Të gjithë janë të zënë të reklamojnë sa më shumë punën dhe pasuritë e tyre,
ndërsa ky djalë, pa asnjë reklamë, shkon të shpëtojë të tjerët dhe zhduket pa lënë gjurmë në zjarrin që s’e shuan njeri
dhe për më tepër askush nuk mundohet ta shpëtojë atë vetë…!
Shoqëria shqiptare e konsumit,
shoqëria e paradave facebook-iane, e blogger-ave, e të ashtuquajturve VIP-a,
që reklamojnë pasuritë dhe bëmat e tyre edhe në kohë pandemie,
nëpër fushata elektorale, ose jo,
as nuk do t’ia dijë që një i ri 33-vjeçar, me shpirt njerëzor të theksuar,
la familjen dhe fëmijën e tij 2-vjeçar, për të shpëtuar dikë tjetër…!
Botë shqiptare e çuditshme dhe çnjerëzore!
Komentet