VOAL

VOAL

Afganët hipin mbi krahët e avionit për t’u arratisur nga Afganistani, bien nga lartësia, pamjet bëjnë xhiron në rrjet

August 16, 2021

Komentet

Vjosa Osmani për trazirat e 29 majit: Mosndëshkimi duhet të marrë fund

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se autorët e protestave të dhunshme të 29 majit duhet të mbahen përgjegjës.

Një vit pas protestave në kundërshtim të vendosjes së kryetarit të Zveçanit në zyrë, Osmani ka thënë se grupet serbe të krimit të organizuar kryen sulmet mbi policët e ushtarët e KFOR-it përmes urdhrave politikë nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Autorët, të cilët ende enden të lirë nëpër Serbi dhe mbrohen nga regjimi i Vuçiçit duhet të mbahen përgjegjës. Mosndëshkrimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë nga akti i agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, ka shkruar ajo në X.

Osmani ka shtuar se sulmuesit dhe ata që dhanë urdhra dihen qartë.

“Mosndëshkimi duhet të marrë fund! Të gjithë ua detyrojmë ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar më tej.

Me protestat e dhunshme në Zveçan u kundërshtua vendosja e kryetarit të komunës, Ilir Peci, në godinën komunale. Përveç në Zveçan, protesta pati edhe në Leposaviq e Zubin-Potok. sn

Stoltenbergu i del në mbrojtje Ukrainës: Kievi ka të drejtë të godasë objektivat në Rusi

“Rusia pushtoi Ukrainën në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe, sipas kësaj, ukrainasit kanë të drejtë të mbrohen. Kjo përfshin goditjen e objektivave legjitime ushtarake në Rusi”. Këtë e përsëriti Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën spanjolle ‘La Vanguardia’.

“Nëse rusët kanë liri të plotë për të grumbulluar trupa dhe për të sulmuar nga territori i tyre, por ukrainasit nuk mund të përgjigjen, është shumë e vështirë të ushtrosh vetëmbrojtje”, -shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nënvizoi gjithashtu se “disa aleatë në fakt nuk kanë vendosur kurrë kufizime, si Mbretëria e Bashkuar me raketa lundrimi, kështu që është diçka që tashmë po ndodh. Në një luftë nuk ka vendime që nuk sjellin rreziqe, por më e madhja nga të gjitha do të ishte që Vladimir Putin të mbizotëronte.”.

(BalkanWeb)

‘Shkoj aty ku më thërrasin’, Kurti takim elektoral me flamurin kuqezi për Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i pranishëm në Luginën e Preshevës për të folur për zgjedhjet lokale. Kurti ka folur në mbështetje të kandidatëve shqiptarë, Afërdita Sinani dhe Ragmi Mustafa.

“Ne kemi nevojë për angazhimin tuaj. Për votën tuaj. Unë shkoj aty ku më thërrasin. Ku është Lugina aty jam dhe unë me Luginën. Ju ftoj të dilni dhe të votoni. Vota juaj po na çon përpara por edhe për dëshirat e rinisë. Le të ngrihemi për Luginën e Preshevës. Bashkë ndërtohet e ardhmja dhe ecën jeta. Beogradi bën thirrje për bojkot.”

Kandidatja për kryetare e Preshevës, Ardita Sinani kërkoi nga qytetarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, të shkojnë të votojnë të dielën, pasi vetëm përmes qeverisjes së shqiptarëve mund të përmirësohet e ardhmja e Luginës.

Ndërsa, kandidati për kryetar në Bujanoc, Ragmi Mustafi, nënvizoi se nuk mjafton vetëm mbështetja morale nga Prishtina. Sipas tij, Kosova dhe Lugina duhet të ndërlidhen si kurrë më parë për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë atje.

“Nuk mjafton vetëm mbështetja morale, ne duhet të ndërlidhemi si kurrë më parë edhe me Kamenicën, Gjilanin e Prishtinën, ju që jetoni këndej jeni dëshmia më e mirë. Sot ju shqiptarët e Bujanocit mund të shkoni në vatrat e juaja me targat RKS, mund të shërbeheni me shërbimet shëndetësore si të barabartë. Do të bëjmë çmos që bashkërisht t’i japim një të ardhme çdo shqiptari që jeton ne Bujanoc”, tha ai. sn

Ukraina zmbraps një sulm të madh ajror rus

Një sulm me dron i kryer nga Rusia në Harkiv në maj të vitit 2024.

