VOAL

VOAL

Ronaldo bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave

January 4, 2021

Komentet

Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970 në karrierë

Kristiano Ronaldo vazhdon të lërë gjurmë në futbollin e luajtur, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij. Sulmuesi portugez shënoi golin e 970-të, teksa dha një kontribut të çmuar në fitoren e Al Nassr ndaj Al Ahli.

 

Goli vendimtar erdhi në minutën e 76-të, kur CR7 realizoi për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij në një përballje të vështirë.

Ky moment rezultoi kyç për rrjedhën e ndeshjes. Në minutën e 90-të, Koman shënoi golin e dytë për Al Nassr, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë gol, Ronaldo i afrohet edhe më shumë një tjetër objektivi të rëndësishëm në karrierë. Ai ndodhet vetëm 30 gola larg shifrës së 1000 golave zyrtarë, një arritje që konsiderohet historike në futboll.

Pavarësisht skepticizmit që ka shoqëruar deklaratat e tij për këtë objektiv, performancat e fundit tregojnë se sulmuesi vijon të jetë në nivele të larta konkurruese. Arritja e këtij rekordi mbetet një nga synimet kryesore të tij në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

Sfida e shekullit për një boksier shqiptar, Kristian Prenga vendoset përballë Antoni Xhoshua

Kristian Prenga do të vendoset përballë Antoni Xhoshua. Kjo do të jetë sfida e jetës për boksierin shqiptar, ndërsa në ring po rikthehet Xhoshua.

Çdo gjë është programuar më 25 korrik në Riad. Ky është rikthimi për Xhoshuan, i cili u përfshi në një aksident ku mbetën të vrarë dy shokë.

Ora për sfidën mes dy boksierëve mbetet për t’u zyrtarizuar. Kjo ndeshje po pritet me mjaft interes, ndërsa mundësi e artë për Prengën.

View this post on Instagram

A post shared by @anthonyjoshua

PANORAMASPORT.AL

Al Nassr kërkon rekorde: Cristiano Ronaldo do të luajë me djalin e tij në ekipin e parë

Ideja sensacionale e Al Nassr: të ngrejë Cristiano Junior në ligën më të lartë, në mënyrë që ai të mund të luajë përkrah babait të tij, Ronaldos. Vendimi përfundimtar do të merret në fund të sezonit.

ARABIA SAUDITE – Al Nassr po e shqyrton seriozisht promovimin e Cristiano Junior në ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, duke hapur mundësinë historike për ta parë 15-vjeçarin (ai mbush 16 vjeç në qershor) në fushë së bashku me babain e tij Cristiano Ronaldo në ligën e parë saudite.

Sipas thashethemeve nga alweeam.com, drejtuesit e klubit të Riadit do të marrin vendimin përfundimtar në fund të sezonit, në varësi të një vlerësimi teknik të aftësisë së talentit të ri për të kontribuar në projektin sportiv të Gialloblù.

Me CR7 ende nën kontratë për një vit tjetër dhe të vendosur për të kthyer 76 pikët e tij kryesore në ligë në një Scudetto, promovimi i djalit të tij në radhët profesionale do të përfaqësonte një arritje të paprecedentë në marketing dhe teknikë në historinë e futbollit global.

Qëllimi i klubit është të maksimizojë performancën e të gjithë familjes Ronaldo, duke përmbushur dëshirën e legjendës portugeze për ta përcjellë trashëgiminë e tij direkt në fushë para se të tërhiqet.

B.T (Dosja.al)

VIDEO- Mesi mbetet i shtangur, adoleshenti Mehmeti i shënon gol Inter Majamit dhe i heq nga duart fitoren në shtëpi

Adoleshenti shqiptar Adri Mehmeti, vazhdon të lërë gjurmën e tij në MLS dhe në natën e të shtunës, futbollisti 17-vjeçar ka dhënë provën e radhës në ndeshjen që Nju Jork Red Bulls kanë luajtur në fushën e Inter Majemit.

