Një burrë i martuar shkon në një hotel me të dashurën.
Dhe, mbas disa përkëdheljesh, ajo i thotë:
– Sadik, e di çfarë do të më pëlqente me shumë?
– Hë, çfarë? – tha Sadiku…
– Të bëja dashuri me ty, po pa mjekër.
Po Sadiku nuk ishte dakort:
– Dëgjo, vogëlushe, nëse do ta hiqja mjekrën, ime shoqe me siguri do të më vriste
E dashura u shtrembërua pak në fytyrë, duke bërë rolin e të dashuruarës e mbas disa çastesh të zjarrta, ia mbushi mendjen dhe Sadiku u rrua.
Kur arriti në shtëpi ishte shumë vonë dhe, në heshtje, u zhvesh e hyri në krevat te e shoqja. Pa dashje bëri zhurmë dhe e shoqja u zgjua, ajo ia vendosi duart në faqe e i thotë:
– Qamil, çfarë bën këtu ti? A e di se nga momenti në moment vjen im shoq dhe na vret të dyve…
Komentet