Një foto Arkivi që e ka sjellë Maestro Rafet Rudi, kompozitori dhe dirigjenti nga Kosova me plejadën e Artistëve që bëri Art dhe solli vlera të përherëshme për kombin.
Maestro Rudi në rrjeton social kujton:
Pas 10 vjetësh ndërprjeje absolute të komunikimt në mes kompozitorëve nga Tirana dhe Prishtina (1981-1991), për shkaqe të njohura politike, ishim ne (Fahri Beqiri, Bahkim Shehu dhe unë) të parët që erdhën më Tiranë me ftesë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, dhe me angazhimin e jashtëzakonshëm të mikut tonë (autoritetit të pakontestueshëm të asaj periudhe), kompozitorit Feim Ibrahimi.
Pas dhjetë ditësh qëndrimit dhe çmalljes, në Tiranën, edhe më të trazuar se Kosova(!), në ditën e kthimit për Kosovë, para Hotelit Tirana, dolën të na përcellin miqtë tanë Feim dhe Vera Ibrahimi, Tish Daija dhe Lali Daija, Panajot Kanaqi, Avni Mula, Rifat Teqja, Gaqo Çako, Ethem Ruka, Fahri Beqiri, Bashkim Shehu (në këmbë), Pandi Bello dhe Rafet Rudi (të ulur) e disa të tjerë, emrat e të cilëve në këtë moment nuk më kujtohen… Atë ditë me aq diellë dhe me aq shpresë, ne ktheheshim ‘në flakën dhe ferrin’ e Kosovës por, fatkeqësisht, gjendja nuk ishte shumë më e mirë edhe në Tiranën, që ne e lamë pas…

Komentet