 

Mehmeti, si zakonisht titullar, zhvilloi një ndeshje të mirë në mesfushë, por u bë protagonist i mirëfilltë i kësaj sfide në minutën e 77 të saj, kur pas një goditje dënimi u tregua i aftë që të çonte topin në rrjetë, për të barazuar shifrat në 2-2.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i parë në MLS për djaloshin shqiptar i cili ka lënë përfaqësueset e moshave kuqezi dhe për momentin përfaqëson SHBA-në. Një gol i cili la të shtangur edhe Lionel Mesin, pasi për të dytën ndeshje radhazi, Inter Majemi nuk ia doli që t’i gëzohej fitores së parë në stadiumin e ri, pasi disa ditë më parë atë kënaqësi ia hoqi edhe Austin i Myrto Uzunit.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030?

Ekrem Idrizi, Arben Hoti, Rrahman Osmani

Gati tri vjet pasi e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, Kosova ende nuk ka filluar mirë t’i kryejë punët rreth infrastrukturës sportive për organizimin e garave, mbase duke e vënë në pikëpyetje mbajtjen e tyre.

Lojërat Mesdhetare janë ngjarje me sporte të llojllojshme që zhvillohen çdo katër vjet dhe cilësohen si më të rëndësishmet pas Lojërave Olimpike.

Kosova do të jetë organizatore e tyre për herë të parë – nga 24 korriku deri më 4 gusht 2030 – në atë që do të ishte ngjarja më e madhe sportive e zhvilluar në vend deri më tani.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është një nga qendrat kryesore multifunksionale, ku parashihet të zhvillohen sporte në ambient të mbyllur, në Lojërat Mesdhetare 2030. Shteti ka ndarë 50 milionë për rindërtimin e tij.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është një nga qendrat kryesore multifunksionale, ku parashihet të zhvillohen sporte në ambient të mbyllur, në Lojërat Mesdhetare 2030. Shteti ka ndarë 50 milionë për rindërtimin e tij.

Shqipëria është zotuar se do ta ndihmojë duke ia ofruar bregdetin e vet për garat në sportin e lundrimit.

Megjithatë, jo gjithçka po shkon sipas planit për organizatorët, pasi punët në ndërtimin e objektit kryesor dhe rinovimin e njërit prej më të rëndësishmeve as që kanë nisur bile: stadiumi kombëtar – ku duhet të bëhet ceremonia e hapjes dhe mbylljes së lojërave – dhe fshati mesdhetar, një kompleks i domosdoshëm për akomodimin e rreth 5.000 atletëve nga rreth 26 vende pjesëmarrëse.

Brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i hapur për herë të parë më 1977. Pallati duhet t'i nënshtrohet një rinovim të plotë, përfshirë sallën e madhe, sallën e djegur në vitin 2000, dhe hapësirat e tjera.

Brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i hapur për herë të parë më 1977. Pallati duhet t’i nënshtrohet një rinovim të plotë, përfshirë sallën e madhe, sallën e djegur në vitin 2000, dhe hapësirat e tjera.

Kosova duhet ta ketë të gatshme infrastrukturën sportive përafërsisht deri në viti 2028 – para se ajo të testohet dhe të pranohet nga federatat ndërkombëtare – dhe Qeveria i ka ndarë 250 milionë euro në një projektligj për lojërat, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi.

Ministria e Sportit dhe Rinisë e Kosovës, së bashku me komunën e Prishtinës dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) janë përgjegjës për organizimin e këtyre lojërave.

Gjendja brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku parashihet të zhvillohen sporte të ndryshme, si hendbolli, futsalli, gjimnastika etj, në Lojërat Mesdhetare 2030.

Gjendja brenda Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku parashihet të zhvillohen sporte të ndryshme, si hendbolli, futsalli, gjimnastika etj, në Lojërat Mesdhetare 2030.

Zëdhënësi i KOK-ut, Kushtrim Krasniqi, e pranon për Radion Evropa e Lirë (REL) se Kosova ka ngelur mbrapa në përgatitje.

“Sigurisht se jemi prapa me infrastrukturën dhe çdo ditë që kalon është në disfavorin tonë”, thekson Krasniqi.