 

Ukraina tha se ka zmbrapsur një sulm të madh ajror të nisur nga Rusia në mëngjesin e 30 majit. Mbrojtja ajrore e Kievit tha se ka rrëzuar 32 dronë dhe shtatë nga 19 raketat lundruese që Rusia lëshoi drejt caqeve ushtarake dhe infrastrukturës ukrainase.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë përmes një postimi në Telegram, se sulmet ruse u kryen në nëntë rajone ukrainase.

Raketat dhe dronët u rrëzuan mbi rajonet e Hmelnitskit, Dnipropetrovskit, Çerkasit, Hirovohardit, Zaporizhjës, Odesës, Hersonit, Kievit dhe Vinicias.

Ndërkaq, përmes një njoftimit të ndarë kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se infrastruktura kritike, përfshirë një tubacion gazi, i cili u dëmtua si pasojë e granatimeve që Rusia kreu gjatë natës. Qyteti i Harkivit gjendet vetëm 35 kilometra larg nga kufiri me Rusinë.

Që nga 10 maji, Rusia po kryen një ofensivë në rajonin e Harkivit, që ka detyruar mijëra persona të zhvendosen.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i të cilit po përballet me pushtimin që Moska nisi ndaj fqinjit të saj në vitin 2022, e ka përshkruar situatën në Harkiv si të vështirë.REL

BE rrëzon propagandën: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e plazheve

“Shqipëria, Maldivet e Europës”, “Thesari i fshehur i Mesdheut”, “Perla e Adriatikut”, “Plazhet përrallore”, “Bregdeti më i bukur i Jonit”… Të tillë tituj i keni hasur me siguri në mediat apo portalet pranë qeverisë prej të paktën një viti. Të shpërndara me kujdes propaganda qeveritare ato kanë pasur si synim krijimin e një realiteti tjetër tek i cili shqiptarët duhet të besojnë.

Por reportazhet e paguara me foto të retushuara, shkrimet e porositura, editorialet e kërkuara janë rrëzuar nga një raport i Bashkimit Europian i publikuar këtë të mërkurë mbi cilësinë e ujërave të larjes në plazhe, liqene e lumenj në 27 vendet e Unionit duke përfshirë, Zvicrën dhe Shqipërinë. Ky raport i hartuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit e rendit Shqipërinë të fundit të listës sa i takon pastërtisë së ujërave të larjes qofshin këto në det, liqen apo lumenj.

Për të qenë të qartë që në fillim. Është e vërtetë se Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të turistëve dhe vëmendjes së vizitorëve të huaj në dy vitet e fundit. Kjo lidhët se pari me investimet private në sektorin e hoteleri-turizmit dhe më pas me reklamimin e mirë nëpërmjet rrjeteve sociale sidomos Instagram dhe TikTok.

Ajo që duhet të kishte bërë qeveria ishte të krijonte një mjedis të sigurt dhe të pastër. Dhe raporti i fundit e ngel atë në klasë.

Raporti

Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit ka analizuar gjatë vitit 2023 ujërat e larjes në dy parametra specifikë të rëndësishëm shëndetësorë: Përmbajtja e bakterit Escherichia Coli dhe Enterokoket e zorrëve.

Për këtë u analizuan mostrat e marra nga ujërat në 22 mijë lokacione ku 85% e tyre u vlerësuan të shkëlqyera. 96% e ujërave plotësonin standardet minimale të cilësisë. Cilësia e ujërave të larjes bregdetare është përgjithësisht më e mirë se ajo e lumenjve dhe liqeneve. Në vitin 2023, rreth 89% e ujërave të larjes bregdetare të BE-së u klasifikuan si të shkëlqyera.

Shqipëria

Image

Agjencia Europiane e Mjedisit analizoi ujërat në 119 lokalcione në Shqipëri. Vetëm 41.9% e ujërave ku lahen njerëzit në Shqipëri janë të një cilësie ekselente. Pjesa tjetër është klasifikuar e një cilësie “të mirë”, “të mjaftueshme” ose “të varfër”. Ujërat më të pastra në Europë u përkasin 4 vendeve: Qipros, Austrisë, Kroacisë dhe Greqisë. Nuk janë të pakta rastet kur me këto dy të fundit, guxojnë ta krahasojnë Shqipërinë në shkrimet e porositura.

