-Ndonese kisha degjuar per te, por fizikisht pata rastin ta takoja ne Bruksel ne vitin 2001, ku isha i ftuar ne promovimin e librit qe i kushtohej atij “Keshtu foli Tahir Zemaj “
Ai i perkiste atyre ushtarakeve patriote, qe kishin flakur uniformen e AJ ( ushtrise jugosllave), dhe qe u angazhuan intensivisht ne luften kunder okupatorit serb. I inkuadruar ne njesite e FARK ut te organizuara me porosi te dr. Ibrahim Rugoves, Kolonel Tahir Zemaj shkelqeu me aftesite e tij organizuese e drejtuese te ketyre njesive qe komandoheshin nga ministri i mbrojtjes se Republikes se Kosoves kolonel Ahmet Krasniqi.
Besnik ndaj Kosoves, institucioneve legjitime te saj, dhe Presidentit Rugova,Tahir Zemaj nuk beri asnje kompromis me ata qe luften e shikonin si trampoline per pushtetin e ardhshem ( ndonese i kercenuar disa here me vdekje),perkundrazi luftoi me heroizem ku talenti, vendosmeria dhe profesionalizmi i tij spikati veçanerisht ne betejen e Lloxhes dhe ne operacionin e shpetimit te mijerave njerezve nga genocidi serb ne zonen e Dukagjinit, ku dhe ishte per nje kohe komandant i saj.
Presidenti i paharruar Dr. Ibrahim Rugova per merita te shquara ne luften per çlirim e dekoroi Tahir Zemen me titullin e larte e te merituar “ Hero i Kosoves “
Qe nga dita e njohjes e deri ne ndarjen tragjike nga jeta, nga dora e zgjatur e Serbise, ai ishte dhe mbeti nje mik i imi, te cilin do ta kujtoj me respekt dhe mirenjohje per gjithcka qe ai beri per Kosoven!
I paharruar kujtimi i kolonel Tahir Zemajt, djalit te tij Enisit dhe nipit Hasan Zemaj! Drejtesi per Kolonelin, djalin e nipin e tij!
Komentet