Ndërtimi i një stadiumi kombëtar është temë e kamotshme në vend, por edhe pse tani më i domosdoshëm së kurrë më parë, për ndërtimin e tij nuk ndarë as toka e as paratë.

Punimet në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, i ndërtuar në vitet '70, po shkojnë me ritëm të ngadalshëm. Ky stadium pritet t'i ketë rreth 18 mijë ulëse, pamjaftueshëm për t'i plotësuar kushtet për ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të Lojërave Mesdhetare.

Punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, i ndërtuar në vitet ’70, po shkojnë me ritëm të ngadalshëm. Ky stadium pritet t’i ketë rreth 18 mijë ulëse, pamjaftueshëm për t’i plotësuar kushtet për ceremoninë hapëse dhe mbyllëse të Lojërave Mesdhetare.

“Madje, ngecjen më të madhe e kemi në ndërtimin e stadiumit kombëtar. Edhe pse futbolli është zëvendësuar me futsallin, stadiumi kombëtar na duhet për ceremoninë hapëse dhe mbyllëse, pasi për shkak të rregullave të ICMG-së dhe madhështisë që kanë këto lojëra, stadiumi duhet të jetë me kapacitet prej 25-30 mijë ulëse”, nënvizon Krasniqi.

Kosova, sipas Krasniqit, nuk ka tani për tani ndonjë alternativë tjetër nëse nuk do ta ketë të gatshëm një stadium me kaq ulëse në kohë.

Një koridor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i mbushur me ujë teksa vonesat në rinovimin e tij për Lojërat Mesdhetare 2030 vazhdojnë.

Një koridor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, i mbushur me ujë teksa vonesat në rinovimin e tij për Lojërat Mesdhetare 2030 vazhdojnë.

Megjithatë, Fidan Shatri nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, e mohon se vendi ka ngecur në përgatitje, duke nënvizuar se “nuk mund të themi që jemi vonë, sepse shumica e objekteve sportive janë të planifikuara për renovim dhe përshtatje, e jo për ndërtim nga fillimi, çka e bën procesin më të menaxhueshëm në aspektin kohor”.

Sa i përket fshatit mesdhetar, janë përmendur dy projekte, një nga Ministria dhe një nga komuna e Prishtinës.

Pamje nga lart të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, pranë së cilës do të ndërtohet një palestër dhe qendër e re multifunksionale për Lojërat Mesdhetare 2030.

Pamje nga lart të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, pranë së cilës do të ndërtohet një palestër dhe qendër e re multifunksionale për Lojërat Mesdhetare 2030.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tetorin e kaluar e paraqiti një projekt duke e quajtur “fshati olimpik” duke treguar se ishin ndarë 60 hektarësh tokë në Bernicë në periferi të kryeqytetit. Megjithatë, ndërtimi nuk ka nisur.

Por, Ministria është duke punuar për ta përgatitur fshatin mesdhetar në qendër të kryeqytetit, në Qendrën e Studentëve.

Projekti përfshin konviktet, palestrën 1 Tetori, menzën e studentëve, qendrën e shërbimeve shëndetësore dhe ndërtesat tjera përcjellëse. Gjithashtu përfshihen edhe sallat e edukatës fizike të 12 shkollave të kryeqytetit.

Mjete të punës shihen pranë Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku pritet të zhvillohen garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare 2030. Shteti ndau 5.7 milionë euro për punët shtesë në të.

Mjete të punës shihen pranë Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku pritet të zhvillohen garat e xhudos në Lojërat Mesdhetare 2030. Shteti ndau 5.7 milionë euro për punët shtesë në të.

Shatri thotë për REL-in se lidhur me fshatin mesdhetar, në pjesën e dytë të këtij viti pritet të procedohet me projektin zbatues, ndërsa në pjesën e parë të vitit 2027 është planifikuar të fillojnë punimet për renovimin dhe ndërtimin e Qendrës së Studentëve, bashkë me palestrën 1 Tetori.