Image

“Në Austri, Belgjikë, Bullgari, Maltë, Luksemburg dhe Rumani të gjitha ujërat e larjes përmbushnin të paktën standardin minimal të cilësisë në vitin 2023. Megjithatë në 5 vende: Shqipëri, Belgjikë, Estoni, Hungari dhe Poloni, më pak se 70% e ujërave të larjes ishin me cilësi të shkëlqyer. Një nga kërkesat kryesore ka qenë garantimi që të gjitha ujërat e banjës të jenë të cilësisë të paktën “të mjaftueshme” deri në vitin 2015. Në vitin 2023, kjo kërkesë është plotësuar nga 96% e të gjithë ujërave të vendeve të BE-së” – thuhet në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit … që me siguri nuk do ta gjeni në shumë media shqiptare./ lapsi.al/

E rëndë- U rrah barbarisht nga tre persona, avokati Mëngjesi futet në intubim

Avokati Sokol Mëngjesi është shtruar në intubim pas dhunës së shtruar barbarisht ndaj tiuj nga tre persona ku sipas informacioneve të para dy prej tyre janë identifikuar por akoma nuk janë arrestuar.

Mësohet se intubimi i avokatit vjen pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij në orët e fundit. Mëngjesi është dhe avokati mbrojtës i Berishës dhe Jamarbëll Malltezit nga arrestimi politik që iu është bërë atyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.

Pasi u godit me grushte e sende të forta, avokati u dërgua tek Trauma ku mësohet se ka pësuar dëmtime në kokë e pjesë të tjera të trupit. sn

KFOR-i kërkon që të mbahen përgjegjës personat që e sulmuan në Zveçan

Pjesëtarët e KFOR-it duke evakuuar me barelë një pjesëtar të lënduar të këtij misioni. Zveçan, 29 maj 2023.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, kërkoi që të përfshirët në sulmet ndaj pjesëtarëve të këtij misioni në Zveçan vitin e kaluar të mbahen përgjegjës.

Përmes një deklarate, në shënimin e njëvjetorit të protestave të dhunshme në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës – komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjenerali Ozkan Ulutas, tha se më 29 maj 2023, pjesëtarët e këtij misioni parandaluan “përshkallëzimin e mëtejmë të dhunës”.

Protestat e serbëve në veri të Kosovës, kundër kryetarëve shqiptarë në katër komunat atje, kulmuan me përleshje me pjesëtarët e KFOR-it një vit më parë.

Gjatë përleshjeve, 93 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan, disa prej të cilëve kishin lëndime të rënda. Në njëvjetorin e protestave të dhunshme, KFOR-i tha se sulmet ishin “të paprovokuara dhe krejtësisht të papranueshme”.

“Sot ne nderojmë shërbimin dhe sakrificën e kolegëve tanë, të cilët vunë në rrezik jetën e tyre për të kryer detyrat e tyre për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me misionin tonë që del nga mandati i Kombeve të Bashkuara. Kuraja e tyre ndihmoi në stabilizimin e situatës në atë zonë dhe parandaloi përshkallëzimin e mëtejmë të dhunës”, tha Ulutas, sipas një njoftimi të misionit të NATO-s në Kosovë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për ngjarjet në Zveçan, duke thënë se ato u kryen nga “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

Por, Serbia e mohoi një akuzë të tillë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se dëshironte të shtynte serbët “drejt një konflikti me NATO-n”.

Në Kosovë deri më tani janë arrestuar dhjetë persona për dhunën në protesta dhe për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Më herët, KFOR-i ka deklaruar se shpresonte që Beogradi do të hetonte edhe ata persona “që u kthyen në Serbi” pas trazirave, duke thënë se pret që të gjithë autorët “të ndiqen penalisht”.

Mirëpo, institucionet kompetente në Serbi ende nuk kanë komentuar për këtë çështje, gjegjësit nuk dihet nëse autoritetet serbe janë duke zhvilluar ndonjë proces ndaj personave që morën pjesë në sulmin ndaj KFOR-it.

Majin e vitit të kaluar, serbët në veri protestuan kundër kryetarëve të rinj shqiptarë, që u zgjodhën në prill, pas bojkotimit të procesit zgjedhor nga serbët dhe partitë serbe.

Dhuna në veri bëri që NATO të dislokonte afër 1.000 ushtarë shtesë.

