove komuniste – nje pjese e tyre vinin nga familje te vjetra qytetare, sidomos te migruara nga ish trojet shqiptare te humbura. Pjesa tjeter dhe me e madhe ishin fshatare qe i ngriti partia komuniste, – si ata 700 milion pa shkolle qe preferonte Mao. Bijte e tyre vazhdojne te jene me PS, per inerci interesash ekonomike e lidhjesh familjare.
Grupi i fundit, qe duhej te ishte ne rritje, por nuk me duket se eshte, perbehet nga bijte e familjeve mikse, te te gjitha kategorive te mesiperme, qe e kane humbur lidhen identitare me te kaluaren; duan te jetojne sa me mire per sot dhe neser. Keta e fillojne jeten adulte si pa ngjyre, pastaj bien ne skemat e interesit te prinderve te vet, apo ne skema te rastit dhe perfundojne ne nje nga llogoret indentitare te mesiperme. Keta perbejne “ushtrine pa ide”, qe i tha Beqiri Maos. Ketyre u duhet dhene nje ide.
Identiteti eshte i fuqishem. Dy jane forcat qe shtyjne njerezit, identiteti dhe drejtesia sociale. Dobesia e Shqiperise qendron ne karakterin e saj poli-identitar. Por shume-identiteti e ben nje vend interesant. “No tutto il male viene per nuocere”, per sa kohe qe respektohet nje marredhenie kalorsiake ndermjet indentiteteve, pra nje loje sportive me rregulla. Perndryshe prishet sporti dhe stadiumi kthehet ne arene perleshjesh te sportisteve e tifozave.
Komentet