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) i ka bërë trysni Kosovës t’i përveshë mëngët për t’i kryer përgatitjet në kohë.

Gjatë një vizite në Prishtinë në fund të shkurtit, sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippoussis, u takua me ministrin e ri të Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, si dhe anëtarët të KOK-ut, të cilëve u kërkoi t’i përshpejtojnë punimet.

Pishina e mbyllur olimpike duke u ndërtuar në Podujevë për garat e notit në Lojërat Mesdhetare 2030.

Pishina e mbyllur olimpike duke u ndërtuar në Podujevë për garat e notit në Lojërat Mesdhetare 2030.

Krasniqi nënvizon se ICMG-ja është duke i vëzhguar punimet dhe vazhdimisht dhe se Komiteti i përkohshëm Organizativ i Kosovës (OCMG) është “vazhdimisht në koordinim dhe bashkëpunim me të”.

“OCMG, të cilit i prinë presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ku anëtarë janë edhe përfaqësues të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, si dhe komunës së Prishtinës, janë duke vazhduar punën në përgatitjen sa më të mirë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe momentalisht jemi në prag të finalizimit të përzgjedhjes së logos”, shton ai.

Pamje nga pishina gjysmolimpike në Podujevë.

Pamje nga pishina gjysmolimpike në Podujevë.

Shatri, i cili është ushtrues i detyrës së drejtorit në Agjencinë e Sportit në Ministrinë e Sportit, thotë se pritjet janë që projektet të përfundojnë në pjesën e dytë të vitit 2029, periudhë në të cilën është paraparë edhe testimi i infrastrukturës.

Pamje nga lart e ndërtesës së pishinës së mbyllur gjysmolimpike në Podujevë, për ndërtimin e së cilës u ndanë 4 milionë euro.

Pamje nga lart e ndërtesës së pishinës së mbyllur gjysmolimpike në Podujevë, për ndërtimin e së cilës u ndanë 4 milionë euro.

Ndërkohë, në shumë objekte të tjera, punimet janë duke vazhduar, edhe pse në faza fillestare.

Stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, i cili është olimpik dhe për përdorim të shumëfishtë, po rindërtohet, por përfundimi i punimeve duket larg.

Në këtë stadium, i cili ishte hapur në vitin 1979, u zhvillua edhe ndeshja e parë ndërkombëtare e kombëtares së Kosovës në futboll e njohur nga FIFA në vitin 2014, para se asaj të bëhej anëtare e saj dy vjet më vonë.

Pamje pranë stadiumit "Adem Jashari", rindërtimi i të cilit u bë sagë në vend pasi ka dështuar të kryhet për më shumë se 10 vjet.

Pamje pranë stadiumit “Adem Jashari”, rindërtimi i të cilit u bë sagë në vend pasi ka dështuar të kryhet për më shumë se 10 vjet.

Në këtë stadium, i vetmi që parashikohet të përdoret për Lojërat Mesdhetare, duket të mbahen garat e atletikës.

Ndërkohë, përveç stadiumit në Mitrovicë, shteti synon rindërtimin e stadiumeve edhe në qytetet e tjera të mëdha, si Gjakovë, Gjilan dhe Pejë.

Megjithatë, për shkak se futbolli u hoq nga kalendari i garave për Lojërat e ardhshme Mesdhetare, këto stadiume nuk do të përdoren gjatë lojërave.

Stadiumi i Pejës, i njohur si stadiumi "Shahin Haxhiislami", duke kështu sot. Ky stadium ishte ndërtuar në vitin 1938. Rindërtimi në të nisi më 2024.

Stadiumi i Pejës, i njohur si stadiumi “Shahin Haxhiislami”, duke kështu sot. Ky stadium ishte ndërtuar në vitin 1938. Rindërtimi në të nisi më 2024.

Kjo ua ka lehtësuar punën organizatorëve, duke parë se punimet në rindërtimin e tyre nuk kanë shënuar përparim.

Por, rindërtimi sa më parë i stadiumit në Gjilan, për shembull, është tejet i rëndësishëm për zhvillimin e futbollit.