“Ne kemi rritur praninë tonë në veri të Kosovës, kemi trefishuar patrullimet përfshirë përgjatë vijës kufitare administrative. Ky ishte përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë dhe tregon se NATO qëndron e gatshme të ruajë paqen”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

*Video: Intervenimi i KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023

Për shkak të dhunës në veri majin e vitit të kaluar, por edhe sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtator, KFOR-i rriti praninë ushtarak në Kosovë dhe tani ka rreth 4.700 ushtarë.

KFOR-i është përgjegjësi i tretë për sigurinë e Kosovës, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Ukraina: Mbi 1400 rusë kanë vdekur ose janë plagosur gjatë fundjavës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka lajmëruar se më shumë se 1400 trupa ruse janë plagosur që nga e premtja e kaluar.

Megjithëse vlerësimet perëndimore për humbjet ruse ndryshojnë nga ato të Ukrainës, megjithatë kjo është një shenjë e kostos marramendëse njerëzore të luftës për Moskën.

Rusia nuk publikon numrat e viktimave apo humbjeve të pajisjeve.

Ukraina jep shifra, por e bën këtë gjë më rrallë. Në shkurt, Zelenskyy tha se 31 mijë trupa ishin vrarë në luftën ndaj Rusisë.bw

Osmani përmend rëndësinë e mbështetjes gjermane për Kosovën në skenën ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, janë takuar të martën me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Presidenca ka thënë përmes një komunikate për media, se Osmani i ka thënë të dërguarit gjerman se Kosova ka nevojë të vazhdueshme për mbështetjen gjermane teksa e forcon pozitën në skenën ndërkombëtare, duke përmendur Këshillin e Evropën, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Kosova i ka kaluar dy prej tri fazave të nevojshme për pranim në Këshill të Evropës, organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut.

Në hapin e tretë – miratimin e anëtarësimit në Komitet të Ministrave – Kosova nuk është përfshirë në agjendë, pasi nuk ka bërë hapa të mjaftueshëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, autoritetet e Kosovës kanë thënë se gjatë muajit maj do të dërgojnë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formim të Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë thënë se diçka e tillë është e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës mblidhet një herë në vit dhe mbetet e paqartë se kur Kosova do të mund të bëhet anëtare e organizatës.

Zyra e kryeministrit Kurti ka thënë se ka biseduar me zyrtarin gjerman për zbatimin e marrëveshjeve që kanë dalë prej Procesit të Berlinit.

Ai e ka përmendur në veçanti nevojën për zbatimin e marrëveshjes për udhëtim me letërnjoftime ndërmjet Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, që lehtëson lëvizjen e lirë të qytetarëve, para mbajtjes së samitit të këtij viti.

Procesi i Berlinit nuk është një proces formal i politikës së BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Është një nismë e Gjermanisë, e mbështetur nga vendet tjera të BE-së si Austria, Sllovenia, Kroacia e pastaj edhe Franca, Italia, Polonia dhe të tjera, që ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e rajonit, bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre, të sigurojë tërheqjen e investimeve dhe në këtë mënyrë t’i ndihmojë ato vende në përgatitjen e tyre për anëtarësim në BE, në të ardhmen. REL

Malkaj: Korrupsioni luftohet nga lart-poshtë, Rama duhet të iki i pari

Aktori i madh, Mehdi Malkaj, i cili mori fjalën e tij në protestën që po zhvillohet përpara Bashkisë së Tiranës, kundër vjedhjeve që ka kryer e gjithë kupola drejtuese e saj, është shprehur se korrupsioni nuk luftohet nëse nuk largohet ideatori i saj që është Edi Rama.

“Kam pasur një merak të madh, vallë a do të vijë policia sot?! Mirë se keni ardhur ju që jeni këtu dhe ju që jeni përtej gardhit. Besoj e keni marrë vesh që do të fillojë një luftë e madhe kundër korrupsionit.

Unë i kam gjerët më të thjeshta, korrupsioni është me shumicë, ose vidhet e gjithë Shqipëria, ose Shqipëria ikën në drejtim të paditur.

