Tahiri: Përballemi në gjykatë
Replikat e ashpra po bëhen në Kuvend. Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të bërë nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në fjalën e tij në sallën e parlamentit Berisha kërkoi që ministri të përgjigjet se i kujt është skafi i modelit Venus ES 140.
“A e dëgjuat të mos e qarkullojë njëherë emrin e Shullazit? Pse. Se Shullazi është vetë dhe. Se ka frikë Edi Ramën. Shullazi është bërë personazh botëror, kombëtar. Në platformën e qeverisë amerikane për luftën kundër krimit ëhstë një gjë fiktive”, tha Berisha në Kuvend.
Në fjalën e tij, ish-kryeministri u shpreh se, “për ata që s’ka asgjë . lidhjet e tij me Shullazit janë lidhje aq sa ky – e dini si e quan Shullazi këtë. Sajmo qorri. Jua them unë. Ti e di, prandaj po qesh. E ka si punë kështu…si punë hiçi. Të flasë tre orë këtu e të mos ia përmendë emrin.”
Duke folur për akuzat ndaj babait të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri
“Policia shqiptare ndiqte një trafikant droge, me interceptim e të gjitha dhe në fund përfunduan në një apartament që ishte I bashkim Tahirit. E kontrolluan, nuk gjetën mall, por gjetën sasi kolosale ilaçesh pa pullë fiskale, kontrabandë. Po shkoni merrni raportin e Drejtësisë së Përgjithshme të Policisë që e raportoi si sukses, kapjen e këtyre. Ky vjen nga backgroduni i tij. Zotëri, ke marrë s’ke marrë dozë mua s’më intereson”, tha Berisha.
Më pas ish-kryeministri iu drejtuar Tahirit: I kujt është VENUS ES 140, i kujt është skafi
O skafoministër me numër matrikulle BZDE 107 405? Këtu të kam nxjerrë targën e veturës. Tani unë të pyes ty për skafin.
Së treti, me djalin tim ti ke bërë disa beteja gjyqësore, por tamam si mos, si bandit I ke lejuar vetes të fshehësh të gjitha ligjet e shtetit që të mos veprojë përmbarimi. Dhe flet ky për reformë, ky trafikant do dhe reformë, që përmbarimi të mos të merrte paratë”.
Pas deklaratës së ish-kryeministri Sali Berisha erdhi edhe përgjigja e Saimir Tahirit:
“Jam super i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm dhe i gatshëm që të përballem me ty me tët bijë me tët bir me këdo para drejtësisë për çdo lloj gjëje mjafton që të mos ketë Gjin Gjonëra që drejtësia të bëjë drejtësi. Ndaj na duhet reforma.
Na kujtove këtu çështjet e luftës kundër drogës. Po pse nuk përgëzon policinë për atë që bëmë sot që është shumëfish më shumë se ke bërë ti në 8 vjet? Nëse Raporti Progresi dhe Guardia di Finanza ty të duken përralla për mua nuk janë”.
“Më kujtove këtu vrasësin e dënuar nga gjykata për kryekomisarin Dritan Lame? Ku ishte ti kur vrasësish hante darkë me kreun e policë. Ku ishte ti kur këta i hëngrën darkën e mortit, vrasësit ku ishte që s’more asnjë masë minimumi për ti pezulluar. Ku ishte ti së paku për ta ndaluar në polici?
Unë kam moral të dal përballë. Ku ishit ju kur vrasësit hanin darkë më vrasësit. Ti ke një problem që në TIMS je regjistruar dhe ke dalë por po unë do të çoj në prokurori”, iu drejtuar Tahiri deputetit të PD-së, Flamur Noka.
REPLIKA E BERISHËS ME TAHIRIN
“Ta dish se unë këtu do t’ju sjell faktet nëpërmjet hakersave, po juve ju pëlqen kur ua sjell unë, po, ju pëlqen. Ndaj, trego o skafoministër se ç’ke bërë me të. E dyta, pse ke frikë ti. Përmend çdo gjë, veç emrin Shullaz nuk e përmend. E më çuan një mesash ku më thonë e gabove emrin: Saje qorri e quan!. Sa për Gjin Gjonin, duhet të lash gojën kur përmend emrin e tij. Absolutisht.
Sepse nuk funksionon kështu. Ju besoni gënjeshtrat tuaja, ju besoni mashtrimet tuaja, por ai pati kurajon t’i nënshtrohet procesit ligjor për akuzat tuaja dhe vërtetoi se ato ishin shpifje të ulëta të kryemobit Edi Rama dhe lejtnantëve të tij. Kurse ti fsheh pasuri, se ke frikë se do ta marrë përmbaruesi.
Ti arrestove Bujar Nelën, përmbaruesin, se ke frikë. Të gjitha janë transparente. Gjithçka çoje ku të duash, por përgjigju vendimeve gjyqësore. Sa për statistikat, dua t’ju komunikoj shqiptarëve se me raportin e KE-së këta mbetën në klasë, se janë i vetmi sekt mbi tokë që festojnë distafën. Ja çfarë thotë progresi dhe dua ta lexoj në anglisht.”
REPLIKA E TAHIRIT
“Nuk shpresoj dhe nuk dua të besoj që vizioni yt për reformën në drejtësi është Gjin Gjoni, një gjyqtar që është simbol i korrupsionit në drejtësi, që gënjen me pasurinë, që ka qenë në ndekje penale dhe shpëton. Një njeri që i ka marrë shpirtin njerëzve. Apo një njeri si shumë të tjerë në sistemin gjyqësor. Nëse ti i mbron, ne nuk i duam këta. Shpresoj të ndryshoni mendim dhe reforma në drejtësi është detyrim historik”, tha Tahiri.
Komentet