Kështu duket stadiumi i Gjilanit i fotografuar në prill nga kameramani i REL-it, Arben Hoti.

Kështu duket stadiumi i Gjilanit i fotografuar në prill nga kameramani i REL-it, Arben Hoti.

Ky qytet në juglindje të vendit, ndër më të mëdhenjtë në Kosovë, ka dy klube që bëjnë gara në Superligë, garën elitare në vend: Gjilanin dhe Dritën, kjo e dyta kampione në fuqi.

Këto dy klube detyrohn të lujnë në një fushë alternative me bar artificial dhe pa tribuna për shikues.

Punimet brenda "Stadiumit të Qytetit" në Gjilan në prill. Ky stadium ishte hapur më 1967. Ai u rinovua dy herë, por kurrë s'i arriti standardet e nevojshme. Tani synon të jetë stadium i kategorisë së katërt të UEFA-s.

Punimet brenda “Stadiumit të Qytetit” në Gjilan në prill. Ky stadium ishte hapur më 1967. Ai u rinovua dy herë, por kurrë s’i arriti standardet e nevojshme. Tani synon të jetë stadium i kategorisë së katërt të UEFA-s.

Ndërkohë, kur iu pranua kandidatura në shtator 2023, synimi i Kosovës ishte që krahas përmirësimit të infrastrukturës për shumë sporte, të nxiste edhe turistë në vend përmes organizimit të lojërave të vitit 2030.

ICMG-ja i cilëson Lojërat Mesdhetare si ngjarjen më të rëndësishme që përfshin shumë lloje sportesh pas Lojërave Olimpike.

Për një vend që nuk ka qenë mikpritës i ndonjë organizimi të madh sportiv, organizimi i Lojërave Mesdhetare shihet si një arritje e madhe për Kosovën.

Në Lojërat Mesdhetare 2030 pritet të marrin pjesë 26 vende nga tri kontinente, ndërsa programi sportiv përmban rreth 24 sporte, me pjesëmarrjen e rreth pesë mijë sportistëve.

Se a do t’i ketë kryer Kosova punët para vitit 2029 dhe se a do ta kalojë testin infrastruktura e saj sportive për organizimin e lojërave, mbetet të shihet.

Superkompjuteri OPTA zbulon favoritët, ja kombëtaret më të kuotuara për të fituar Botërorin

Kanë mbetur vetëm 70 ditë për Meksikën dhe Afrikën e Jugut për të nisur topin në spektaklin më të madh në botën e sportit. Dhe tani që dihet se cilat skuadra kanë mundur të blejnë biletën për ngjarjen e madhe, superkompjuteri Opta ka shpërndarë fatin.

 

Dhe duket se, nëse do të varej nga teknologjia, Spanja nuk duhet të shkonte aspak keq. ‘La Roja’, pavarësisht se humbi vendin numër një në renditjen e FIFA-s në ndeshjen kundër Egjiptit në favor të Francës, është ende favoriti kryesor për të ngritur titullin në USA me një shans 15.83%. Pas tyre në këtë listë janë francezët.

“Roosters” kanë një shans 12.77% për të qenë kampionë bote në atë që do të ishte finalja e tyre e tretë radhazi. Anglia dhe Argjentina ndjekin francezët, të dyja me më shumë se 10%. Kampionët në fuqi nuk fillojnë si favoritë për të rivërtetuar kurorën që fituan në Katar 2022. Duke plotësuar këtë top 5, Portugalia e Kristianos, të cilës Opta i jep një shans 6.92% për të ngritur Kupën e tij të parë të Botës.

Brazili dhe Gjermania bien nga pesë të parët, duke qenë respektivisht i gjashti dhe i shtati. Një Kupë Bote me 48 skuadra. Dhe, për këtë arsye, grupe me një mori opsionesh. Superkompjuteri i Opta gjithashtu ka vendosur. Në varësi të teknologjisë, të parës në secilin grup do të ishte, Meksika, Zvicra, Brazili, USA, Gjermania, Holanda, Belgjika, Spanja, Franca, Argjentina, Portugalia dhe Anglia.