Gjyshja ime i pastronte shkallët nga lart poshtë, nuk mund të bëhet luftë kundër korrupsionit nëse ai beu i madh është atje ku është.”sn

“T’i vendosin ultimatum Beogradit”- Albin Kurti me rezerva ndaj SHBA dhe BE: Shumë të buta ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po tregohen shumë të buta ndaj Serbisë, duke shtuar se asaj duhet t’i caktojnë një ultimatum për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në një intervistë për “Financial Times”, Kurti ka theksuar se Beogradi duhet të rreshtohet kah Perëndimi për t’i ofruar Kosovës siguri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

“Sapo që Serbia t’i vë sanksione Federatës Ruse, atëherë do të ishte një moment kur ata mund të tregojnë se duan të integrohen në BE, dhe Serbia pa Rusinë nuk mund ta kërcënojë sigurinë e kontinentit. Atëherë do të mund të besoja se në thelb duan paqe. Dhe SHBA-ja e BE-ja nuk do të përpiqeshin që t’i qetësonin më”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se Serbia duhet të tregojë përkushtim ndaj integrimit në BE duke vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ndaluar përpjekjet për t’u ulur në “tre ose katër stola”.

Kryeministri Kurti ka refuzuar të tregojë nëse Policia e Kosovës do t’i tërheqë njësitë speciale nga veriu, por ka insistuar se ankesat e serbëve për praninë e tyre po pakësohen.

Javën e kaluar policia kosovare bastisi disa degë të një banke serbe në veri të vendit dhe konfiskoi monedhën serbe. Dinari ishte i jashtëligjshëm si mjet këmbimi në Kosovë në fillim të këtij viti, edhe pse shumë prej serbëve të Kosovës paguhen me paga ose pensione në atë valutë. Kosova përdor euron.

Kurti gjithashtu ka potencuar se ka dallime strategjike me aleatët euro-amerikanë, por jo në vlera dhe parime.bw

UGSHPD: REZOLUTA ANTIKORRUPSION, REALITETI I VOTIMIT NË BLLOK SI E VËRTETA E FRIKËS PREJ DREJTËSISË

“SPAK-u është ilaçi i hidhur, që o e pi, o vdes…”,  është një nga shprehjet që do të mbahet mend gjatë si hipokrizi elektorale sidomos kur politikën e qeverisjes e lidh me komedinë për ta kuptuar vërtetë realitetin shqiptar se sa i zhytur është në korrupsion. Me këtë qeverisje që zotohet se është ajo që do ta luftojë të keqen, popullit protestues i dalin lot nga e qeshura për të mbytur trishtimin ku jeta dhe vendi i tyre ndodhet sot. Këtë shprehje  që; “…është ilaçi i hidhur, që o e pi, o vdes…” do ta kishte zili edhe veprimtari i vërtetë i Rilindjes Kombëtare  Andon Zako Çajupi (1866-1930),  kur ai shkroi komedinë politike “Pas Vdekjes” që tingëllon sot  kur Shqipërinë nuk e lë korrupsioni të bëhet shtet.

Më 27 Maj, 2024 nga kryeministri Rama në Kuvendin e Shqipërisë, fiks një ditë pas rrëqethjes së dytë me diasporën shqiptare në Itali kjo recetë patriotike e tija doli papritur në shteg si dialogu i Dr. Adham-Uti-t: -“… o e pi, o vdes…”, ky kushti që të shpëtosh nga korrupsioni. A ngjason gati 100 vite më pas thuajse njësoj me këshillën e “mendjendriturit patriot” Adham-ut: ” preje shpejt që të shpëtojë tjetra!”*(?)

Kur kthehesh në realitetin shqiptar dhe e sheh me sy të qartë lartësinë e hileve dhe mashtrimit politik që ngrihet prej korrupsionit, shpresa e parë e çlirimit të vjen nga sarkazma e një komedie origjinale si ajo “Pas Vdekjes” e Çajupit. Të dëgjosh fjalimet pa thelb të Ramës dhe të mendosh se me to drejtohet administrata e shtetit, kjo çështje i ka sot të zbuluara të gjitha qëllimet e mbajtjes së pushtetit. Drejtësia po vijon me dy standarde dhe po vepron duke goditur me porosi dhe me zhurmë majtas sikurse dhe e kalon gjoja baraspeshimin, por duke bërë një dëm shumë të madh  duke neutralizuar dhe shkatërruar institucionin e opozitës politike djathtas. Pra nga kjo pozitë kërkohet shpjegimi dhe prej këtu arrin të kuptosh  vërtetë edhe thelbin propagandistik të vendimit politik të Rilindjes Socialiste me Rezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”. Votimi u bë në bllok 76 pro, 0 abstenime (kur janë 61 të pranishëm që nuk kanë votuar) dhe 2 kundër, ky qëndrim jo pluralist i vazhdueshëm i jetës parlamentare duhet të jetë  një kambanë e fortë alarmi për popullsinë shqiptare, diasporën shqiptare dhe BE-në se në çfarë rruge po rrëshqet vendi.

