Ndrek Luca (3 shtator 1927 – 13 janar 1995) u lind në fshatin Xhan të Dukagjinit, Shkodër, ishte aktor i mirënjohur shqiptar.
Pasi punoi disa kohë si ushtarak në aviacion, qysh nga viti 1950 vijoi si aktor në Teatrin Popullor me rolin e Kel Dhembacit në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Spikati më vonë me rolin e Jagos në tragjedinë e Shekpsirit “Otello”, dhe në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës. Në dramën Arturo Ui të Brehtit, Ndrek Luca luajti rolin e Xhirit duke sendërtuar me një gjuhë shprehëse, përkitazi parimeve brehtiane të teatrit, planet satirike me ato dramatike. Krijoi një karakter të spikatur e realist me rolin e Brung Trolit (drama “Përmbytja e madhe” e K. Jakovës), kurse në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës interpretoi rolin e Bacës, një malësor trim, dinjitoz, i përmbajtur, ku është e pranishme po aq edhe një kahje e fortë dramatike.
Luca është aktor i thyeshëm, që operon me plane të ndryshme interpretative, sa komike, po aq tragjike, sa heroike, po aq të rëndomta, duke e “thyer” modelin paraprak. Është nga aktorët e zëshëm të filmit artistik shqiptar, duke realizuar mbi 30 figura, të veçanta në llojin e tyre, si Dom Pali (“Komisari i dritës”), Ndrio (“Udha e shkronjave”), Gjini (“Plagë të vjetra”), Pjetër Mustakuqi (“Operacioni Zjarri”), Ramiu (“Duel i heshtur”) etj. Ndrek Luca zotëronte një mimikë tepër ekspresive; përdorte me mençuri gjestin e figurshëm, plastikën dhe mjete të tjera të njëmendësimit pamor të personazhit.
U nda nga jeta më 13 janar 1995.
Filmografia
Viktimat e Tivarit – (1996)
Balada e Kurbinit – (1990) … Vuhan Pasha
Guri i besës – (1986) … Zefi
Koha nuk pret – (1984) (TV) … Cen Vrapi
Lundrimi i parë – (1984) … Qazimi
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)…….Shpend Gollapi
Qortimet e vjeshtës – (1982)…………Rasim aga
Nusja -(1980)…………..Dem Mareci
Çeta e vogël – (1979)……………….Dash Cubaku
Mysafiri – 1979…………………….shoku Gazmend
Nga mesi i errësirës – (1978)………..Xha Metja
Udha e shkronjave – (1978) (TV)………Ndrio
Pylli i lirisë – (1976)……………..Lam Shllapi
Thirrja – (1976)……………………Vat Marashbregasi
Tinguj lufte – (1976)……………….Selimi
Në fillim të verës – (1975)………….gjeneral Piçioni
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)…..Gani Herri
Shpërthimi – (1974)…………………inxhinier Hasani
Shtigje të luftës – (1974)…………..Ramazan Daci
Brazdat – (1973)……………………vëllai i Azemit
Operacioni zjarri – (1973)…………..Pjetër Mustakuqi
Gjurma – (1970)…………………….babai i Artanit
Njësiti gueril – (1969)…………….Çekani
Prita – (1968) … komandanti partizan
Plagë të vjetra – (1968) … Gjini
Duel i heshtur – (1967) … kapter Rahmiu
Oshëtimë në bregdet – (1966) … Jonuz Bruga
Komisari i dritës – (1966) … Dom Pali
Detyrë e posaçme – (1963) … Tomori
Komentet