Duhet mbajtur mend se, edhe në këtë edicion, kalojnë tetë skuadrat më të mira të vendit të tretë. Shanset për të përfunduar i treti sipas Opta. Dhe kjo është ajo që thotë Opta për të tretën, Koreja e Jugut, Irani, Australia, Austria, Bregu i Fildishtë, Suedia, Gana dhe Katari do të ishin të fundit që do t’i bashkoheshin partisë së raundeve eliminatore.

PANORAMASPORT.AL

Gianni Infantino jep lajmin e bujshëm: “Irani do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026!”…

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi pjesëmarrjen e ekipit kombëtar të Iranit në Kupën e Botës

 

ZVICER – Përgatitjet për Kupën e Botës së ardhshme, që do të luhet këtë verë në SHBA, Meksikë dhe Kanada, kanë hyrë në një kapitull të ri dhe vendimtar, një kapitull që në mënyrë të pashmangshme ndërthurr dinamikat sportive dhe ekuilibrat delikatë gjeopolitikë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur publikisht dhe personalisht për të shuar polemikat e nxehta ndërkombëtare të kohëve të fundit. Mundësia ideale për të sqaruar situatën lindi gjatë ndeshjes miqësore midis Iranit dhe Kosta Rikës, e luajtur dje në Turqi në stadiumin Mardan.

Ndeshja në Turqi dhe “misioni” i Taremit me shokë…

Ndërsa vëmendja globale ishte përqendruar te çështjet diplomatike, fusha ofroi një monolog të vërtetë futbolli. Ndeshja përgatitore ndaj Kosta Rikës përfundoi 5-0 në favor të Iranit. Ylli i padiskutueshëm i ndeshjes ishte sulmi aziatik, i udhëhequr nga një dygolësh i jashtëzakonshëm nga ish-lojtari i Interit, Mehdi Taremi.

Gjatë pjesës së parë, kreu i organit qeverisës të futbollit botëror kërkoi të sqaronte praninë e Iranit në turneun kryesor, duke iu drejtuar drejtpërdrejt një teme që tani është bërë një temë e nxehtë globale.

Fërkimet politike dhe deklaratat e Donald Trump

Çështja diplomatike shpërtheu në një mbulim të plotë mediatik, kur Ministri i Jashtëm iranian, disa javë më parë, deklaroi mospjesëmarrjen e ekipit kombëtar në Kupën e Botës.

Ky qëndrim shumë i ashpër institucional u pasua nga deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Udhëheqësi i vendit pritës komentoi mbi çështjen e mprehtë me fjalë të qarta: “Irani është i mirëpritur në Kupën e Botës, por është më mirë nëse nuk paraqiten.”

Qëndrimi zyrtar i FIFA-s

Për të shmangur një dezertim historik dhe për të përsëritur se sporti duhet të bashkohet duke kapërcyer pengesat qeveritare, sot Presidenti i FIFA-s shprehu mendimin e tij për këtë çështje, duke i dhënë fund përfundimisht mosmarrëveshjes.

“Irani do të jetë në Kupën e Botës… prandaj jam këtu.” Kjo është siguria e Gianni Infantinos, duke mos lënë vend për interpretim . Prandaj, çështja është e mbyllur: për Presidentin e FIFA-s, ekipi kombëtar iranian do të jetë i pranishëm në Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, gati për të dalë në fushë dhe për të nderuar garën.

B.T (Dosja.al)

“Harta” e Botërorit 2026 është plotësuar, ja si duket ajo tani me 48 kombëtaret finaliste…

Kupa e Botës 2026 sikurse dihet do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, duke filluar më 11 qershor.

SHBA – Me kualifikimin e gjashtë ekipeve të fundit, grupet për Kupën e Botës 2026 janë tani të kompletuara. Ky do të jetë edicioni i parë me 48 kombëtare, të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe secili.

Turneu sikurse dijet do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA, duke filluar më 11 qershor.