Ky nuk është aspak një çast paniku për popullsinë shqiptare dhe diasporën që e duan vërtetë Shqipërinë të lirë, pluraliste dhe demokratike, por vërejtja e kampeve politike që nuk lëshojnë mbetet shqetësim i madh.

Duke mos dashur të ndalemi aspak tek recetat e Ramës si ato të Adham-Uti-t, duam të veçojmë përmbledhjen përplasjeve e argumenteve pozitë opozitë në Kuvend. Diskutimi i deputetit socialist Braçe ju përgjigj listës së shkeljeve të numëruara nga deputetja demokrate Zhupa me një kundra listë “familjare dhe biologjike” për korrupsionin që opozita trashëgon para këtyre 11 viteve të pushtetit rilindas që sot është i zhytur në dosje hetimore. Deputeti Gjiknuri, pavarësisht pozicioneve frenuese 2 vjeçare të ligjit zgjedhor, në fjalimin e tij rëndësinë e luftës së korrupsionit nënvizoi se perandoritë që nga Roma dhe deri tek BRSS ka rënë prej dekadencës, po kështu edhe tranzicioni shqiptar me tumorin e korrupsionit; “nuk mund të shpëtohet vetëm nga Drejtësia e Re dhe veçanërisht nga SPAK-u, por nga i gjithë kombi dhe ekzekutivi në rradhë të parë” dhe shpëtimin e aktualizoji me një shprehje të kryeministrit të tij Rama që është i pakënaqur me stadin aktual të punës së administratës. Ndërsa më tej në aliazhin e citateve të përzgjedhura Gjiknuri cituar një fragment të presidentin e SHBA-së J. Biden (3 Qershor 2021 WH)* për rëndësinë e korrupsionit duke u shprehur; “të luftosh korrupsionin nuk është thjeshtë mirëqeverisje, është vetëmbrojtje, është patriotizëm”. I fundit që do të mbështesim analizën në mesin e 3-4 orëve të diskutimeve të Kuvendit të Shqipërisë për Rezolutën “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, është Ministri i Drejtësisë Manja kur gjithë procesin e thelbësor të përfaqësimit të një deputeti të zgjedhur nga vota e popullit e shndërron në argument të “brilant” gjatë diskutimit të tij që nuk respekton rradhë dhe nxiton për diku tjetër jashtë seancës plenare: -“Ju jeni këta që jeni këtu që luftoni korrupsionin paradite në parlament me llogje, apo jeni ata që shkoni tek “Rrugica e Shpresës” pasdite?” “A jeni me Shqipërinë në BE, apo jeni me Shqipërinë “arrest shtëpie”? Se dy rrugë ka, të tretë s’ka”. U shprehëm i fundit pak më lart për arsyetimin e Ministrit të Drejtësisë pasi ky ishte dhe një nga diskutimet e lira siç thotë populli që “i vuri kapakun” shumë më herët rrjedhës së diskutimeve për një Rezolute me Presion, thellësisht e njëanshme për të cilën kur i referohesh veçanërisht pikave 5 dhe 6 të saj arrin të kuptosh se Rilindja Socialiste në këto tre mandate arriti së fundmi të zbulojë sektorët vunerabël ndaj korrupsionit.*  Me sinqeritet duhet parë si shqetësuese gjendja e përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Elita e Rilindjes ka rënë në nivelin e përqeshjes dhe sarkazëmën e Çajupit që për të shpëtuar pjesën e “shëndoshë” duhet sakrifikuar diçka tjetër nga trupi dhe këtë zgjidhje ashtu sikurse Rama e thotë:-“SPAK-u është ilaçi i hidhur, që o e pi, o vdes…”, të kujton Dr. Adham-Utin kur i drejtohej Zenelit: “Un’ e kam gjetur këtë methodë të re: të dhemb një dorë? Preje qe te shpëtoje tjetra! Te dhemb një kimbë? Me vrap sharroe që të shpëtosh tjetrën! Të dhembe një sy? Kërreje shpejt që të mos sëmuret dhe tjetri! Kështu bëra dhe për time shoqe: i dhembi një ditë syr’ i djathtë: me vrap ja qita dhe sot syr’ i mëngjër ishte shëndosh’ e mirë, sa shukon dhe natën”…