Ja si duken grupet:

Grupi A: Meksikë, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Çekia

Grupi B: Kanada, Bosnja & Hercegovina, Katar, Zvicra

Grupi C: Brazili, Maroku, Haiti, Skocia

Grupi D: SHBA, Paraguai, Australi, Turqi

Grupi E: Gjermani, Curacao, Bregu i Fildishtë, Ekuador

Grupi F: Holandë, Japoni, Suedi, Tunizi

Grupi G: Belgjikë, Egjipt, Iran, Zelanda e Re

Grupi H: Spanjë, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite, Uruguai

Grupi I: Francë, Senegal, Irak, Norvegji

Grupi J: Argjentinë, Algjeri, Austri, Jordani

Grupi K: Portugali, DR Kongo, Uzbekistan, Kolumbi

Grupi L: Angli, Kroaci, Gana, Panama

Ky Botëror premton spektakël, me disa kombëtare historike që rikthehen dhe sfida interesante në çdo grup.

“Harta” e Botërorit 2026 është plotësuar, ja si

B.T (Dosja.al)

Yamal – pas thirrjeve kundër myslimanëve: “Mungesë respekti e patolerueshme”

“E di se ai po tallte ekipin kundërshtar nuk ishte diçka personale kundër meje, por përdorimi i fesë si tallje në fushë të bën të dukesh injorant dhe racist.”

SPANJE – Lamine Yamal u largua shpejt nga stadiumi Cornellà dhe dukej i shqetësuar të martën.

Ylli i kombëtares spanjole është mysliman dhe iu desh të duronte, në katër raste të ndryshme, thirrje fyese drejtuar njerëzve të besimit të tij. Tani, ai e ka thyer heshtjen në llogarinë e tij në Instagram dhe e ka dënuar atë që ndodhi në Barcelonë.

“Dje në stadium, dëgjuam brohoritjen ‘kushdo që nuk kërcen është mysliman’. E di që i drejtohej ekipit kundërshtar dhe nuk ishte një sulm personal kundër meje, por si mysliman, është prapëseprapë mungesë respekti dhe e patolerueshme.

E kuptoj që jo të gjithë tifozët janë kështu, por për ata që brohorasin këto gjëra: përdorimi i një feje si tallje në fushë të bën të dukesh injorant dhe racist. Futbolli është për t’u argëtuar dhe për të brohoritur, jo për të mos respektuar njerëzit për atë që janë ose atë që besojnë.

Megjithatë, faleminderit të gjithëve që erdhën për të na mbështetur, shihemi në Kupën e Botës.”

B.T (Dosja.al)

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botërorin 2026, pas disfatës kundër Turqisë

Tifozë të Kosovës shikojnë të dëshpëruar pasi kombëtarja e tyre u mposht 1:0 nga Turqia të martën në Prishtinë, duke humbur shansin të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë në verë.

 

Radio Evropa e Lirë

Kosova ka dështuar ta përmbushë ëndrrën për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 – e cila do të ishte e para për të – pasi u mposht 1:0 nga Turqia në finale të plajofit për kualifikim të martën mbrëma në Prishtinë.

Kerem Akturkoglu e shënoi golin e vetëm për triumfin e Turqisë në Stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e çuar Turqinë në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2002.

Në një natë me shi në kryeqytetin kosovar dhe në një ndeshje kryesisht të barabartë, dallimin e vetëm e bëri goli i sulmuesit të Fenerbahces në minutën e 53-të, kur ai shënoi nga afërsia pas një kundërsulmi të vizitorëve, pasi u asistua nga Orkun Kokcu.

Lojtarët e Turqisë festojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pasi e mposhtën Kosovën në Prishtinë.

Lojtarët e Turqisë festojnë kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pasi e mposhtën Kosovën në Prishtinë.

Kosova pati fillim më të mirë të ndeshjes, duke krijuar dhe rrezikuar më shumë, posaçërisht kur Fisnik Asllani qëlloi shtyllën horizontale pasi goditja e tij nga rreth 20 metra largësi u devijua nga portieri Ugurcan Cakir.

Kombëtarja dardane më afër golit se kaq dhe në vazhdim të ndeshjes, me gjithë përpjekjet e mëdha dhe futjen e shumë sulmuesve të tjerë në lojë, si Edon Zhegrova, Milot Rashica e Albion Rrahmani, nuk arriti ta shmangë humbjen.

Kosova, e cila u pranua në FIFA vetëm 10 vjet më parë, nuk ka marrë pjesë asnjëherë në një garë të madhe ndërkombëtare, si Kampionat Botëror apo Evropian.

Lojtarët e Kosovës shtrihen në fushë të zhgënjyer nga humbja e shansit për t'u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, pasi u mposhtën nga Turqia në Prishtinë.

Lojtarët e Kosovës shtrihen në fushë të zhgënjyer nga humbja e shansit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026, pasi u mposhtën nga Turqia në Prishtinë.

Finalja e plajofit kundër turqve ishte më së afërmi që ajo ka arritur në historinë e vet relativisht të re.

Pritjet dhe trysnia për futbollistët ishin të mëdha pasi një vend i tërë ishte më sy kah ta pas fitores kundër Sllovakisë në gjysmëfinale të plajofit javën e kaluar.

Kjo u dëshmua edhe nga atmosfera në kryeqytet në ditët para ndeshjes dhe nga kërkesat e papara për biletë për ta parë ndeshjen në stadium.

Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, e përshkroi humbjen si “shumë të vështirë, sepse kemi luftuar shumë nga dita e parë”.

Sulmuesi i Mallorcas në LaLiga ishte tejet emocional duke folur pas ndeshjes, duke thënë se ndien “dhimbje për shtetin, ekipin dhe për të gjithë njerëzit që na përkrahën”.

“Jam shumë krenar me bashkëlojtarët e mi dhe me veten që jam kapiten i Kosovës. Do të doja ta udhëhiqja Kosovën në Kupën e Botës në Amerikë, por ja që nuk ishte e shkruar”.

Ndërkohë, Turqia, e cila po rikthehet në Botëror për herë të parë qëkurse kishte shkaktuar befasi në Kupën e Botës 2002 duke arritur në gjysmëfinale, do ta shijojë këtë garë për herë të tretë në historinë e vet.

Në Botërorin e kësaj vere, Turqia do të jetë pjesë e Grupit D, me kundërshtarë si SHBA-ja, Paraguai dhe Australia.

FOTOT- Prishtina “zemra” e shqiptarisë, tifozët në Kosovë e “djegin” para ndeshjes me Turqinë

Prishtina është kthyer në qendrën e shqiptarisë. Këtë të martë Kosova sfidon Turqinë në finalen e play off të Botërorit.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Qindra shqiptarë janë nisur nga Shqipëria në drejtim të Kosovës, për të mbështetur Dardadët. Ndërsa atmosfera në rrugët e Prishtinës është ndezur. Me flamuj të Kosovës, veshje kombëtare, flamuj kuqezi qytetarët kanë mbushur rrugët, ndërsa urojnë fitoren për ekipin e zemrës Kosovën.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe tifozë turq të cilët kanë mbërritur në Prishtinë për të mbështetur ekipin e  tyre.

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

 

 

 

VIDEO- Atmosferë elektrizuese në Prishtinë, flamuj kuqezi dhe këngë patriotike para ndeshjes së jetës

Kosova luan ndaj Turqisë në finalen e Play Off të Botërorit, në “Fadil Vokrri”.  Pak orë para ndeshjes, në Prishtinë atmosfera është elektrizuese. Që në orët e para të mëngjesit, në qytet kanë mbizotëruar flamujt, ndërsa dëgjohen edhe këngë patriotike të ndryshme.

Gjatë ditës, ka patur edhe tifozë që kanë ardhur nga Shqipëria për të mbështetur Kosovën. Ndeshja Kosovë-Turqi fillon në orën 20.45 dhe interesimi për këtë takim ka qënë i jashtëzakonshëm, pasi bëhet fjalë për një sfidë historike.


Send this to a friend