Ky dialog i famshëm ka një filozofi popullore që buron nga vuajtjet që sjellin në një shoqëri mburravecët, fjalë shumët dhe përfituesit. Sa majtas edhe djathtas dalin edhe përfaqësues interesaxhinj që quhen sharlatanë dhe të përulur ndaj pushtetit dhe pikërisht në këtë kohë zhvillimesh të vrullshme populli shqiptar sy hapur duhet të dijë se cilin mund të zgjedhë për t’u përfaqësuar. Njerëzit kundrejt plagës së korrupsionit kërkojnë me zërin e vet të protestës lirinë e fjalës, një jetë me mirëqenie ekonomike, sistem drejtësie të pavarur nga politika. Deputetët Ata së bashku ndodhen përballë një vështirësie shumë të madhe përmes së cilës e duhet perceptuar realiteti dhe se si duhet veçuar propaganda dhe mashtrimi i elitës rilindase, kur shohim se veprim konkret të drejtësisë për ndëshkimin e korrupsionit nuk ka. Për më tepër me veprimet autokratike që kryeministri demonstron në Kuvend që hyn, largohet dhe kthehet për të parë forcën bllok të kartonit në votim, pasi përfaqësuesit e pozitës e dhanë shkurt përgjigjen e tyre, duhen parë si kërcënim real  dhe shantazh i ushtrimit të lirisë së mendimit politik. Opozita fatmirësisht ka shumë për të bërë deri për zgjedhjet e ardhshme në qoftë se do ta meritojë drejtimin për ta shëndoshur Shqipërinë. Kalendari i veprimtarive politike fatkeqësisht për pozitës po shkon drejt “një qetësie” ku koha që Rilindjes Socialiste i nevojitej ta blinte, teknikisht është arritur. Legjislatura mbyllet. Fillon futbolli evropian bashkë me vapën verës shoqëria e pandërgjegjësuar i jep “pa kuptuar” jetëgjatësi korrupsionit.

____________

 

 Komedia politike “Pas Vdekjes” nga Andon Zako Çajupi (1866-1930)

 

J. Biden (3 Qershor 2021 WH)  “Fighting corruption is not just good governance.  It is self-defense.  It is patriotism, and it’s essential to the preservation of our democracy and our future”.

 

Rezoluta Antikorrupsion 27 Maj, 2024 pikat 5 dhe 6

5. Të konsiderojë domosdoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet, duke e vendosur në fokus të shoqërisë shqiptare dhe të të gjitha institucioneve të shtetit, përmes një përpjekje të bashkërenduar nga Kuvendi, zbatimit të objektivave të Strategjisë kombëtare antikorrupsion dhe të shoqëruar me rekomandime masash konkrete ligjore, institucionale dhe administrative veçanërisht për sektorët më vulnerabël ndaj korrupsionit (kadastra dhe të drejtat pronësore, taksat, doganat, arsimi, shëndetësia, përdorimi i fondeve publike, prokurimet publike, infrastruktura publike, etj), në të gjithë territorin e vendit;

6. Të thellojë më tej përpjekjet për forcimin e zbatimit të ligjit duke mundësuar një proces analitik vlerësimi dhe rekomandimesh me masa konkrete ligjore dhe institucionale që synojnë ndër të tjera edhe reformimin, me të njëjtën ambicie dhe thellësi siç vepruam me reformën në drejtësi edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit që kanë në përgjegjësi luftën ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe administrimin e pasurisë publike, krimin ekonomik, parandalimin e pastrimit të parave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive të zyrtarëve dhe konfliktit të interesit, auditimin dhe inspektimin financiar, kontrollin e brendshëm, informalitetin apo të mbikqyrjes së tregut, të rregjistrimit e administrimit të pronës etj duke synuar motivimin, integritetin, përgjegjshmërinë, llogaridhënien dhe efikasitetin më të mirë të këtyre strukturave në respektim dhe zbatim të ligjit në të gjitha nivelet e qeverisjes;

 

 

27 Maj, 2024

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)


Send this to a friend